Në shkrimin e një dite më parë të deputetit Strazimiri me titull `Ta gëzoç fitoren .. Pirro`, në gazetën Panorama, në fakt i përgjigjej shkrimit tim me titull `Basha ik, mjaft me justifikime`, në të cilin argumentohej humbja e PD dhe e Opozitës në këto zgjedhje lokale, roli i Bashës në humbjen e zgjedhjeve, por dhe maninë e tij për të justifikuar humbjen duke u a hedhur fajin të tjerëve.
Z. Vangjeli gaboi kur tha se emri Pirro ishte ne vënd të Edi Ramës, por foli analizoi drejt logorenë pa kuptim të sharjeve tuaja.
Në të njëjtën mënyrë, deputeti i nderuar Strazimiri u përpoq me shkrimin tek gazeta Panorama për të justifikuar humbjen duke krahasuar fitoren e maxhorancës qeverisëse me fitoret në zgjedhjet e diktatorëve fashistë dhe nazistë në fillimet e tyre.
Pavarësisht nga cinizmi i deputetit të nderuar Strazimiri, nuk mund të mos vërehet nuancat e pesimizmit në të cilën ka rënë jo vetëm deputeti i nderuar Strazimiri por e gjithë Partia Demokratike me atë humbje skandaloze, pesimizëm, i cili shtrihet edhe në një farë mënyre për të justifikuar humbjen duke bërë apologjinë përkatëse se këtë humbje e kanë nga ish-spiunët dhe ish sigurimsat të cilët në fakt kanë gëluar dhe gëlojnë edhe sot (bijtë, nipërit dhe miqtë) në të gjitha partitë.
Vlen për të theksuar se përsa i përket gëzimit tim për fitoren , unë me të vërtetë u gëzova jo sepse humbi PD dhe Opozita, por se fitoi e ashtuquajtura `rruga e duhur` të cilën nuk e ka projektuar kryeministri se sa e ka urdhëruar BE nëpërmjet detyrave të Shtëpisë që na ka lënë si qeveri, dhe si shtet.
Gëzimi vjen se, pas 25 vitesh, për herë të parë po ushqehet një shpresë e vërtetë për tu integruar në BE, dhe për të bërë gjërat e duhura të cilat nuk i bëmë këto 25 vite. Është një shpresë të cilën votuesit e nuhatën dhe e votuan për të dytën herë masivisht.
Fitorja e thellë më bën të mendoj se sa e madhe do të jetë përgjegjësia për këtë fitore sepse detyrimet për të vënë në jetë projektet dhe propozimet e bëra nga Maxhoranca janë sa të mëdha aq dhe të vështira për tu realizuar. Sidoqoftë është më mirë që të bësh projekte dhe propozime serioze për të bërë hapin e madh drejt integrimit dhe drejt një shteti ligjor, se sa të mbetesh në batakun e sharjeve dhe të cinizmit duke mos i paraqitur votuesve asnjë projekt apo propozim konkret, apo edhe më keq, duke bërë propozime Ufologjike dhe idiote me të cilat votuesit e sotëm nuk u besuan që në fillim.
Mendoj i nderuar deputeti Strazimiri që ndoshta do të jetë më mirë të analizoni se:
-përse hytë në zgjedhje pa një ristrukturim të PD, ristrukturim i cili mund të bëhej për këto 2 vite,
-Përse nuk përzgjodhët kandidatë të denjë në zona ku popullata është e madhe si në prefekturat dhe bashkitë e mëdha tradicionalisht?
-përse asnjëri nga kandidatët përveç Shkodrës , nuk pati projekte konkrete por u fol në tym e në përgjithësi?
-përse kryetari Basha nuk ftoi për ndihme deputetët dhe ish deputetët figura të PD?
-përse kryetari Basha shkaktoi konflikte të mëdha brënda PD, gjë që shkaktuan pështjellim dhe hutim brënda partisë por dhe tek votuesit?
-përse nuk e drejtuat tehun e kritikave ndaj Maxhorancës tek problemet lokale të bashkive që do të formohen por u morët me çështje të politikës të cilat nuk i zgjidhin vendorët?
Një nga gabimet e mëdha dhe të pandreqëshme deri më sot për PD dhe për ju i nderuar deputet Strazimiri, është se në fjalët, gjestet dhe retorikën tuaj ka mjaft mllef, mungesë optimizmi, sharje dhe asnjë project konkret, madje edhe aty ku ka, mundoheni që ta minimizoni duke egzagjeruar konfliktin.
Nuk ka gjë më të lehtë se sa të shash e të ofendosh kundërshtarin por gjithashtu nuk ka gjë më të mirë se sa të dëgjosh të vërtetën dhe të reflektosh kur ke gabim.
Praktikisht asnjë nga deputetët tuaj në kuvend dhe asnjë nga ish-ministrat nuk ka bërë ndonjë apologji apo nuk ka reflektuar për punën e tyre të dobët dhe për problemet që i lanë vëndit gjatë 8 viteve të kaluara, përfshi dhe ish-kryeministrin.
Një nga taktikat më të zakonshme dhe më të pamenduara mirë të individëve që kanë drejtuar dhe kanë bërë faje dhe gabime në drejtim është – sulmi ndaj kundërshtarit që i kritikon.
Por Fakti mbetet fakt, dhe këtë e vërtetuan zgjedhjet lokale dhe ato të dy viteve më parë. Morët 2 milion shuplaka, dhe kjo është një gjë e rëndë edhe për ju i nderuar deputet Strazimiri, sepse të mos reflektosh për shuplakat që të jep populli por përkundrazi të flasësh budallallëqe me Hitler dhe Musolin, kjo nuk ju nderon.
Para së gjithash, duhet të reflektoni edhe ju, i nderuar deputet Strazimiri, sepse nuk është mbrojtje sharja dhe ofendimi.
Ju si deputet ju kërkohet diçka më e madhe se sa ofendimet, ju kërkohet në parlament kritika konstruktive ndaj maxhorancës por edhe bashkëpunimi, sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dy pjesë, në fakt është një.
Së fundmi dekriminalizimi mund të realizohet duke përmirësuar ligjet dhe jo duke bërtitur sa andej këndej.. kriminelë, banda etj, etj, ndryshe do ta kalosh jetën gjyqeve duke i u përgjigjur akuzave të pabazuara tuajat. Detyrat e Shtëpisë së BE janë, pikërisht dekriminalizmi që ka 25 vite që ndodh dhe jo vetëm këto dy vite.
Nuk është fajtor Maxhoranca qeverisëse për papunësinë, sepse papunësia e rritur këto dy vite është e importuar, po vijnë emigrantët nga Greqia në krizë, por dhe nga Italia. Dhe për këtë është edhe BE ne dijeni.
A nuk po e vlerësoni gjëndjen? Rëndësi ka që ju i nderuar, si person inteligjent që jeni duhet të jepni kontribut në Parlament për të sqaruar dhe zgjidhur situatën, e jo për të nxjerrë nga goja ato që duhet të dalin nga rrugë të tjera.
Pra problemi është kompleks, por rëndësi ka bashkëpunimi në vënd të konfliktit, ka reflektimi në vënd të sharjeve, ka rëndësi, pjesmarrja dhe përkushtimi në vënd të urrejtjes.
Nuk eshte se psh strazua me ta gezoc fitoren pirro ka pasur parasysh shprehjen fitore si e pirros?!!!
I nderuar z,Pirro Prifti!
I ke rene pikes me kte artikull,vetem aty nga fundi ke bere nje gabim te vogel,nuk mund te quhet ne asnje menyre Strazimiri “inteligjent” ai cdo gje mund te jete po inteligjent jo.
Kjo parti po vazhdon te dali dhe kunder Sovranit,ishte sovrani ai qe u dha goditjen e madhe ne 23 Qershor 2013,ishte po ky sovran qe e riperseriti goditjen ne 21 Qershor 2015,dhe po vazhduan keshtu,me teorit e Lulit,Strazimirit,families Berisha qe here pas here nderhyn edhe Zeni,malltezi dhe ka filluar edhe mbesa, ne v.2017 kjo nuk do te kete me deputet ne parlament.
O z Piro; e ke me të tallur apo me gjith mend që këtij palaço deputeti i drejtohesh me fjalët “i nderuar z. deputet”?
Duke lexuar kete artikull pyesja veten “A i kupton Z.Strazimir problemet qe trajton autori ne kete shkrim? Sepse ne raste se ai nuk i kupton, me mire te mos ishin shkruar fare. Ky fakt ka rendesi, sepse dhe autori dhe deputeti i NDERUAR kane humbur kohen e cmuar, sidomus ne kete sezon kur oferta ka kercyer perpjet.
Me respekt per lexuesit, V.Duka.