Për garën që nis pa nisur gara

20 Qershor 2015, 17:38Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli*

 

Ka një tentativë të qartë dhe të vazhdueshme për ta mundur kundërshtarin në garë që pa nisur gara. Për ta mposhtur kundërshtarin në shifra, para se të dalin dhe të verifikohen vetë shifrat. E keni vënë re? Të njëjtat të dhëna të INSTAT-it, sa për të marrë një shembull, i shërbejnë njëlloj si propagandës qeveritare, si asaj që kërkon përmbysje të qeverisë.

Çfarë njëri e quan sukses, tjetri nxiton ta shpallë si provë të pakundërshtueshme të dështimit. Sepse palët politike në Tiranë janë në garë për gjithçka. Edhe për shifrat e pjesmarrësve në mitingje elektorale. Siç ndodhi edhe me dy takimet finale parazgjedhore në Tiranë. Tek koalicioni i majtë të enjten dhe një ditë më pas tek opozita.

Rrjetet sociale, ndryshe nga regjitë qëndrore televizive të dy partive që janë në gjendje të bëjnë dhe një orkide të egër të vetme të ngjajë si pyll manjolash, publikuan foto nga ajri të të dy mitingjeve në Tiranë. Njeriu Fluturues Alket Islami shërbeu me fotot e tij më shumë se mijëra fjalë për të treguar të vërtetën dhe për të bërë krahasimin. Por dhe kjo është vetëm një pjesë e të gjithës

Sot në Tiranë pakkush ka dëshirë të dalë në shesh, të tundë flamujt e tifozllëkut partiak dhe të brohorasë për fitoren e dikujt që gjithmonë e më tepër është i ndryshëm nga militanti i thjeshtë. Atij që i thuhet me skenar sesi duhet të brohorasë, sa duhet të brohorasë dhe kur duhet të brohorasë. Pastaj, gjithë të tjerët e ndjekin atë pas si orkestra dirigjentit, pavarësisht se regjizorët vetë janë në skenë.

Televizionet, media e shkuar dhe rrjetet sociale, shtuar me parimin që çdo qytetar me celular është një gazetar, e kanë bërë praninë fizike në një miting, fare fakultative. E vërteta ndodhet vetëm në kutitë e votimit. Në kutitë e dikurshme, por që kësaj here, do t’u mungojë Ristani i ish-KQZ-së. Ai që tani PD e ka në krye të saj, për merita që ai ja nxorri vetes nga fundi i kutisë së fundit të votimit.

Tentativa për ta mundur kundërshtarin deri dje niste kryesisht nga KQZ-ja. Fatmirësisht kësaj here asaj nuk i ka ardhur rradha. Dhe ky është një lajm i mirë në ballafaqimin e shifrave mes palëve në garë. Eshtë një lajm i mirë për Tiranën dhe gjetkë ku palët janë në pritje për të mundur kundërshtarin edhe me shifrat e kutive.

*Javanews.al

16 komente në “Për garën që nis pa nisur gara”

  1. Petro says:

    Ky eshte gazetari me cinik dhe me kemblepires ne vend.Vetem para do dhe burrin e ben grua dhe anasjelltas.

    1. Alan says:

      Per mua PS e ka fitua garen para se te nise gara. PD ka kopjuar menyre e organizimit te kendeve te fjales duke i bere si PS-ja ne forme rrethi dhe qe nuk ishin me shume njerez. Kjo tregon se ata ne kete aspekt jane shume te vaket ne idete per organizimin e mitingjeve.

      Garen e pare e ka fituar PS-ja, tani presim fitoren e madhe te djelen.

    2. gara says:

      nuk ka kund;rshtim ne kete pune qe edhe pjesemarrja ne takime elektorale eshte nje faktor i rendesishem per te kuptuar mbeshtetjen per nje parti. ne kete aspekt eshte shume e qarte se pavaresisht se cfar thote partia demokratike per 300.000 njerez neper sheshe, ajo mbledh aq ndjekes se edhe nje ekip basketbolli ne shqiperi!!

  2. lorena says:

    pd ne fakt nuk ka gjetur ende fuqine qe te rigjenerohet. i duhet shume pune.

  3. Agamemnoni says:

    Qytetaret do votebesojne kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane me qellim qe reformat e nisura te dergohen deri ne fund. Ne kryeqytet p.sh. eshte e nevojshme te votohet Erion Veliaj ne menyre qe te shporret njehere e mire nga Bashkia Lulzim Bashen qe per kater vite nuk beri asgje dhe te votojme qe drejtimin e Bashkise ta marre Erion Veliaj i cili ka energjite e duhura per te rikthyer ne normalitet qytetin.

    1. Andos says:

      Qeveria te vazhdoje rrugen e nisur, ka besimin e popullit. Reformat e ndermarra jane jetike per vendin, e dime qe kane kosto mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv. Dhenia fund e vjedhjes se energjise elektrike, dhenia fund e katrahures mjedisore ku u ndalen ndertimet pa kriter, procesi i legalizimit, reforma ne pensione, dhenia fund e abuzimit me ndihmat ekonomike etj jane disa nga punet e mira te kesaj qeverie.

    2. Janaqi says:

      Jam banor i qytetit te Tiranes. Kam 1001 arsye per te shkuar per te votuar. Kryeqyteti prej kater vitesh eshte lene ne meshire te fatit. U premtua shume mirpo nuk eshte realizuar asgje, asgje. Ka ardhur momenti qe qyteti te shkoje ne drejtimin e duhur. Erioni ka vizion te qarte, gje qe e ka treguar edhe ne ministrine qe drejtoi, per te drejtuar ne menyren me te mire qytetin.

    3. gjyshja says:

      Tabloja e ketyre zgjedhjeve eshte e qarte. Nga njera ane kemi aleancen e majte e cila ofron zhvillim per qytetet dhe projekte konkrete per to pasi me ndarjen e re territoriale Bashkite kane fituar mjaft territor. Nga ana tjeter kemi nje opzite qe ben premtime utopike populiste te tipit do ulim taksat per energjine, etj, gjera qe jane ne kompetence te qeverise qendrore. Per me teper qe e djathta katandisi si mos me keq sistemin energjitik. Gjykojeni vete.

    4. Ranheim says:

      Shyqyr qe erdhen zgjedhjet per Tiranen. Luli me ne fund nuk do jete me kryetar bashkie, do marre fund letargjia e tij kater vjecare. Ne Tirane na eshte servirur nje kandidat serioz si Erion Veliaj. Kreativiteti, energjia, vizioni, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Erionin. Ka te gjitha mundesite qe te punoje me zell e perkushtim per kryeqytetin qe eshte lene ne harrese.

  4. tr says:

    Duhet te presim deri neser , ndoshta njerzit e PD nuk kane dale te gjith ne shesh , e kane lene per neser ne qendren e votimit .

  5. Besim says:

    Njeriu qe fle dhe ha neper gjirize, produktin qe nxjerr ja hane dhe vleresojne gjirizngrenesit e temes. Tani ne sulm o gjirizngrenes.

  6. Ardiani says:

    Autori i Shkrimit eshte Ilir Meta ne versionin e “atij qe te ngjitet pas kepuces”!!!!

  7. besnik says:

    PD si gjithemone i ka me superlativa numerin e pranishmeve ne mitingun e saj, por Aleket Islami te nxjerr zbuluar. Mashtrimet e PD si perhere dalin bllof.

  8. Ledri says:

    Nje nga gjerat e vetme qe kemi mesuar gjithe keto vite si shtet shume i perfshire ne politike eshte se numri i personave ne miting nuk tregon asgje pasi shumica jane te detyruar te ikin
    po dhe pse ne 2013 mitingu ne tirane i pd-se ishte ne dukje me i madherishtem ne fakt shumica e atyre njerezve te lodhur nga ajo politike votuan rilindjen
    pd-ja ka marre fund qe diten qe plaku sali iku dhe erdhi servili luli!

  9. mikael says:

    nuk kuptojme ku eshte e mirave e ketyre reformave apo te futja ne burge per gjera nga me te voglat,, mbylljen e puneve me urdher nga lart ne asnje vend nuk lejohet te punohet nga lart ndertimi eshte ne kolaps te plote cdo sektor esht i mbyllur me urdher nga lart ekonomia po shkon ne hunmer jam socialist i vendosur qe kur u krijua PS jam ramist i flakt por kam frike se rama po ben gabime te medha po na denon ne socialisteve me keta llumrat qe i jane ngjitur si rrodhet nga prapa nese PS do marri nje goditje te fort ndoshta shpresoj rama do kthej kursin qe duhet jo ato qe kerkon like floriri like do debuar nga skena politike dhe po humbi zgjedhjet PS eshte prape ne pushtet bile do jete me e fort sepse do beje reformat qe duhen jo ato qe duhan ajdutet e LISIT

  10. sit back ...and.. relaks says:

    e keqja e shqiperise eshte qe militantizmi dhe jo arsyeja dominon ne cdo qelize te shqiptareve. per sa kohe kjo do jete dominante shqiperia do prodhoje figura me pushtet total e cila sjell zhberje te vlerave te demokracise, sjell autokrature dhe idhullin e unit. kjo tregon qe ne si popull se kemi kaluar akoma fazen e evoluimit nga berja lider dhe idhul i nje personi tek berja lider dhe idhull i nje vlere, filozofije apo ideje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje