Nga Kastriot Kotoni
Gara për zgjedhjet lokale për kryetarin e Bashkisë së Tiranës arriti në fundin e saj, e pritshme si edhe herë të tjera me ulje – ngritjet e saj. Nuk është e rastit që kjo fushatë pati edhe një lumë batutash të ndërsjellta mes palëve. Në këtë fushatë u vu re se kandidati i opozitëz Z. Halim Kosova, ndryshe nga kundështari i tij, i cili ka një model të mirëtrajnuar komunikimi me publikun dhe median kishte faza të cilat nuk i menaxhoi mirë ose ishte shumë larg ligjërimit politik në ditët e sotme kudo në botë. Doktor Halimi në fillim u mendua si një zgjidhje e duhur për të maksimalizuar votat e opozitës mbas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
Por ai duket se ka patur më shumë besim tek vetja për arsye të mosdijes së lojës politike, kur e pohonte vetë, se nuk është politikan, por pretendon se ka një përvojë menaxhimi. Kushdo që e ka ndjekur në media turin e doktor Halimit, kuptoi pas shumë vëzhgimesh, se fuqia e tij argumentuese për shpalljen e programit ishte shumë e varfër, falë dhe gjuhës së tij të thjeshtë (gjuha paralinguistike sipas sociologëve), e cila bën të dështojë çdo profesionist (PR apo Imazhi) që ka në krah të tij. I patrajnuar në fushata garuese, qoftë edhe profesionale ky kandidat bie shpesh në vulgaritet sarkaistik. Kishte në mendje ky kandidat ndonjë model politikani apo jo? Kjo pyetje s’ka nevojë për përgjigje. Jo se jo. Por forca që e ka propozuar, pse e ka ulur nivelin e përfaqësimit në këtë garë për Bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën? A tregon kjo edhe krizën e lidershipit në kampin opozitar?
Kapistalli i varfërisë dhe i papunësisë në vend, a thua do ta mbajë kalin e politikës së kryetarit të Partisë Demokratike z Lulzim Basha? Formalizimi i ekonomisë shqiptare është sfidë e qeverisë shqiptare e nga ky formalizim do ketë edhe pasoja, dikush do ta humbasë një vend pune, sepse pronari nuk ia paguan siguracionet, por edhe njerëz me makina luksoze të cilët marrin asistencë e nuk paguajnë energjinë elektrike duhet ta ndajnë mendjen nga ky luks paradoksal që ndodh veç në Shqipëri. Punë dhe mirëqenie propozon kandidati opozitar sikur të ish në zgjedhje të përgjithshme. Gabim taktik ky, që sjell vetëm humbje kohe në kampin opozitar, sepse qytetari ka nevoja në një hapësirë shumë të vogël territori. Doktor Halimi fliste si për qejf të vet kur thoshte: -“ po e pash një grop në rrugë sot, nesër e ke të asfaltuar”. A di ky njeri se ka një ndërrmarrje e cila bënë kostot e riparimit e sa kohë do që të dalë fondi, po edhe kushtet atmosferike i dinte ky, apo i dinte punët si tek klinika e tij private merr ca ustallarë e hiq e vër pllaka. Njohja e ligjeve në minimum, do ta vinte në dijeni të aplikimit të një shkrese zyrtare në shumë hallka nga ky kandidat e do ta nxirrte më të besueshëm ndaj elektoratit, por c’t’i bësh këtij rrobaqepësi i cili ngatërron tegelin e makinës qepëse me tegelin e mashtrimeve.
Ishte dikur një rrobaqepës në shkallën time. Arriti i gjori ta perfeksiononte zanatin e rrobaqepësit, aq sa e gjithë paria e Tiranës qepnin kostume, pantallona për meshkuj tek ai. Po c’të bënte Ilia ditëziu, nuk i përballonte dot kërkesat e klientëve e filloi mashtrimet. Mashtrimi arriti kulmin, kur një komshiu ynë e bashkëmoshatari i vet, të cilit kish tre vjet që i kish dhënë copën për kostum i tha: -“Ilia më duhet kostumi deri nesër në 5 të mëngjesit se do të nisem jashtë shtetit”. –“Çke ti do ta gdhijë tërë natën vëllai për ty. E ke gati nesër”. Shkon shoku për të marrë kostumin, i bindur se kësaj rradhe Ilia nuk do ta gënjente. –“Vëlla, – i thotë Ilija, – dola në ballkon e pashë qiellin që kish ca re e thashë me vete nuk niset avioni”. Vuri duart në kokë i ziu klient, u sajua si u sajua e nuk e tregonte mashtrimin e shokut rrobaqepës. Ishte tallur, apo e kishte bërë halli tjetrin që të bëhej mashtrues këtë nuk e konceptonte shoku se deri ku shkon njeriu.
Ka pas dynjaja plot histori me këpucarë e rrobaqepësa sikurse edhe me bojaxhinjtë që të linin me ditë plackat ngrehur. Por, çuditërisht doktor Halimi në këtë moshë i paska akoma reflekset e të qepurit me makinë qepëse. Po në analogji me politkën e ditës, doktori i grave duket se duart ka të vetat e këmbët të Lulzimit apo Saliut, dy bashkryetarëve të Partisë Demokratike. Partitë politike në Shqipëri krijuan një traditë për profilin e lartë të kryetarit të bashkisë, vërtet një profil me model perëndimor nga shumë shembuj të politikanëve në Evropë. Pse ky hap falls nga opozita? Koha ka treguar se beteja për Tiranën e ka emancipuar politikën tonë.
Çdo formë regresi do ta çojë larg pushtetit opozitën. Shpresa për një ringritje të opozitës në këto zgjedhje duket e largët, por më e tmerrshmja është fyerja që i bën elektoratit të saj dhe të gjithë vendit lidershipi i Partisë Demokratike me zgjedhjen e kandidatit nën mesataren e vlerave menaxheriale të qytetit. Kostot që i paguan elektorati i opozitës për ish Kryetarin e opozitës në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Tiranës, për logjikën e lidershipit të SHQUP-it, nuk kanë rëndësi, për ta ka rëndësi që kandidati të kish sa më pak përmendje të metash në bashkinë e drejtuar prej tyre. Gjetën atë njeri i cili ka për t’u mbajtur mend për banjot popullore të babait të vet, për gjëagjëza me tegela makinash qepëse e mbi të gjitha me rrena investitorësh.
Të tjera gjëra presin qytetarët e Tiranës, një ujë për ta pirë në rubinet e të kursejnë nga ekonomia lekë për më shumë fruta a ilaçe, të gjejë i riu një ambient për t’u argëtuar në ambiente publike e private në marrëveshje me istitucionet e bashkisë, të hiqen lodrat e fatit apo të stimulohen biznese prodhuese për punësim me projekte kreditimi me interes 0%, të fillojë qarkullimi i makinave sipas gërmave të targës për të demotivuar qarkullimin me makinë, të rrisim numrin e rrugëve për biçikleta, spitali i qytetit duhet po se po, fshatari të punojë dhe tregtarit i cili do blejë prodhimin, t’i krijohen kushtet e transportit për ta afruar prodhimin me kosto sa më të ulët. Higjena e qytetit duhet të kryet me mjete sa më moderne e jo me fshesa orar pa orar, mbetjet e riciklueshme të ndahen sipas kazanëve, etj. si këto.
Modele për administrimin e qyteteve ka plot, duhen njerëzit që t’i zbatojnë ato, po cilët? Ka një organ kolegjial, i cili shprehet në numrat e këshilltarëve të bashkisë të cilët janë parlamenti i qytetit, po këta si do të jenë në numra e urojmë të paktën që të fitojë sa më shumë ai kah, që nesër kryetari i bashkisë të mos na thotë nuk kisha numrin e votave të këshilltarëve. Po këto fenomene do t’i quante Halim Kosova, i cili firmosi traktatin e humbjes duke i uruar rivalit të tij Erjon Veliaj, që të mbante premtimet. Doktor Halimi traktatin e humbjes në krah të një lidershipi të shënjestruar për shumë zullume në këtë vend, së cilit pak i janë përmendur nga mazhoranca e majtë. Votuesi e ndëshkoi me votë, jo vetëm Z.Halim Kosova, por mbi të gjitha opozitën dhe vizionin e lidershipit të saj.