Dy popuj miq?!

2 Korrik 2015, 20:37Blog TEMA

Nga Valbona Omeri

“Unë jam rritur në Shqipëri dhe për shkak të asaj që kam jetuar, refuzoj “shqipërizimin” e shoqërisë greke. Refuzoj tollonat,10 kokrra vezë në muaj, një kg. mish etj. Refuzoj një Enver Hoxhë”. Mjaftuan këto fjalë të deputetit grek me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, thënë para parlamentarëve grekë, që të ngrihej një furtunë sharjesh, ofendimesh, injorimesh apo të na gufonte ndjenja e patriotizmit. Pyesim: Çfarë ka këtu jo të vërtetë? Nuk e kemi jetuar ne këtë qamet? Ai ka shumë të drejtë që të refuzojë ta ripërjetojë atë kohë. Po ashtu dhe ne. A duam të na kthehen tollonat, racionimi i ushqimit, varfëria e llojit tjetër, ajo varfëria që kaplon butë, të shtrëngon pas qafe dhe i shtron të gjithë në një parmendë? Pse të mos i trembet Piro Dhima asaj varfërie? Ai e ka jetuar njësoj si ne. Pse është bukëshkalë ai? Ngase e ndien se vendi ku ai po jeton, po rrokulliset dhe rrezikon të përçapet (të perpatisë) në atë shteg që dikur me “krenari” marshonte vendlindja. E si për ironi përsëri, kjo vjen si shkak i mendjeve “të mëdha”, që hyjnë e dalin zyrave e kancelarive të Europës me çanta në kurrizi duke treguar se “ola tha pane kala!” (çdo gjë do të rregullohet) mes buzëqeshjeve.

Të kujtosh me përçmim, me dhimbje e neveri të kaluarën, e cila ka lënë vragë të shëmtuara, nuk të bën bukëshkalë, nuk të bën mosmirënjohës, nuk të bën tradhëtar. Ne të gjithë duhet të mirëkuptojmë faktin që ai ka një shtetësi tjetër, i shërben një kombi tjetër, bën politikën e atij kombi dhe për atë komb. Nuk kemi asnjë të drejtë të injorojmë atë çka ka përjetuar dhe e kujton me dhimbje ai. Të respektojmë faktin që ai nuk dëshiron të përsëritet e kaluara e hidhur. Askujt në këtë situatë nuk i intereson rrënimi. Ne shqiptarët, bij të rritur nga nënat që reshtoheshin me tollonat në duar, nuk duhet të na ofendojë britma e frikësuar e Pirros. Ne duhet të na shqetësojë fati i atyre andej që jetojnë pranë Pirros, por nuk kanë mundësi të hipin në tribuna e të thonë me zë të larte: ne ikëm nga fukarallëku, punuam, u shfrytëzuam dhe shfrytëzuam, fituam dhe humbëm, jetuam dhe nuk jetuam, na rrahën e i rrahëm, na ushqyen e i ushqyem, u martuam e u divorcuam e në fund jemi të gjithë këtu, dikush më i pasur e dikush më i varfër. Jemi këtu e jetojmë tragjeditë e njëri-tjetrit duke thënë “Zot larg nga shtëpia ime!”. Harrojmë që, përveç se “dy popuj miq”, jemi dhe fqinjë “ kurriz më kurriz”.

Në fund, si për ta mbyllur, dua të citoj të madhin Durkheim kur thotë mbi nacionalizmin: “Për sa kohë ka shtete, do të ketë edhe krenari kombëtare dhe asgjë nuk mund të jetë më garante. Por shoqëritë mund të kenë krenarinë e tyre, edhe pa qenë shoqëritë më të mëdha apo më të pasura, por duke qenë më të mirorganizuarat dhe që zotërojnë kushtetutën më të mirë morale.” Le të mësojmë të gjithë nga kjo.

22 komente në “Dy popuj miq?!”

  1. tfgs says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkkkkk…………BUKESHKALE,kafshuan doren qe u zgjati pjaten me fiq per te mbushur zorren dhe brecka per Hanemet qe ne vend te servietave vendosnin copa nga thaset e mjellit……..

    1. komunalja says:

      Miq do behemi vetem kur te vihen padrejtesite historike ne vend! Jevgjiteria ka shume hesape per te lare!

    2. arbereshi says:

      O By…RI fol per veten more qen, fol per motren dhe per plaken tate per copat e thesit dhe per shume te tjera deri ke stilet qe mesuan se ne fund te fundit nga fshati ishit kur shkuat ne greqi.Edhe ne tirane po te vishit te njetat gjera qe mesuat atje do te mesonit , por problemi eshte qe keni ngelur me shume fshatare, keni mare te gjitha tarbietet e fshatareve greke dhe fshatarizem dhe injorance manifeston PUCO im

    3. Flamur_Vlore says:

      KA GREK E SERB TE MIRE AQ SA KA KUAJ JESHIL!!!—NUK ESHTE PUNE URREJTTJE PO NE JEMI MESUAR ME GENOCIDE ME SHTYPJE E ME TRADHTI PRANDAJ TE JESH PATRIOT ESHTE DETYRE E CDO SHQIPTARI SEPSE KA NGA ATA SI PIRRUA QE JANE SHQIPTAR E PRANOJN TE BEJN POLITIKAT E NJE SHTETI TJETER-SHUME MIRE PO JO NE KURRIZ TE SHQIPERISE SEPSE SHUME BUKSHKAL SHPIRTSHITUR E GJAKPRISHUR NA KANE DEMTUAR E NA KANE GJUMTUAR KOMBIN TONE HYJNORE—TE URRESH VETEN ESHTE HALL I MADH PER NJERZIMIN PO KUR KJO UUREJTJE E VETES BEHET PER INTERESA PERSONALE NE KURRIZ TE KOMBIT TEND QE TE RRITI NE TE SITI E STILITI KJO ESHTE SHUME PER NE SHQIPTARET DHE NUK DO TE RRIME DUARKRYQ SEPSE KOHA JONE ERDHI o tfgs ERDHI DHE TI DO QASH BASHK ME PIRRON JO SE DO VDES GREQIA PO SEPSE PO NDRIT SHQIPERIA!!!

    4. roberto says:

      Eh,moj Valbona,vazhdo ne shaj ate kohe,se te duhet te justifikosh buken e gojes apo privilegjet pa djerse qe mund te kesh kapluar,por ATE KOHE KE QENE NJERI,ndersa sot 90% e popullit trajtohen dhe jetojne si KAFSHE!!
      Per cfare tallonash e vezesh e ke fjalenh moj SHPIRT LIGE,kur sot e 25 vjet te kiane GRABITIUR SHPIRTIN,ATDHEUN,HISTORINE,DINJITETIN,SI*GURINE E JETES DHE TE ARDHMEN E FEMIJVE!!!
      Mos u merr me tallonat dhe vezet,por bej nje krahasim te plote te dy SISTEMEVE ne ARSIM,SHENDETESI,BUJQESI,INDUSTRI,DREJTESI,SIGURI JETE,DINJITET NJEREZOR etj!
      Pasurite kombetare i GRABITEN nje grusht HORRASH POLITIKANE,ndersa populli mori nje PRESH NE…B….!
      Sot i NDERSHEM,I AFTE DHE I FORTE eshte jo ai qe ka zotesi profesioinale dhe jep me shume ne pune,por MASKARAI,KRIMINELI e HAJDUTI!!!
      Shikoji ku punojne CUBAT E Shqiperise,qe pervec MUSKUJVE,EGERSISE KAFSHERORE,URREJTJES PER NJERIUN TJETER PERBALLE TIJ sot eshte DEPUTET,BADIGARD,POLICI PRIVATE,TRAFIKANT etj!!!
      Edhe fatorinot e urbaneve i zgjedhin me fytyre te EGER e jo me te tjeret!
      Shiko skenat shqiptare se si jane mbushur me IMORALITET qe e heqin per ART!
      Kengetaret nuk konkurojne me kenget,por me trupin dhe bythet!!!
      TAMAM SI KAFSHET qe i shesin ne pazar!
      Vetem nje krahasim te besh mjafton per te gjitha bashke:
      -NE SOCIALIZEM Keshillat e Lagjeve kishin ne kompetence te jepnin dy nga mjetet e vetme te jeteses se nje familjeje:-SHTEPINE DHE PUNEN!!!
      Sot keto nuk t’i jep as QEVERIA!!!
      Naten e mire dhe VAFSHI NE FERR!

      1. perivolo says:

        roberto,opinioni qe ti shfaq eshte i logjikshem,eshte e vertete qe sot kemi nje shoqeri te kalbur,por fjalia e fundit per mendimin tim eshte shume e gabuar.Duhet te dish qe kur mallkon dike ai merr gjysmen e mallkimit,gjysma tjeter i kthehet mallkuesit(fatkeqesisht dhe familjes se tij).

  2. seit says:

    Reaksioni i opinionit nuk eshte per nostalgji te se keluares sone prej ferri nen komunizem..Ku vetem nje popull stoik dhe i mencur si joni mundi te mbijetonte ne kushtet e nje depersonalisimi dhe mizerjeje ekonomike,gjithçka ka te beje me nje tradhetar te kombit tone qe ka vjellur helm me hapur se çdo armik tjeter dhe eshte i perfshire ne kalandat me te zeza antishqipetare . E serish ahqiperia me zemergjeresi e fal kur ai vjen ne Tirane…Ti mund ta dish mire çdo te ndodhte me kete moster sikur kjo te ndodhte ne anen e kundert te medaljes.

  3. Pelasgian says:

    Po kur kte e thote nje I PRIVILEGJUAR i sistemit ne kemi te drejte jo vetem qe ti themi BUKESHKALE (GJE TE CILEN ESHTE) por edhe ta varim me koqet perpjet dhe kryet poshte me ose pa pelqimin tend o Bona!!!!

  4. coli says:

    o bola ebola cte mbjellesh do te korresh ky i dhimi qe e beme njeri nga kafshe qe ishte ne i vume emrin se mbiemrin e pat te vetin erritm si kelysh dhe tani deshi te na haje poreee Zoti sharron;

  5. sit.. back....and relaks → says:

    mire e ke mi shoqe, sot nuk ka me buke, veze, djath, gjalp me liste, sot ka borxhe me liste. tani listes se borxhlinjve ju shtua dhe greqia. sa per ate qe thote dhimua greket duhet te kuptojne nje gje, qe po jane ne krize ekonomike ose katastrofe sic thone ca te tjere, dhe kur je ne krize apo katastrofe ekonomike mos prit qe te vazhdosh te hash kavijar po do te duhet te kthehesh per ca kohe deri sa te marresh veten tek buka me uje e me sheqer. nuk eshte ndonje tragjedi se nuk eshte e thene te kesh lindur i mireqene e te vdesesh i mireqene. te mirat qe gezojme sot mund te mos i kemi neser per shume arsye e te kthehemi ne piken zero, ne piken ku duhet te germojme token per ndonje rrenje patate. keshtu dhe dhimua nuk ka pse frikesohet, edhe vezet me liste edhe buka me liste pjese e jetes eshte, nuk eshte shkruar gjekundi qe grekeve ju ndalohet te jetojne duke marre buke apo mish apo gjalp me liste dhe duhet te jetojne gjithmone ne mireqenie. une qaj hallin e shqiptareve se do turren greket e do ju marrin vendet e punes si pjatalares, ndertim, bujqesi, blegtori etj.

  6. Ujku do mjegull says:

    Mos u hiq si budallaqe.Nuk e shan dhe neverit kush Piro Dhimen,per keto qe po thua ti,po per aktivitetin e ngjeshur,me qarqet ekstremiste shoviniste greke.Ai eshte bere luftetari me i vendosur perkrah Agimit te Arte ndhe klerikeve me shpirt me te zi se katrani,kunder shqiptareve.Ti po perpiqesh te besh “holle” politiken e nen rrogozit te gjerneral Janullatosit.
    tani na thuaj….,a je edhe ti partizane e flakte dhe avokate mbrojtese e nje paudhesie te tille ???!!!

  7. "BALASHI" says:

    Te gjithe, por sidomos “UJKU DO MJEGULL”, shkurt, qert, thjesht ti ka thene te gjitha.
    Degjo me vemendje, mos na ben te zgjuaren. Ti kuptojme interesat. E kam ndjekur me vemendje kete debat prej 3 ditesh.
    Piros nuk iu derdhen per disa te verteta, por per aktivitetin antikombetar, jo tani qe eshte ky qe eshte, por para se te ishte ky qe eshte sot.
    Ai jo vetem qe s’ eshte grek siç deklaroi kur vajti te ngrere hekura ( se aq diti te beje), pr nuk eshte as himariot, por nga fshati Progonat i Kurveleshit, Tepelene. Nje fshat autokton Shqiptar, me histori te mrekullueshme patriotike.
    Kur iku Pirua nga Shqiperia ishte shume i ri. Ishte sportist elitar dhe rregullat per keta lloj sportistash, nuk te lejonin te vuaje duke mbajtur radhe per ushqime.
    Ai iku si nenkampion Europe e pas 1 a 2 vjetesh kur te forcohej e rritej mund te behej edhe ketu kampion bote e olimpik siç beri ne Greqi. Ne fund te viteve tetedhjete kombetarja jone e ngritjes se peshave zuri, si skuader, vendin e trete ne Europe.
    Pra Piros shqiptaret nuk iu derdhen per te vertetat qe tha, ndonese ai nuk i perjetoi, per shkak te sportit, por per deklaratat antishqiptare, per deklarimin grek, per mohimin e prejardhjes se vertete ( lexo ç’ thote profesor Kabo per origjinen e tij), per marrje pjese ne organizatat me te zeza kunder Shqiperise (shiko prtalet e ndryshme se sa aktiv eshte me ze e figure).
    Shkrimi yt eshte nje paçaure qe jo vetem s’ thote asgje, por te ben me shume pis.

  8. "BALASHI" says:

    Çdo kohe ka te mirat e te keqiat e veta. Artikullshruesja, nen masken e atij regjimi, qe asnje shqiptar nuk e do me (ka kaluar cerek shekulli tanime), kerkon te evakuoje nje kohe te perenduar per te shpetuar surratin e zi te Piros, kinse ne duam ate regjim. Jo! Per tjeter gje iu derdhen Piros. Ai i ka bere e ben keq Shqiperise. Kete nuk ia ka borxh njeri. Si thua Valbona te heshtim e gjoja ne me mendje te ngusht (sipas teje) e kritikuam se permendi varferine kohes qe kemi lene pas para cerek shekulli? …

  9. SHQIPO, EUROPIAN says:

    @ Valbona Omeri,

    A. Ju e njihni shume pak Pirro Dhimen.

    -ai gjate 25 vjeteve ka mbajtur lidhje me sillogje vorioepiroton
    -ai ka ndryshuar me pare kombesine shqiptare dhe me pas shtetesine

    B. Ju e njihni shume pak Diktaturen Greke.

    -Shteti grek ka realizuar gjenocid etnik kunder shqiptareve myslyman
    -Shteti grek asimilon, grekezon çdo dite shqiptaret arberor kristian

    C. Ju e njihni pak Krizen e Greqise.

    -Greqia te zbatoje rregullat e ekonomise se tregut si kudo ne B.E.
    -Greqia te mos kerkoje borxhe nqs mendon e gjykon qe nuk i paguan.

    D. Ju nuk keni njohuri shume te thella per Sociologjine.

    Konkluzioni qe ju nxirrni duke cituar permendesh qofte edhe nje sociolog francez ka vlera sociologjike por nuk perben argument pergjithesues.

    SHËNIME:

    1. Une jam krenar qe kombi im, edhe pse ketu kane kaluar disa perandori, perseri mbijeton.

    2. Une jam krenar qe kombi im, edhe pse e kane ndare padrejtesisht ne 6 shtete, perseri mbijeton.

    3. Une jam krenar per shume dhe shume heronje dhe luftetare te shpates, te pushkes, te penes, te kombit tim.

    4. Une jam krenar qe kombi im, megjithese nuk ka ende nje shoqeri te madhe, ai po e gjen rrugen e tij.

    5. Une ne ndryshim nga ju, deshiroj shqiperizimin e natyrshem te shoqerise artificiale dhe mashtruese greke, por nuk fshihem si ti as pas sistemit komunist dhe as pas ndonje sistemi politik; ne deshirojme trojet dhe tokat legjitime te Çamerise, ne deshirojme statusin legjitim minoritet ose mazhoritetit etnik ose gjuhesor te arvanitasve dhe çameve ortodoks, ne deshirojme te drejta legjitime te barabarta per te gjithe emigrantet si kudo ne B.E, jo ksenofobi jo racizem shteteror per emigrantet shqiptare dhe te drejta absurde si askund tjeter ne B.E, per te shiturit dhe homogjenet greke, ne nuk deshirojme shantazh, servilizem, vasalizem, ne deshirojme me e pakta respekt dhe reciprocitet ligjor me fqinjin, dhe me pas … hajde te flasim sa te duash per dy popuj miq (me pike me pikepyetje apo pikeçuditese).

  10. mira says:

    shume mire ja ke then mo roberto por ajo eshte robot i kurdisur dhe nuk ja vlen te harxhosh kohen me te.

  11. zoro says:

    zonja omeri te uroj gjithe te mirat. vertet qe jemi dy popuj miq dhe dy popuj gjiton, jemi dy popuj qe trashegojme gjuhet me te vjetra ne evrope, jemi te aferm SIGJENIS kjo eshte histori. pirro dhima nuk tha asgje me pak apo mme shume se nje te vertete . shqiperia e enver hoxhes eshte reale sot ne krizen greke dhe kjo ska dyshim, njerezit te trembur dhe pa ruge dalje. por perseri eshte me mire se c jetojne sot ne shqiperi, pra kjo eshte edhe nje nostalgji per kohen e komunizmit ne shqiperi qe ndoshta ishte me mirre se sot. i uroj popullit grek te gjeje rugen e duhur per te miren edhe tonen. oxi oxi oxi.

    1. GADISHULLI ILIRIK says:

      Shqiptaret pasardhes te natyrshem ilir/arberor.
      Shqiptaret jane komb i lashte autokton ballkanik.

      -Sllavet jane me origjine aziatik.
      -Turqit jane me origjine aziatik.
      -Greket jane me origjine semitik afrikanoaziatik.

  12. Pallatet Agimi says:

    Shkrimi eshte elokuent, por i shtruar gabim. Ceshtja nuk eshte se po ngjallet nostalgjija e tolonave. Perkundrazi! Por, jeten e aktivitetin njerezor nuk e percakton vetem sasia e djathit apo e mishit qe hame. Pa dinjitet e vetem me stomak, njeriu kthehet ne kafshe, si cdo fukara pa kete veti shume te rendesishme shoqerore. Ndaj i varferi me dinjitet eshte ai qe i shtron shoqerise probleme dhe qe e detyron ate te shkoje perpara. Parellinjte e kane mbylluur koken vetem brenda thesit te tyre. Berluskoni 80 e ca vjec, e ka mendjen te bythet e Rubit a Bubit, si quhet ajo qeflija e eurove.
    E ketu duhet ndalur. Sidoqofte, me tolona e me racion, ky ishte fati yne i keq. Por ama ishim e vazhdojme te jemi te pa lekundur ne disa vlera qe jane te rralla. Kemi jetuar si heronj. Ndofta edhe pa buke por kemi detyruar te madh e te vogel te mesoje e kulturohet, te respektoje familjen, gruan, femijte, jeta e te cileve eshte e shenjte. Pa buke e me tolona, por ja qe arritem te ndertojme deri edhe hidrocentrale,universitete, uzina, e c’tju a rokonis koken me keto, te cilat sot jane ender, te cilave kompanija Berisha ju beri shurren Mos genjeni vehten, nuk i ndertoi Enveri, por ne, me gjithese duke hequr shpirt. Ndaj them qe ne shqiptaret kemi kaluar nje jete me halle por heroike. E kejo eshte edhe arsyeja qe armiku Berisha nuk arriti te na asimiloje,sipas porosive te atyre “druzheve”.
    Cilido e ka te drejten ta kujtoje ate kohe, por me gjuhen e duhur e jo ate te neperkes. Mema do pak me teper ate femije me te cilin ka vuajtur me shume. Pa shajani femijen sakat ne sy te saj, e shiko pastaj se c’peson. Mallkimi i memes e i atdheut eshte me i rende se ai i zotit.

  13. batoni says:

    Valbona sa vjeçe je? Adoleshenca eshte mosha me e bukur, por ti nuk e meriton as sot as kur ishe e tille. Ju jeni ne foshnjeri nga mendimi pavaresisht se shkruani ndonje artikull dhe merrni ndonje leke, por sa kushton shkrimi juaj? A ka nje vlere per shoqerine, se shkrimet nuk behen per vete, po per shoqerine. Prandaj te mbrosh Piro Dhimen per ato qe thote, do te thote se je foshnje akoma. Megjithese eshte e drejta jote te besh biznes per vete, por shoqerise nuk i ke sherbyer. E pe video e femijerise te Piro Dhimes se çfare vuajtjesh kishte hequr i shkreti! Mos u ben budallaqe here tjeter se ngriheni sot ju ca breke pa lare apo pa breke fare e na beni historine e atyre qe e kane jetuar dhe kerkoni dhe te na imponoheni se “eshte ashtu si thua ti”. U bete bajate, hidhini pak kripe shkrimit se nuk hahet.

  14. nji kafe me pak te lutem says:

    PO ik moj buçe moj pler dole ti te justifikosh antishqiptarizmin e ati shkerdhate qe vjen ne himar dhe ben politik per vorjo epirin,keni vuajtur ju kurva, te ter njelloj kemi jetuar por nuk shkelim dinjitetin e kombit ton per interesat e grekut si puna jote dhe e atij shkerdhate qe ti mbron me pa te drejt, po ti e mbron se dhe ti e njejta moster je,hani buken e SHQIPRIS dhe beni duvan e grekut ju plera shitet bythen per dy dhrami dhe sot kerkoni dinjitet nuk te vjen turp po del dhe mbron ate bir kurve shkerdhat muti me ju vetem me kte gjuh mund te flitet se luani me dinjitetin e kti kombi qe ne qoftese nuk e duan ca plera dhe flliqsira si ju, e duan miliona SHQIPTAR te vertet.

  15. Mali says:

    Teta Valbona: keni shkrojtur emocionalisht, pa kuptuar gje ne ate qe beri nje njeri pa karakter me emrin Pirro Dhima. Ai edhe ne kete situate ne Greqi mori si shembull te keq Shqiperine.

  16. EG says:

    Moj Valbone e dashur sa naive qe je.
    Nuk besoj te jesh gazetare

    po kur nuk ke te ardhura dhe e sheh, vezen, mishin, perimet, frutat po nuk i blen dot?
    E keqja e nje sistemi dhe nje populli, eshte kur shteti humbet humbet fuqine financiare, dhe ate e merr ne dore individi (rich people).

    ti e dashur mbaje rradhen per ca veze, por ne usa, njerezit qe nuk fitojne mjaftueshen dhe nuk mund te paguajne siguracion shendetsor, jane te detyruar te vrasin veten kur diagnostikohen me semundje te pasherueshme.

    edhe ato qe paguajne siguracion shendetsor, marrin sherbim sipas pageses qe bejne, qe do te thote se sherbimet limitohen ne baze te pageses.

    kurse ty te vinte doktori te shpia. doktori qe mbante rradhen si puna jote per ca veze.

    e di ti cfare ka ndodhur me shkencetaret amerikane qe deklaruan se vajtja ne hene nuk ishte e mundur dhe nuk eshte realizuar kurre?

    bej kerkime dhe gjeje?

    eshte nje dokumentar posacerisht per kete.
    dhe atehere do kuptosh cfare eshte demokracia dhe se diktatura ne kete bote eshte ne forma te ndryshme.

    Here shfaqet hapur dhe here me aksident automobilistik, rrezim avioni, etj, etj

    Fycke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje