Në shumë vende perëndimore argumentohet se “Po”-ja në një referendum ka më shumë shanse të fitojë se sa “Jo”-ja për shkak të ndjenjës pozitive që krijon sjellja pozitive. Por Greqia është ndryshe. Ajo e ka “Jo”-në festë kombëtare.
Nga Gjergj Erebara
Që prej shtatëdhjetë vjetësh, çdo 28 tetor, grekët festojnë ditën e “Jo”-së, dita kur kryeministri grek, Joanis Metaksa i dha një përgjigje të prerë ambasadorit italian në Greqi kur ky i fundit i dorëzoi një ultimatum të papranueshëm të Musolinit për dorëzim pa kushte ose luftë.
Pikërisht këto dy fjalë, “Jo” dhe “Ultimatum” po theksohen me tepri gjatë këtyre ditëve nga të gjithë ata që mendojnë se Greqia duhet të rezistojë ndaj kreditorëve të vet si një rezistencë heroike e të voglit përballë të madhit, e të dobëtit përballë të fortit.
Askush në Bruksel nuk di të ketë përdorur fjalën ultimatum deri tani. Në fakt, termi më shumë i artikuluar deri tani ka qenë “ofertë merre ose lëre”, dmth një ofertë e panegociueshme.
Ndërkohë, Tsipras duket se ia ka dalë ta bëjë këtë referendum një betejë mes të majtës dhe të djathtës në Europë dhe në SHBA, një betejë që ka përfshirë një seri figurash të ekonomiksit modern, përfshirë, së paku dy nobelistë, Paul Krugman dhe Joseph E. Stiglitz, të cilët e kanë shprehur sakaq “votën” e tyre “Jo” në referendum. Të dy mendojnë se Greqisë po i bëhet një padrejtësi nga kreditorët e vet në BE, ndërkohë që shumë zyrtarë në FMN dhe në SHBA kanë shprehur më herët mendimin e tyre se një falje e një pjese të konsiderueshme të borxhit grek është e pashmangshme.
Është vështirë të gjesh promovuesit e “Po”-së në këtë referendum. Kryesisht ata gjenden në Bruksel, ku Jean-Claude Juncker sugjeroi që referendumi nuk do të jetë thjeshtë për refuzimin apo pranimin e kushteve më të fundit të trojkës, por për qëndrimin apo jo në Euro.
Pavarësisht tifozëve ndërkombëtarë pro dhe kundër, grekët kanë edhe pesë ditë kohë për të vendosur. Ndërsa ata mendohen, mbyllja e bankave e bën jetën e tyre më të vështirë minutë pas minute, gjë që mund t’i trembë ose t’i zemërojë.
Në Britaninë e Madhe në vitin 1975 qeveria thirri një referendum me gjysëm zemre duke pyetur britanikët “a mendoni se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në Komunitetin Europian?” Shumë argumentojnë se “Po”-ja dhe “Jo”-ja qenë të vështira të dalloheshin nga anglezi i zakonshëm për çështje kaq larg jetës së tyre dhe rrjedhimisht, “Po”-ja fitoi thjeshtë si shenjë pozitiviteti. Aktualisht, Briania po planifikon të zhvillojë një referendum tjetër me pyetjen: A duhet Mbretëria e Bashkuar të mbetet anëtare në Bashkimin Europian? Analistët sugjerojnë se mënyra e formulimit të pyetjes shpreh dëshirën e kryeministrit Cameron për të qëndruar në BE duke lehtësuar në këtë mënyrë një fushatë elektorale me sloganin “Po!”
Greqia nga ana e vet e formuloi pyetjen në mënyrë të tillë që kryeministri Tsipras të mbështesë fushatën “Jo!”. Për gjeneratat e tëra të grekëve që janë rritur duke përsëritur çdo vit ritualin e ceremonisë për ditën e “Jo!”-së, ndoshta kjo do ta bëjë më të lehtë triumfin e Tsiprasit në referendum përballë Europës.
Kjo duket se është edhe arsyeja se pse opinionistët që mbështesin Greqinë në këtë çështje po përdorin paralelisht fjalët “Jo” dhe “Ultimatum”. Këto fjalë i japin një konotacion historik betejës për referendumin dhe ndoshta do të bindin grekët të refuzojnë kushtet e kreditorëve.
ne kohen kur dy aizberget e ekonomise Kruman e Stiglitz mbeshtesin Greqine dhe OXI[JO]-ne e popullit grek,na ngrihen njethundraket e Zike camit e na bejne moral ekonomie,kur nuk kane as furce per te lare dhembet………………ptuuuuuuuuuu plehra arabe!
Ore mos po bejn kalin e trojes gati keta te pabeset se po verehet qe refi po na del si tip – po ose jo me nejt ne euro dhe jo pagese per borxhet
Duket dsikur e gjithe beteja eshte zhvendos tek duelli euro_dhrami dhe borxhi ka dale ne plane te dyte.. Tipike pabesi gerrku.. i thote europes ose me FAL borxhin ose un vet fundosem por provoj te fundos dhe ty. (Nje fundosje eventuale e Europes do ishin zgjedhjet e tjera ne Spanje,France dhe Itali ku euroskeptiket mund te fitojne zgjedhjet)
Varuni to..eT!
500 milion euro Papa Ndreu i ka te fshehura nen emrin e semes ne Zvicer + 500 milion dollare qe Greqia pagoi ne SHBA per 4 aeroplane + plus kursimet e Panajot Barkes dhe ca spiuneve te tjere te Greqise ne Shqiperi = 1 miliard dollare qe i kerkohen Greqise per te paguar borxhin
Evropa po sillet keq me Greqine.
Jo ore zotni JO ose OQI si ta doni..Greqia sillet keq me te gjithe ata qe e kane ndihmuar.. SHBA e nxori Greqine nga skamja pas Luftes se Dyte Boterore dhe e trajtoi si te privilegjuar pa e merituar..E di ti cbene greket : e shpallen armike dhe i djegin flamurin; BE-ja e pranoi 20 vjet me pare Greqine dhe e financoi,,e financoi ..e financoi..dhe e dini cberi Greqia…E mashtroi me bilance e audite….natyrisht me ndihmen e lobit grek ne BE qe merrte pjesen e saj te vjedhjes…Dhe cfare beri Greqia: nuk beri Reforma te mjaftueshme 5 vjet me pare kur ia kerkoi BE-ne ..Nxorri nje Don Kishot te luftonte me BE-ne me mjete qe i ka ikur koha…Manipulon popullin Grek megalloman e kokeboshe …te thote OQI qe te mbreteroje si Enver Hoxha…Vazhdoni, thoni OQI…hani megallomanine tuaj…
Turgofagos /tfgs
Me qe e ndjen veten kaq komod tek Tema dije pra se kur “njethundraku” Zike Çami sic ta ka nepsi ty ai egzistonte dhe ti atehere dhe tani ke qene ne fekalet e ketij nje thundraku kur ai bridhte i lire ne livadhet e tij qe ju ja pergeret.