Na falni! Turpi është i yni

4 Korrik 2015, 16:49Blog TEMA

Nga Emiljano Aleksi

Ndihem i pikëlluar shumë për vdekjen e turistëve çek. Sonte duhet të ndihemi të humbur e të dështuar përballë asaj çka ne s’po arrijmë të mbjellim dot; Siguri dhe Shpresë. Derisa Ne vrasim njëri-tjetrin, nuk e kemi “për gale” të vrasim dhe një të huaj, qoftë edhe për një dollar më shumë. Bashkë me ju ne kemi vrarë sigurinë tonë dhe shpresën që një ditë ky vend do të bëhet. Në Shqipëri gjithçka është e shtrenjtë, me përjashtim të jetës.! Të gjithë kemi faj për vdekjen e Michal Svatos, Anna Kosinova.

Na fal Michal dhe Anna! që nuk ditëm t’ju mbronim,që nuk ditëm t’ju prisnim si miq, apo që në fletë palosjet që shpërndajmë nëpër botë për të reklamuar bukuritë natyrore që Perëndia na ka falur, nuk kemi shkruar; Kujdes! Mund dhe të rrezikosh kokën.

Nuk ditëm të ta themi, sepse jemi të zënë më cicmicet tona, me inatet dhe interesat tona, ndaj Na Falni! Ne ju vramë mbrëmë të dyve. Na falni! Sepse Ne dështuam t’ju siguronim pushimet tuaja, dështuam në mbajtjen e besës që Ju ja dhatë pa e negociuar me vrasësin tuaj, e morët në makinë. Ju kishit dëgjuar që shqiptarët janë të besës, por tashmë BESA është thyer! Dështuam në çdo mënyrë të mundshme, dhe nuk arritëm të paktën të mbrojmë jetët tuaja dhe ndernin tonë. Dështuam o engjëj në çdo pikëpamje, shpresoj që kombi Juaj, Zoti, ju, gjaku e toka nuk do të na mallkojnë, siç na kanë mallkuar në të kaluarën, por ne e përsëritëm historinë edhe kësaj radhe në formën më makabre dhe turpëruese.

Na falni, apo na ndihmoni duke e mallkuar vrasësin e mjerë që si parazitë, pa moral e pa nderë, guxoi të ndyjë besën, traditën, fjalën, mikpritjen tonë.

“Ne më tepër plakemi dhe më tepër na hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë”…?

6 komente në “Na falni! Turpi është i yni”

  1. ARGITA says:

    PSE NUK DEL TAHIRI

    1. albani says:

      ARGITA je e respektuar per komentet llogjike qe shkruan(besoj qe je e njejta me Argita_B)
      Tahiri del nje here ne vit dhe pas shumes vjetore qe u ben vrasjeve dhe krimeve na jep konkluzionin qe rendimentin e tyre e ka ulur ne krahasim me vitet e tjera.
      Turp qe tallen me llogjiken e popullit te mashtruar.
      Asgje nuk kane bere per parandalimin e vrasjeve dhe krimeve,kur ishin opozite i perdornin fatkeqesite per te akuzuar dhe fituar pike politike,mos valle tani prape ja ka fajin udheheqja e kaluar qe nuk jane ne krye te detyres?
      TURP.

    2. Daja says:

      Kjo vrasje u be 2 dite para vizites se Merkel, por pse i ra llotaria dy turistave ceke te behen kurban, kjo asht nje pikpyetje e madhe. Zoti i dhente prehje.

  2. Dee says:

    Ne Amerike u kryen 18 vrasje ne nje shkolle por asnje amerikan nuk tha ne jemi turp i botes. Ne Itali vrau nje familje per 50 euro por ata nuk thane jemi turp i botes. Ne Austri babai kishte 20 vjet qe i mbante vajzat ne bodrum dhe i kishte perdhunuar por austriaket nuk thane jemi turp i botes.

    Shqiptaret e thone lehte sepse vuajne nga kriza identiteti.

    1. albani says:

      Dee
      Bravo per patriotizmin dhe inteligjencen e madhe qe te karakterizon,ate mund ta dalloj lehte cdokush ne keto pese rreshta qe ke shkruar,dhe pa qene nevoja qe te kete inteligjence te larte,shpresoj qe ta lexojne sa me shume komentin tend.
      Ne Shqipetaret biem shpejt viktima te vetes tone,te injorances tone,te egoizmit tone,te arrogances tone,te mos Shqiptarizmit tone.
      Eshte gjenjale ajo qe ke shkruajtur qe Shqipetaret vuajne nga kriza e identitetit.
      Pasojat e kesaj krize shihen tek shume komentues Shqipetare ne forma depresioni te ndryshme,keta persona jane te karakterizuar nga ndjenja e INFERIORITETIT dhe mundohen qe te infektojne me kete ndjenje shoqerine Shqipetare.
      Jane pasojat e kesaj KRIZE IDENTITETI depresioni thenjet te tilla nga komentues si;kam turp qe jam Shqipetar apo kam turp te flas Shqip.
      Dee
      Faleminderit per kete koment qe ke shkruar,nga i cili mund te sherohen te gjithe sado pak qe mund te jene prekur nga kjo semundje e keqe qe quhet KRIZE IDENTITETI.

  3. FAIK KONICA: SHQIPERI te qifsha nenen ,kush te krijoi.
    P R O F E C I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje