Shpëtojeni Lulin!

24 Qershor 2015, 19:05Blog TEMA
Shpëtojeni Lulin!

Nga Panajot Zoto

Zgjedhjet  u bene. Rezultatet, edhe se jo zyrtare, flasin per nje fitore  te madhe  te kualicionit te majte. Kandidatet e  kualicionit te djathte  arriten te dalin fitues vetem ne   9  bashki. Projeksioni i llogaritjes se votave per   kualicionet dhe   secilen parti, pra ne propocional,flasin, serish per nje  rezultat plebishitar   per te majten. Keto jane faktet, nderkoh qe,  ne kampin e djathte , ato lexohen  permbys. Lulezim  Basha eshte i pari qe  i lexon kesisoj keto rezultate.  Per shkak se   gjate fushates ka  bere thirrje dhe  i ka ushqyer   militantet  me shpresen e nje  fitoreje te madhe,plebishitare ,sikunder ka thene,  ende, per inerci ,  vijon  te flase per  nje fitore. Ne daljen e pare para medjave, pas   rezultateve per  kryetaret e bashkive, Lulzim Basha  tha  se  “zgjedhjet e 21 qershorit jane nje fitore e madhe per PD”

Fitore per PD-ne?  Shqiptaret  qeshen. Gjithsesi , jo pak  thone se   edhe   9   bashki te fituara  jane nje aritje  per Bashen,pasi ,ne subkoshiencen e tij   ndjehej i frikur  per nje  rezultat edhe me negativ. Kete ndjesi e  shperfaqi vet Saliu fill pas mbylljes se kutive te votimit kur   shkruante ne statusin e tij te  facebookut per  zgjedhje jo normale,per zgjedhje me te keqia ne historine e  ketyre 25 viteve te fundit, per blerje votash per…  dhe  c’far anatemash nuk   shkroi  deri , sa asnje shqiptar nuk do te mund ta besonte  ligesine e  Berishes,  ne thirrjen   qe u beri  nderkombetareve per  te mos i legjitimuar  zgjedhjet. Shpirteligesi? Po. Shpirteligesi   per te justifikuar  hapin  e dyte…. Marrjen ne mbrojtje te humbesit, marjonetes se ti ne krye te parties, Lulit.

Ne rast se do perifrazonim  Kryeministrin Rama  ne komentin e tij per deklarimet e Lulezim Bashes,  kemi te bejme  jo  me nje fitore te lulit por me nje humbje te tij , edhe me te thelle se  sa humbja e Berishes ne 23 qershorin e dy viteve me pare.  Me nje  humbje  qe   nuk  mund te   mbulohet me gjethen e   deklaratave, ne dukje optimiste. Rrjedhimisht,  edhe  Luli duhet te    jape  doreheqien, sikunder e dha edhe  Berisha  me  humbjen e pushtetit ne    23 qershorin e vitit 2013. Por  kjo nuk do te ndodh. Nuk, do te ndodh sepse  ai qe e emeroi  Bashen ne krye te Partise,  i doli  i pari ne mbrojtje pas humbjes. Ai, si kryetar de fakto i parties, mund  vijoi ta mbaj peng partine   vetem permes Lulit  dhe  te  dominoje  skenen politike permes paaftesise se lulit.

A do ndodh keshtu?  Mbase dhe jo, vec   , cuditerisht ka zera, brenda  parties dhe  ne rrethet mediatike, qe    justifikojne  humbjen  per te shpetuar  Lulin.  Duket sikur    pas   fushates  zgjedhore, ka filluar fushata   brenda opozites, me   sloganin :shpetojeni  Lulin…   Po me c’logjike, kur  dukshem  kemi nje  rrefuzim masiv te  tij nga shqiptaret, te cilet i shkaktuan humbjen  historike, me te thelle,  partise se tij  qysh prej vitit 2000 ne shkalle  vendi dhe  thuajse shkermoqien  ne   bashki te vecanta, si ne Delvine,psh, ku   e votuan vetem 9 per qind e votuesve. Ne  partine humbese te  Bashes  askush nuk ka guxuar te dal hapur, deri sot te pakten, dhe te kerkoj  shkaqet e humbjes. Te kerkoj  analizen e  shkaqeve qe cuan ne kete derenxhe elektorale. Kjo nuk ka gjasa te  ndodh, sic nuk ndodhi  pas humbes se madhe te 23 qershorit. Partia demokratike nuk eshte mesuar   te bej autokritike. Nuk  ka ditur t’u kerkoj  ndjese shqiptareve  Dhe nuk  do te dij  ta bej edhe   sot kete  Nuk    do  t’u thote   se   gabim   kerkoi gjate fushates  uljen e taksave. Gabim    beri kur  foli per falje te  kamatvonesave dhe mospagimin e energjise. Kur     u tha se  qeveria    e shtoi varferine dhe   rriti korrupsionin, Kur anatemoi ne syte e tyre  dyshen Rama -Meta si    mbeshtetes te krimit   dhe qe  nuk   duan te  bejne dekriminalizimin e politikes  etj etj.

Gjithshka ishte nje bllof. Shqiptaret nuk e degjuan  dhe nuk  iu   bashkuan. Perkundrazi, e braktisen. Pas kesaj  Bashes i mbeti si aleat, i vetem, Justifikimi.  Sipas tij    e majta nuk do  fitonte  ( me sakt   ai nuk do  te  humbte ne kete shkalle), ne se   harta elektorale nuk do te ishte  nje instrument  politik i manipuluar ne interes  te fitores se shumices qeverisese. Ne se   Malavita nuk do te   vepronte per te trembur e kercenuar votuesit. Ne se   shqiptaret do te ishin te lire per te votuar dhe  se atyre nuk do tu blihesh vota nga dyshja Rama- Meta. Ne se  Parate e krimit nuk do te  hidheshin per  fushate  dhe  administrata nuk do perdorej per   fushate  dhe  administrimin  e zgjedhjeve…Ne se…,pra, nuk do te ndodhnin keto nuk do te  ishte ky qe eshte rezultati i zgjedhjeve, qe , cuditerisht sipas  Lulzim  Bashes, partia e tij ne keto zgjedhje (ku rezulton hunmesi I madh)  eshte  ringritur.

Kjo i ve vulen  e  mohimit  cdo shprese per   reflektim  dhe  analize te shkaqeve qe   cuan ne humbje. Dhe ne se   kjo do ndodh, do te jete fillimi  i   renies se madhe  jo  i  ringritjes, qe thote Basha.  Eshte per te ardhur keq dhe kjo jo  per nje personazh humbes sic eshte Lulezim Basha, por per nje parti qe  i duhet  spektrit politik shqiptar, per nje  opozite demokratike  si pjese e pergjegjesise   ne zhvillimin,  demokratizimin   dhe  forcimin e shtetit ligjor.  Ne se  keto jane  arsye   pse duhet bere nje thirrje,  sensi  i  saj do ndryshuar. Pasi me shpetimin e Lulit nuk  shpeton PD. Perkundrazi. Ndaj   eshte legjitime te   kerkohet  te shpetohet PD nga  Berishet dhe  te komanduarit e tij, qe  e cuan kete parti ne   drejtim te paditur.

1 komente në “Shpëtojeni Lulin!”

  1. Arber Iliri says:

    Zgjedhjet vendore flasin se nese PD vazhdon keshtu per dy vjet ka marre fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje