Për “jo”-në me buzëqeshje dhe bumerangun e saj!

26 Qershor 2015, 21:36Blog TEMA

Nga Astrit Gashi

Gjithçka përfundoi kur me një buzëqeshje të lehtë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lexoi “Jo-në” e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ndryshimin e ligjeve që mundësonin themelimin e Dhomave të Posaçme për Krimet e Luftës në Kosovë.
Pasoi një gong dhe një thirrje “Seanca mbyllet” që shënoi edhe fundin e një dite të gjatë parlamentare, përplot fjalime e replika të ashpra, përplot personalizime e familjarizime me shumë e shumë patetizëm e folklorizëm.
Nuhatej, por ishte plotësisht befasues për shumëkënd, votimi kundër Themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës këtë të premte.
Qeveria e tanishme dhe një shumicë e kualifikuar në Kuvendin e Kosovës që e krijoi atë, kishte argumentin kryesor të bërjes së saj pikërisht mundësinë e mëpas edhe fuqinë e votës për të formuar këtë gjykatë-prandaj vendimi nuk ka se si të mos jetë befasues deri në momentin e fundit.
Kosova por edhe shumë politikanë të saj, përfshirë këtu edhe ndonjë parlamentar të mundshëm, janë mbajtur nën ethe që më shumë se 1 vit nga vendimi i Kuvendit për themelimin e kësaj Gjykate. Natyrisht që këto ethe ndaj atyre që shihen si kryes të mundshëm të krimeve dhe të akuzuar potencialë, nuk marrin fund këtu.
Hetimi i prokurorit amerikan Clint Williamson bazuar në Raportin e Dick Martyt të aprovuar nga KE, rezultatet e të cilit u paraqitën vjeshtën e shkuar, dosido do të përfundojë me një proces gjyqësor, dhe atë një që nuk udhëhiqet nga kosovarët, që ky do bëhet me një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo të ndonjë mekanizmi tjetër.
Pra gjumë të rehatshëm e mungesë ethesh zor që do të ketë për cilindo që mund të jetë pjesë e raportit të Williamson kur ai të shëndërrohet në aktakuzë.
Pyetja qendrore është pra: përse Kuvendi sot nuk votoi themelimin e Gjykatës Speciale dhe përgjigja në të nuk është jo vetëm aspak e lehtë, por as edhe fare e sigurtë!
Argumentet se një pjesë e deputetëve nuk donin ta ngrisnin dorën për të themeluar një gjykatë që mund ti burgosë ata- janë të sfidueshme sepse një pjesë e njerëzve aty, përfshirë edhe ata në mesin e PDK, nuk ka gjasa dhe as nuk janë dëgjuar në kuloare të jenë përmendur si të akuzuar potencialë në këtë Gjykatë.
Më tëpër se kaq, arsyeja më e fortë personale (pra nuk po i trajtojmë në këtë shkrim arsyet e përgjithshme dhe idealiste të mundshme) pse shtyu sot deputetët të votojnë kundër themelimit nga Kuvendi të Gjykatës Speciala, është se ata me mendjen dhe veprimin e tyre nuk deshën t’i japin përfitime e kredibilitet politik të themelimit të kësaj gjykate dikujt apo disave që udhëheqin në Kosovë.
Këtu dhe në këtë pikë me gjasë duket të ketë qenë edhe pika që bashkoi- ndaras por me votën kundër edhe opozitën dhe një pjesë të madhe të deputetëve të PDK-së, pa votën e të cilëve epilogu i sotëm nuk do të ishte i mundshëm.
Në opinion, përfshirë këtu edhe deputet nga të gjitha partitë, tok me tylifarë emra të akuzuarish potencialë, kanë qarkulluar edhe fjalë e emra konkretë se cilët mund ta kenë negociuar “lirinë” nga kjo gjykatë. Një gjë kjo krejtësisht e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për cilindo që mund të besojë verbërisht se gjyqësia nuk mund të ndikohet kaq lehtas nga politika vendore- edhe atë pa ardhur momenti deri aty.
Në tërë këtë mesele këtij “konspiracioni” të disave nga të gjitha palët, u vinte në ndihmë edhe historia. Kryesisht këto histori personale, premtimesh e mosmbajtje të tyre, histori akuzash e aktakuzash- që sërish në një botë normale do të ishin vetëmse rrëfime nga mesjeta.
Por ato dhanë efektin e tyre sot. Deputetët e Kosovës, që votuan kundër- bënë ballë që të gjykohen edhe nga një institucion i Këshillit të Sigurimit, vetëm e vëtëm që të sigurohen në mendjen e tyre që askush nuk do të jetë mbi kali pas këtij vendimi! Nëse kjo “Jo” e sotme e bërë nga opozita dhe deputetë të “radhës së dytë” të PDK-së do ta ketë bumerangun. Për kënd e si- mbetet të shihet në orët, ditët dhe javët në vijim!

11 komente në “Për “jo”-në me buzëqeshje dhe bumerangun e saj!”

  1. grameno says:

    Po gjygji hages eshte i formuar pikerisht per kto luftera ne ish jugosllavi,ku edhe kosova ishte pjese e saje,dhe shkun ish luftetaret dhe deshmuan se lufta e UQKes eshte lufte e drejte e paster,dhe aspak ska qka akuzohet UQKja,e pse tash te formohet nje gjykate speciale,vetum per UQKne,se gjoja na paska bere krime kunder serbeve,duhet qe per nder te serbis te heqim dore edhe nga sovraniteti,vetum e vetum ti deshmojme serbis se nuk kemi kryer krime,serbis me ju la krejt populli ne vardare edhe mu mbyt aty ata nuk ngihen me te keqen ndaj shqipetareve,qeshte kjo drejtesi selektive,po qberi UNMIku 8 vite,ai pati te gjitha kompetencat per ta bere ket pune,,pastaj erdhi EULEXi dhe ai i ka pas te gjitha mundesit,qberi EULEXi e beri kosoven katrahur,tash po na dashka edhe nje gjykate speciale per shqipetar,duke i shkelur parimet e sovranitetit,jo zoteri astrit i mjeri ti qe te jepet mundesia te dezinformosh se gjoja po na din diq,ti dhe lloji juaj i pseudogazetareve,pseudoanalisteve,pseudo pseduo ja keni ka nanen kosoves,ysht derri me bindje jugosllave,SERBIA KA BERE KRIME. mbi 12000 vete jane te vrare,mbi 20,000 femra shqipetare jan te dhunuara prej kti shteti,ndoshta dhe motra juaj ka qen viktim,shteti serb ka deportuar mbi 1 milion shqipetar prej kosove,ka djegur ka kallur kosoven shkrum e hi e ka bere,pse nuk kerkohet prej serbis nje gje e tille,mjere populli kush ka mbet me shkru kinse po di diq me shkru

  2. Toni says:

    Bravo Parlamenti i Kosoves qe nuk e krijojn kete organizate te shtyre nga Europianet. A ka nje gjykate te tille ne Serbi dhe a ka denuar kjo gjykate kriminelet e luftes ne Ballkan dhe Kosove? Nukm e besoj. Kosova viktime nuk mund te akuzohet si kriminele. Kosovaret mbrojten vatrat e tyre nga vrasesist serbe. Edhe nese i vrane serbet ne kete lufte mire ja u bene sepse ishin agresoret dhe vrane e perdhunuan burra, pleq, gra, femije e njerez te pa armatosur. Thjesht fakti i te menduarit qe viktima duhet vene ne gjykate eshte dritherues ta mendosh. Ato mendje perverse te Zvicres apo ndonje vend tjeter qe i perkrah keto perversione eshte nje krim tjeter ndaj popullit te Kosoves. Me shume se frike e politikaneve kosovare per tu denuar kjo eshte nje menyre per ti vene ne frike politikanet kosovare qe kane marre pjese ne lufte dhe per ti vene nen kontroll. Kjo eshte nje menyre per te kontrolluar Kosoven dhe politikanet e saj qe po behen dita dites te pavarur nga strukturat nderkombetare. Kujdes kosovare! Bota, dmthb ata qe kane interesa ne Kosove po perpiqet te kontrolloje Kosoven. Prandaj mos beni komente gazetareske prej idiotesh por perdorni trurin te kuptoni aresyet pas kesaj gjykate te shemtuar.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Si mund te themelosh nje branch te pamvarur si ajo e Gjykates Supreme..?!?! Kjo eshte poshteruse.. Kjo hedh ne plera Kushtetuten e nje vendi.. Duan te gjykojn ish luftetare te UCK.. Merri ne Hage plako dhe gjykoi.. Ne c’vend te botes do shkosh dhe do hedhesh nje propozim te tille do te shohin sikur Ti ke lujt mendsh.. Dhe vjen kercenimi qe e ben me te rende e provokues situaten.. Do fusim rezoluten e Rusise.. Bujrum plako, jam ne shpine teme.. Kam Kushtetuten time.. Nje vend qe I cenohet kushtetuta, I cenohet identiteti I saj.. Not no, but “hell no”..

  4. Une nuk marr ndonje sinjal scarimi e te vecant nga ky shkrim i gazetarit Astrit Gashi , vec atij fakti , qe ketu deshmon pa-aftesine e ketij gazetari per te bere nje shkrim qe t’i sherbente cartesimit te mendjes se cdo parlamentari aty dhe cdo lexuesi ne Tema , se nga eshte me-me interese per Kosoven ! Ne vend qe te punohet e luftohet per te ndertuar per popullin e Kosoves dhe per Kosoven nje shtet sovran , me institucione te veta te zgjedhura po prej tij si ne gjithe Europen , shkohet me mendesi te tilla te diktuara nga ata qe as njehere nuk na e kane dasht te miren per ne . Miratimi i Gjykates Speciale nga Kuvendi i Kosoves ne menyren e vet do te ishte defakto miratim i akuzave te armiqve per krime nga UCK . Ne se ka patur te tilla krime per te cilat flasin ata , atehere le ta bejne gjykatat aktuale qe japin gjykime per cdo shkelje ligji ne Kosove . Gjykata Speciale ne se do krijohej me mire duhet quajtur Gjykate e specit se sa drejtsi per shtetin .

  5. Mali says:

    Tribunali i Hages, merret me krimet e luftes…, e vertete! Por pas lufta ka qen krim ma i madh, vrasjet, rremmbimet, kidnapimet, vrasjet politike, perndjekja e minoritetit serb e rom(kryesisht pleq, gra, thmi), uzurpime, haraq…, etj. Te gjitha keto kan qen nga te “fortet” “komandanta”…, a nuk e meriton Sali Breisha, Ilir Meta…,etj, gjygjin?! Lirin e deshtem e fituam ate, por jo edhe per tija mohuar tjetrit!!!

  6. grameno says:

    Mali ke shkruar diq?!!!!!!,asgje qe do argumentotne se pse duhet te krijohet nje gjkyate e tille,ku suprimohet nje instutucion e nje shteti te pavarur,siq eshte sistemi drejtesis,me ket krijim te kesaj monstre gjykate i mirren te gjitha kompetencat shtetit te kosoves,gjygjetaret e gjygjit suprem,gjykates kushtetuese qe propozon presdietnja nuk ka te drejte ti propzoje,kjo e drejte i rezervohet dikuj qe do vi ne gjykate speciale e ne asfare se dim se kush do jet,gjykata kushtetuese e humb vendimarrjen kjo vendimarrje i percillet ksaj gjykate,parlameti i kosoves edhe po te doje te reforomje sistemin e drejtesis,nuk ka me kompetence te bej nje gje te tille,pra edhe sovranit i mirret e drejta te bej ate qe duhet bere ne nje shtet normal.me ket gjykate jo pse denohen ish ushtaret e UQKes por me nje te rame po behen tri te vrame.Askush nuk i ka larguar serbet me dhune nga kosova,kjo eshte nje propagande mbi 100 vjeqare e vjeter serbe,e din ti se kush ka ikur nga kosova.ata qe lan duart ne gjak tek shqipetaret,edhe ata kan ikur se bashku me makinerin luftarake tre serbis,i plaqkiten shtepit shqipetare dhe morren gjith qka munden ,morren me vete dhe gjynahet e humben andej nga kan ardhur.ata ishin te gjithe kolone te ardhur gjate pastrimeve etnike qe ka bere serbia,dhe normal qe te besh zullum si i ardhur dhe nje dite ke per te ikur ashtu siq ka ardhur.Dhe nje argument qe jo bota civilizuar siq po thone po as perendia nuk mund ta mohoje,shqipetaret ben lufte qlirimtare,lufte te drejte,serbia deri me sot ska gjet edhe nje emer te femijeve serb,apo plake apo plake qe UQKja ka pushkatuar,pra shqipetari kurr ska pas tradit te merret me te pambrojturit,por qenka gabim se ka qen dasht krejt serbet ti djegim ti masakrojme dhe ti zhdukim,dhe sot po te foromohej kjo gjykate sdo ishim kunder pse.dhe leri kta gazetar te shkollave te mykur te podrumeve te viteve 90ta,kta krejt diplomat i kan marr me te njofshum,ky astrit gashi 5 copa dele mi marr me i rujatur ne mbremje ti kthen vetum 2 sdin as ate pune ta kryej me nder,Edin ti se asnje shteti ne bote deri me sot historikish nuk i eshte kerkuar te heq dore nga sovraniteti siq po i kerkohet kosoves,ne jemi falanderues shteteve qe na ndihmuan,por nese ata na kan ndihumar per te bere me ne eksperimente si ping pong me shtetin tone,ateher ky falenderim eshte i kote.ose jemi miq per drejtesi ose ska sot pote ndihmoje e nsera po te shtyp edhe me zi seq ishim,kjo nuk ndodh me drejtesin nderkombetare,dhe neta harrojne a ? Nuk jemi popull i vitit 1900,por sot jemi mbi 8 mil,po nuk do ken shqipetaret perspektiv si qdo popull ne ballkan ,ka per ta harruar europa stabilitetin bashkimin dhe gjithe ato vlera qe po proklamon.

  7. era says:

    SAKTE Toni. Cdo gje behet per te mbajtur te intimiduar dhe nen kontroll drejtuesit dhe ne fakt KOSOVEN dhe popullin e saj.
    Jane hijenat nderkombetare qe historikisht e kane shqyer dhe copetuar kombin shqiptar, per interesat e tyre.
    Dhe tani qe bijte e saj pak nga pak po ndergjegjesohet per te drejtat e tyre, dalin klyshet Europiane dhe kerkojne akoma te bejne ligjin ne shtepi te botes. Ku jane gkykatat speciale ne Serbi, Kroaci, Bosnje?

    Ku eshte pare e degjuar te denohet viktima, perveçse ne fabulat e La Fontenit qe qengji fajesohet se turbullon ujin e burimit ku ujku qe qendron siper tij??!!

    Eshte mekat i madh nese nuk ndodh qe i GJITHE POPULLI I KOSOVES TE JETE BASHKE.

    1. Jeronim de Rada says:

      era !
      Sh.B.A. dhe Evropa nuk i kerkuan Serbise, Bosnjes dhe Kroacise themelimin e Gjykates Speciale sepse ato shtete bene disa hapa per t’i denuar kriminelet e vet. Sigurisht qe Serbia, Bosnja dhe kroacia nuk i denuan te gjithe ata qe duhej te denoheshin. Gjithashtu ata nuk u denuan me kohezgjatje qe do e meritonin per krimet e kryera, por ama ata ne nje fare menyre i treguan botes qe po punojne ne ate drejtim. Krejt e kunderta qendron me Kosoven. Per 16 vjet Kosova nuk e denoi asnje kriminel te vetin. Per 16 vjet qeveritaret kosovare fare nuk perfillen kerkesat e perendimoreve per denimin e krimineleve. Dhe si pasoje e kesaj tani me ngulm po kerkohet themelimi i Gjykates Speciale. Sigurisht qe themelimi i kesaj Gjykata do te jete me pak i dhimbshem per Kosoven nese themelohet nga Kuvendi i Kosoves se sa nese ajo themelohet nga OKB. Amerikanet hapur po deklarojne se nuk do te bllokojne perpjekjet e Rusise per te krijuar Gjykaten Speciale ne OKB.http://www.gazetaexpress.com/lajme/shba-nuk-do-ta-pengojme-rusine-qe-te-themeloje-specialen-ne-okb-111671/
      era, perendmi ndoshta vertete e copetoi kombin shqiptar, por mos harro qe ishte angazhimi i perendimit dhe bombardimi 78 ditor qe Kosoven e beri shtet.

  8. Topi says:

    O De Rada ti po thua qe Kosova nuk beri asgje per ti denuar “kriminelet” e luftes, po a ishin ne Gjykaten e Hages gati te gjith komandantet e UCKs ? Tani po thua Kosova fajtore qe Haga nuk mundi ti denoj , haga nuk denon pa fakte si Salusto me klysht qe i la pas, po a i ke ne burg komandantet Selimi dhe Lushtaku me akuza bile qesharake veq me ja maru qefin serbis e rusis .E qka me ba ma Kosova e shkret a te kthejm pavarsisin mrapa? se po thojn tjeret.”Zot ruaje Shqiperin prej Shqiptarit”.

    1. Jeronim de Rada says:

      Selimi dhe Lushtaku me shoke u denuan muajin e kaluar. Sikur te denoheshin keta vite me pare do te kishim te drejte te kundershtonim. Tani eshte teper vone. Akuzat ndaj Selimit dhe Lushtakut nuk jane qesharake. Ata jane kriminele qe dhunuan, maltretuan dhe vrane civile. Komandantet e UCK ne Hage u liruan, por u burgosen ushtaret e tyre. Komandant “Celiku” , per ta shpetuar b….n e vet, ne Hage deklaroi se UCK-ja nuk kishte hierarki ushtarake dhe se ajo ishte nje ushtri e paorganizuar. Kete e beri per ta mbrojtur vehten, sepse ai ishte komandant i asaj zone ku kishin ndodhur krimet. Per kete aresye komandant fatmir Limaj shpetoi, por nuk shpetoi ushtari i tij, z. Haradin Balaj i cili u denua me 13 vite burg per krimet qe kishte bere.
      Topi, nese sulmohen disa kriminele qe kane qene komandante nuk do te thot qe sulmohet UCK. UCK duhet te lirohet nga keta kriminele sepse jane ata qe po e njollosin luften tone te drejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje