Në këtë situatë paszgjedhore, e cila po duket më e ndezur se ajo parazgjedhore, të gjithë po rendin të thonë diçka. Thonë shumë, por ndonjëherë dhe asgjë. Përsërisin pa fund njëri-tjetrin, “analizojnë” njëri-tjetrin, bëjnë të zgjuarin dhe trimin pas beteje. Por nuk flasin vetëm për partitë.
“Të flasim për Gridën”. Të gjithë kanë diçka për të thënë për të. Të gjithë e nisin analizën për të, nisur nga hiret e saj. Kritika ndaj saj, pozitive apo negative nis me përshkrimin fizik. Sytë e saj, shikimi i saj, fyryra e saj e çdo gjë që turbulloi mendjet maskiliste dhe ziliqaret femra. Shkruajta dhe unë diçka në fillim të fushatës, ku i mëshova idesë se Grida duhet të këmbëngulë fort në kërkesën për pushtet dhe jo të promovojë veten si menaxhere. Është mëse normale, përderisa vjen nga radhët e politikës dhe ka aq pak eksperiencë në menaxhim. Kurrsesi nuk rashë dhe nuk bie në kurthin e analizave deri në banalitet.
Së pari, jam femër; së dyti, nuk mendoj se femrat që i hyjnë politikës në një vend patriarkal si Shqipëria, janë aq mendjelehta sa të mendojnë se do të pushtojnë karriget e pushtetit duke përdorur shikimin e ëmbël; së treti, në Shqipëri eksperienca tregon se femrat në politikë janë përballur me banalitetin dhe vulgaritetin e turmës jo aq shumë sa me atë të kolegëve të tyre. Përsëri dua të them diçka sot, sepse kur vjen puna për të thënë disa gjëra, ashtu siç janë, më lind e drejta të nxjerr zë. Aq më tepër që ajo ishte kandidatja për të qeverisur qytetin tim, e cila erdhi si vajzë shtëpie dhe iku si e huaj. Nuk kandidoi vetëm ajo në këto zgjedhje, por edhe shumë gra të tjera. Të hijshme, të bukura, të zgjuara, të arsimuara, të suksesshme. Nga të dy krahët të gjitha e bënë luftën e tyre me fjalë, me premtime, me buzëqeshje, me thumbime, me puthje duarsh e plot si këto. Nuk bëri asgjë më tepër Grida. Ajo që u vu re, ishte se në këtë fushatë u braktis shëmtuar nga koleget e veta. Mesila zgjodhi apo e zgjodhën të bënte të heshturën dhe indiferenten. Majlinda nuk dimë për ç’arsye nuk u angazhua në fushatën e ish-ndihmëses së saj e në përgjithësi dhe ajo heshti. Asnjë lloj përkrahjeje, as inkurajim, përveç deklaratës së ftohtë “nuk besoj se fiton”. Jozefina i dha një përkrahje gati-gati mëmësore Voltanës dhe mirë bëri. Gratë e tjera të Tiranës i bënë “hyzmetin” doktorit babaxhan. Niçe ka thënë dikur: “Vetë gratë, mbi sfondin e gjithë sqimës së tyre vetjake, gjithmonë kanë një përçmim që nuk e zënë në gojë për ‘gruan’”. Jeta na jep përditë prova të kësaj. Në shoqërinë tonë gratë solidarizohen vetëm në forume, ku shohin interes personal. Jashtë këtyre forumeve ato janë “gratë e Niçes”.
Grida në këtë fushatë u la në dorë të grave demokrate të qytetit të Durrësit, në dorë të strukturave “ku thërret qameti” të PD-së së Durrësit dhe grupit të të rinjve, koordinatorë të fushatës. Këta të fundit, jam e sigurtë që ishin të vetmit që punuan me mish e shpirt për të. Grida në dorë të opinionistëve, analistëve dhe turmës “qejflie” të komentuesve në rrjetet sociale. Grida, në dorë të zgjedhësve, të cilëve nuk dinte çfarë t’u premtonte, si t’ua premtonte. Ajo u prezantua nga shefi i saj jo si gruaja që do të qeveriste qytetin me “dorë të hekurt” madje, por si “fytyra e re e ëmbël” e Bashkisë së Qytetit. E kështu u turrën qejflinjtë, populli mblidhej të shikonte fytyrën, buzët e saj, sytë, të dëgjonte zërin e saj, të shihte nga afër atë zonjën që në studion e “njeriut me shkop” shprehej mbi “logjizmin dhe silogjizmin”. Nuk i them këto fjalë për të justifikuar Gridën, as nuk bindem plotësisht se ajo humbi pse u la vetëm. Humbja ka qenë me të që në fillim. Erdhi, e surprizoi pak kur u shfaq, por do t’i kalojë dhe kjo. “Ky është fillimi i betejës”, kështu u shpreh. Na mbetet vetëm të shpresojmë që kjo betejë të nisë aty, brenda folesë, të nisë brenda Gridës dhe brenda të gjithë të varurve nga autoriteti kurrizkërrusur që jep komanda nëpërmjet statuseve në FB. Grida ka një betejë të madhe me koleget e saj, të cilat bëjnë feministen me qëndrime maskiliste. Grida ka një betejë me kryetarin e saj kukull e t’i tregojë atij që tashmë nuk do të luftojë me ëmbëlsinë e syve e me gojëtarinë hutuese, por me atë që një grua e mbart gjithmonë, aksionin. Sa për të qeshurin kryetar të partisë, do të citoja përsëri Niçen me një aforizëm të bukur: “I zhgënjyeri thotë: ia vura veshin jehonës dhe dëgjova lavdërime”.
Zsa shum budalliqe paska shkrujt kjo budallaqja. Sepse ka hy ne analize politike kur ka qejf te shkruaj hartime per sy e buze. Ik bej nai vjersh goce. Gra budallaqe qe bejn si kometa ky vend ka plot
Vetem kete nuk ben dot Grida: ta nis nga foleja. Po e dini se ne ate fole fle shoku Sali? Si te luftoje ajo kunder atij qe i lexon vjersha dashurie te Pushkinit? Po a e di ti moj Valbaona, se pa shokun Sali ajo do te qe thjesht nje femer si te gjitha te tjerat ne PD? Pse si mendon ti, se shoku Sali e propozoi pa shkak kandidate per kryetare te bashkise se Durresit? Ajo ka gjera te tjera per te bere mire, dhe ato i ben shume mire.
Te presim dhe te shohim!
Ti moj shoqja Valbona Osmani qenke me laraske se Grida DumaShqina! Ajde analize, hajde, me idiotizem nuk kam lexuar dhe turp per gazeten qe behet zedhenese e laje-lujeve te tilla per mbuluar bythen e Grides!