Sulmi i Europës ndaj demokracisë greke

29 Qershor 2015, 17:54Blog TEMA

Nga Joseph E. Stiglitz

Kulmi i armiqësisë dhe grindjeve brenda Europës mund t’i duken të huajve si rezultati i pashmangshëm i lojës që u luajt mes Greqisë dhe kreditorëve të saj. Por në fakt, udhëheqësit e Europës po zbulojnë më në fund natyrën e vërtetë të mosmarrëveshjeve mbi borxhet dhe përgjigjja nuk ëstë e këndshme: është mbi pushtetin dhe demokracinë më shumë se sa për paratë dhe ekonomiksin.

Natyrisht, ekonomiksi par programit që “trojka” (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) ia ngeci Greqisë pesë vjet më parë ka qenë për faqe të zezë, duke sjellë rënie me 25 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë herë ndonjë depresion të tillë kaq të qëllimtë dhe me pasoja kaq katastrofike: norma e papunësisë së të rinjve të Greqisë, për shembull, tashmë është më shumë se 60 për qind.

Është alarmues fakti që trojka ka refuzuar deri tani të pranojë çfarëdoloj përgjegjësie mbi këtë ose të pranojë se sa keq ishin modelet e parashikimeve të veta. Por ajo që është edhe më habitëse është që udhëheqësit e Europës nuk kanë mësuar asgjë. Troka sërish po i kërkon Greqisë që të realizojë një surplus primar buxhetor (me përjashtim të pagesave të interesave të borxhit) prej 3.5 për qind të PBB-së duke filluar nga viti 2018.

Ekonomistët nga e gjithë bota kanë dënuar këtë objektiv si ndëshkues, për shkak se një masë e tillë do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rënie të mëtejshme ekonomike. Për më tepër, edhe nëse borxhi i Greqisë ristrukturohet përtej çdo imagjinate, ky vend do të vijojë të jetë në depresion nëse votuesit atje pranojnë objektivin e vënë nga trojka në referendumin që do të zhvillohet këtë javë.

Në kuptimin e transformimit të një deficiti të madh primar në një suficit primar, shumë pak vende kanë realizuar ndonjë gjë të ngjashme me atë që Greqia ka arritur përgjatë pesë viteve të fundit. Dhe, megjithëse kostoja në termat e vuajtjeve njerëzore ka qenë jashtëzakonisht e lartë, propozimi i fundit i qeverisë së Greqisë premtonte plotësimin e një pjese të konsiderueshme të kërkesave të kreditorëve.

Ne duhet të jemi të qartë: pothuajse asgjë nga sasia e stërmadhe e parave që i është dhënë hua Greqisë nuk ka shkuar realisht atje. Ajo ka shkuar për të paguar kreditorët e sektorit privat – përfshirë bankat gjermane dhe franceze. Greqia ka marrë vetëm një qindarkë por ka paguar një çmim tepër të lartë për të ruajtur gjendjen financiare të sistemeve bankare të këtyre vendeve. FMN dhe kreditorët e tjerë “zyrtarë” nuk kanë nevojë për paratë që po u kërkohen. Nën një skenar të “biznesit si zakonisht”, paratë e marra do të dalin pothuajse tërësisht nga Greqia menjëherë.

Por sërish çështja nuk ka të bëjë me paratë. Ka të bëjë me “afatet kohore” për ta detyruar Greqinë të gjunjëzohet dhe të pranojë të papranueshmen – jo vetëm masat e kursimeve, por edhe politika të tjera regresive dhe ndëshkuese.

Por pse Europa e dëshiron këtë? Pse udhëheqësit e Bashkimit Europian po rezistojnë ndaj referendumit dhe po refuzojnë madje dhe të shtyjnë për pak ditë afatin e 30 qershorit për pagesën e rradhës së Greqisë te FMN? A nuk është Europa një institucion i ndërtuar për demokracinë?

Në janar, qytetarët e Greqisë votuan për një qeveri që premtoi fund të masave të kursimit. Nëse qeveria thjeshtë po plotësonte premtimet e veta elektorale, ajo sakaq do të kishte hedhur poshtë propozimin. Por ajo dëshi t’i jepte grekëve një shans për të dhënë opinionin e tyre mbi këtë çështje, kaq kritike për të ardhmen dhe mirëqënien e vendit të tyre.

Ky shqetësim për legjitimitet popullor është i papranueshëm për politikën e eurozonës, e cila nuk ka qenë kurrë një projekt demokratik. Shumica e qeverive anëtare nuk kërkuan miratimin e popullit kur vendosën të dorëzojnë sovranitetin e tyre monetar te BQE. Kur Suedia veproi në këtë mënyrë, suedezët thanë jo. Ata e kuptuan se papunësia mund të rritej në rast se politika monetare e një vendi përcaktohej nga një bankë qëndrore që qe fiksuar vetëm të ruajtja e inflacionit (dhe që do të kishte gjithashtu vëmendje të paktë ndaj stabilitetit financiar). Ekonomia do të vuante për shkak se modeli ekonomik pas krijimit të Eurozonës qe krijuar në marrëdhëniet e pushtetit që disavantazhonin punëtorët.

Dhe, natyrisht, ajo që po shohim tani, 16 vjet pasi eurozona i institucionalizoi këto marrëdhënie, ajo është antiteza e demokracisë: Shumë udhëheqës europianë dëshirojnë të shohin rënien e qeverisë së majtë të kryeministrit Alexis Tsipras. Në fund të fundit, është jashtëzakonist e paleverdishme të kesh në Greqi një qeveri që është kaq shumë kundër atyre politikave që kanë bërë kaq shumë për të rritur pabarazinë në kaq shumë vende të përparuara dhe që është kaq e angazhuar për të shkurtuar fuqinë e shpenguar të pasurisë. Ata duket se besojnë se mund të rrëzojnë qeverinë e Greqisë duke e sfiduar atë të pranojë një marrëveshje që bie ndesh me mandatin e kësaj qeverie.

Është e vështirë të këshillosh grekët se si duhet të votojnë më 5 korrik. Asnjë nga alternativat – as miratimi dhe as refuzimi i kushteve të trojkës – nuk do të jetë e lehtë dhe që të dyja mbartin rreziqe të stërmëdha. Një votë Po! mënkupton depresion pothuajse pa mbarim. Ndoshta një vend i zbrazur – një vend që ka shitur të gjitha asetet e veta, të rinjtë më të mençur të të cilit kanë emigruar – mund të sjellë në fund falje të borxheve; ndoshta, pasi Greqia të bjerë në nivelin e një vendi me të ardhura të mesme, ajo mund të jetë më në fund në gjendje të përfitojë nga programet e ndihmës së Bankës Botërore. E gjitha kjo mund të ndodhë në dekadën e ardhëshme ose ndoshta në dekadën pas saj.

Nga ana tjetër, një votë jo mund të hapë së paku mundësinë që Greqia, me traditën e vet të fuqishme demokratike, të marrë fatin në duart e veta. Grekët mund të përfitojnë mundësinë për të formuar një të ardhme që, ndoshta jo aq me mirëqënie sa e shkuara, por që është shumë më shpresëdhënëse se sa tortura e paarsyeshme e së tashmes.

Unë e di se si do të votoja.

Project Syndicate-BIRN

15 komente në “Sulmi i Europës ndaj demokracisë greke”

  1. Bregu says:

    Çfar shkruan ky autor i paguar nga Rusia “Sulmi i Europes kunder demokracise gre”?!?!?!?!? Ne Greqi vetem demokraci nuk ka. A mos do te thote ky autor se demokracia = pabesine greke?

    1. Adriatik says:

      Ftoj turkoshqiptaret qe i kendojne poezi xhihadi rexhepit te perdorin GOOGLE qe e shpiken kaurret e poshter.

      Te perdorin pra google per te mesuar kush eshte Stiglitz, Krugman e kompani.

      1. jokaurr says:

        o tiku, googlen nuke kane shpikur kaurret, maksimumi kane shpikur ndonje xaxiq ( nese e di vertet etimologjine e fjales kaurr)

      2. Rubaix says:

        Plera cifute komuniste jane.

  2. komunalja says:

    E qarte se Stiglitz do votonte JO! Edhe une ate u rekomandoj jevgjiteve! E shikoni sa shume e dua jevgjitistanin!

  3. tfgs says:

    DIMOKRATIA nuk dhunohet,nuk percmohet,nuk vleresohet me vlere monedhe,ajo mbetet fjale e lire e popullit qe e krijoi.
    Per korraket e Zikes eshte e veshtire nje koceptim i DIOKRATIAS,per arsye te ADN -se turkoshake………..

    1. sit.. back....and relaks → says:

      Po lali, po demokracia nuk do te thote te jetosh si bos duke mashtruar e vjedhur partneret e pasi te kesh ngelur troke e te te kene dale lakrat ne shesh t’ju thuash aman na jepni borxh, e pasi tju kene dhene borxh, tju thoni na e falni borxhin se skemi para tjua kthejme, dhe e njejti film qe perseritet ku greket ne fillim mashtrojne me bilancet, pastaj shtrijne doren per lemoshe pastaj te nxjerrin astaret e xhepit e te thone skemi tjua kthejme, po thone na jepni prape qe tju kthejme nje pjese te borxhit te pare duke perdorur paret nga borxhi i dyte e vari trapin muhabetit. qiprasi nuk ka bythe te marri mbi shpatulla vendimin per te nxjerre greqine nga euro dhe nga be-ja, vendim qe eshte i pashmangshem qe kur qiprasi fitoi zgjedhjet. fitorja e tij automatikisht donte te thoshte mospagim borxhesh si rrjedhim dalje nga euro. greket per kete e votuan dhe nuk ka nevoje te bejne referendum per nje gje qe jane shprehur mese qarte para disa muajsh. qiprasi duhet te jete aq burre sa ta marri vete mbi shpine kete vendim e jo tua lere ne dere me referendum qytetareve. qytetaret i dhane voten dhe vota e tyre foli qarte nje here. qiprasi nuk ka nevoje te fshihet pas fustanit te mamase. duhet te dilte e tju thoshte grekeve, te dashur qytetare, ju votuat mua dhe programin tim i cili na con ne dalje nga euro, si rrjedhim une po firmos daljen nga euro ne mbeshtetje edhe te vullnetit tuaj te shprehur me voten qe me beri mua kryeminister dhe pike. qiprasi e tregoi veten nje cun qurravec, mburravec mamaje qe nuk ka bythe te drejtoje e nuk e meriton te drejtoje nje shtet. sa per ate se si eshte me mire te qendroje a te dali nga euro, greket u shprehen qarte kur votuan qiprasin, duan te dalin nga euro dhe shpresojne tju zerohen borxhet. ju dalte per mbare e ishalla ju shoh te shtetezuar e me kooperativat e stalinit.

      1. tfgs says:

        shpejt tek psixologu,je i vonuar…..perben rrezik per ata qe te rrethojne se per ne qe jemi larg ,st’arxidia mas…………….

        1. sit.. back....and relaks → says:

          hajde lali, mbaje veten, se ka dhe me keq. kuptohet nuk eshte faji juaji qe po kaloni ket depresion. dikush ju ka marre me sysh me rafte pika, se ju jeni te ndercem, punetore, kokeulur. eee cti bec, kur te vjen hapi dyer e dritare. meqe kete jave bankomatet jane mbyllur po do ndonje lefta per te hedhur javen hape gojen.

      2. anonim says:

        ka nje nonsens te madh ne kete histori. e para leket iu dhane greqise qe te shlyente borxhin. asnje nuk tha qe keto leke u dhane per te zhvilluar greqine (ajo ishte e zhvilluar thjesht u lehtesua nga borxhi). borxhi grek u transferua ne borxh ndaj be. ky ishte qellimi dhe nuk ka kuptim te thuhet ndryshe.

        qiprasi kishte 6 muaj kohe per te bere referendum. ai zgjodhi te luaje poker. nuk ka kuptim te flasesh edhe per poker edhe per vlera demokracie.

        1. plaku says:

          anonim,
          Me vjen keq por, 90% e lekeve qe ju dhane Greqise u perdoren per te rifinancuar bankat gjermane dhe franceze qe kishin blere borxhin grek dhe vetem 10% ju dhane Greqise. Ne kete menyre borxhi grek u transformua nga borxh privat (bankave private gjermane dhe franceze ) ne nje borxh shteteror qe duhet ta paguajne taksapaguesit e 19 vendeve te Eurozones.
          Gjerat nuk jane kaq te thjeshta sic mendon ti more bir. Ketu behet nje lufte per jete a vdekje midis industrise financjare (fashizmit te bardhe )dhe popujve te Eurozones, pra midis demokracise dhe kapitalit qe ka marre superxhiro dhe po vepron si nje Elefant ne nje dyqan me porcelane.

          Pershendetje

  4. po ne te marumit pse duhet me u integru ne BE

    1. sit.. back....and relaks → says:

      se jena cuna pa pretendime, hame buke e gjize nuk bezajme.

  5. Zigur Qarri says:

    Joseph E.Stiglitz thote:(Greqia)…një vend që ka shitur të gjitha asetet e veta,të rinjtë më të mënçur të të cilit kanë emigruar….
    Po mutofagos qe i qendron besnik kolibes ne Gërrqistan,nuk na qenka qeni mençur?!Te lehesh per Kishen greke edhe kur nuk je besimtare,nuk na
    qenka mençuri?!Te mos paguash koliben dhe te fitosh kocken vetem per disa te lehura,nuk na qenka mençuri?!Megjith krizen e kockave kohet e fundit,mutofagos vazhdon akoma te lehë duke i qendruar besnik kolibes se tij.Sepse si i thone llafit,nuk rri qeni pa henger mut.

  6. AC/DC says:

    Cdo ge e shkruar ne kete artikull eshte mese e vertete. Eshte shume e llogikshme qe turko-shqiptarve te mos i peleqeje ajo qe thote autori. Ata ane mesuar ta kthejne by…. jo vetem nga allahu por dhe nga ata qe kane kerkuar t’ja mbeshtjellin ose ti hypin ne kurriz,dh terbohen nga xhelozia kur shohin qe ka popuj qe dine ti thone jo nenshtrimit dhe te luftojne per dinjitet dhe me dinjitet.flasin ata qe shesin voten per nje traste miell,ate qe zene vendin e dyte(mbas Sirise)per kerkesa azili,ata qe kane bere 1001 gjera nga me te paimagjinushmet per ca para me teper.Prandaj nxihen nga inati kur shohin qe ka njerez qe luftojne me cdo menyre per dinjitet qe eshte nje fjale komplet e panjohur per ta.Nje rrace qe di te luftoje vetem ne stilin Haxhi Qamilist ose 1997-is. Tani pres sharjet per jevgj,per Janullatosin,nga nena e motra vetem e vetem qe te mos merren me thelbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje