Tjetri si Ti

4 Korrik 2015, 19:41Blog TEMA

Nga Agustin Prenga

Duaje të afërmin tënd porsi vetvetja, një reflektim ndryshe për ngjarjen e Dukagjinit

Duaje Zotin me gjithë zemër me gjithë shpirt me gjithë forcë dhe duaje të afërmin tënd porsi vetvetja. Kjo ishte thirrja më rëndësishme e kombit të Izraelit në lashtësi. Në fakt gjithë kushtetuta e tyre përmblidhej në këtë frazë. Kur e zbatonin populli kishte progres kur e injoronte populli e pësonte.

Me Zotin ne shqiptarët kemi marrdhënie interesi. Qysh se i drejtoheshim drurëve e gurëve në paganizëm dhe pastaj duke i falur shpirtin çdo zotit të pushtuesi që ka ardhur në këto troje. Rrallë e pak herë duke mendur me kokën tonë:Kush është e Vërteta?  Jemi përpjekur t`ja hedhim Zotit duke ja ndërruar emrin në bazë të interesit të momentit derisa edhe për gati 50 vjet u përpoqëm ta zhduknim nga faqja e dheut.

Ndërsa mburremi se kemi marrëdhëni më “tolerante” me Zotin dimë pak ose fare për këtë marrëdhënien me të afërmin. Kush është i afërmi ynë? Përpara se të përpiqemi për t`ju përgjigjur asaj të hedhim një sy opinionit mbizotërues në shoqërinë tonë. Kur ndodh një vaki larg nesh gjeografikisht apo në qytetin , fshatin apo njeriut që nuk na e do zemra shprehja tipike është; Mos na ardhë afër shtëpie ne.

Tash kthehemi te i afërmi. Nëse është ai që është përtej gardhit,përtej ballkonit përtej murit punët i kemi keq. Eshtë pikërisht me to që ne rrallë e më rrallë hyjmë e dalim. Na kap zilia, meraku, thashethemi për të qënë veç pak mbi to. Në qofshin njerëzit e gjakut edhe me ta shpesh e më shpesh po derdhim gjak për pak metra tokë, pronë, para,trashëgimi.

Të duash të afërmin porsi vetvetja është pikërisht ti urosh atij atë që i uron vetes. Në një shkallë më të lartë pavarësisht kombit rracës e fesë çdo qënie njerëzore është i afërmi yt,i afërmi im.

Andaj më vjen keq me gjithë shpirt për humbjen e jetës së dy të rinjve çekë. Nga ana tjetër ndonëse i kuptoj nuk bashkohem me statuset “ Më vjen turp” të bashkombasve të mi. Ne jemi shoqëri nderi dhe turpi por këtë të fundit e kemi siç i thonë në Shkodër hangër me bukë. Reflektimi nuk nis nga më vjen turp . Të vjen turp se u vranë ato, të vjen turp se ka njerëz që të vrasin në Shqipëri për dy lekë, të vjen turp që njeriu është shpirtvogël . Ne duhet të shohim veten në sy dhe të pranojmë me dhimbje dhe vërtetësi që ky fenomen ekziston. Ta shohim realtitetin si tonin jo ta delegojmë te tjetri. Madje në raport me atë që shtjellova me të afërmin, ne në një farë mënyrë ne vrasim përditë, veçse disa herë prej pamundësisë, ca herë prej  frikës nuk e tërheqim këmbëzën. Kjo është natyra njerëzore.

Ne ka kohë që i kemi bërë vend, mashtrimit vjedhjes dhe imoralitetit. Duke i konsideruar si të zotë njerëzit që i bëjnë këto me kushtin egoist që të mos i bëjnë në pronën tonë.

Këtu ne gënjejmë veten sespe herët a vonë e keqja do të godasë pikërisht atë që e ligjëron . E keqja është e pabesë.

Mua më vjen keq për të keqen që është brenda nesh. Mënyrën sesi mendojmë, si veprojmë në shoqëri. Sesi përpiqemi t`ja hedhim shtetit për të mos paguar faturat. Sesi shesim votën,sesi i lëpihemi politikanëve. Sesi i bëjmë keq me dashje famijarit, të afërmit tonë.  Më e dhimbshme sesi po modelojmë sjelljen për brezin tjetër.

Familja, sistemi arsimor dhe institucionet e besimit duhe të marrin rol aktiv. Mbase është koha që të përulur të kërkojmë sinqerisht një marrëdhënie të drejtë me Zotin dhe me ndihmën e tij të duam të afërmin porsi vetvetja. Këtu nuk ka vend për turp që skuq faqet për një ditë këtu ka nevojë për reflektim pendesë dhe dashuri që paqton zemrat.  Ne kemi nevojë për një dashuri që është më shumë se ne. Në këtë udhëtim të dalë rruge të vlerave njerëzore mbase  kemi nevojë për një dorë hyjnore . Ashtu si populli i Izraelit ti kthejmë sytë nga Krijuesi ynë dhe të duam shoqi-shojnë porsi vetveten.

Këtu do ti kursejmë vetes turpin për marrëzinë e tjetrit sepse tjetri do të jetë ne.

2 komente në “Tjetri si Ti”

  1. HAJDUTI says:

    Jihadista te isis…ku e gjeti zotin shqipot…duan vetem leke…asgjo tjeter..

  2. Billy says:

    A e dine se si lindi nocioni bese ne veri. Atje te zene pusi dhe te vrasin e grabisin ne cdo kohe. Keshtuqe per te shpetuar perkohesisht nga nje gje e tille. paguhej i forti krahines dhe shpetoje nga vrasja.
    Ndersa ne Shqiperine e mesme dhe ne jug, nuk jepet besa, sepse atje nuk te pret kurre dikush ne bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje