Çfarë duhet të bëjë më shumë Sokol Mjacaj!

6 Korrik 2015, 17:55Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

 

Vrasja e dy turistëve çekë është ngjarja që ka shkaktuar zemërimin më të madh kolektiv në Shqipëri, gjatë këtyre viteve të fundit.

Në qendër të këtij zemërimi është Sokol Mjacaj.

Etiketimet për të kanë qenë nga më të ndryshmet.

Për më tepër, zemërimi është shtuar prej faktit se ai ka vrarë edhe një fëmijë, pesë vite më parë.

Kanë qenë të shumtë ata, që shpreheshin se ai duhej vrarë dhe jo arrestuar.

Këtyre iu është kundërpërgjigjur Dom Gjergj Pashk Meta, që thotë se Sokol Mjacaj nuk është monstër.

Ja çfarë shkruan ai:

“Refuzoj çdokënd e çdo përkufizim që i thotë një njeriu të krijuar në shembëllimin e Zotit monstër! Zoti nuk krijon monstra!

Sokol, ti ke bërë një krim monstruoz, sikurse kanë bërë shumë në këto vite nga 91′ e mbrapa në Shqiperi! Por ti Sokol nuk je monstër!

Ti nuk më lexon sigurisht, por une po të them sot me plot bindjen se nëse ti do, ke akoma shansin të rigjesh brenda vetes gjurmët e pashlyera të mirësisë e të njerëzisë që tani janë të heshtura e të përgjumura e ndoshta edhe të plagosura rëndë, por jo të vdekura! Ti Sokol nuk je monstër!”

Reagimi i Dom Gjergj Pashk Meta është i kuptueshëm.

Në Bibël thuhet se çdokush falet nëse pendohet, madje edhe vrasësit.

Por, çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri që të quhet monstër?

Sokol Mjacaj ka vrarë një fëmijë që nuk kishte mbushur ende 13 vjeç.

E masakroi dhe e hodhi trupin në një pus, vetëm për t’i vjedhur një varëse.

Një muaj pasi del nga burgu, vret sërish dy persona.

Vrau me ftohtësinë më të madhe, sërish për të vjedhur.

Dhe, nuk shfaq as pendesën më të vogël për këtë gjë.

Unë vetë besoj se ne jemi shëmbëlltyra të Zotit.

Por, zemra e këtyre shëmbëlltyrave shpesh pushtohet nga forca të errëta që i kthen në monstra.

Ata nuk janë më të Zotit.

Sokol Mjacaj është një rast i tillë.

Ai sot nuk është shëmbëlltyra e Zotit, por e djallit.

Të paktën deri sa të rigjejë brenda vetes gjurmët e pashlyera të mirësisë e të njerëzisë, që tani janë të heshtura e të përgjumura, siç thotë Dom Gjergj Pashk Meta.

Nëse kjo do të ndodhë, kuptohet!

Shëmbëltyrë e Zotit sot janë Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

18 komente në “Çfarë duhet të bëjë më shumë Sokol Mjacaj!”

  1. Albi says:

    mund ti falesh krimin e pare per shkak te moshes se vogel,, por nese i falet dhe ky i dyti atehere me fal i nderuar dom Gjergji por ky do ishte fundi i botes

    1. Ay qy says:

      Keshtu eshte kur perpiqesh ti “sqarosh” gjerat me ndihmen “e zotit”! Vetem idiotizma mund te thuash…

  2. CANI says:

    Ky kriminel duhete te denohet me varrje ,edhe aje gjyqtari qe e ka lirue kite kriminel duhet te denohet ,pse ja ka mundsue keti krimineli te vras prap njerz te pafashem .Kjo eshte dretsia shqiptare ju falen demimet kriminelve .

  3. aldo says:

    Kur ka vrare ky ishte vetem 15 vjec e ligji e denoi per vjedhje me pasoje vrasjen. Po merruni me ate bandillin e Flutura ne Kabinen time qe vrau 5 vete e denohet me 15 vjet burg.

    1. E nisim me parimin qe ; *XHUVANI DUHET TE KALBET NE BURG*

      I gjithe opinioni publik eshte “indinju”(nuk di si i thohet ne shqip) per rastin Xhuvani por mos harro qe Xhuvani vrau nen efektin e alkolit dhe te droges!

      Nejse, per mu VRASESIT E VERTET Jan gjykatesit shqiptar!

      Shtator eshte vone gjatosh,duhet shporrja e gjykateseve stalinsalista !

      Boll ME! Ka ardh koha me ta plas ne ftyre DOREN E MJAFT-IT VELIAJT DHE ME TE THENE

      RAMA IK

      RAMA IK

      RAMA IK

  4. Bledi Mendja says:

    te paudhin sokol, vetem nje yshtje apo magji nga i madhi janullatos e largon nga rruga e qoftelargut qe ka mare !

  5. Tomorri says:

    Me varje kete moster,nuk ja vlen te japesh mendime per kete.

  6. Puna e fes eshte qe te ket ne loje gjithmon duelin “E Mire vs E Keqe” dhe ky duel ne fakt egziston ne kte bote te flliqur!

    Priftat me “Faljen”(ne te gjitha kuptimet) e tyre bejne nje veprim SuperHuman!

    Problemi qendron diku tjeter,

    bohet fjale per Naltmadhnine e tij qe s’po e “FAL” engjellin Rrebel;)

    Tash priftat me duket kan dal siper Supremit;)

    Un per vete NUK E FAL SA TE JET JETA!

  7. Billy says:

    Shko mor pirdhu, me gjithe prift, Gjergj Meta nuk eshte prift. Ai eshte kodosh dhe merret edhe me politike.
    Si nuk qenka monster Mjacaj.
    Ky i ashtuquajturi prift nuk e njeh as biblen, ku flitet per te hyun fuqiplote, por flitet edhe per djallin qe duhet te digjet ne ferr.
    Injorant. U jep zemer vrasesve te tjere.
    Harron se kisha djajt e tille i digjte ne turren e druve.

    1. WEB says:

      Gjergj meta nuk eshte kodosh !thjesht po kerkon brenda shpirtit te tij nje fije drite dhe pendimi ,dhe kjo nje dite do vije ,por do kerkoje vite vite dhe vite si per pendimin perballe supremit ,si edhe perballe sitemit te drejtesise dhe deri diku shkojne te dyja paralel

  8. Epidor says:

    Artikulli i shkruar nga Bledi Kumani nuk mund te kete vlera shoqerore per arsyen se ne Shqiperi ka me qindra apo mijera njerez te ngjashem me kete malok te eger! A kane ndodhur aksidente ne Shqiperi dhe per nje gervishje te makines i eshte marre jeta Shqiptarit. Pse Shqiptari paska me pak vlera se nje i huaj jemi te gjithe qenie njerezore krejtesisht te barabarte!Po te kthehemi nje ose dy vjet me pare nje Shqiptar nga Laci mendoj vrau nje anglez per nje varse qafe dhe e hodhi personin ne pus! Apo i droguari djali i deputetes socialiste qe vrau kater veta ne Tirane! Ceshtja qendron tek shoqeria e sotshme e cila eshte e abandonuar nga vete Qeveria! Ne kohen e Enverit nuk kishte me qindra vrasje ne vit si ne ditet e sotshme! Nuk eshte e nevojshme te perdoret metafora e njerzimit perbindsh apo pendimi si edhe Bibla! Cdo njeri eshte i vecante dhe ka kompleksin e edukimit dhe te forcave te errta ne vetvete por Shoqeria dhe intelektualet e Shqiperise duhet edhe te finacojne te holla per edukimin e rinise per programe Televizive te prodhohen edhe filma ku duhet trajtuar edhe tema si edhe te observohen brenda burgut personat me presedence kriminale a jane keto persona per tu liruar apo jo ! Athere ne nje shtet ku vjedhja eshte nje mode si nga ana e qeveritarve qe influencojne edhe shtresen e popullate athere krimi vetem degradon ne nje forme galopante!

  9. tim says:

    Boll me kto idera per varje e budalliqe te ktij lloji,ata qe po na vrasin per dit nga pak jan ne mes te tiranes dhe spo jepni ide se si duhet te bejm me ta,kurse per nje njeri te deshtuar ne gen,te mallkuar nga nena natyre,keni shfryer tgjith imagjinaten prej vrasesish

  10. Ledio says:

    Po flisni per ate zot qe perdhunon femijet e altarit apo per ate zot qe frymezon terroristet te vras njerez te pafajshem neper plazhet e Tunizis,Per ate zot qe merr para per te varosur nje mafioz brenda Vatikanit apo per ate zot qe frymezon shqiptaret per jihad ne Siri apo Irak? Mos u merrni me mashtrimet me te medha ne historine e njerezimit te quajtura Bibel dhe Kuran.

  11. Akilis says:

    Per kete zotni jo Monster, ti ngrini edhe nje kenge si “hero”sic bete per disa antigreke.
    Kjo eshte fytyra e Medias Shqipetare qe politikisht dhe psikollogjikisht po demton nje pjese te jo te vogel te njerezve te paformuar identikisht.
    Nuk do shumete kuptosh se sa nivel kane komentuesit ketu neper bllogje per rracizmin, urrejtjen, srvilizmin dhe kjo eshte edhe ne Elitat Politike me nacionalizmat qe shpesh kritikohen edhe nga bota e civilizuar.

  12. Siguria says:

    Jane disa faktore qe ndikojne ne krijimin e monstrave te tilla qe nga familja e varfer,rritja mes dhunes dhe egersise,e ndihmuar dhe nga kushtet e largesise dhe terrenit. Shto ketu dhe ambjentin politik ku jo pak kriminele dhe trafikante jane ne kuvend dhe poste drejtuese.Keta jane shembull per rinine shqiptare sesi behet kariere.Dhe ne fund gjykata qe ka toleruar mjaft nga keta monstra.Por policia nuk duhet te justifikohet vetem me vendimet e gjykates se ka shume pune qe duhej te kishte bere qe mund te conin ne parandalimin e kesaj ngjarje.Po te shohesh kronologjine e ngjarjeve ne theth nuk duhej pritur kjo qe ndodhi per te mare masa.

  13. robert says:

    I jeni sulur te ziut sic i sulej turma shtrigave ne mesjete!

    E para, nga sa kam degjuar gjate ketyre diteve, 13 vjecarin e kane vrare te tjere, te cilet jane denuar me burgime me te gjata, me duket se nga 10 vjet-shume pak per te shlyer humbjet e femijes se tyre, per prinderit dhe te tjeret e familjes fatkeqe. Sokoli, femije asokohe, asistoi ne krim, por pa pjesemarrje aktive, mesa di une.

    E dyta, qe eshte rob i zotit, kete se luan jo opinioni i juaj, por as edhe i gazetareve. Si rob zoti ai meriton edhe meshiren e tij dhe tonen.

    Sikur Sokoli te ishte lindur dhe rritur ne nje qytet normal, me shkolla normale, ne nje vend me politika normale njerezore, a do te kishte perfunduar kriminel?

    Sa me shume kriminel sesa nje pronar restorantesh qe ju sherbejne turisteve dhe neve lloj lloj ushqimesh qe na e marrin jeten per dite pak nga pak.
    Sa me kriminel sesa tom kodoshi dhe te tjere tregetare qe ndryshojne datat e skadences te produkteve qe tregtojne, te cilet edhe kur jane te fresket, prape se prape te demshme per shendetin jane.

    Sa me shume kriminel sesa politikanet pergjegjes per stadin shoqeror ku jemi?

    Sa me kriminel sesa tregtaret e ilaceve qe nuk sherojne, sesa doktoret qe te vdesin si kur nuk i paguan ashtu edhe kur i paguan?

    Sa me kriminel sesa ato shume police qe ne mos kane marre pjese direkte ne sa e sa krime, te pakten dine shume dhe nuk deshmojne asgje?

    Sa me kriminel sesa sali berisha eshte sokoli? Gazidedja, izeti, luli, mehdiu, zeni………etj, e sa shume te tjere?!?

    Te shkretet ata qe iken per dhjame qeni. Gjynah te zinjte se ju shkoi jeta per lesh.

    Por per egzistencen e mostrave, jemi pergjegjes te gjithe. Te gjithe jemi nga pak mostra, le qe mes komentuesve mund te kete edhe me teper…..

    Ai sokoli te denohet rrepte. Po te kishte denim me vdekje edhe ate do e meritonte, pa hezitim. Nuk e ngas ketu fjalen, por te ajo qe te mos marrim kot si pushke jevgu, por te fillojme te vihet drejtesi per cdo krim apo padrejtesi e bere deri me sot. Ti bejme presion qeverise, parlamentit per reforme te vertete ne drejtesi, dhe jo tua leme te huajve te bejne presion per ne.

  14. CANI says:

    Policia eshte dashte ta vrasine kete kriminel e jo te arrestohet ,te mbahet ne burg edhe te ushqehet ky kriminel me leket e popllit turp.

  15. agostin says:

    Une jame i krishtere ,por ky monster i lindur nuk mund te meshirohet pasi :Ka vrare dhe masakruar nje femije me keq se bejne kriminelat e I.s.i.s,vrau dhe masakrojr dy njerez te pafajshem vetem per nje makine,atehere çfare duhet te bej me qe ky te mos quhet biri i zotit.Ne nuk duhet te gjykojme zotin per kete gabim qe ka bere ,duke krijuar monstra te tilla,ne ndoshta nuk kemi ne dore fuqine e denimit, por jo te drejten e gjykimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje