Në bashkitë e vogla, votat e 21 qershorit për kryebashkiakë patën përthyerje të ndryshme lokale, fisnore e personale. Për këtë arsye, në shumë bashki, nuk pati një korelacion të fortë mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave që morën koalicionet mbështetës respektivë në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Por në dy bashkitë më të mëdha, Tiranë e Durrës, ku u regjistruan përkatësisht 300 mijë e 100 mijë vota të vlefshme, vlen të bëhet një analizë e korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013-ës të koalicioneve mbështetës. Kjo, sepse madhësia e këtyre bashkive nuk krijon shumë mundësi për përthyerje lokale, fisnore e personale.
Në Durrës, Vangjush Dako mori pothuaj ekzaktësisht aq vota sa morën në 2013-ën të 37 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Grida Dumën – ajo mori aq vota sa morën në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë.
Pra, mund të thuhet se në Durrës, mund të mos ishin zhvilluar fare zgjedhjet, dhe kryebashkiaku mund të ishte përcaktuar thjesht nga votat e dy koalicioneve në 2013-ën.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tiranën, ku garuan 4 kandidatë të pavarur, përveç 2 kandidatëve kryesorë. Të pavarurit, së bashku, morën 22 mijë vota (shumicën dërrmese të votave i mori Gjergj Bojaxhi), duke krijuar një përthyerje të korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013-ës të koalicioneve mbështetës.
Dhe pyetja është nëse kandidatët e pavarur morën vota “të majta” apo “të djathta”.
Në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj mori 55 mijë vota më pak se sa morën në 2013-ën të 37 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë, ndërsa Halim Kosova mori 3 mijë vota më pak se sa morën në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Duke patur parasysh se Bojaxhi etj. morën 22 mijë vota, duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Dhe tani le të shohim si ka ndikuar vota e Bojaxhiut etj. në zonën urbane të Tiranës (11 minibashkitë), ku të pavarurit morën shumicën dërrmuese të votave.
Në minibashkinë 1, Veliaj pati një deficit prej 3600 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 2, Veliaj pati një deficit prej 6100 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 3, Veliaj pati një deficit prej 3900 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 4, Veliaj pati një deficit prej 4200 votash dhe Kosova prej 1600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Në këtë minibashki nuk duket qartë se tek cili deficit mund të kenë ndikuar më shumë votat për Bojaxhi etj.
Në minibashkinë 5, Veliaj pati një deficit prej 7600 votash dhe Kosova prej 700 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 3800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 6, Veliaj pati një deficit prej 4300 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1200 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 7, Veliaj pati një deficit prej 4900 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 8, Veliaj pati një deficit prej 2800 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 9, Veliaj pati një deficit prej 4500 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2100 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 10, Veliaj pati një deficit prej 2000 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 11, Veliaj pati një deficit prej 4700 votash dhe Kosova prej 0 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1000 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar vetëm tek deficiti i Veliajt.
Duke përmbledhur, duket se në të gjitha minibashkitë, përveç asaj Nr. 4, votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Une jam i majt dhe votova Bojaxhiun. Eshte analize pjeserisht e sakt, duhet te kemi parasush se nr i votuesve eshte me i ulet se ai i 2013 dhe per Bojaxhiun kan votuar dhe ato qe skan pasur ndermend te shkonin ne votime ose qe skan votuar ne 2013, kan votuar vetem kandidatin.
Analize idiote. Ne kte vend gjith budallenjt kur sgjejn dot pune behen anasist. Analisti leshit harron se ne 2013 pd u grrye decmaksimumin e vet. Mundet sot diferencat han me te vogla se te veliajt por deshmojne vazhdimin e gerryerjes se pd. Po i gerryen edhe kockat. 2013 ishte vit kthese. Koalicioni majt ishte he kulmin e vet. Keto jane firo normale pasi ska me kthese. Ka nje proces normal. Po i lepihet Lulit Zalua. I ziu! Sja paska lidh njeri rrogen
Akoma me kete legen gjoja te pavarur? Kuptohet qe do merrte ca vota qorrash. Fitues eshte Veliaj. A keni marr persiper per te ringjalle Bojaxhiun politikisht? Ky i fundit eshte absurd me politiken e tije ndryshe.
jo kemi marre persiper te bejme Er Fikun K/Minister.
Nga G99 do e bejme kryetar te PS, e me pas KM.
Po qorra jeni ju qe keni 25 vjet qe votoni per te njejtet maskarenj qe i ropen shqiptaret.Mjafton te jete i PS ose PD edhe nje cope dru i mer votat tuoja
Mjafton te shikosh se votat kryesore Bojaxhi i ka mare tek mini-bashkite bastion i se majtes si psh. 5, per te kuptuar se kush ka votuar per te. Kurse tek 11 apo 8 e te “djathtes” ka vota minimale.
Pra ka mare vota socialistesh te intatosur me PS-ne, ose me mire me kualicionin e PS-se.
Pyetja:
E futi Rama per te demtuar Kosove, apo e futi Berisha per te demtuar Veliajn?
Gjths intrigat per te demtuar kandidimin e Gjergjit funksionuan, por edhe kandidimi dhe rezultati e realizuan “misionin” e tyre: Ju dhane “Shprese Njerezve”.
Te urojme te vazhdojne e te behemi pjese e ketij reagimi
Tirona eshte gjithmone e para per te dhene sinjalin e ndryshimit. Forca Bojaxhi!
Me pak fjale 80% te votuesve te Bojaxhiut kane qene te majte!
Me pak fjale, Bojaxhiu duhet te beje parti e te zbythe pak dhe LSI-ne = e keqja me e madhe, edhe se Saliu.
Konfirmoj personalisht.
PORDHE ME RIGON, o analist.
Bojaxhiu duhej patjeter qe te kishte marre ato 55.000 vota qe nuk votuan Erionin, plus ato 3,000 vota qe nuk votuan Halimin, plus 50,000 vota te pjeses me emancipuese te shoqerise civile, plus 100,000 vota te te
lekundurve…dhe Gjergj Bojaxhiu duhej te kishte …minimumi i minimumit..208,000 vota.
Me 20,000 vota qe ka marre Bojaxhiu…as mos bej pordha fare
Ajo qe e ka demtuar me shume PS ka qene LSI …Erion Velija mori ne Tirane vetem votat e PS..Sa votus ka LSI NE Tirne aq ka mare Bojaxhiu…Erion Velia nuk duhet ta pranoj tek dera e bashkise lesheline
Bojaxhi ka marre kryesisht vota te majta (rreth 80%). Ai ka marre vota te snobisteve te majte, qe vota per Bojaxhiun ju duket si tendence e re mode, as me shume e as me pak. Fatkeqesisht e djathta eshte shume e kalcifikuar dhe perpiqet te arrije ndonje rezultat nepermjet diversionit. Loja e saj eshte thjesht “katenacio” ose ndonje “simulim”. Ajo eshte e mbyllur ne guacken e saj dhe nuk ka deshire te hapet, pasi ndryshe partiaket e PD nuk i ruajne dot pozicinet ne parti, duke mbajtur shpresen se mbase ndonjehere do te bejne ndonje gol “off side”.
Icik e veshtire te flasim per kalcifikim te te djathtes kur kjo qe nga 2013 vetem po humbet votues. Ne fakt ne te gjitha zgjedhjet ne Shqiperi eshte PS-ja qe shfaq konsistencen me te madhe te votuesve, qofte ne dite te keqia e qofte ne dite te mira.
Nese vertet kane qene shumica te majte ata qe kane votuar Bojaxhiun, qe une e besoj se jam i tille vete, kjo eshte hera e pare qe ka nje lloj rebelimi te tille ndaj PS-se.
Bojaxhiu ishte nje risi keto zgjedhje dhe 20 mije vota nuk jane pak.Le te formoje parti te re,Meta me dy deputete e nisi.Rendesi ka qe PD e rrugaceve te zhduket nga pushteti.
Bojaxhiu eshte diversion i majte per mos me lind nje parti vertet e djathte,qe do prishe pazarine e bijeve te ppshse-lsipdps!