Luli me kuti të thyer

2 Korrik 2015, 22:51Blog TEMA
Luli me kuti të thyer

Nga Enkel Demi

Dy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte për një betejë që u pa se ishte e humbur, përshëndeste kandidatët në garë. Fitues ishte Lulëzim Basha me 80 për qind. Kishin thyer kutitë e votimit kudo dhe i patën mbushur si kishin dashur. Koli fitoi vetëm në Patos dhe mbetet enigmë përse veç atje nuk doli humbës. Entuziazmi i përdhunës ishte i ngjashëm si në 26 maj. Duket pasi zgjedhjet e përgjithshme sollën socialistët në pushtet, trimëria e munguar u shpalos në luftën brenda llojit. Nuk donin që Koli të humbte, sepse ai edhe mund të humbte, meqë i përzgjedhuri ishte Luli, por donin ta dërrmonin. Një zotëri nga Shijaku (dhe padyshim shumë të tjerë) më thoshte që nuk e kishin lejuar të votonte, as atë, as të birin, megjithëse ishte themelues i degës së kësaj partie në vitin 1990. Anëtarë të rinj u shfaqën në lista dhe sot po udhëheqin. Pas kësaj dite të zymtë opozitare, Sokoli iku për fare dhe i la thatë me kompleksin e fajit.

Sot, po lexoj mjaft analiza, komente që po flasin për një PD, e cila mund të ringrihet rreth Lulëzim Bashës. Spektri është i gjerë nga e majta në të djathtë. Mustafa Nano rekomandon atëvrasjen që kreu i PD-së nuk e bën dot, të tjerë, liberalët si përherë shohin shpresën e ringjalljes së opozitës tek pamja, dukja, forma, sipërfaqja. Luli vetë është i kapur tek fitorja e tabelave të Kaçit dhe kështu do të ecë përpara, meqë edhe dorëheqja nuk ka sy për qabe të jetë temë e ditës pas zgjedhjeve vendore.

Basha nuk e bën dot Partinë Demokratike, as opozitën. Është e thjeshtë, sepse para dy vjetësh ai e mori partinë duke bërë paktin me djallin që thyente kutitë, nuk linte njerëzit të votonin. Bënte marrëveshje me atë që mbushte lista me anëtarë të paqenë, megjithëse anëtarësia u tha se u ngri. Tash, kudo që shkon i duhet të tërheqë një mëkat të madh me vete, ndaj nuk e beson kush për vjedhjet e zgjedhjeve që ka bërë Rama-Meta, sepse vetë ka vjedhur për t’u zgjedhur. Nuk frymëzon dot kënd në opozitë, sepse fryma nuk e solli në krye të saj.

Ka shumë arsye që ai është sot në krye të Partisë Demokratike, por asnjëra prej tyre nuk janë vullneti i demokratëve, ndaj kot i biem rrotull. Dy vjet më parë Koli nuk bëri parashikimin e mënxyrës së sotme, sepse nuk ishte Nostradamus, thjesht bëri analizën e asaj që ndodhi si në zgjedhjet e mëdha të qershorit, ashtu dhe në ato partiake. Bëri zanatin e vet, të cilin tash pas kaq kohe kushdo e kupton që Luli nuk e gëzon, ndaj shpesh i duhet të qeshë, të premtojë, madje edhe të stonojë. Thonë që edhe rren. Edhe ndodh, sepse me rrenë shkoi në kreun e PD-së. Është njeri në hall. Ka diçka që nuk i takon. Duhet t’i japë një mjeti, kur nuk di të vozisë, duhet të kapërcejë një breg, kur not nuk di.

E vetmja pronë që ka është një kuti e thyer, e cila ka ardhur nga Lushnja, Kukësi a gjetkë. 

Tesheshi.com

13 komente në “Luli me kuti të thyer”

  1. coli says:

    qe te behet hero ,,, duhet te vrase veten, se popullin e vrau e vodhi e ropi !

  2. e bardha says:

    Po thuaje troc qe e ka vene sala per ta mbajtur ate parti nen kthetrat e tij,c’qorollepsesh posht e larte mor gazetaruc i mesiles,apo se ze dot ne goje salen se kushedi pastaj….!!

  3. Pelasgian says:

    A ke bo paqe me DEMIN e Pameles o Merooooo!

  4. alti says:

    Ne te gjitha akuzat qe ngre Demi, ish suportues pa kushte i PD ,nuk qendron per Lulin .Ai nuk mund te thyej kutite e votimit ,ai nuk ndalon njeri te votoje kunder tij , sepse dhe vet ai nuk e kupton se si arriti te behet minister dhe nuk e di se si e shtyn me zor te behej kryetar i Bashkise se Tiranes me kuti te shqyera qe ne Linze . Luli eshte njeriu i ri PD ,qe u prodhua per te marr pushtet qe te tjere prapa skene te benin kerdine , qe kane nga 90-ta qe po e rrjepin Shqiperine . Luli as nuk ka vjedh Parate e rruges se kombit dhe as ka dhene urdher per vrasjen e kater qytetareve te 21 janarit ,por ai ka faj se e vune me dhune ne kryer qe te ishte fasade se mbrapa qendronte ustai me grupin e tij .

  5. Tironsi says:

    E shte shume e drejte kjo qe shkruan Enkeli. PD-ja nuk do te kujtohet kurre qe te beje nje analize per shkaqet brenda saj per humbjet ne zgjedhjet e radhes.
    – Me sa duket ashtu sic thote Keli, shpetimin e presin nga llogarite e Kazo Silamit.(keshtu e kishte shkruajtur emrin ne ate analize ku bente llogarite).
    – Keq per popullin shqiptar. Me sa duket Berisha me gjallje nuk do ta shohe dot PD-ne ne pushtet.

  6. daenko says:

    Kur Luli vriste te pafajshmit me duar ne xhepa Mesila jote ulerinte ne mbrojtje te xhelateve.Te kujtohe besoj.Eshte mire te heshtesh se si plas kujt per Sokolin qe Mesila jote e kishte xhan.

  7. Tradita says:

    konsult Mersila-Meta dhe i thone shkruaje. Enkel. Cfare baterdije…

  8. redon says:

    Enkel ke qene gazetar i shkelqyer,por fatkeqsisht i ka sherbyer kriminelit Sali. Tani qe gruan tende nuk e pranojne ne grupin parlamentar te PD po shkruan …..
    A ke qene zurzull apo sagllam???????…. ,uroj qe Xhaja te mos ju ka vene ne listen e vrasjes

  9. Zekth says:

    Po ha inat mesila?

  10. 01 vlora says:

    Je sahan lepires o Demi per mendimin time je pa vlera

  11. RolandYmeraj says:

    Ik o Keli bashke me Silen bashkohuni me Ramen atje dhe mos na caj menderen shume me keto shkrimet e tua kuluf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje