"Jam shqiptar, dua të them"

4 Korrik 2015, 13:27Blog TEMA

Nga Ardit Çela

Ngjarja është shumë e rëndë.

Na poshtëron kulturën e traditën tonë shekullore.

Vendi i Bujarisë dhe mikpritjes eshte kthyer në një kopsht zoologjik, ku ata që kujdesen për kafshët jan edhe më kafshë.

E nëse nuk do vendoset dënimi me Vdekje, do eci më shpejt akoma ky tren i çmendurisë.. Më ndjeni.

Unë jam shqiptar. Vrasës jo.

Mikpritës po.

Megjithatë sa më shumë rritem aq më tepër në heshtje luftoj me një plag që pikon gjak edhe pse nuk shihet.

A është akoma mburrje të thuash “Jam shqiptar”?

Në të gjitha faqet e kësaj figure shumëkëndshe ka vend për të dyja përgjigjet..

Por në heshtje sërish e pranoj edhe vetë se ndodhia e fundit që më ka ber të ndihem krenar ka qenë larg..

Që atëherë kur kam mësuar librin e Historisë së Shqipërisë..

Përkundrazi. Ndodhia e fundit që më ka ber të me vij turp ka ndodhur dje, në mbrëmje, pasi hëngra dark.. Vram dy miq, të huaj, turist, që pozonin me krenari pranë flamurit KuqeZi..

“Po cdo thonë Bota more” një batutë e bukur e një filmi të njohur që gjithmonë më ka ber të qesh..

Po sot? Cdo thotë Bota? Po ne? Cdo i themi botës? Sa më rendon ky diell sot..

 

 

31 komente në ““Jam shqiptar, dua të them””

  1. harry says:

    Inderuar Ardit,

    Pa fjale! me kaq ke thene sa per nje histori te tere. Ata qe jane te fushes, le te marrin esencen e fjales tende. respekte

    1. xhenet says:

      O Ardit,nese ne jemi mesuar te vrasim edhe vellain mendo se cmud ti bejme mikut shkaqet jane te shumta,por vetem nje opinion shoqeror ne kembe mund te ndryshoje gjithcka.

  2. Genti says:

    Fjala shqiptar eshte kthyer ne fjale fyese dekadat e fundit, se njerzit nuk rriten me moral me vlera po rriten duke marre si shembull krimin e zagarrllekun. Fjala shqiptar eshte fjale e ndyre se e gjith bota tashme na ka mesuar se kush jemi ne te vertete. Prandaj Shqiptaret kur shkojne ne ndonje vend europjan kur i pyesin nga je ? Pergjigjen Italian ose Grek. Se u vjen turp per origjinen e ndyre qe paska. 25 vitet e fundit shqoqeria shqiptare eshte shkaterruar totalisht nga te gjitha aspektet. Shoqeria shqiptare nuk mundet te krenohet me kte popull i cili ka humbur cdo pike qe ka vlere.

    1. tfgs says:

      Kjo qe thua ti nuk vlen per shqiptaret e vertete kristiane,turpi dhe identiteti i kriminelit,gjaxorit,hajdutit,drogistit,te pabesit,etj,etj,ka vetem nje emer: MYSLIMAN SHQIPFOLES!
      Kjo eshte e VERTETA e madhe dhe nqs dikush kete te vertete e thexon,gjithe opinioni sunit shperthen ne media apo site me sharje,ofendime madje edhe terror…………
      Kujtoj ketu te madhin Max Velo,madje pak dite me pare e thexoi edhe vet Rama;nese evropa na refuzon,ketu do te rikthehet islami radikal…………..
      Ne fakt islami radikal ka 25vjt qe ne shqiperi po ben namin,vrasje,krime,prostitucion,droge,varreza dhe burgje te mbushura vec me muslims………

  3. Jobi says:

    A nuk e perdhosi historin e Shqiperise Enver Hoxha vrau e internoi mijra te pa fajshem per 50 vjet e me pas Sali Berisha mijra te tjere e ndihen akoma figura shqiptare keta me bejne te ndihem i huaj ne vendin tim vend ku krimineli rri ne drejtim te pa ditur

  4. nji kafe me pak te lutem says:

    Na ishte nje her nje burr shteti qe na bente krenar me dhun,ishte ai qe i kishte mbyllur kafshet ne kafaz, sot qe kan mar dhen krenaria dhe mikpritja terhiqen xvarr nga kta kafsh te pa meshirshme, gjyna nga zoti ne lulen e rinis ti maresh jeten tjetrit per pak para turp shum i madh per te ter ne qe ndihemi krenar qe jemi SHQIPTAR,nuk ka fjal ngushellimi per kta dy njerez te pa fajshem.ai babloku na njihte shum mir dhe ishte i plotfuqishem ne vetvendosje, por sot ligjet i vendos europa qe na mat te terve me kutin e vet,se nese do te vendosnim vet ligjin me vdekje e kerkojn 98 perqind e popullit sot,ti prehet shpirti ne paqe kti çifti te pafajshem.

  5. timo says:

    Kjo vrasje është një ndyrësi që na ndyn e na turpëron të gjithëve ne që e quajmë veten shqiptar.

  6. Keli says:

    Respekte Z. Cela! Vertet nje diell i rende per shqiptaret sot.

  7. Leonardi says:

    Fatkeqësia jonë që jetojmë në këtë vend të mallkuar.

  8. Coku says:

    Ky diell qe te rendon sot nuk u be sot i rende. Ka qe ne fillimet e tranzicionit tone pa rregulla qe eshte renduar, por sot e ndjeve ”ti”,ka zhume te tjere qe e kane ndiere me kohe e shume te tjere qe do e ndiejne me vone derisa ne fund ne te jemi te gjithe nen peshen e tij te rende. Keshtu ndodh kurne nuk kemi respekt per njeri -tjetrin, zaptojme token e tjetrit atje ngreme vilen dhe me te njejten arme qe vrau ata te ndjere kanosim edhe vrasim njeri-tjetrin. E kete e bejme me arsyetimin se toka eshte e zotit dhe ne te derguarit e tij na takon. Po keshtu me leket e me gjithcka. Ky tjetri mund te jete vellai yne, komshiu, turisti, kushdo.

  9. Noli says:

    Lidhur me denimin me vdekje :

    Evropi dhe nje pjese e botes me demek jane kunder denimit me vdekje.Nga studimet e disa institucioneve “shkencore” qe merren me problemin rezulton se denimi me vdekje nuk e ul kriminalitetin,por perkundrazi e “rrit”,thone ata.
    Une mendoj ndryshe !
    Sipas meje studimet per heqjen e denimit me vdekje i financojne pikerisht ata qe i tremben atij. Mafiozet.kriminelet e medhenj dhe politikanet hajdute e te korruptuar.Ata kane frike se nje dite do tu vije radha te perballen me drejtesine.
    Atehere me mire denim me vdekje apo me burgim te perjetshem ?
    Per ata eshte me mire burgimi i perjetshem :
    Burgimi i perjetshem ka shume avantazhe,vdekja jo..
    I burgosuri i perjetshem ka shpresa
    – Nga ndonje anmisti e mundeshme…..
    – Ndonje permbysje,revolucion,kolaps (si p.sh. viti 97 tek ne..)
    – Mundesia e nje arratisjeje etj..

    – Me qenese ata kane para mund te bejne kokrren e qejfit edhe ne burg ;
    ushqehen mire,vishen mire,paguajne qe tu sjellin femra,drejtojne
    bizneset apo kriminalitetin nga brenda etj..Pra jane gjalle dhe e
    shijojne jeten jo keq.

    Ana ekonomike :

    Taksapaguesit dhe viktimat duhet ti mbajne kriminelat me strehim,me ushqim, me ngrohje, me aktivitete ,me te drejtat universale etj.. ndryshe Evropi zemerohet dhe demokracia nuk “funksionon”.

    Sigurisht me burgim te perjetshem

  10. ilir says:

    Edhe pse nuk e kam perjetu kohen e enver hoxhes tani i jap te dreit ati njeriu qe e ka mait me dajak ate vend per 45 vjet vetem dajaku na man ne shqiptaret.mo turp se kaq ska ku shkon mo (((((((:

  11. kiu fiu says:

    O sa mire me ken skipetar!Jam krenar qe jam skipetar,skipetaret jane mikprites dhe te beses,skipetaret bejne shqiponjen me dy duar ne gjoks,skipetaret mburren se x sportist apo artist vuri dy duart ne gjoks dhe formoi shqiponjen dykrenare.

  12. edi says:

    Te lumte Ardit. Nuk ka nevoje te bejme patriotin ne stadiume e ne televizione.

  13. greklish says:

    Po duroni o njerz te zotit te dali e vertete njehere pastaj komentoni.

  14. Klimax says:

    “Jam shqiptar”! Nje shprehje qe pervecse racizem, shovinizem, superioritet te nje race te vecante, mbivleresim te nje identiteti qe mendon se perfaqeson, nuk tregon asgje tjeter!
    Na “kujton” traditen shekullore shqiptare, mikpritjen, a thua se civilizimi boteror, francezi, anglezi, gjermani, kinezi, suedezi, spanjolli, greku, rusi, afgani, indiani, afrikani, etj, etj, nuk e njeh kete shprehje sepse ajo i “perket” vetem atij qe quhet shqiptar, a thua se me shume se gjysma e shqiptareve qe kerkuan nje jete me te mire diku neper bote rrezikohen nga casti ne cast nga “mosmikpritja” e civilizimit boteror, a thua se milionat e turistave qe udhetojne cdo dite ne bote nuk ndihen te sigurte dhe te mirepritur!!!!!!!
    Po atehere, perse kemi rekord ne krime, ne vrasje dhe cdo gje negative ne krahasim me boten rreth nesh?
    Nga qe jemi shqiptar? Nga qe kemi tradite mikpritjen? Nga qe jemi te civilizuar?
    Mos valle duhet me pare te pyesim vetveten se a i perkasim asaj qe quhet qenie njerezore dhe jo ndonje specje e vecante shume larg civilizimit modern?
    E hidhur, por deri me sot nuk kemi vertetuar ate qe pretendoni me emrin “shqiptar”!

  15. shqiptar me bese says:

    Larg sumes time.

  16. Emigrant says:

    Nganjehere me vjen turp te them se jam shqiptar megjithese jam i tille Ka shume gjera dhe ngjarje para te cilave ngelesh pa mend se si mund ta beje nje njeri nje veprim te tille Por keto fenomene jane te shumta para tyre ngelesh pa fjale prandaj dhe them se te vjen turp te thuash se jam i tille. Nuk e di nuk duhet te shkruash e te thuash asnje gje eshte e pamundur eshte tragjike.

  17. DUKAGJINASI.. says:

    ..ZOTI ju dhashte jeten e pasosun…dhe paste meshire per ato kriminele….Nuk perfaqesojne traditen e beses, bujarise e mikpritjes, dy tre bukeshkale dhe gjakprishur te pabese, qe heret a vone do marrin denimin e meritum, se mallkimi i atyne maleve do t’i ndjeke brez mas brezi…Kur ka funksionu KANUNI, per 24 ore asht gjete doraci, dhe gjithe shpija dhe pasunija e tij asht djege e pjeke, dhe asht leqite prej fisit dhe katundit, dhe per shtate brez nuk ka marre dhe nuk ka dhane miqesi me kete familje,….Ky denim e ka ndjeke kete familje ne çdo famulli qe ka levize…Dhe fundi asht dite,…o ka dale faret, o ka ndrru fe….Gjithe zona e denon me neveri, te pakten se ka ndodhe ne territorin e saj, dhe kur te gjenden autoret, masat do te jene shembullore per t’a, …pavaresisht ligjit….

  18. Tmer! Nje TMER I vertete.
    GJERGJ FISHTA: DHE TA MAR VESHT GJITH BOTA MBAR
    SE GJERGJ FISHTA NUK ASHT MA SHQIPTAR!
    O ZOT I MADH. Kur piktori Max Velaj tha : I urrej maloket dhe myslimanet , u hodhet perpjete .

  19. tossi says:

    Mua deri dje kur me kane thirrur Kosovar jam ndjer keq kam pat deshire te me therrasin Shqiptare e jo KOsovar por qe nga sot e tutje ndihem krenar qe me therrasin Kosovar. Turp per shtetin dhe shoqerine Shqiptare per keso masakra makabre qe ndodhin tash e 20 vite ne Shqiperi, shqiperia po ngelet njejt sic ka qene xhungla e evropes

  20. al-boston says:

    Te gjithe keta vrases jane ata qe sistemi i drejtesis per krimet qe kane bere i kane shtryllur mire dhe i kane lene te lire qe te vazhdojne aktivitetin kriminal.Turpe per ne ,vrasja e djeshme eshte vazhdim i disa vrasjeve te tjera ne kete zone te malesis,pra ajo zone nga zone bese eshte kthyher ne pabesi dhe eshte turpi me i madh per banoret e asaj zone

  21. duno says:

    Te vizitosh Shqiperine veriore eshte njesoj sikur te cashe xhunglen tej per tej , prandaj duhet te jeshe i ndergjegjshem qe ruges do ndeshesh luane ,tigra hiena ,gjarprinj helmues etj. Ne nje vend ku njerzit vriten per nje fjale goje ,ose vetem per faktin “pse sheh” nuk mund te kete siguri per jeten . Jo me kot thuhet se nocioni dhe nevoja e BESES lind atje ku ka shume pabesi.

  22. Likja says:

    Me ngadale, me me ngadale, mos u shpejtoni se ende nuk e dime kush eshte fundi.

  23. vizioni i Bashes says:

    Ata (kriminelët), nuk janë shqiptarë…ja u thom unë ju !!! Ata na i kanë dërguar serbët, rusët, grekët, për diversion, për të prishur imazhin e shkëlqyer të kësaj race të kulluar ariane ballkanike, më e vjetra në Ballkan, Europë (dhe në botë???!!!) dhe që i ka dhënë dritë e kulturë njerëzimit…!!!! Mirë e thashë, apo mos “u fryva” shumë…???

  24. Balzaku says:

    Keshtu vertetohen mitet dhe klishete e ngritura dhe te besuara prej kohesh per per popullin me mikprites dhe me besnik…!!!
    E pa imagjinueshme dhe e pafalshme te vasesh miqte me plumb pas koke!!!

  25. posta says:

    Ti ardit ne fillim ke qene me ata qe e luftonin ibrahimin pastaj u ktheve ye i teti ne bronx. Nuk te vjen turp mo loqe ci kete keto qe shkruan.

  26. ada says:

    bravo ardit,e gjitha kjo qe ke shkrujtur eshte shum e vertet ,respekete

  27. xhesi says:

    pershendetje nga italia,bravo ardit,cfare benei o shqiptar ? pu pupupu kemi frike qe jetoje ne ne vendet te tjera se munde te na vrasin per fain tuaj turme te keni,

  28. xheni says:

    maskareje vrate dy te pa faijeshem haram jo qofte gjiri I neses haram..
    brava ardit

  29. krimineli mund te jete i huaj!verioret nuk e kan per bese tradhetine
    buken qe ta jep nuk ta shkel!mund te jete dhe femer,shish e policia duhet tregojn inteligjencen asgje nuk i mungon te punojn se bashku per te miren e kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje