Si votova në Shkodër

21 Qershor 2015, 20:47Blog TEMA

Nga Arben Lagreta

Shkova të votoja rreth orë 18:30, duke kondicionuar daljen pak më hereët se zakonisht nga shtëpia për të mos e lënë në minutën e fundit. Të gjithë banorët e lagjes “Manush Alimani”, ose sic njihet ndryshe me emrin Xhabije, ku jetoj prej dekadash, e dinë mirë se një pjesë e tyre votojnë të kopështi i fëmijëve, ose ish-dekori. Pikërisht aty, me të mbërritur, një ndër komisionerët më kërkon që aparatin e punës si fotoreporter të mos ta marr në kabinën e votimit! I them se me të unë dal përditë, sidomos në periudha zgjedhjesh edhe për ndonjë foto-lajm, por nuk e zgjata më tej.

Kërkova me sy se ku ishte kabina e votimit të fshehtë, por më treguan një si tip banke, më e lartë se bankat e zakonshme të shkollës, ose si tip podium të kufizuar në anësore, të ngjashëm me ulëset e vendosura pranë zyrave të Postës Shqiptare.

-Ku është privacia këtu, kur unë po të bëj 2 hapa e shoh se kë po voton personi pasardhës, iu drejtova anëtarit të komisionit, që nuk më lejoi të merrja me vete aparatin forografik të punës?

-Atë mos ma kërko mua.

-Atë ta kërkoj ty si një ndër anëtarët e 2 forcave kryesore politike dhe sepse kjo është një shkelje skandaloze e të drejtës së votës së fshëhtë. Kështu cdo person rezervohet që ta hedhë votën ku do, kur sheh se fare kollaj dhe pa sforco, personi pasardhës që do të votojë, bën sikur nxiton dhe i afrohet, ia ktheva.

Një anëtar tjetër i komisionit, të cilin e njoh si fytyrë, më dha të drejtë duke më kënë të kuptoj se ishte e kotë tani kur nuk kishin mbetur as 20 min nga mbyllja e kutive të votimit.

Ndoshta kishte të drejtë përderisa askush nuk ishte ankuar për këtë shkelje të minutës së parë të privacisë ende pa filluar votimi. Por ajo që të bën të revoltohesh është se si ka mundësi që 4 televizione lokale që operojnë brenda vijave të verdha të qytetit të Shkodrës, nuk u ndalën fare në këtë shkelje flagrante, ndërkohë që ishin të vëmëndshëm deri në neveri edhe në rast se ndonjë kandidati do t’i shkelej këmba gabimisht nga kundërshtarët politikë.

Para se të kthehesha në shtëpi për të hedhur këto rreshta duke prishur edhe axhendën e mbrëmjes, një miku im po më shpjegonte se pushteti lokal ishte bashkëfajtor me atë qendror dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që i ka lejuar këto standarte të papranueshme. E  dëgjova krejtësisht indiferent sepse nuk më interesonte se kush e ka fajin, porse thoja se si ka mundësi që askush nuk ngriti zërin, sidomos në Turanë qysh në orën 8 të mëngjesit për këtë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Në një vend normal të BE-së zgjedhjet e sotme do të anuloheshin po të kishin patur problemin serioz që ceka më lart…

Në mbyllje, pa u marrë fare me përgjegjësit direkt të kësaj shkeljeje flagrante të të drejtës së shtetasve shqiptarë, thashë mëse i binsur se ne, shqiptarët e Shqipërisë kemi në radhë të parë problem si shoqëri kur vjen puna për të kërkuar të drejta të tilla që bota demokratike e jo vetëm Europa as që i shtron më për diskutim. Pra këmi problem serioze me veten. E për këto minuse nuk na a kanë fajin as ndërkombëtarët.

4 komente në “Si votova në Shkodër”

  1. semanjaku says:

    Zoteri ke plotesishte te drejte,,te huajt thone he se shqiptare jane dhe ata qe kemi larte qe bejne oeganizimin keshtu thone por si duket edhe ne si popull perderisa nuk ngreme zerin keshtu themi per veten tone. Kur do behemi qytetar europian ndonje dite?

  2. Angela says:

    o zoti arben je zgjuar von per te marr parasyh ceshtjen e zgjedhjeve se ne ate ore ishin gati per tu mbydhur kutit uroj fat PS GRAZIE

  3. mira says:

    Te lumte dora qe shkruajte. Por ketu populli lejon gjera akoma me skandaloze dhe eshte mesuar duke ja hequr vetes lirine.

  4. Pergjigje per Angela. Une nuk jam vezhgues dhe se nuk ishte detyra ime qe te shkruaja per keto shkelje qysh ne oret e para te mengjesit. Kur e pashe e botova menjehere ne faqen on-line ketu te Tema e me pas te Tribuna Shaiptare dhe Kosova.info Meqe e pranoke se kjo shkelje flagrante eshte ok meqe fiton partia qe do ti, akoma me keq sepse je edhe vete pjese e problemit, sic e kam trajtuar ne vezhgimin tim. Mua nuk ma ndien, sa per dijeni, se kush i fitoi apo kush i humbi zgjedhjet. Klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje