Sondazhet, orakujt e opinionit

4 Korrik 2015, 16:17Blog TEMA

Nga Ardiana Toska

 

C’fare mendon populli, njerezit, qytetaret? Kjo pyetje eshte po aq e vjeter sa politika e per pasoje edhe me hershme se demokracia. Ne shoqerine demokratike moderne pergjigjet : « Per te ditur se ç’mendojne njerezit i duhet bere pyetja ». Ky ekuacion i thjeshte eshte ne origjinen e sondazhit i cili i sjell nje pergjigje teknike konkrete nevojes per te njohur  opinionin e qytetareve. Amerikani Georges Gallup, themelues institutit te pare te sondazheve, ne vitin 1936 pati idene gjeniale te aplikonte mbi opinionin principin statistikor te « kampionit” qe mundeson   fotografine e opinionit te 1000 individeve  ne nje moment te caktuar  duke prodhuar nje shifer te vlefshme per te gjithe popullsine. Shpeshhere per te kuptuar kete teknike perdoret shprehja metaforike «  s’ka nevoje te hashe gjithe pjaten per te ditur si eshte gjella, nje luge mjafton ». Forca e kesaj teknike “profete e opinionit publik »  konsiston ne shprehjen shifrore te ketij opinioni dhe nje numer eshte nje informacion lehtesisht si i transmetueshem ashtu edhe i asimilueshem. Matja statistikore e perçon kete opinion me mire se çdo peticion,  tubim, manifestim qe sigurisht s’ ka munguar shesheve te qyteteve tona. Ka shume lloje sondazhes, po ne kete artikull do te fokusohem ne praktiken e sondazhit ne periudhe elektorale, me te tjerat mund te merremi me vone.  Duhet te kujtojme gjithashtu nje fakt te pakundershtueshem : sondazhi eshte nje produkt i shoqerise demokratike. Tre jane kriteret e demokracise te cituara qe prej Greqise se lashte : mungesa e tiranise, numri dmth mundesia e secilit per te dhene mendimin e tij dhe debati. Sondazhet deri me sot plotesojne kriterin e numrit. Gjithashtu sondazhi eshte ndaluar nga regjimet totalitare : as Shqiperia e Enver Hoxhes, as URSS e Stalinit, as Kina e revolucionit kulturor nuk kane toleruar sondazhe. Kriteri i opinioni publik s’egzistonte.

Ne periudhe zgjedhjesh, ne shoqerite demokratike, tundimi per te kosultuar qytetaret mbi preferencat elektorale eshte teper i forte. Kjo gje ndodhi tek ne, edhe gjate kesaj fushate elektorale,  ku mediat -gazete  me portalet oneline dhe mediat televizive nepermjet nenshkrimit te  kontratave me institute sondazhi, pasqyruan rregullisht potencialin elektoral te kandidateve.  Kritikat dhe indinjatat ndaj publikimit te sondazheve  s’vonuan te vinin,  si nga partite politike ashtu edhe nga kandidatet e pavarur  duke i kosideruar sondazhet « aspak te verteta » (Edi Paloka, 04/05) ose « sondazhe per te çoroditur mendjen tuaj qytetar » (Sazan Guri, 17/05).  Mediat ne fjale iu pergjigjen se refuzimi i sondazheve eshte « defiçit demokratik » dhe se « qytetaret kane deshire te japin opinionin e tyre », shkurt pergjigje konform principeve demokratike.

Ne fakt lideret politike, kandidatet, gazetaret, opinionistet  dhe sidomos mediat manifestojne kaq varesi ndaj sondazheve sa te krijohet pershtypja se profecia e ketyre te fundit per garen elektorale validohet (aprovohet) nga e gjithe shoqeria. Mbremjet televizive elektorale jane meshat me me ze dhe opinioni i matur nga sondazhet  luan rolin e korit ne teatrin antik : zeri qe komenton aksionin politik.  Interaksionet e sondazheve me te gjithe keto aktore jane te shumta dhe kritikat ndaj tyre te vazhdueshme.

Verejtja e pare qe i behet sondazheve konsiston ne faktin se ato  orientojne  rezultatet e zgjedhjeve. Si çdo informacion qe vjen nga mas mediat, edhe rezultatet e sondazheve nuk perceptohen me neutralitet por me pritshmeri e cila s’eshte pa pasoja per menyren se si votuesit do ti interpretojne te dhenat.  Mekanizmat psikologjike  te mobilizuara tek zgjedhesit  nen trysnine e sondazheve jane te shumta dhe  efektet qe pasojne me te cituara te sondazheve mbi votuesit : i pari, i quajtur efeteki « bandwagon » ose  efekti « ortek », ku elektorati ndjek opinionin e shumices, votuesit radhiten ne krah te kandidatit paraqitur si fitues duke e forcuar me shume tendencen e tij mazhoritare. I dyti, efekti« underdog » ose « boomerang » qe nxit nje qendrim te kundert me te parin : zgjedhesit e pavendosur madje edhe ata qe nuk mendonin te votonin, vrapojne, ne ndihme te humbesit te paralajmeruar, per te permbysur tendencen.  Intensiteti i ketyre efekteve duket i vaket ne zgjedhjet e fundit vendore ne Shqiperi. Baza elektorale e partive, sipas analizave te deritanishme ka qene e qendrueshme, s’ka pasur levizje domethenese.  Kritiokohet gjithashtu « sindroma e matjes » sipas se ciles qytetaret ne vend qe te lexojne programet (nese program ka) lexojne shifrat. Grafiket e sondazhit i japin rendesi perfundimit, kush do te jete fituesi, humbesi duke eklipsuar dimensionin ekonomik dhe social te programeve.  Gjithashtu profecia e sondazheve qe ritmon fushaten elektorale dhe magjia e perqindjeve i jep legjitimitet kandidateve te privilegjuar nga  « kampioni » i qytetareve te pyetur. Madje formulimi i disa titujve  mbi sondazhet “Velia merr Tiranen, Durresin Dako, Duma e Kosova pesojne renie » duket sikur vulos rezultatin e zgjedhjeve   si nje te vertete te pakundershtueshme te ngjashme me ate te « toka rrotullohet rreth diellit ».

Pretendimit te  mediave porositese te sondazheve, se kjo eshte pjese e misionit per te informuar publikun, i kundervihen dy arsye me pak te « mira » : e para, e vertet qe me ane te sondazheve mediat i japin fjalen  qytetareve por ato bejne gjithashtu te flitet per to.  Sondazhet qe ato publikojne  rimerren nga media te tjera( gazeta, televizione, agjensi lajmesh) brenda dhe jashte vendit duke cituar burimin pra median respektive dhe emrin e institutit te sondazhit. Ne nje publikim per shtyp te dates 22/06/2015  kanali televiziv  Ora News,  citoi se parashikimet e institutit te zgjedhur prej tyre jane shfrytezuar jo vetem ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni por edhe nga agjensite ANSA (Itali), SIN Embargo (Meksike) dhe Al Jazeara per Ballkanin.  Ja pra nje publicitet jo i neglizhueshem per televizionin ne fjale dhe Insitutin qe punon per te duke u ekspozuar keshtu triumfalisht nen prozhektoret e suksesit. E dyta , sondazhet « krijojne lajmin »,  gazetari s’ke nevoje te zhvendoset ne terren dhe shifrat i japin fjales gazetareske nje « varak shkencor » dhe legjitimitet perkarshi pushtetit politik dhe qytetareve. Ne kete kuader pushteti i medias s’eshte as i neglizhueshem dhe as inoçent  sepse interpretimi i sondazheve mund te marri ngjyrime politike sidomos kur presioni i politikes ndaj medias si nga pozita dhe opozita eshte shume i forte.

