Ajo iku në fakt siç erdhi, pa lënë asgjë, asnjë gjurmë, përveç ca gënjeshtrave të vogla dhe hipokrizisë së mashtrimit, që karakterizon një ambicje të fryrë siç thotë një miku im nga individë qeflinj femrash. Më e keqeja e të gjithëve, është se ajo erdhi pa dinjtet dhe iku po ashtu, duke e lënë këtë fjalë në disa postera që as ja grisi kush dhe as ja hodhi kush sytë.
Ajo erdhi si prodhim “akademik” dhe iku si tallazh elektoral, ku të vetmit që u dëshpëruan ishin ata që e ndiqnin në çdo miting për t’i parë ca hire. Nuk bëri kurrë fushatë. Largoji njerëz nga fushata, nuk përfilli askënd, i injoroi të gjithë, në një parti që në fakt më shumë se kurrë kishte nevojë për kokë dhe jo për prapanicë. Gënjeu në çdo takim se e donte shumë Durrësin, kur në fakt nuk e kishte menduar se jo kujtesës durrsake, po asaj vetë, do ti shfaqeshin turbulencat e adoloshencës, ata “turbulenca” që e kishin bërë ta urrente këtë qytet dhe t’a braktiste. E mendoi si trampolinë nga ku do të hidhej, po ndryshe nga adoloshenca, thjeshtë si akademike, nga lartë po lartë ama …dhe e gjitha i doli një masë betoni që nuk të hidhte lartë po të zhyste poshtë.
I përplasi fjalët e ligështa kudo, i amballozhoi ato me sjellje aktoreske, në qytetin që më mirë se çdo gjë njeh jo hedhjet po zhytjet.
Ajo thjeshtë mori nga ky qytet atë që kishte gatuar jo tani, po me kohë. Është vështirë të gjendet një qytet që e ka mbështetur aq shumë që në themel demokracinë dhe të dhunohet kaq shumë në emër të saj dhe pse ëndërroi për ta bërë sa më të fortë atë. Është vështirë të gjendet një model, ku njerëzve që kanë sfiduar sistemin komunist duke nisur që nga paraardhësit e saj , si vegla të partisë dhe sigurimit të shtetit , t’ju serviresh një “mbretëreshë” që i doli shërbetore. E kishte lënë Durrësin me kujtimet e të parëve të saj dhe, mendoi se duke ja kujtuar ato do ti joshte si viktima. Theshtë hapi kujtesën e një qyteti, kujtesën e një brezi , hapi plagë që gjithkush kishte menduar se të paktën PD nuk do t’ia servirte. Erdhi me pantallona të gjata dhe politikisht iku pa brekë…dhe iku vetëm me kaq, se durrsakët dijnë të përmbahen edhe para bukurisë kur ajo shfaq ligësi, ata nuk tundohen , të japin atë që meriton dhe nuk të prekin me dorë.
Ata dinjitetin e tyre e përdorën për votë, ajo u maskua me dinjitet për t’i përdhunuar durrsakët. Kurrë në historinë e Durrësit nuk do të vijë më një kandidat që ti fyejë të gjithë dhe përkrahja e saj të jetë në kufij të mjeranëve, që ose kishin ikur nga puna ose bridhnin mitingjeve për ta parë me minifund. Për herë të parë ajo që ju servir durrsakëve si akademike mori vota jo nga koka, po nga mesi e poshtë. Kjo gjithnjë bën diferencën në Durrës.
E pompuan në studio televizive, borxhlnjtë ku jep mësim, ju lapanjosën ish-sekretarët e mardhënieve të PD, madje dhe ai që qante para ca vitesh kur shihte videoklipin e motrës së tij si këngëtare. Ja mbushën mendjen akademikes, që në fakt duhet ta kishte vetë të mbushur se Durrësi e donte shumë dhe, si për ta vërtetuar këtë ajo mblodhi një tufë qeniesh që përveç se hanin nga dy racione makranosha në vakt, nuk dinin asgjë tjetër të bënin. Kurrë ndonjëherë ndonjë kandidatë i PD nuk e ka fyer elektoratin e saj kaq shumë në Durrës dhe në fakt Durrësi e ndëshkoi. Edhe atje ku filloi të vriste mushkonja se po e pickonin, në fakt ata nuk ishin mushkonja, ajo humbi thellë, thellë për të kuptuar se njerëzit që jetojnë në këtë qytet edhe pse të ardhur, kanë ditur aq mirë të vlersojnë gjithçka po të mirë që ka ky qytet dhe njerëzit që duan ta bëjnë këtë qytet. Për të kuptuar, se kanalet e pambyllura të Kënetës nuk ishin pishinat që i kishin rekomanduar në Tiranë, ku ajo të bënte notin për të arritur ambicjet e saj. E ndëshkuan kudo, vetëm atje në ato fshatra ku nuk e kishin parë ndonjëherë në televizor. Kurrë më shumë se sa ajo, që mblodhi rreth vetes ca figura që në Durrës nuk kanë folur kurrë për dinjitet, po për vese, nuk i ka fyer më shumë durrsakët.
Ajo gjatë gjithë fushatës së saj kishte vetëm një model komunikimi, mashtrimin. Bëri aktoren duke u përlotur, për ata që tetë vite partia dhe lideri i saj shpitëror i kishin lënë pa ujë, pa rrugë, pa drita, madje i kishin mashtruar se edhe energjinë ja kishin falur. I kishte harruar durrsakët, ose më saktë vazhdonte urrejtjen për to, që atëherë tek “turbulencat” e adoloshencës dhe mendonte se mund ti shkelte me këmbë si akademike e shpallur e një tufë injorantësh që dalin nëpër studio televizive dhe nuk kanë takuar kurrë njerëz me dinjitet, pa telekomandën që është fiksuar në serialin e turpshëm të analizave të tyre.
Njerëzit që kishin kontribuar në PD, ajo i shkeli me këmbë, i dha të kuptonin se tashmë ata duhet të ulnin kokën që ajo të ringrinte nga aty PD, që për fat të keq nuk ka kryetar po ka fundimtar. E përlyeu Durrësin me shpifje, përgojoi familje të nderuara të tij, sipas një modeli akademik nxori dhe njerëz me brekë për të bërë plazh para bashkisë dhe i kujtoji durrsakëve se në shtabin e saj ishte ai mentaliteti i genit, ndërsa vrojtonin me dylbi kush hynte dhe kush dilte nga bashkia e aq më shumë kur kishte takime. Erdhi për të bërë karshillëk dhe “shillëkun” e la në Durrës duke marrë me vete gjithçka tjetër. Rrahu njerëz, të rrahurit i bëri të gjithë antarë të PD edhe kur loznin domino, baltosi njerëzit e ndershëm të PD me minifunde të sjella nga Tirana, që menduan se kutitë e votimit janë gabina dushi. Ajo nuk bëri gafën e madhe si Xhaferraj që do të rregullonte cilësinë e diellit.
Ajo copëzoi në mijëra gafa fushatën e saj dhe ata gafa u kthyen në mijëra fyerje për qytetarët e Durrësit dhe asaj vetë në mijëra vota kundra. Fushata e saj i ngjau një dasme, ku dasmorët kishin shkuar nga halli për qokë, ndërsa dhëndërri shihte gjithë inatë komshiun që nuk ja ndante sytë nusja jo dhe aq e re. Durrsakët nuk është se nuk i pëlqejnë femrat, hiret e tyre, madje kanë dhënë prova që i pëlqejnë shumë, që në lashtësi, thjeshtë ata ditën e votimit duan një kryetar bashkie dhe jo një mozaik bukurie! Durrësi nuk voton njerëzit me qera!
Get e life man!
S’me besohet qe pate durim dhe shkruajte gjithe kete carcaf. Une deri tek fjalia e 3-te e lexova.
Pikerisht.
Titulli osht GJIGAND.
Kaq mjafton me kuptue kush asht Grita Shqima.
I munduri nuk grushtohet me. Ky eshte sadizem
Shume e vertete,juve prape paskeni patur durim te lexoni deri tek e 3-ta,une as te dyten nuk e mbarova….me mire o i pavaruar te mos lexosh nga keto shkrime,jo per nje gje po sakatohesh kur mendon se nje autor sahanlepires shkruan plote mllef,me sa shikoj eshte dicka personale.Nuk behet art me keto lapanjoz,me mir mos i lexojme keta plehra.
Grrida mos u mcef pas emrit historian. Ik mso si behet omleta si fillim. Nuk mund te jete grua e kompletuar nje femer qe se meson kurre si mbahet shtepia. Grate pispiruqe qe sjan per shtepine Dhe femijen e vet smund te jene per vendin. Nikoqirlleku fillon te dera e shtepise. Ik meso si mana hohet familja nje here. Rrace boshlleku qe po dynden ne politike…….
Po normal. Aq arsim ke ti. 3 fjali gjithsej. Hahhahabba
Kjo eshte fatkeqesia e kombit tone: shahen, fyhen, perdhosen akademistet dhe ngrihen ne piedestal antivlerat dhe horrat. Mos bre zotni, eshte perfaqesuese e nje brezi te ri, e formuar ne Perendim (SHBA) dhe qe te flet ne 4 gjuhe. Eshte shume e nderuar dhe asgje nga keto qe shkruan Ti nuk ekziston. Ato jane vetem hamendje dhe keqdashje. Turp, turp dhe njehere turp…..
Akademizmi i Dumes qendron ne ate qe po te behet pyetja: sa bejne 2 edhe 2, pergjigja e thjeshte do te ishte 4. Por Grida e shtjellon se po ti shtojme 2-it 8, bejne 10, po ta shumezojme me 2 arrijme ne 20, pastaj po ta pjestojme me 5 ben 4. Pra doli aty ku duhet por pasi e ben lemsh, per te treguar (ose hutuar budallenjte e nje krahu politik) se eshte e zonja. Me kaq merr fund akademizmi i Dumes.
Ky nuk ishte shkrim per injorantet… Shume me lexuar tre rreshta.
ajo sic erdhi dhe shkoj si nje flluske sapuni
Artur ta paska pas qejfi me Griden por si duket nuk ta paska dhene p….n.
I papame plako! Fix fare… I modh
Shume bukur ndoshta meritonte me shume ne analizen tuaj kjo ndertuese 24 vjecare qe edhe nje hyrje qe e nderton e shet disan here dhe ortaket vuajne pasojat e ligjit ndersa kjo ben karshillek per te ndertuar per vete gjithcka qe mund te vinte nga pushteti qe kerkonte.
pacavure
Jo djale kjo eshte nje analize e perkryer dhe biles kjo i sherben me shume pd qe te mos bjere ne batakun e idiotsive nga nje plak i rrjedhur ne shqup qe tani ne pleqeri kujtohet per pidh se te gjithe jeten nuk ia ka varur njeri.A nuk e kuptojne keta idioter se shqiptaret nuk vleresojne pamjen e jashtme as shpifjet por njeriun e punes.
Kam votuar per V.D., por si mundet “dikushi”, si ai qe ka shkruar kete pacavure
per nje cope rroge, te shkruaje dicka te pavertete dhe te poshter si ky shkrim!
Ashtu si Dr. Kosova edhe Grida Duma nuk shau kerkend gjate fushates, iu qas votuesve plot dinjitet e respekt.
Turp, njemije here turp, edhe per ata qe botojne keto pislleqe.
Durimi
Ky Artur Llana te gjithe kompleksin e inferioritetit qe ka ne jete e paska shkarku tek Grida Duma qe eshte simbol suksesi ne planin personal.Sa turp,i kujton Grides historit e adoleshences!Njerezit e bukur,mendjehapur dhe shpirt bukur kan historira ne adoleshence.Ne nje shoqeri te lire keto gjera nuk gjykohen.Ne adoleshence ka dy kategori adoleshentesh,ata qe bejne histori dhe ata qe pergjojne historite nga pozicioni i Maks Miut tek leshteriku.Nuk kam lexuar ndonjehere artikull me te lige!Artikulli eshte sajuar per ta dekurajuar Griden pasi ajo i eshte kthyer Durresit seriozisht,per ate beteja sapo ka filluar.Llana po i sherben klaneve te felliqura ne PD per ti mbyllur rrugen Grides,po e shtyne te iki pa kthim.E verteta e zgjedhjeve ne Durres eshte se ato u shiten nga Republikanet e Mediut.Votat e te djathteve ne Durres u kembyen me ato te te majteve ne Vore ku fitues eshte vjehrri i Mediut.Kujtoni ju se e ha njeri lojen e Agron Dukes qe humbi edhe ne shtepin e tij ne shijak?!Kto jan te gjitha pallavra qe shkruani per te mbulluar masakren e dakos.Mero,hiqe kete pacavure plot ofendime e urrejtje per nje femer.
Analize perfekte. Fatkeqsisht pd po prodhon vetem manekin bosh te pamend dhe fals. Te gjith besojn se politika eshte sport i lehte. Politika esht arti i te mberriturit ne zemer jo tek loqet e votuesit. Fjala duhet te dale prej zemre. Dhe kjo iduhet me shume se kurre pd-se ne diten e zeze ne te cilen esht katandis. Kjo fantazmatikja qe llaftaris dynjane sa her hap gojen kujton se boll te jesh p… bukur dhe kryn pun. Ka ngatrru zanat. Se lek mund te besh gjithsesi. Ik rehato familjen. Kerkove. More pergjigjen. Pirdhu tashi.
Nje hartim I bukur kundershtari politik,pse jo dhe qejflli bythesh.Ajo nuk ka faj se eshte e re dhe e bukur.Per inteligjente,vec disa kufizime adoleshente qe I quan ne shkrim nuk gjejme ndonje difekt tjeter.Paska ofenduar elektoratin e paska shkelur me kembe vlerat e PD se Durresit?Pika shkrimit.Pa koke e pa kembe.Inkurajim I bukur per njerezit e gjenerates se re te pa infektuar me microbe.Corbe esapi.
Te gjitha cfare ke shkruar per kete llacke me aftesi te kufizuara intelektuale jane plotesisht te verteta.
Ja ke fut kot plako, lere kete pun se nuk eshte per ty.
Me thene te drejten kujtova se ishte shkrim per ndonje princeshe filantrope, por qenka shkrim per nje filane.Vec ke shkruar pa kavalierllek o zoteri. Durresi, gwnjeshtrat, votimet, votmarresit, votdhenesit, premtimet&premtimtaret; ne te vertere kjo gruaja ishte fasule per gjelle fasulesh, sic eshte dhe rivali qe fitoi xhanem. Akademike per te qene ne karriken e pushtetit. Stili i shkrimit nuk shkon mire edhe ti drejtoheshe nje burri, merre me mend nje femre. Une s’è honeps televizionin qevmbush boshllekun me dialektiken industriale te zonjes qe flet shume per te mos thene asgje, por me kujdes dhe tolerance thjesht nderroj kanal. Mund ta besh edhe ti o zoteri.
E shkreta, mendon se njerezit jane budallenj. Me voto mua se jam me e mire dhe mjafton. Tyryfyçke, shtrju punes kokretisht, jo ne tv ke Fevziu qe vetem llap kot. Kane maru budallenjt, ju jeni te fundit.
desha ta lexoja por reshti perseriste reshtin , bene vape djelli djeg.
…erdhi si bythemadhe dhe akademike…i ku si bythemadhe dhe e menderosur…
Fiks ashtu sic u soll grifsha. Bravo Artur.
Fjalia me e forte: -Erdhi per te bere karshillek, mori k.rin me vete dhe la jeshillekun ne Durres.
Tentativa per te lozur me fjalen “karshillek” do te mjaftonte per te kuptuar shkrimin dhe autorin/ Nje banalitet nga me te padegjuarit. Une vete nuk do votoja ate kandidate por nje shkrim kaq banal te ngre mornicat.
O zot ky i pashkolluari qe ka ca vjet qe e quan veten gazetar. Mer qoka dhe shan kedo qe i serviret !!!! Tur LLana turpi Durresit , clidhje ka ky te beje analiza per ne qytetaret. Na mbyten katunaret perzotin ! E PD prandaj sfitoi se e mori katunari ndore!
Mendoj se ajo do te ishte e suksesshme ne Durres, por problemi eshte se Durresi ka disa qindra njerz, dhe nuk arrin t’ia plotesoj qefjfin secilit masghkull ne Durres, sic ndodh tek SHQUP-i, ku njerezit numerohen me gishta, dhe ajo di ke te zgjedhe dhe kujt t’ia bej qejfin, duke filluar me Dr. Spiunin E UDB-se dhe tek Lul Bythorja! Erdhi ne Durres per vetulla dhe nxorri syte, apo erdhi per lesh dhe iku e rruar.
Te na rroje bashke me Sali Vicidolin. Suksese ne te ardhmen.
Nga ky artikull doli vetem paaftesia e nje gazetari te paafte e te deshtuar!!!! Turp per gazeten!!! Intelekt i nje pjatalarsi. Artikulli nuk lexohej me mbas 2 rrjeshtave.ky duhet pushu nga puna per paaftesi gazetareske. Te merresh me ” hiret” e tjetrit kjo eshte injoraca madhe. Grida eshte grua intelektualle dhe shume inteligjente.
Mllefi dhe ligesia e shprehur kaq egersisht ndaj nje personi ,ndofta edhe me te meta, por me kualitete evidente sic eshte padyshim deshmuar publikisht Zonja Duma e nxjerr autorin keqas ne pozite subjektive per te mos thene edhe amorale .Cdo gje kur teperohet me keqdashje krijon bumerang .Autori eshte vetdiskridituar si viktime e vet vetes
Fakti qe fitimtari i zgjedhjeve ne Durres paska mbeshtetes te till si ky mendoj se ja cvefeteson shume atij lavdine dhe meritat .
O Artur o bythq. mos je shitur tek Partia SOCIALISTE, per nje grusht para qe na flet sikur ke ardhur nga nje planet tjeter. Po votat qe i vodhen duke mbushur kutit sa i deshi trapi me Vangjush betonin qe milionat i kishte groposur ne beton per tete vjet dhe i nxori javen e fundit per te blere votuesit e djathte dhe ku rezultati eshte fiktiv dhe mashtrim me te gjthe ata qe ke perreth teje si lypsar per nje grusht leke qe e shet me dinjitetin dhe moralin dhe na ben analize me brockulla.Here tjeter kur te kete zgjedhje dil e na shkruaj sipas interesave meskine qe per njerzit qe kane du pare mend as qe marin mundimin te lexojne brockullat e tuaja. Pac faqen e zeze.
TI O ARTIKULLSHKRUES JE VETEM NJE PLEHRE E FLLIQESIRE NGA ATA QE E KANE FUT KOKEN NE TOPET E PADRONEVE PER TE NUMURUAR TE HOLLAT DHE NUK DUAN DHE SJANE TE INTERESUAR TE SHOHINSE C’FARE NDODHE RRETH TYRE. FITUSI I DURRESIT ESHTE NJE HAJDUT I VOTAVE DHE JU DUHET TE NDIHMONI SHQIPTARET QE TE MUNDE TE HEDHIN NE KOSHIN E PLEHERAVE KETA POLITIKAN TA FELLIQUR. PO JU SIC DUKET NUK JENI GAZETAR JENI RROGETAR KALEMXHI SI TE DREGUARIT E SULLTANIT NJEHEREE NJE KOHE.
Artur servili,dhe jo Llanaj se Llanaj nuk kane Imoralitetin e tuaj te shkruaj kesisoj Pacavuresh prej Servili.Grita Duma ishte kandidatja e Persosur per ate durres te korruptuar te Bosit tuaj Dako,te atij mafiozi Betoni dhe te atij Bolsheviku me DNA te korruptuar e te shemtuar.Durrsakeve te vertet dhe shumces qe jetojn ne Durres ju vodhen votat nga Mafiozet e Dakos dhe te Ilir Tefterit te pamoralte,Grita eshte nje shqiptare inteligjete,shum e civilizuar dhe nje ekzekutive e persosur qe ai Durres ka aq shum nevoj.
Ne te vertete as nuk mendoja dhe as desheroja qe kjo akademikja qe huton Batonin dhe mrekullon Vasjarin te fitonte.
Por shkrimi qartasi duket se eshte shkruar me mllef dhe pa profesionalizem.
Pavaresisht nivelit “jo akademik” te votuesve te saj, ata jane votues, qenie te gjalla aspak me inferiore se LSI-stat e skraparit, vucidilostat, apo leberit trima. Dhe sa per ndershmeri keta votues jane shume here me lart se akademiket roze e mavi qe flasin shume bukur neper mitingje elektorale, dhe tallin prapanicen sapo mbarojne zgjedhjet. Qofte edhe per ata votues nuk kishe perse beje kete shkrim.
Nuk mund te ri pa permendur se agjentet e fushates se kampit kundershtar nuk kane ndonje ndryshim ne thelb ne menyren e pandershme dhe fallco te berjes se fushates.
Kam asistuar ne takime te kandidateve apo ambasadoreve te tyre dhe jam ndjere keq me fallcitetin dhe show-n duke injoruar “ndonje asistues te rastesishem”
Thjeshte, gjarperi qe mbajne leshuar trimat e Rilindjes me shoke, ka bere qe populli te votoje perseri nga ngjyrat e ndezura (jo ne mase), dhe te kaperdije si nje prind zemerthyer paudhesite e femijes se tij.
GRIDA NUK ISHTE NJERI ME QIRA, POR NJE SH…QINE QE NE DURRES NUK KISHTE AS SHTEPINE. AJO METONTE TE BEHEJ DURRSIANE, POR DURRESI IA KTHEU TAKAT NGA KISHTE MAJAT, SI NJE TALEBANE. THONE AKADEMIKE, POR VETEM AKADEMI NUK SOLLI, POR GENJESHTRAT E SALIUT QE E POLLI. E PESOI ASHTU SI E MERITOI, NE DURRES KOT QE SHKOI, ATJE HUMBI PIKE JO THJESHT NE POLITIKE, POR EDHE SI “AKADEMIKE”.
SHKURT, KJO GRIDA DUMW, PER DURRESIN NUK KISHTE… SUMW.
Te gjithe ju qe thoni se keni lexuar vetem tre rreshta…. dhe jeni lodhur. Ja futni kot. E keni lexuar dhe e keni kuptuar shume mire se çdo te thote autori. Nuk ju pelqen e verteta, e cila materializohet mjaft mite tek shprehja e fundit. “Kandidate me qera” . Po kjo eshte e verteta. Pse, nuk kishte demokrate te tjere te talentuar Durresi, apo mbeshtetes te tjere te ketij koalicioni, qe te mund te perfaqesonin denjesisht aspiraten, modelin apo nje oferte tjeter, per te mos e lene Z.Dako te behet si I pa zevendesueshem, por u desh qe ne minutat e fundit Znj.Duma, e cila u be qytetare e Durresit vetem dy muaj me pare, te shihej si e vetmja qe do te mund ta rrezonte modelin Dako.
Pra gabimi u be qysh ne fillim, tek perzgjedhja. Dhe durresaket, si qytetar qe jane, ja treguan, siç thote edhe autori, “karshillikun”. Nuk mbahet shtepia me miell hua, thote populli.
Une mendoj se dikush ka dashur qe te ndodh siç edhe ndodhi… ,
Mund te hidhemi e te perdridhemi, me sofizma e hamendesime per te peshkuar fajtore, por e kemi te kote. Pergjegjesine duhet ta gjejme tek vetja, brenda shtepise se nuk na e ka fajin kush.