Urgjenca e reformës në drejtësi

30 Qershor 2015, 11:11Blog TEMA

Nga Ardian Ndreca

 

 Deri tashti Edi Rama nuk ka mbërrijtë me i dhanë udhë, prej pozitës dhe prerogativave që ka, çeshtjes së reformës në drejtësi, jo pse i ka mungue vullneti, por pse shpeshherë politika asht arti i përllogaritjeve që lakohet me pritje, pikëpyetje, shejtanlleqe, kokorisje, matje-shmatje.

Kanceri i shoqnise sonë asht nji sistem i tanë që ka ra në dorën e dhjetra e dhjetra gjykatësve e prokurorëve që e kanë shndrrue drejtësinë shqiptare në nji prostitutë, tutorë të së cilës janë ata që do të duhej të tutelonin ligjin.

Para tri vjetësh në lamtumirën e tyne jo të përmallshme,  ndërsa po dorëzonin detyrën në Tiranë, ambasadori danez Karsten Jensen dhe ai hollandez Henk van den Dool, patën folë haptas për plagët e randa të sistemit shqiptar, tue u ndalë sidomos tek gjyqsori. Pak kohë mbas tyne i erdhi rradha ambasadorit Florian Raunig që nuk i kurseu kritikat e ashpra edhe në bisedat e tija me kreun e shtetit. Ndërsa para pak ditësh qe rradha e ambasadorit britanik Nicholas Cannon, që në mënyrë të drejtpërdrejtë tregoi me gisht kastën e korruptueme të sistemit të drejtësisë që po mban peng andrrën e shqiptarëve me u integrue në Europë. Mbas kësaj deklarate u ba publik raporti i DASH për vitin 2014, ku nënvizohej po e njejta gja.

Të gjithë e dinë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet drejtësia jonë, përveç atyne që do të duhej ta dinin, madje ai të cilin kushtetuta e ngarkon me përgjegjësi madhore, jo vetëm që nuk ka lëvizë por ka afrue njerëz që në nji shtet normal do të duhet të ishin jo në KLD apo në instanca tjera, por në burg.

Kujtojmë sesi para dy dekadash aradhës së prokurorëve me xhybet e daluna bojet që ua kishte besue Aranit Çela, iu bashkuen do kunguj të mbushun me dije të marruna në nji kurs të improvizuem te Plepat në Durrës, e këtyne hap mbas hapit iu bashkangjit edhe nji tubë grabitçarësh të rinj, do maçokë sygaca që treguen se janë të zotët mos me lanë me ra gja në tokë. Me drejtësinë shqiptare ndodhi fenomeni i regresit konvergent: elementa me prejardhje të ndryshme u fundosën së bashkut në kufijt ekstrem të kopuksisë njerzore.

Ish komunistave iu bashkuen ish të persekutuemit, qytetarëve katundarët, atyne që kishin mbërrijtë diku falë akraballekut ata që ishin pa plang pa shtëpi, atyne që deri dje kishin thithë cicat e vyshkuna të nanës parti iu afruen ata që kishin qenë të detyruem me ngjye kafshatën në shllinë, kaprroça e keqota, huta e kaçubeta u lëshuen mbi atë që do ta trajtonin si stërvinë për t’u rrjepë, drejtësinë shqiptare.

Edhe plepat e famshëm që i banin hije asaj palo shkollës së Durrësit po të kishin vu me gjykue në mehqemet tona në këto dekada, do ta kishin fye ma pak drejtësinë dhe sensin e parahershëm të saj, që besohet se ekziston disi tek çdo njeri.

Paret e horrave që kanë kapë peng drejtësinë shqiptare burojnë prej tonelatave të drogës që helmojnë jetë njerzish anekand Europës, prej prostitucionit dhe dhunës që ushtrohet ndaj femnave nga banditët shqiptarë, prej vrasësve me pagesë, prej gjakmarrjes, prej shkatrrimit të mjedisit, prej hajdutëve dhe të korruptuemve, ato janë paret ma të ndyta që ekzistojnë, mbasi marrja e tyne ka flijue shpresën e vetme që mban gjallë ekzistencën e nji bashkësije qytetare me ideale politike.

Ligji themeltar parashikon nji organ kushtetues, që asht presidenti i Republikës, i cili institucionalisht do të duhej të kishte luejt nji rol të randësishëm si kryetar i KLD-së.

Kam qenë ndër të parët që kanë pohue, dhe ketë të vërtetë e kam “pague” me vetëdije të plotë, se ky individ nuk mund ta mbulonte at’ rol që Sali Berisha, përbuzësi dhe shkatrruesi ma i madh i rendit kushtetues, ia ka besue personalisht. Ma poshtë se kaq nuk kishim ra as në kohën e Haxhi Lleshit.

Nuancat e veprimit të tij thellësisht të politizuem, si me musteqe si pa musteqe, si bendenyz si defterdar, luhaten nga qesharakja tek e neveritshmja, ndërsa efektet e veprimit të tij janë vijimsisht antikushtetuese.

Mosveprimi përpara shkeljeve të hapta nga ana njerzve të ligjit, justifikimet prej mendjengathti, kartolinat me kamiona e makarona për vitin e ri, ngatërrimi i Krishtlindjeve me Pashkët, pjesmarrja në kremtimin pretekstual të betejës së Dardaneleve dhe për pasojë rreshtimi i vendit tonë në vendet që heshtën turpshëm përpara genocidit armen, heqja e bustit të Gjergj Kastriotit si edhe veprat tjera të padenja që ia lejon me ba “protokolli” i tij familjar dhe spesori i padukshëm moral që ka, kanë tregue se kjo figurë qesharake asht çnderimi ma i madh që nji individ si Berisha mund t’i bante Republikës së katërt shqiptare.

Sot presidenti po pengon haptas edhe hapat ma të brishtë të reformës në drejtesi, ndërsa KLD-ja asht kthye në nji gjeth fikut për me mbulue mëkatet e kastës ma të rrezikshme për sistemin demokratik shqiptar.

Funksionet janë të ndame dhe në shikim të parë kreu i mazhorancës nuk mund të bajnë gjithçka. Deri diku kjo asht e vërtetë, por kreu i kësaj mazhorance ka marrë njimilion vota nga ata që përbajnë nji prej organeve kushtetuese, dhe vullneti i tyne për ndryshim nuk mund të vonohet ma prej interesave politike të çastit.

Mungesa e nji reforme në drejtësi në gati dy vjet qeverisje asht minusi ma i madh i qeverisë Rama, mbrenda së cilës, e kemi krejt të qartë, ka forca që nuk duen as me ia ndie emnin “drejtësisë”.

Megjithatë, nëse Edi Rama don me rehabilitue emnin e vendit që drejton, duhet të realizojë sa ma parë reformën në fjalë, tue sprastue sistemin prej rriqnave që po ia pijnë gjakun shqiptarëve dhe janë shndërrue në kobin ma të madh të kohës që jetojmë. Asht krejt e kuptueshme që kjo kastë dhe ata që mbrohen prej saj, sapo të ndiejnë rrezikun kanë me lëshue piskamen, mediat e tyne kanë me shungullue, madje edhe tytat ndoshta kanë me derdhë plumb. Ezopi thotë se tiranët, keqbasit, hajdutat, vrasësit janë si derrat, që sapo t’i prekish vrrasin në kupë të qiellës, pse e dijnë se nuk kanë as qumësht, as lesh, apo gja tjetër të mirë çka me i dhanë njeriut dhe e parandiejnë fundin sapo dikush i prek.

Asht e qartë pra se rruga asht e zanun, nga e majta në të djathtë, prej të korruptuemish, kriminelash, hajdutash dhe qenjesh të pavullnetshme siç asht ai që ban hije kot në maje të KLD-së, por ky fakt s’mund të krijojë ma gjatë nji alibi për me shty reformën në drejtësi, aq shumë të kërkueme prej aleatëve, strukturave ku jemi të integruem dhe atyne ku aspirojmë me u integrue në të ardhmen.

 

13 komente në “Urgjenca e reformës në drejtësi”

  1. Fatmiri says:

    S’i hea nje presje, Rama leviz sa me pare

  2. salem says:

    JO more Ndrec (Drec),halli eshte se nuk ka president.Ai huri qe eshte s’eshte i interesuar te behet reforma;se dyti s’ka prokuror te pergj.Dhalla eshte per te shplar gojen e qelbur te Saliut dhe eshte qen roje ne ate pozicion qe te mos e prek njeri Saliun.

  3. "BALASHI" says:

    Degjo mor Ardian Ndreca! Jam nga Jugu i vendit! Nuk te njoh fare. S’ me kujton gje ky emer, krejt i nderuar per mua ketej e tutje. Po me nje gegerishte te paster ke bere nje mrekulli ne kete artikull.
    Te jam shume mirenjohes. Je i jashtezakonshem, i mrekullueshem. Bukur mire. Bravo!
    Edi Rama, Kryeministri yne, njihet per kaperximet e medha e te guximshme. Une kam besim se do te degjoje. Ai nuk ka pse pret mbushjen e kohes te institucioneve te gjykatave e pse jo dhe te prokurorive. Ai duhet te veproje urgjent.
    Ti po zbaton ate qe thoshte Napoleon Bonoparti se: “Burrit te shtetit duhet ta kete zemren ne koke”. Kjo ka kuptim shume te madh. Pra burrit duhet ti flase zemra e jo xhepi. Ty te foli zemra sot. Ty nuk te foli xhepi si mjaft gjykatsve e prokuroreve delenxhinj.
    Te falenderoj!…

  4. Azio says:

    Bravo Adrian!
    Nuk eshte vetem shkrim I shkelqyer,por manifesti I vertete per reformed ne drejtesi.
    Pra:Thirja eshte e qarte qe qeveria,mazhoranca te gjithe qe duan qe drejtesia te vihet mbi baza te forta,te levize.
    Koha ka ardhur.

  5. Spartaku says:

    Zoti Ardian Ndreca!Menjeher sa lexova artikullin tend per reformen ne drejtesi,krijova pershtypjen e nje njeriu te ngritur,inteligjent,me mençuri te rralle.Analiza qe beni ju,eshte nje thirrje per te gjithe ata qe kane vesh dhe tru ne koke,por edhe per gjithe kombin shqipetare te zgjohet nga litargjia e te hidhet ne veprim.Reforma ne drejtesi eshte me se e domosdoshme, dhe jetike per vendin tone.Njerzit e sotem qe drejtojne drejtesin,ja turpi dhe ofeza me madhe.Sote ai njeri i paskrupullt,qe shkaterroi drejtesine,Sali Berisha,kendon si gjeli ne maj te plehut si pa gje te keq,mburret dhe u bene karshillek te gjitheve.Edhe presidenti i vendit,sote eshte vertet nje ushtar injorant,medioker,qe ferkohet apo i bene lajka Berishes.Mendimete e tua,argumentat e tua per drejtesine,jane gozhde trari,qe ngulen e nuk shkulen dot nga murin e drejtesise.Kame bindjen,se EDI RAMA ka deshire dhe objektivi i tij eshte per reformen ne drejtesi.Pegesat qe nxierin ujqerit(te cilet duan ta shqyejne) ai me mbeshtetjen qe po i jepe populli,nderkombetaret,dhe njerzit pozitiv,do e beje kete reforme kaq te rendesishme dhe te jetesishme.
    Zoti Ardian te pergezoi per artikullin,mendimet vyera dhe mirenjohje.

  6. sovjetiku says:

    O ndreca ke konflikt interesi me presidentin…mosdekretimi yt si ambasador ne vatikan nga nishani te ben te njeanshem.po bamir topja ka ndonje pergjegjesi per llumin ku ka perfunduar sistemi gjygjesor????

  7. LORA says:

    Pershendetje Ardian Ndreca.
    Per mua je nje ze fort i respektueshem.
    Por une mendoj qe ne nje republike parlamentare, sikurse kjo e jona,kjo dreqesia e korporates kriminale “gjin gjoni” dhe e llallerise eshte produkt dhe pergjegjesi (pra derivat ,ne gjuhe matematike)e ligjvenesit;dmth e vullnetit kriminal dy-dekadesh te nano-kurvave ne akord perfekt me nahijen brekedhjere te dr.tritolit ,te cilet i mballosen zverkut dhe xhepit te shqiptareve kete derexhe qe e vuajme ekstremisht,pothuajse te gjithe.
    Une e kam kuptuar verdiktin e 23 qershorit te 2013-es si nje klithme te nje populli te tere ne kerkim te drejtesise,fort te mencur duke i dhene se majtes shumice te cilesuar per t’a reformuar pernjimend kete sistem malinj,qe po ne merr erzin edhe frymen.Ishte vote fort e mencur se nuk linte asnje shteg per alibi numrash qe pengojne reformat.
    Verdiktin e 21 qershorit 2015 e shoh si nje investim shtese te shqiptareve,me pergjegjshmeri civike dhe kombetare,per pastrimin e rruges se ngritjes me dinjitet ne kembe te shtetit tone.
    I jam mirenjohese zerave ,qe permendni ju Ndreca,sidomos ambasadorit danez Jensen,,,,po aq sa jam e bindur qe ne kete rruge duhet t’ja dalim vete,pa iluzionuar se do n’a e nxjerrin te tjeret gomarin tone nga balta.
    Shqiptaret e ben me elegance te vertete perendimore detyren e tyre,dy here,ne harkun kohor te dy viteve te fundit, edhe sepse besojne mjaft ne vullnetin e pernjimendte te Kryeministrin Rama per sherimin nga kjo mynxyre.Mendoj se e gjithe kjo mbeshtejte ia ka bere me te lehte detyren Kryeministrit te shqiptareve ,per te bere qilizmen e domosdoshme ne zhberjen e dreqesise dhe ngritjen ne kembe te drejtesise qe meritojne shqiptaret dhe Shqiperia e Mijevjecarit te Ri.

  8. Tomorri says:

    Jam shume i sigurte se zoti Edi Rama jo se do lexoje kete shkrim brilant dhe do filloj punen por ma do mendja dhe ashtu duhet te jete se ai nuk fle gjume pa i shkuare mendja tek kjo gangrene shqiptare e ngritur dhe persosur deri ne ekstrem nga Sali kremineli.
    Mazhoranca ka shume ne dore por punet qe te lene gjurme dhe ti sherbejne ketij populli duhet te behen sa me te pjekura dhe sa me te bazuara ne ligjet themelore.Ne presim kete te majte gjigande per ti dhene popullit me te miren e mundeshme dhe pasurive te pa ligjeshme tu gjeje vendin qe i takon.drejtesia duhet te filloje nga Bujari ne radhe te pare dhe te perfundoje tek ai i shkalles me te ulet ne kete sistem,te çfarroset nje here e pergjithmone thenia shkolla e plepave se eshte turp kur e degjon nje i pa shkolle pa le pastaj te tjeret se si mendojne per drejtesine tone ku kane ndodhur gjerat me te çuditeshme ne bote.

  9. Phoenix says:

    “Si te mbarojme Qaf Kazanin nga pushtimi imperialisto amerikan” kjo eshte tema e PhD se skenderbegasit qe heq bustin e Gjergj Kastriotit. E ka pohuar vete ne tv, ky porcellino me mustak.

  10. mira says:

    PERFEKT!!!!!!!!!

  11. . says:

    Po problemi i derrit Meta ?

  12. tatjanahoxha says:

    Ty te lumte goja ore mik po kjo pune nuk ka per ty zgjithur kure sepse jane te lidhur me njeri tjetrin e mjer popullit te shkrete qe i eshte pire gjaku e dhe e kane poshteruar kaq shume
    po e drejta e popullit nuk eshte zgjidhur asnje here
    sa te jene ne krye keta persona asnjehere nuk do pushojne se poshteruar e jo te japin drejtesi
    po une besoj qe zoti vonon po asnehere nuk haron e do tju vije minuti per kete jam e sigurt
    bashkohem me mendimin tend qe zoti rama te mare vendim e te mos prese as e nje minute per te bere kete reforme te madhe pa u remisur vendi e populli nga keta njeres qe nuk kane ngopje kure
    po sa me shpejt aq me mire per te gjite
    ju faleminderit
    respektte madh per ju

  13. Caci says:

    Dy here ne dy vjet populli shqiptar shpruhu, ne menyre te guximshme, vullnetin dhe deshiren e tij per te jetuar ne nji shoqeri me te vertete Demokratike duke then, se ju e majta i keni te gjitha atributet qe te shkaterroni sistemin Berishist te drejtesise plotsisht te korruptuar, hajdute dhe te pa afte, ngritur ne kurse si per patenta traktoristash. Sot me shume se kurr duhet filluar rreforma ne drejtesi.Me Nacon e Ilirit, me Llallen, Nishanin, Gjinin keta pjella te Saliut, per te mbrojtur veten dhe rrethin e tij, nuk ka rreforme,ashtu si nuk mund te ndryshonte sherbimi shendetesor me minister Nard Ndoken. Edi, populli te votoj ty dhe te majten per te ber Shtet dhe kjo do kurrajo, guxim e mbeshtyetje popullore te cilen e ke.Nuk duhet pritur me gjate se, do te jete shume vone dhe do t’na kushtoj shume, si deri tani ne qytetareve qe, syte dhe shpresen i kemi tek Zoti dhe perfaqesuesit tane qe, ju kemi dhene voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje