Nga Ali Mehmeti
Bashkohuni për ta hequr qafe Sali Berishën. Dhe jo vetëm për ta hequr qafe, por për ta dërguar në burg. Në burg për shkak të vrasjeve të 21 janarit, për shkak të tradhtisë që bëri duke falur territor Greqisë dhe për shkak të shumë keqpërdorimeve financiare, duke filluar nga piramidat e 97’-ës! Edhe ashtu nuk ju duhet më! Ide nuk ka pasur asnjëherë, por vetëm gënjeshtra. Tani më edhe gënjeshtrat iu shtjerën. Nuk mund të thotë më se “me ne fitojnë të gjithë”, se “do i hap një milion vende pune” apo se “Shqipëria do bëhet një super fuqi energjetike me central nuklear” !
Bashkohuni për ta hequr qafe Fatmir Mejdiun. Dhe jo vetëm për ta hequr qafe, por për ta dërguar në burg atë dhe të gjithë të tjerët që lejuan, krijuan, menaxhuan dhe përfituan nga reparti i vdekjes në Gërdec !
Bashkohuni për të analizuar pse humbët zgjedhjet në mënyrë kaq plebishitare dhe për të mos i lejuar opinionistët e porositur të devijojnë diskursin në drejtim të Lazaratit dhe ISIS-it. Ata që e rrahin këtë tel, sikur të donin të merreshin me Lazaratin dhe ISIS-in, kanë pasur shumë vite në dispozicion. Sepse tani, me këtë problematikë ka kush të merret !
Bashkohuni për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, respektivisht sistemin shumë partiak! Sepse tani më, pas 21 qershorit 2015, ekziston vetëm një parti dhe një lider, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama. Dhe kjo situatë nuk është e shëndetshëm për demokracinë.
Kështu do t’ia bëni një shërbim të çmuar Shqipërisë, shërbim ky që do t’ju shpaguhet pastaj me vota ! Në të kundërtën, nuk do të mbeteni as opozitë !
Bashkohuni per te “rikthyer ” demokracin ne shqiperi ?? Me fal po kur ka pas demokraci ne shqiperi qe duhet “ta rikthejm ” te krijojm demokraci ….keshtu po jam dakort
Eklips je eklipsuar dhe nuk kupton gjë!
Deri tani nuk ka pasur demokraci ne Shqiperi. Shqiperine e kane drejtuar disa bashibozuke, tradhetar, mashtrues, shperdurues te pushtetit dhe financave shqiptare.
Te filloje arrestimi nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA qe njihen si shkaterrues te shtetit dhe thesarit te shtetit. Tung.
Ti o ALI qe te duket vetja edhe vali edhe kadi ,por qe ben thirje te tipit proletare te te gjitha vendeve bashkohuni ,nuk na thua ku te mblidhemi ,te obori i shtepise sate ?PO ja u mblodhem si ti fusim ne burg Saliun dhe Fatmirin se nuk e kuptojme. Ata qe jane mandatuar per ta bere kete pune nuk e bejne , se neser do tu vije radha edhe atyre te gjykhen se po qeverisin po aq keq sa ata qe iken ,prandaj kjo pune do vazhdoje keshtu pergjithmon,ndersa ti vazhdo e ha pershesh
I panjohur ky autor?! Por nuk po kuptoj fans i kujt është?
Ka ende të paanshëm?
U bashkuan me vota tani topi eshte ne fushe te qeverise.
Jo te largojme Saliun por te shporrin kete fare tradhetaresh qe kane si ombrelle ozurpimin e partive politke .Shqiperia nuk vuan per politikane por per atdhedashes e patriot .Jemi hane i hapur per kedo qe do shkaterrinin ton .Keto arrihen kur shteti vepron ashper .
Kemi nevoje per djem qe ta marin ne lule te ballit.Jo breza qe ndjekin nga mengjezi e deri ne darke lojrat kompjuterike,kazinot ,bixhozin ,pornografine,klabet dhe lluksin pa djersitur fare.Te ndalim hajdutet e te ndeshkojme cdo te korruptuar ne administratat sheterore .
Ja keto te beje e Djathta ne Shqiperi . Heqja e Saliut eshte e keqja me e vogel ne krahesim me cfrae duhet te perfaqsoje ajo.