Një vit më parë policia shqiptare arrinte një fitore spektakolare, duke i dhënë fund statusit të fshatit jugor të Lazaratit, si një mbretëri e paprekshme e kanabisit.
Ka qenë dhjetëditëshi i fundit i qershorit, pikërisht një vit më parë, kur trupat e ndërhyrjes së shpejtë u futën në parcelat e drogës dhe kapën sasi të mëdha hashashi, i cili kultivohej dhe përgatitej për t’u trafikuar.
Ibrahim Basha nuk ishte pjesë e efektivave që hynë në Lazarat një vit më parë. Atë kohë ai ndodhej në Afganistan, duke luftuar një tjetër betejë të rrezikshme, mijëra kilometra larg vendit të tij. E pra, ai doli i paprekur nga ferri afgan, për të lënë jetën në mënyrë absurde nga dora kriminale që goditi policinë në Lazarat mbrëmjen e shkuar.
Vrasja e Ibrahim Bashës rikthen në sytë e opinionit publik në Shqipëri dhe jashtë saj, temën e Lazaratit. Një temë e cila kujtohej e arshivuar, pas shkatërrimit të plantacioneve të drogës. Kjo ngjarje, e cila vjen teksa vendi po mbyll kapitullin delikat të zgjedhjeve, do të ndezë, siç po ndodh, polemika të ashpra në Tiranë. Aty ku me Lazaratin është bërë tradicionalisht politikë. Sidomos në momente zgjedhjesh.
Nga ana tjetër, ngjarjet e fundit në fshatin problematik jugor, na tregojnë se paqëtimi i një zone të trazuar dhe komplekse si Lazarati, është ende larg. Helmi i Lazaratit vijon të marrë jetë njerëzish.
Javanews.al
Deri kure te mos kemi bashpunim dy palesh, Pozite-Opozite ,
kunder KRIMIT, ne Shqiperine tone KRIMI do jete si gjithmone i forte, pasi mbrohet dhe bashpunon me nje pjese te klases politike.
Per shume arsye, po ne rastin e lazaratit eshte pjesa financiare, policia nuk mund te jete efektive si ne nje vend perendimor. fale deshires se policeve dhe njerzve te tille si basha i reneas ne kemi rezultate pozitive. Duhet te kemi parasysh qe krimi ne shqiperi ka shume me teper resurce financiare se policia, si rezultat ndodhin keto.
Lazarati eshte ISIS-i vendit tone. Ate e krijoi Sali Berisha me Azem Hajdarin dhe me mbrapa i hengri koken ashtu si shume te tjereve. Ligji i xhungles te cilin Saliu e çfrytezoi per 20 e ca vjet. Dhe themi kemi shtet demokratik, kemi prokurori, kemi drejtesi. Te gjithe jane pjese e krimit te ketij populli, pra ne Shqiperi eshte vendosur diktatura fashiste demokratike moderne e udhehequr nga Sali Berisha; Nuk ka nevoje per asnje analize se ngjarjet jane ne pellembe te dores, vorrezat jane ne token tone, ata qe prehen jane brenda, ndersa Saliu, prokuroret dhe gjykatesit na bejne “drejtesi”. Kur te veme shtrire Saliun, kur te rrezojme prokuroret dhe gjyqtaret egzistues, atehere do filloje qe te duket rrezja e pare e lirise tek ne. (le te mos merzitet ndonje prokuror dhe gjyqtar i ndershem). Po çfare duhet bere me Lazaratin: nje pastrim rrenjesor i kontogjenteve kriminale qe te mos te kene me te drejte te kthehen ne Lazarat. Policia te zbatoje ligjin per cilindo dhe ti mbaje nen mbikqyreje te pakten per dhjete vjet.
polici i vrare ne LAZARAT eshte viktime e komunistomafiozeve berisha nano meta e rama. LAZARATI eshte nje pike uje ne OQEANIN E SHTETIT MAFIOZ nje shtet qe i sherben kjo polici.Ky lloj sistemi mafioz do kete dhe viktimat e veta nga te gjitha krahet sepse nuk eshte nje lufte per te ndertuar shtetin po lufte se kush do ta kap dhe do ta komandoje shtetin e klikave mafioze.Kush e njeh ne te vertet LAZARATIN atje gjen shpirti e paperkulur te njeriut dhe te shqiptarit te vertet qe regjimi komunist 60 vjecar nuk mundi ta gjunjezonte dhe ta bastardonte ashtu sic beri pjesen dermuese te popullit shqiptar dhe sot kemi nje popull te vdekur ,pa asnje norme morali ,te pa dinjitet qe ul pantallonat per nje thes miell.PER KOMUNISTET shqiptar te vjeter dhe te rinje armiku kryesor nuk eshte GREKU dhe SERBI por nacionalizmi shqiptar ,krenaria shqiptare dhe rrenjet shqiptare te beses,te moralit,te dinjitetit njerezor .Komunistet duan nje popull vdekur ,te paralizuar ,duan nje turm pa koke qe ta drejtojne ku te duan dhe si te duan ,por ne lazarat as u ka shkuar dhe as do tu shkoje por do thyejne hundet.