Të martën, Greqia u bë vendi i parë europian që nuk ka paguar një këst kredie të FMN-së në afatin e caktuar. Për dy arsye – sepse s’kishte para për ta paguar dhe sepse s’ishte dakord me kushtet e FMN-së për një kredi të re të butë.
Më në veri të Greqisë, Shqipëria është një shtet që dy herë në çerek shekullin e fundit nuk ka qenë dakord me kushtet e FMN-së në lidhje me kreditë e buta të ofruara nga ky institucion – një herë në vitin 1996 dhe herën tjetër në vitin 2009.
Në vitin 2013, pasi borxhi publik i Shqipërisë arriti 70% të Produktit të Brendshëm Bruto, qeveria shqiptare thërriti përsëri në ndihmë FMN-në, e cila akordoi një kredi të butë me kushtin që, në vitet e ardhshme, përqindja e borxhit të ulej gradualisht.
Në dy javët e fundit, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar qëndroi në Tiranë për të analizuar të gjithë treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit deri në fund të majit të këtij viti. Por edhe pas bisedimeve me palën shqiptare, delegacioni i FMN i drejtuar nga Nadeem Ilahi nuk arriti të firmoste dokumentin përfundimtar që i dërgohet për miratim bordit në Washington, para se të bëhet disbursimi i këstit të radhës së kredisë së butë. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të FMN çështja e miratimit të këtij dokumenti është shtyrë për një afat të pacaktuar
“Ka pasur një mosrealizim në të ardhurat fiskale për periudhën janar-maj, në krahasim me buxhetin, për shkak të rënies së çmimeve dhe prodhimit të naftës dhe për shkak të dobësive në fushën e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet dhe në fushën e administrimit tatimor. Autoritetet na kanë bërë të ditur angazhimin e tyre për të arritur objektivin e deficitit fiskal për vitin 2015. Konsolidimi fiskal duhet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016, për të siguruar që Shqipëria të ecë në rrugën e saj drejt arritjes së qëndrueshmërisë në kohë të borxhit”,- u shpreh Ilahi.
E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, kjo deklartë e Ilahit, do të thotë se, në qoftë se nuk jemi në gjendje të rrisim të ardhurat buxhetore sipas parashikimit, duhet të shkurtojmë shpenzimet. Pra, duhet të shtërngojmë pak rripin.
Në fakt, Ministria e Financave po përgatit një draft për ndryshimet buxhetore për 2015-ën. Nëse FMN do të arrijë të bindet me këto rishikime, atëherë me rikthimin e saj në Shtator pritet të firmoset deklarata përfundimtare dhe miratimi i këstit të radhës së kredisë.
Në muajt në vijim, kryeministri Rama bën mirë që, në rishikimin e kërkuar nga FMN-ja, mos të tregojë kryeneçësinë e homologut grek, apo të paraardhësit shqiptar të viteve 2009 dhe 1996…
eshte porosi e vonuar..fatkeqesisht
ramen s’e ka lene mendja qe te ndjeke shembullin e berishes…
ik o byth lepires idiot sondazesh posaqi vegel e e lulit
E mer gyzele. kur greket vzhdojne te pine ouzo dhe mezedaki[edhe pse ne krize,pasi kane pasuri] juve u duhet te shtrengoni edhe me shume telin edhe pse nje jete te tere jetuat vec per nje cope buke…………
Kujdes thote sorosi: shtrengo rripin dhe mer akoma me shume kredi, “mos bej si greqia” se vallja sapo ka filluar…
Bobo ku kemi arritur jep mëndje ky trapi
Shqiperia per mendimin tim , nuk ka per tu perballur me , me probleme financiare , te cilat do i perkasin kohes te qofte largut ,kohes se qeverisur nga Dallkauk Berishe . Nje kafshe me fytyre njeriu edhe sot , vete djalli , vdekja e shqiptareve e me gjere . Qeveria Rama e kjo maxhorance ndahet qartesisht nga qeverisja e Njeriut te Nandertalit e kopeja e horane te bandes se tij . Kjo qeveri eshte Vizionare ka te konceptuar qarte Vizionin e strategjine afat gjate te zhvillimit te vendit dhe qartesisht dallohet nderthurja e resurseve natyrore , si klima , ore drite , deti , malet , me tokat , ujin , burimet minerare tokesore e nentokesore , ku shume rendesi ka drejtimi dhe organizimi i popullit nga shteti dhe qeverite e tij . Zhvillimi e vendit eshte ne rrugen e duhur , shihni Punet qe po behen ne permiresim te mjedisit , shtimit te pyjeve , pastertise etj , zhvillimit te infrastruktures rrugore e punesse policise se rendit dhe asaj rrugore , sigurimi i nevojave e reformes ne energjine e H.E.C , mbesjtetja e sektorit te bujqesise dhe blektoriase ,intensifikimi dhe permiresimi i punes me sektorin e naftes dhe minerar . si dhe bashkepunimi me shtetet rajonale vecmas me Serbine do ti jape nje zhvillim te madh tranzportit detar ,transportit , turizmit etj . strategji kjo e mbeshtetur dhe nga partneria strategjike Gjermania , do mundesojne shume shpejt qe shqiptaret te zgjidhin problemin e punesimit dhe do prekin begatine ekonomike te mohuara nga Murtaja Berishe dhe regjimi i tij kafsheror , qe kish per objektiv ” Kafshaten e gojes ” per shqiptaret . Ajo kohe mos u kethefte kure,e u ju shofte nami e fara asaj rrace te poshter bastardesh intrigante e vrastaresh
Ke folur si komisar Xhep Meta. Na e mbushe mendje shoku komisar.
Zaloshnja eshte me zhvillim mendor te vonuar!
Nuk duhen marre me borxhe! Kjo eshte e vetmja zgjidhje. Merr borxhe per te lare borxhet, merr borxhe per te paguar rrogat dhe pensionet – dhe vendi perfundon ne Gremine. Shume me keq se Greqia. Borxhet jane vargonj. Ka pase shume te drejte ai Lugati kur e pati ndaluar me kushtetute marrjen e borxheve dhe kredive te huaja. Por sot eshte koha e maskarenjve.
Me çudisni me keto komente shpesh idiofe dhe pak te cekta.
Fmi eshte organizata bankare qe shkon ne te gjitha vendet e “botes se trete” siç i quajne, dhe ne emer te ndihmes dhe financimit detyrojne qeverite e ketyre shteteve te aplikojne austeritin sigurisht ne kuriz te popullsise duke ulur pensionet dhe pakesuar sherbimet sociale, duke anulluar personalitetin njerzve(kur nuk ke para per te jetuar je nje nul), dhe te drejtat njerezore, duke sovencjonuar korupsionin.
Me thoni nje shtet te vetem ku eshte futur FMI Dhe ai shtet nuk eshte varferuar tej mase dhe ne shume prej tyre ka plasur lufta civile.Pyes i vehten perse? Fmi eshte nen drejtimin dhe dominimin Amerikan i vetmi shtet agresor ne bote bashke me Izraelin.
Te gjithe mediat e huaja flasin per referendumin e Greqise por asnje nuk flet per referendumin e Austrise :”Austria jashte euros” qe sot skadon.
z Zaloshnja e i vetmi gazetar qe po shkruan per borxhin e SHqiperise(nuk dua te flas per cilesin e artikullit)
Si nuk doli nje ekonomist i saketn (jo te kristali)e te pershkruaj borxhin e shtetit SHqipetar.
Sa eshte borxhi? ne PBB dhe ne vlere m(euro)
Kujt ja ka keto borxhe?
Me sa % jane
Sa paguan shteti vetem interesin?
Kame lexuar nje artikull (nuk e mbaj mend se kur por ishte gazete angleze)se vendet ne zhvillim (ku hyjme dhe ne)nuk duhet ta kete borxhin me te madh se 40% te prodhimit te brendshem bruto.
DH n q se dikush e ben kete balance ne jemi te falimentuar .
Mos ki as frike e as shqetesim. Situata kontrollohet nga Rama dhe Cani. Pa problem; te pakten per keto 4 vjet nuk ndodh gje sepse borxhet i shlyejme me borxhe.
Demagogjia është e rrezikshme. Urrejtja patologjike për Berishën të dashur miq vetëm e forcon atë. Akoma nuk e pyesni veten pse U kthye në pushtet në 2005 pavarësisht katrahurë së 97? Kjo për arsye të sulmit konstant gogoli gogoli dhe kthimin e tij në të viktimizuar duke marrë përsëri zemra e shqiptarëve. Me këtë shprehje që I gjithë faji është I Berishës do të na sillni përsëri atë në pushtet. Tregohuni të emancipuar për të treguar çfarë bëri keq dhe mirë Berisha.