Aftesite predikuese te sondazheve nuk jane te pakonsiderueshme per kandidatet.  Si fillim permendim  kofortin e tyre narsisik. Ne periudhe elektorale sondazhet krahasohen me nje droge apo karburant qe te lejon te rezistosh.  Madje, presidenti francez François Miterrand kandidat  per here te dyte ne zgjedhjet prezidenciale te 1988, komandonte nje sondazh ne dite prane institutin me te cilin bashkepunonte  ekipi e tij i fushates. Te shtojme pastaj  fenomenin « best –seller » qe  funksionon edhe ne politike. Trajtimi mediatik i kandidatit qe « ka shance » dhe atij « sa per forme » s’eshte i njejte. Kandidatet ne rritje perfitojne ne imazh  aq sa personat qe ne sondazh pergjigjen pa u menduar gjate,  kane tendence te prononcohen ne favor te kandidatit ne ngjtije ne momentin e sondazhit. Keshtu sondazhi mbivlereson mbeshtetjen elektorale te kandidatit ne ngritje. Nje nga kandidatet e pavarur per Tiranen, zoti Sazan Guri u shpreh ne nje konfernce te jashtezakonshme se « jemi pesë kandidatë për Kryetar Bashkie që duhet të ishim të barabartë në mediat publike kombëtare; që duhet të ishim me kohën sipas standarteve dhe Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që kemi parë sesi shumica e mediave kanë kërcënuar procesin zgjedhor, apo që kanë kërcënuar në thonjëza “kandidatin” për të mos marrë kohën e vet, për të mos thënë fjalën e vet ».  Vlen te theksohet gjithashtu se sondazhet perdoren si nje arme politike nga kandidatet. Sot nuk eshte politikisht e mjaftueshme te thuash qe kandidati u zgjodh ne baze te nje programi sepse siç e thame rralle votohet duke njohur programet ne detaje. Per te forcuar legjitimitetin e tyre kandidatet mbeshteten tek opinioni i cili mobilizohet ne menyre  «  performante »  nga te dhenat e shifrave te cilat kane reputacionin e objektivitetit.

Megjithe keto kritika per rrezikun e sondazheve , fakt eshte se suksesi i ketyre orakujve s’eshte ne renie. Atehere cili duhet te jete funksioni i tyre ne sistemin demokratik ne menyre qe principet baze te demokracise  si populli sovran, liria e opinionit, e informacionit, te mbrohen madje edhe te forcohen nga prezenca e sondazhve mbi garen elektorale?

Nje pjese e kritikeve e kane te veshtire ta pranojne pa rudhur vetullat  se sondazhet kontribuojne  ne transparencen e proçesit demokratik, por le te perpiqemi ti japim vendin e tyre duke mos i kosideruar si alfa dhe omega e zgjedhjeve.

–  Sondazhi eshte nje pamje e pjesshme e opinionit dhe jo  opinioni. Pierre Giacometti, drejtor i institutit te sondazhit IPSOS ne France thote : « kampioni » i sondazhit duket sikur  ngjan me nje maket avioni te cilin kur e shohim kemi pershtypjen se kemi pare nje avion « prej verteti ». Por ndryshe nga maketi,  « kampioni » i individeve tane s’eshte kaq perfekt per arsyen e thjeshte se ne konfrontohemi me nje dimension social : shpeshhere njerezit refuzojne te pergjigjen ose pergjigjen shpejt e shpejt, s’kane kohe etj. Sondazhet jane pasqyrues te opinionit atyre individeve qe pranojne te marrin pjese ne tone dmth sondazhi s’eshte realiteti ».

–  Sondazhi eshte nje mjet informacioni dhe si i tille nuk duhet konsideruar si i pagabueshem.  Veçse nje muaj me pare, ne zgjedhjet legjislative te 8 majit  2015 ne  Angli, fitorja triumfale e David Cameron hodhi poshte cdo profeci elektorale te institutit me te madh te sondazhit Yougov i cili me gjysem zeri, duke ju marre goja, beri nje mea culpa te vaket « Ju kerkojme ndjese per performancen tone te keqe. Kemi nevoje te kuptojme shkaqet ». Sigurisht qe gabimet i perkisnin metodes se sondazhit te aplikuar dhe jo mosnjohjes se realitetit politik dhe sociologjik nga gazeterat dhe opinionistet politike.

–  S’duhet ngaterruar opinioni me « vullnetin » politik te popullit. Kur nje popull kerkon diçka ai nuk mjaftohet duke dhene opinione por vepron me ane te shoqatave, manifestimeve, grevave, peticioneve. Nje nga shprehjet me te bukura dhe te fuqishme te vullnetit te popullit ne Shqiperi  ka qene levzja demokratike e dhjetorit te vitit 90 qe nisi me protestat ne konvinket e qytetit studenti per te na çuar ne shembjen e diktatures e triumfin e demokracise.

–    Sondazhi s’eshte vote, ai kontribuon per te  rritur pergjegjsine individuale te zgjedhesit . Sot nuk votohet qorrazi,  votohet duke ditur se silin raport forcash do influencosh.

–  Shifrat e publikuara nga sondazhet kane nje interes te kufizuar.  Duhet qe sociologet, gazetaret, opinionistet te shpjegojne koherencen e shifrave, thyerjet dhe evolucionet e shprehura prej tyre ne nje etike profesionale strikte. Ne studiot televizive te Ora News  dhe A1 Report jane ftuar perveç presidenteve te Insituteve te sondazheve edhe opinioniste e gazetare per interpretimin e tyre duke kontribuar keshtu ne debatin pluralist te shoqerise.

–  Sondazhet me profecite e tyre nuk i bejne zgjedhjet dhe loja elektorale mbetet e hapur deri ne fund.  Ne sferen demokratike te  komunikimit ato duhen  kosideruar me shume si element informacioni sesa si argument autoriteti .

Ne perfundim mund te themi se megjithe te metat e tij, sondazhi mbetet nje element stabel  shoqerues fushatave elektorale, zedhenes i opinionit.  Nese mendojme se demokracia eshte edhe pjesmarrje, se debati shoqeror duhet te vazhdoje atehere sondazhet kane plotesisht vendin e tyre si mediat, shoqatat, partite politike.  Por ky produkt i gatshem nuk shitet me nje liber udhezues kritik dhe kjo gje detyron secilin prej nesh te jete i kujdesshem ne leximin dhe interpretimin e  informacionit te dhene prej tij.  Gjithashtu duke pare influencen ne rritje te  sondazheve ne hapesiren demokratike , per te mbrojtur sinqeritetin e debatit politik, shteti  duhet te krijoje kuadrin ligjor ose nje autoritet te pavarur si komision vrojtues , me te drejte sanksioni, te perbere nga  personalitete te fushes politike, juridike, statistike  i cili kontrollon transparencen dhe ben observime mbi karakterin metodologjik te sondazheve sepse kur teknika matese nuk kryen rolin e saj demokratik, diskrediti nuk bie mbi te por mbi vete demokracine.

 

 

 

4 komente në “Sondazhet, orakujt e opinionit”

  1. Anna Papa says:

    Artikull sh. interesant. Nuk kujtoj te kem lexuar me pare shkrime (mendime) per sondazhet, te cilat aplikohen shume tek ne rreth zgjedhjeve. Faleminderit per cilesine e shkrimit dhe artikulimin e qarte e te bute te mendimit kritik… (u lodha duke lexuar shkrime luftarake…)

  2. Afrim says:

    I perdorin shifrat e polleve si zhurmus per te coroditur mendjet e njerezeve. Cdo force politike i perdor ne inters te vet… Hapini syte o njerez, lexoni, kuptoni, mesoni…

  3. utopia says:

    Pikerisht pikerisht, të gjitha keto kish parasysh Kryeministri shqiptar, tek paraqitej i qete në studiot televizive, ne prag të dites se zgjedhjeve lokale, tek evokonte sondazhet e brendshme qe organizon partia e tij. Biles “gojet e keqia” (dmth sondazhet) thone qe PD, në zgjedhjet e ardhshme lokale, në rastin me të mirë do të dale force e trete dhe në rastin me të keq, do të kthehet si partia e Les Valeses, pra me 5.5% elektorat. Ose do kthehet në OJQ.

  4. kejsi iska says:

    Analize shume interesante dhe gjuhe e pasur dhe teper logjike. E lexova me kenaqsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje