A na ka mposhtur krimi?

28 Qershor 2015, 20:55Blog TEMA

Nga Bend Andoni

Veçmas retorikës, varrimit madhështor të ushtarakut të vrarë dhe disa akuzave që po i bëhen policisë, vallë, vërtetë na ka mposhtur krimi?! Kjo pyetje, që vjen pak ditë pas ngjarjeve të Lazaratit-2 është një “e panjohur” e cila mbetet e pashpjegueshme për publikun. Cilët janë vrasësit e Santos? Kush e vrau Lamajn? Pse nuk gjenden ende sot vrasësit e gjyqtarit Konomi? Pse banda e “Lazaratit” iku për herë të dytë? Kush e vrau komisarin Lamaj? etj., etj.,

Në media, për rastin e fundit, është shkruar se fshati ishte rrethuar nga 400 forca speciale,  por sërish të ashtuquajturit “Djemtë e Lazaratit” ia dolën të ikin pa u lagur. Vërtetë janë dorëzuar disa dhe janë kapur të tjerë, por Lazarati mbetet njësoj, dhe jemi të ndërgjegjshëm se nuk do kalojë kohë dhe një bëmë tjetër do të burojë nga ky vend.

Zhvendosemi në kohë dhe afrohemi në Tiranë, kur bankieri u vra para zyrës së tij. Akoma sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës real për vrasjen e tij. Të mendosh se viktima, u vra mu në mes të Bllokut, fare pranë Komisioneve parlamentare dhe i ndjekur hapur mu para Kryeministrisë! Nëse do të  vazhdonim me një listë, atëherë sukseset që nuk mund të mohohen të policisë, nuk mund t’i japin gjithsesi përgjigje të saktë pyetjes: A mund të thuhet se jemi të qetë para krimit?

Në një kohë që e gjithë Evropa, Azia dhe Afrika po zien nga një valë kërcënimesh dhe akte terrori që vinë nga ISIS-i, pati përpjekje ta përziejnë dhe me situatën në Lazarat, pyetja mbetet sërish pa përgjigje para vetes: A jemi të imunizuar para krimit dhe a ka fituar policia mbi të? E vështirë të thuhet, kurse për ditë e më shumë po dalin elementë që tregojnë se policia në të dy rastet e Lazaratit nuk ka qenë në lartësinë që e ka përmendur propaganda pozitive.

Për fat të keq, krimi në vitet e fundit është sofistikuar shumë më tepër sesa zhvillimi i policisë. Ky është edhe shqetësimi më i madh sot. A mundet policia të zhvillohet dhe të përmirësojë atributet e saj, apo krimi do të vazhdojë të sfidojë hapur me cinizmin e vet? Për një gjë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm, policia nuk e përballon dot e vetme luftën me krimin. Krah saj duhet të jenë dhe shumë dikastere, por edhe strukturat të tëra sociale, që sot mungojnë. Mungon  analiza e thellë psikologjike e rasteve që identifikohen, ka dështuar mbajtja nën kontroll e personave me të kaluar të keqe, apo edukimi në shkolla.

Të gjitha bashkë, do t’ia lehtësonin disi punën policisë, që të mos ishte e vetme dhe e papërgatitur si në rastin e “Lazaratit-2” . Një punë më e mirë e shumë hallkave do të ekuilibronte sot supremacinë e madhe, që ka krimi me armët moderne, paratë, dhe lirshmëritë për të vepruar keq. Por sërish a na ka mposhtur krimi? Nuk duam ta  besojmë, dhe policia po përballet përditë, por e keqja po na sfidon me cinizmin e vet përditë…

Javanews.al

5 komente në “A na ka mposhtur krimi?”

  1. Pelasgian says:

    “Po a na ka mposhtur krimi?????”

    UPUPUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU ……… KAM IK 6 VJEC NGA SHQIPERIA DHE MA KA MESUAR SHQIPEN MAMAJA IME (edukatore kopeshti) DHE SHQIPJA IME AS NUK KRAHASOHET ME “shqipen” E ANA-istit ANDONI!!!!!

    Hiqe “PO”-ne o te shplaft panuklla se lat koqen e namit , s’ka sesi mos te jet RRUMPALL-LAND ai vend!!!!!

  2. lexuesi says:

    Dy janë mundësitë, o policia është e pa aftë ti zbulojë krimet ose nuk do ti zbulojë ato.

    1. enver says:

      Ka zgjidhje po nuk do qeveria.Per dy dite e ve rregullin une.Diten e pare do ti prisja veshet Saliut.Te dyten keta trimat e vegjel(minjte)do futeshin ne vrimat e tyre.Do te jene dhe me te lumtur se sa jane.Krimi ne Shqiperi ka mbeshtetjen e politikes.

  3. Ato maja rripa-rripa,.. says:

    Amerika ka 50 vjet qe nuk zbulon dot kush e vrau presidentin Kenedi, ju po i kerkoni Shqiperise qiqra ne hell. Behuni realisteqe te thoni ndonje gje me mend.

  4. Tironsi says:

    Deri kur4 polici te kete frike te qelloje mbi kriminelin, mos prit qe shoqeria te fitoje mbi krimin.
    Ju kujtohet bsoj, kur ne krye te policise u emerua Artan Didi. Menjehere politika, sidomos PD-ja i nxori atij nje te fshehte nga detyra profesionale. Dikur para 15 vjetesh ne nje aksion, bashke me kriminelin ka vrare edhe pengun.
    A nxiren sekretet e aksioneve te policise? jO. Vetem ne Shqiperi polici ka frike te qelloje mbi kriminelet, vetem e vetem se ai eshte i pambrojtur, vetem e vetem se ai rrezikon familjen e tij, perballe nxjerrjes te sekretit qe behet nga politika.
    Atehere polici, edhe kur e ka fare prane kriminelin, i thote atij:-Ik, ore ik, ik! Dhe pastaj bertet: -Uu, na iku!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje