Na duhet një Maria De Filipi për Lazaratin e Dukagjinin

5 Korrik 2015, 21:13Blog TEMA

Nga Kastriot Kotoni

 
Shumësia e ngjarjeve në këto dy javët e fundit në Shqipëri kaloj nga njëra temë në tjetrën. Ngjarja në fshatin Lazarat me vrasjen e Ibrahim Bashës, njërit prej efektivëve të forcave Renea, shkaktoi në opinion një traumë jo të vogël për sigurinë në vend dhe rikthimin e krimit në “Republikën e Hashashit”.

Fal një mobilizimi të paparë të Forcave Policore dhe krerëve të Ministrisë së Punëve Brendëshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve për vrasjen e Dëshmorit të Atdheut, Ibrahim Basha. Jehona e videopolitikës shqiptare me fitoret dhe humbjet e palëve në zgjedhjet vendore e kish gozhduar njeriun shqiptar tek pwrfundimi i tyre.

Por edhe në ngjarjen e Lazaratit palët dhe veçanërisht liderët e tyre shprehën qëndrime krejt të kundërta për kurthin që ish ngritur kundër Forcave të Policisë nga kriminelët e këtij fshati.Sot e kësaj dite disa media duan të shfaqësojnë kriminelët për gjoja si njerëz të droguar ,adoleshentë e të papërgjegjshëm.

Ka pas një histori të mosvëmendjes së shtetit ndaj këtij fshati qysh në fillim të viteve 1991-2013,këtë bëjnë sikur nuk e dijnë shumë nga këto media. Po këto media e kanë trajtuar si bastion të partive të djathta shqiptare fshatin Lazarat.

Shumë larg nuk duhet të shkojmë për të treguar kriminalizimin e një fshati, sepse aty bëheshin gjërat me bekimin e Policisë. Këtu në Shqipëri ka pas edhe Polici e SHISH,siç dimë që ka pas edhe INUK e ndërtimet pa leje vazhdonin deri në pafundësi në të gjithë territorrin shqiptar.

Rasti i Lazaratit nuk përbën përjashtim nga rregulli,ku krijohen territorre gjoja të pakontrolluara nga organet shtetëroredhe hyrja e shtetit në ato zona quhet fitorja e shtetit ndaj mafias. Po ku të pranon bota sot e aq më tepër BE, ku ti si vend ëndërron të bëhesh pjesë e saj, një shtet që të mos kontrollojwdot territorrine vendit.

Politizimi i suksesit të Policisë dhe rikthimi i ngjarjeve kriminale janë një burim frymëzimi për kriminelët e kjo krijon pasoja paragjykuese për një zonë a fshat e për më tepër akoma, për një vend kaq të vogël si Shqipëria. Ndërkohë i japim opinionit botëror me aromën e egërsisë së maleve, një vrasje makabre të turistëve çekë. U ngritën me kuç e me maç në protesta për armët kimike gjoja si shoqëri civile. Epo paskemi mësuar edhe ne nga bota thamë,por kur humbi jeta e një efektivi të Forcave Speciale “Renea”, ku ishin këto rrjete sociale për atë bir nëne?

Krijojmë stafeta gjigande snobiste dhe arkaike nëpër rrjete sociale e blogje interneti për tema të kthimit të dënimit me vdekje, apo lloj – llojepitetesh për veten tonë si shqiptar të pabesë e të pafe, a thua se mezi kishin pritur për të bërë katarsin e shpirtit të djegur për drejtësi.

Kur e ngritëm kaq shpejt shpirtin e protestës dhe të solidaritetit ne shqiptarët, e posaçërisht shoqëria civile në këto 24 vjet? Ne si qytetarw nuk jemi ngritur kurrë pa parti politike dhe interesat e tyre, jo vetëm nuk jemi ngritur po jemi keqpërdorur dhe aq më keq akoma nuk ta beson njeri shoqërinë civile në fshatin më të afërt të Tiranës e jo më në Lazarat apo në Dukagjin.

Në sytë tanë pamë politikanë që shisnin viza,ndërtime pa leje kudo,parqe të uzurpuara nga kioska e pallate,kinema të mbyllura e shtëpi kulture e librari të djegura,qytetarw të rrahur nëpër protesta e të vrarë në mes të bulevardit, pamw se si iu ngrit kult Kanuni, pa iu shtuar pamjet e eksodit biblik të shqiptarëve apo dhe makthet e rebelimit në ngjarjet e vitit 1997 dhe grushtin e shtetit të vitit 1998.

Ne na duket se na përndjek një fat ndjellakeq,sa herë që duam të arrijmë një qëllim. Kështu na ndodhi me Gërdecin. Ishim në fazën për anëtarësimin në NATO,tani po kapërcenim me sukses një palë zgjedhje, të cilat do të na afronin shancin për në BE.Dikush mund t’i quajw këto fenomene vështirësi të rritjes e të maturimit tonë si shoqëri, dikush tjetër si mungesë e reagimit të shoqërisë për mungesë përvoje të një shoqërie kulturalisht të ngritur,dikush mund të vërejë prishjen e stukturave psikosociale nga pabarazia socilale, apo më keq e ndarjes së tejskashme të pasurisë publike në duart e një grupi njerëzish me pushtetpolitik. Ikemi dhuruar medias botërore me qindra veprime të padenja, shpesh edhe kur kemi bërë akte triumfaliste për të shpëtuar jetë njerwzish.Ato na janë fashitur nga lobime të egra mediatike të cilat pagueshin nga kancelari antishqiptare për ta paraqitur shqiptarin të egër të pakultivuar e mbi të gjitha si një popull çiban në mes të evropës.

Të tilla situata kanë përjetuar edhe shtete të tjerë edhe më të mëdhenje me histori.Mjafton të shikosh filma për emigracionin italian, grek, jugosllav apo të shohësh dokumentarw për paragjykimin e popullit gjerman pasLuftës së Dytë Botërore dhe e kupton se paragjykimi si kategori e psikologjisw njerëzore është një qasje e jashtme në memorjen njerëzore e cila ka kurbën e saj sa herë manipulohen turmat.

Mos të harrojmë se vetë ne me filmin “L’America”, i bëmë autogol vetes për ca lekë e për një kulturë të inferioritetit psiqik të regjizorit, se gjoja po na sillte aktorin e famshëm italian Mikele Placido. Kur filmi u shfaq nëpër kinematë e botës të gjithë e njohën shqiptarin sipas filmit.

Ka pas shumë pak ose aspak politika nga shteti shqiptar, për ta përfaqësuar vendin tonë dhe popullin e tij me vlerat e veta. Organizohen festivale e konkurse bukurie pa kurrfarrë qëllimi në shërbim të imazhit të vendit. Ato pak fonde që ka për kulturën nuk i prek as ai fshatari i Lazaratit e as ai i Dukagjinite më pas kërkojmë Pse-në e krimit. Biznesi i vendit sa i gatshëm është të investojë në blegtori e në industrinë e përpunimit të qumështit në Lazarat apo në Dukagjin, në industrinë e turizmit dhe në atë të bimëve medicinale? Mos duhet të presim një Maria De Filipi e cila të na thërrasw në Talent Show-n e Italisë ndonjë talent nga Lazarati apo Dukagjini.

Bëmat tona kanë përfshirë edhe kinematografinë e Hollywood-it, ku në shumë raste figura e shqiptarit u shfaq si një njeri i hurit dhe i litarit, lidhur me gjithfarë mafiesh. Vonë u kujtuan mediat e Hollywood-it, se e kishin parë më parë një dyshe të pashlyer si vëllezërit Belushi në filmin “Vëllezërit Bluz”. Tani edhe në Hollywoodpo fryn një erë e re me yjet shqiptarw si Eliza Dushku,Blerim Destani, etj.Ngjarje sporadike si kjo e Dukagjinit do të ketë jehonën e keqe, por janë me mijëra shqiptarët me emër të mirë kudo në Evropë dhe Amerikë e deri në Azi. Na lipset që institucionet tona, qoftë diplomatike dhe ato kulturore, t’i evidentojnë e t’u afrojnë atyre një mobilitet për ta bërë të njohur Shqipërinë dhe të kenë një ndjeshmëri ndaj aktiviteteve të tyre në çdo fushë të shkencës, artit dhe sportit. Diplomacia kulturore të afrojë me një strategji afatgjatë miqtë e Shqipërisë të cilët nuk janë të paktë. Sot ekzistojnë media të tilla, që për nga kapitali mund të afrojnë hapësirë mediatike për njerëzit që ngrejnë lart emrin e Shqipërisë.Janë futbollistët e kombëtares që po e ngrenë lart emrin e Shqipërisë. Ata sot janë të ftuar në studiot televizive më të nderuara e prestigjoze të Evropës.E kam të pamundur të përmend shumë emra të nderuar që me veprimin e tyre si Zj. Maria De Filipi, që nga Greqia, Austria, Anglia, Gjermania, Franca, Polonia, Rusia e Kazakistani, Ukraina, Hungaria, Çekia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Turqia e shumë vende të tjera kanë promovuar talentin shqiptar në art dhe sport.

12 komente në “Na duhet një Maria De Filipi për Lazaratin e Dukagjinin”

  1. Eda says:

    Ke harru grusht shtetin e 21/01 janarit

  2. sa gjate i re mor burre ,ne jemi ato qe jemi ,te vrasim naten e te qajme diten,

  3. coli says:

    po sa te kemi gjinet vasilet e dusha te plepave keshtunuk ka vend per Marie Filip kur kemi dhe te poshterin nishanin mjere Shqiperia edhe sa do duroje

  4. semanjaku says:

    Cfare do te thuash me kete shkrim more gazetar,,nga njera ane pershendet aksione e policies nga ana tjeter thua qe kjo shton krimin,,thua qe shqiptaret ngrihen vetem nga partit dhe pastaj flete per solidarizim te njerezeve per denimin maksimal te krimineleve,,shkruan se nuk jane pare me nje vemendje te vecant lazaratasit dhe dukagjinasit dhe harron se me te njejten vemendje jane pare gjithe fshatra e vendit rropaten per te mbijetuar por nuk mbjellin kanabis,,nuk vrasin polic dhe turiste.Shqiperia ka nevoje per miset per panairet e librave dhe te luleve, per propaganden e kanaleve televiziv te Italise Greqise Turqise,etj,,per ngritjen e emrit tone edhe ne hollivood,,por me shume ka nevoje per nje drejtesi te pa korruptuar ,te pa politizuar,,ka nevoje per nje president qe te beje detyren e vete kushtetuese,,per nje opozit konstruktive. Per keto nuk shkruani zoti gazetar.

  5. Atdhetari says:

    Na cat derrasat me kete lajm, vjet u grabiten dy turiste nga Shqiperia nga police te rrme ne Gjermani, Ne barelone e vrane nje tjeter Shqiptar pasi e grabiten, degjuat gje ne lajmet tona ju pervec rastit te pare ne Gjermani? JO PO PER RASTIN E BARCELONES DHE SA E SA TE TJERAV? JO DOLI NJERI ME FLAMUR SHQIPTAR NE RRUGE ANDEJ NE VENDIN E HUAJ? JO ERDHI NJERI TE NDEZ QIRINJ NE AMBASADEN SHQIPTARE NE SPANJE? JO ISHIN SPANJOLLE DHE GJERMANE ATA QE GRABITEN SHQIPTARET JO SHQIPTAR. AS DO TIA DIJE NJERI SE VRITEN TURISTE NE BOTE, KENI TERE KETO KOHE MERRENI ME KETE SE NUK KANE ME CFARE TI MBUSHIN GAZETATE GAZETARET AVENRURIERE. Cubi Cek donte te beheshe trim ti rrembente armen grabiteseit dhe e hengri, jep leket cub se je ne vend te huaj ndryshe iken per lesh ashtu sic bejn dhe shqiptaret kur grabiten ne toke te huaj. Nuk kam degjuar asnje lajm une per ata dy detaret qe u vrane per te shpeuar tragetin qe po mbytej apo per italianin qe vrau shqiptaret ne mes te tiranes> Cfare u be me kriminelin italian?

  6. Atdhetari says:

    Na cat derrasat me kete lajm, vjet u grabiten dy turiste nga Shqiperia nga police te rrme ne Gjermani, Ne barelone e vrane nje tjeter Shqiptar pasi e grabiten, degjuat gje ne lajmet tona ju pervec rastit te pare ne Gjermani? JO PO PER RASTIN E BARCELONES DHE SA E SA TE TJERAV? JO DOLI NJERI ME FLAMUR SHQIPTAR NE RRUGE ANDEJ NE VENDIN E HUAJ? JO. ERDHI NJERI TE NDEZ QIRINJ NE AMBASADEN SHQIPTARE NE SPANJE? JO ISHIN SPANJOLLE DHE GJERMANE ATA QE GRABITEN SHQIPTARET JO SHQIPTAR. AS DO TIA DIJE NJERI SE VRITEN TURISTE NE BOTE, KENI TERE KETO KOHE MERRENI ME KETE SE NUK KANE ME CFARE TI MBUSHIN GAZETATEAT MOREGAZETARE AVENTURIERE. Cubi Cek donte te beheshe trim ti rrembente armen grabiteseit dhe e hengri, jep leket cub se je ne vend te huaj ndryshe iken per lesh ashtu sic bejn dhe shqiptaret kur grabiten ne toke te huaj. Nuk kam degjuar asnje lajm une per ata dy detaret qe u vrane per te shpeuar tragetin qe po mbytej apo per italianin qe vrau shqiptaret ne mes te Tiranes. Cfare u be me kriminelin italian?

  7. sherifi says:

    E keqja eshte se tek ne nuk ka nje shoqeri civile te mirefillte dhe te pa aneshme nga ana partiake.
    E kush ishin organizatoret e protestave per armet kimike? ishte Altin Goxhaj,i cili eshte koke e kembe i zhytur ne zullumet e PD-se,ishte Sazan Guri,qe per ata qe e njohin nga afer,eshte nje psikopat e tje, grumbulluan nje tuf militantesh,nje grup studentesh qe gjoja u dhimbseji vendi dhe me ato grumbullime shmangeshin nga Shkollat.

  8. . says:

    Na duhet nje Makarenko qe t i edukoje pastaj t i promovoje

  9. emigranti says:

    Mire ore mire,po kjo Maria e Filipit qe e permend vetem dy here ,si titull dhe deporfundis qe i nevoitet Lazaratit dhe Dukagjinit, nuk e mora vesh kush e cfar eshte.Ne raste se ka aftesi te mira drejtuese, ti themi atij noterit te Vores qe ti beje nje transferim te gjendjes civile dhe ta zgjedhim kryetare bashkie ne Lazarat apo Malesi te madhe.Me kete te Merret Toma,te kerkoje e te gjej Maria de Filipi ketu ne Shqiperi per Dukagjinin se ka plote.Periudha 1990-2015, epoka saliniane, ashtu sic ka nxjerr kriminel 20 vjecar si ne Lazarat e Dukagjine, ka nxjerr dhe plot njerez te talentuar si ata qe permendeni Ju .

  10. faro says:

    Kjo fryme e Z.Kotoni , duhet te mbizoteroj gazetaret tane, qe ne maje te gjuhes kane vetem
    helmin e mbjelle nga te tjeret se – “kjo qe ndodh ketu nuk ndodh ne asnje vend “-.
    Cdo gje ndodh ne cdo vend te botes! Edhe ngjarja e Dukagjinit i ndodh kujtdo, kudo qe te shkoj. Po nuk dite te mbrohesh, pac veten ne qafe, vecanerisht kur futesh ne teritore te pasigurta. Njoftime per njerz te zhdukur pa gjurme, i sheh ne shume parqe te shba . Madje edhe territore qe nuk mund ti kontrolloje shteti ka kudo dhe nuk eshte aspak e vertete qe Europa e zhvilluar nuk i ka keto probleme. Madje ka teritore ku edhe policia nuk eshte e sigurt per tu futur.
    Media jone sidhe politika, jane shume te perulura ndaj te huajit. Po e mbyll me kete thirrje:
    Spekti i krimeve qe ndodhin ne boten, qe ne e quajm te zhvilluar, eshte shume me i gjere nga krimet qe ndodhin ketu. Ju kujtouj vetem krimin masiv me arme ne disa shkolla amerkane, nga nje individ i deformuar qe ne embrion nga familjet e paqeta atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje