Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për drejtuesit vendor, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik u mblodh në ambientet e “Hotel Sheraton”, në mbajtje të një seance të paralajmëruar dëgjimore, me kandidatët garues për postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm të RTVPSH, institucionit të vetëm mediatik të ligjëruar për të qenë pronë e publikut.
Në seancë ishin ftuar të paraqesnin platformat e veta gjashtëmbëdhjetë pretendentët për këtë post, ”personalitete të mediave shqiptare”, kumtonte në njoftimin zyrtar Këshilli Drejtues, i cili, më pare, kishte skualifikuar disa aplikues, të cilët nuk i përmbushnin kërkesat ligjore.
Pra, gjashtëmbëdhjetë kandidat të mbetur në garë për të qenë në krye të drejtimit të RTVPSH, disa prej të cilëve të njohur publikisht edhe për anësitë e shërbesat e tyre politike, të tjerë të përfolur si të hyrë në garën për Drejtor të Përgjithshëm, me miratim të klaneve të politikës e qeverisjes etj., paraqitën të shtunën platformat, duke vazhduar të lenë ende ngrehur, papërgjigje pandehmën se mos konkursi është thjesht një farsë dhe i përzgjedhuri nuk do të jetë nga rradhët e personaliteteve profesioniste, që për ikonë kanë publikun dhe jo pushtet-politikën.
Një pandehmë mëse e natyrshme, po të kihet parasysh se, të tilla konkurse, të hapura dhe të mbyllura, njëkohësisht, kanë qenë dhe janë pjesë e lojrave politike, jo vetëm për zgjedhjen e drejtuesve të RTVPSH-së, ndër vite por edhe më tej.
Nëse do ti hysh kapitullit të historikut të mënyrës sesi janë ngjitur në krye të gjigandit mediatik shqiptar titullarët e tij do të konstatosh lehtësisht se, shumë pak prej profesionistëve të listuar si mbrojtjes të interesave të publikut, e kanë drejtuar atë. Të gjithë, pa asnjë përjashtim të gjithë, madje dhe zvendësat kanë qenë pjellë e pushtetit të politikës.
Dhe këtu nuk është fjala për drejtuesit e kohës së Komunizmit, ku për të gjithë ata që kanë drejtuar RTVSH-në ishte e detyrueshme të ishin, mbi të gjitha, besnik të partisë shtet dhe udhëheqësit diktator, por për vazhdimësinë e këtij trendi edhe pas viteve 90, kur u propogandua se vendi doli nga fryma e diktatit të komunizmit.
Nëse nga largësia e sotme do të ndjekësh në vijimësi atë çka drejtuesit e RTVPSH kanë prodhuar gjatë qëndrimit të tyre në postin e lartë, gjatë këtyre dekadave të ikura, do të konstatosh me lehtësi së kanë prodhuar gjithçka, edhe më të pamarrën me mënd, veç qënien në shërbimit të publikut.
Të gjithë, pa përjashtim, që nga të paparët drejtues Buçpapaj e Zheji e deri tek përmbyllësi Beci, kanë qenë besnik, gjer në qënien Drejtor i Përgjithshëm i RTVPSH, të Sali Berishës së parë e të dytë, president, kryeministër dhe kryetar i PD-së, të Fatos Nanos së parë e të dytë, kryeministër dhe kryetar i PS-së, të Ilir Metës së parë e të dytë, kryeministër, kryetar FRESH-i dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke aplikuar të drejtën e tyre morale të shërbimit si shpërblim.
Nga që asnjëri prej tyre nuk ka qenë përzgjedhur në postin e lartë të drejtuesit të të vetmit ent mediatik shtetëror, nga një Këshill Drejtues i lirë e i paporositur nga pas kuintave për të përzgjedhur e votuar më të aftin që do të dilte pas konkurimit të platformave e vlerave personale.
Drejtuesit e dekadave të shkuara të RTVPSH-së, që nga i pari e deri tek më i fundit, nuk janë përzgjedhur as për meritë profesionale dhe as me konkurim të ndershëm platformash e vizionesh, por vetëm nga simpatia, dëshira dhe urdhëri i dhenë prej krerëve të pushtetshëm, pasi u janë zotuar se do tu qëndrojnë besnik shërbesave ndaj tyre dhe jo publikut të gjorë që, së bashku me faturën e OSHEE, e detyrojnë të paguaj çdo muaj një mijë lekë për një media që kushtetueshmërisht duhet ti shërbejë, më së pari atij.
Kështu është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet RTVPSH-ja edhe në ditët e sotme, dy vjet pas marrjes së pushtetit nga maxhoranca e majtë, që si premtim parazgjedhor pati Rilindjen e vendit dhe ku, rikthimi i RTVPSH-së në duart e Publikut ishte zotim i ligjëratës së drejtëpërdrejtë të kryeministrit në detyrë Edi Rama. Nën qeverisjen e të cilit deri më sot, falë maskaradave të sajuara politike të opozitës, për më shumë se dy vite RTVPSH ka vazhduar të funksionojë pa drejtues të Përgjithshëm, e mbushur me lloj-lloj të paaftësh funksionalë. Ca që e kanë paguar vendin e punës me pare nën dorë, disa të punësuar me urdhër deputetësh, dhe ca militantë të pandreqshëm që, betimin për shërbim ndaj publikut, e kanë konvertuar në betim zëulët “për kokën e Salës”, ndërkohë që zëlartë përmendin vizionin rilindas të kryeministrit në detyrë Edi Rama.
* Kryeredaktor “shtypi.net”
Ne nuk e heq asnje presje shkrimit qe zoteria ka botuar.
Po ju lutem mos harroni qe pervec RTSH taksapaguesit shqiptar paguajne edhe nje drejtor tjeter e disa te pafte te Agjensise Telegrafike Shiptare (ATSH).
Shembull i fundit : Ne maj te 2015 ne DAP u hapen 2 vende per perkthyes ne anglisht, te cilet me pas dolen nul sikur nuk kishte fituar asnje. Me pas ne fund te majit ata hodhen nje tjeter njoftim ne DAP por kete here kerkonin nje perkthyes anglisht e nje ne frengjisht, vendet e te cileve jane te zene qe tani nese doni mund t’jua them edhe emrat.
Po me keta perse nuk merret njeri, ose te pakten te investigojne se kush punon ne keta institucione sa para i sjellin shtetit dhe cfare performance kane punonjesit e tyre nje me nje.
Te lexosh lajmet e ATSH dhe perkthime alla google translate te ketij institucioni medioker te vjen te ulerasesh.
Jam pa fjale !!!!!
Payrioti jone xhove je i madh me kete shkrim tregon dhe njehere vlerat e tua publike se kjo eshte gazetaria e publikut dhe jo e politikes,po haroje se do ja kthej edi rama publikut televizionin. Do caktoj ndonje dore te tij.