Një ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve çekë, nga një bishe e maleve tona, një nga televizionet e mëdhej francezë, M6, po transmetonte një reportazh të gjatë për turizmin shqiptar. Në pjesën kryesore të tij, emisioni ishte një publicitet me nota pozitive, që paraqiste pamjet frymëndalëse të rivierës sonë. Kamera shëtiste në plazhet e Jalës, Dhërmiut, Vlorës e Sarandës, duke folur për buxhetin ende të lirë që një perëndimor duhet të harxhojë për të kaluar pushimet në Shqipëri, madje dhe mundësinë e atyre qytetarëve të BE-së për të blerë një shtëpi me pamje nga deti, me çmime që as mund të imagjinohen në vendet e zhvilluara. Por, të mos ngatërohemi. Reportazhi nuk qe një reklamë e sponsorizuar. Ai nxirrte dhe anën e errët të një udhëtimi në Shqipëri. Plazhet ku askush nuk ka vënë dorë, ndërtimet pa leje, riskun e investimit në imobiliare dhe mbi të gjitha, gangrenën e turizmit tonë: pirgjet e plehrave që shfaqen në mënyrë të tmerrshme aty këtu dhe që tregojnë edhe një herë mungesën tonë të respektit për hapsirën e përbashkët. Por ajo që më bëri përshtypje në këtë reportazh ishte fakti se si reagonin qytetarët shqipëtarë kur kameramani francez i fiksonte në sfondin e këtyre plehrave të llahtarshme. Ishin në siklet, sikur donin të thoshin se kjo nuk duhet filmuar, se kjo nuk është Shqipëria e vërtetë, sikur donin të fshihnin këtë plagë tonën të dukshme nga sytë e të huajve.
Më shenjuan këto sekuenca, kur kisha ende të freskëta në mendje reagimet që sapo kishin nisur, për dënimin e aktit të dy turistëve çekë në veri të vendit. Në pamje të parë duket sikur mes dy historive nuk ka asnjë lidhje. Por po të mos merresh me sipërfaqen e tyre ka dhe në fakt ka shumë. Të gjithë ata që përgjëroheshin për vdekjen tragjike të çiftit të turistëve, që mundoheshin të tregonin se imazhi i Shqipërisë nuk është ky, që shqetësoheshin se u turpëruam me miqtë që na kishin bujtur në atdhe, që ngrinin flamuj çekë dhe që ndiznin qiri në kujtim të fatkeqëve, më ngjanin si dy pika uji me ata personazhe të dokumentarit francez, që donin të fshihnin nga pamja e kamerës pirgjet me plehra. Në thelb të merakut të tyre nuk qe shqetësimi real, por hipokrizia. Në epiqendër të mobilizimit të tyre nuk qe ngjarja po imazhi i vendit. Natyrisht që në raste si ky imazhi është i rëndësishëm. Mikpritja dhe siguria janë tejet të rëndësishme për një shtet që ka ambicie të zhvillojë turizmin. Por në më të shumtën e reagimeve nuk qe ky rasti. Shqetësimi nuk qe as mikpritja dhe as siguria, por fatkeqësia që kjo ngjarje tragjike ndodhi me dy të huaj. Prandaj ushtria e Facebookut, shpërtheu me mesazhe patetike që i kërkonin falje popullit çek. Prandaj në shumicën e qëndrimeve kishte një qasje për të thënë se Shqipëria nuk është kjo. Dhe këtu qëndron problemi: tek kompleksi ynë për tu dukur ndryshe nga ç’jemi para të huajve. Tek kamuflimi ynë për tu hequr si të tjerë përballë miqve që na vinë nga jashtë.
Fatkeqësisht Shqipëria është edhe kjo. Eshtë vendi ku krahas një pamjeje mahnitëse, mund të shohësh si digjen tonelata me plastikë. Eshtë vendi ku në në gjithë zonën e turizmit verior, nuk ka një postë policie. Eshtë vendi ku mund të shfaqen përkrah ujëvarave përrallore, vrasës të pamëshirshëm që izolimi dhe skamja i ka shndërruar në bisha të zhveshura nga çdo ndjenjë njerëzore. Po, po, Shqipëria është edhe kjo dhe ajo nuk bëhet më e mirë duke ua fshehur këtë realitet të huajve. As duke paraqitur një pamje të gënjeshtërt të vendit. Sepse rastësisht Anna dhe Michaeli mund të kishin qënë shqiprarë. Që do të agresoheshin dhe vriteshin po njësoj. Dhe atëherë s’do të kishim kë të gënjenim.
Lapsi.al
Bushati , gazetar patetik , qe gjithmon ka per qellim te beje shkrime qe shkojne kunder rryme nga opinioni publik , si i tille nuk ka ide te veta thjesht komenton ne menyre patetik duke u nisur nga ideja kunder , rryme !
Pse zoti Bushati juve duhet te komentoni negativisht reagimin e opinionit publik per sensibilizimin ndaj kesaj ngjarjeje ne vend qe ta vlersoni qe kemi nje shoqeri gjthm e me shume europiane .
Nuk eahte e vertete qe nuk jemi te ndjeshem ndaj ngjarjeve qe ndodhin dhe me shtetas shqiptar gjthm opinioni publik neper komente fb Twitter i ka denuat , po mesa duket eshte me thejsht te besh gazetari me brockulla !
Kush ja jep te drejten ketij gazetari oborresh te vej ne dyshim ndjenjat e sinqerta dhe dhimbjen te mijra shqiptarve per vrasjen e dy turistave çek???
Vetem njerez hipokrit,si ti o Andi mendoj negativisht.
TURP qe ben shkrime te tilla,te cilat e kan vetem nje te mire,sepse tregojn se sa mjeran ti je.
Une besoj se reagimi ishte sesi mund te kete monstra te tilla, po ai monster vrau femijen , vrau dhe ceket.
Reagimi eshte se skane kuptuar cju kerkon, vidh por mos vrit,
Por pasi doli ne drite se ishte po ai qe vrau femin per nje varse, reagimi prap eshte cfare mostre, si mundet ne gjakftohtesi te arrij deri ne kete puke. Mvase reagimi ishte pak i tepruar i shqiptareve, por nuk i gjykoj.
Ishte i tile se ishte pak a shume si prerje ne bese, se shqiptaret e dine se ku po shkojne e nuk ndalen kot kuturu te lahen mes maleve, ato te shkretet se kane ditur.
Por dhe budallenj, kipton skupton gjihen leri celsat e mskines dhe cfo gje tjeter ne dore, atij qe ka armen.
Pavarsisht se fizikisht mund te te duket i vogel,
Cfare mostre ai djale? Te vrasesh femijen pet nje varse, kjo nuk eshte skamje, kjo eshte te jesh kafsh, jo jo dhe kafsh eshte shume per te.
Keni 25 vjet qe ulurini kunder “NJERIUT TE RI SOCIALIST”,por harroni se midis jush po rritet nje egersire te tmerreshme me emrin “NJERIU I RI KAPITALIST”!!!
Te paktem “NJERIU I RI SOCIALIST” nuk ka vrare njeri tjeter vecse ka punuar edhe VULLNETARISHT!!!
Bravo Bushat !
Ketu tek ne nuk eshte problem pse vjedh, ketu problemi eshte vetem kur te kapin.
Ketu nuk eshte problemi pse vret, problemi eshte kur vret dike qe ka potencial te beje zhurme.
Ketu nuk eshte problemi se keqtrajton te mitur ne jetimore por sepse te kapen me presh dhe te filmuan.
Me vjen te vjell nga ky falsitet e shtirje, ketu vetem siperfaqja ka rendesi, pjesen brenda nuk e sheh njeri.
Ketu arti behet nga prostitutat, qe sponsorizohen me shume se artistet qe na zbardhin faqen brenda e jashte.
Ca mut vendi katunar eshte ky, ma thuaj ti Bushat!
E keqja më e madhe, i dashur Andi, është se shumicës së shqiptarëve, “i është mbushur mëndja”, se nuk jemi, ata që jemi…por jemi “diçka” shumë lart, gati hyjnore, me histori “legjendare” (punë përrallash), që në këtë gjendje na katandisën vetëm të huajt, sidomos fqinjët e ligj, që “na vodhën” çdo gjë, tokat, kulturën, qytetërimin, pasurinë etj.etj….
“Cogito ergo sum” – mendoj prandaj jam. Nese mendon gjera pozitive dhe te mira padyshim se i tille do jesh (apo behesh me kohen). Nuk ka gje te keqe nga ajo qe thua edhe nese mund te jene te sakta (une personalisht mendoj qe nuk jane).
“eshte vendi ku mund te shfaqen perkrah ujevarave perrallore, vrases te pameshirshem qe izolimi dhe skamja i ka shnderruar ne bish ate zhveshura nga cdo ndjenje njerzore”, kjo asht pjesa qe duhet me i vra ndergjegjen cdo bythpambukut nga Tirana dhe ne gjithe Shqiperine, atyne bythpambukeve qe kane mundesine dhe ishte dashte me ba dicka per kete kete vend, dhe jo me e lane mesjete ne mes te europes ne vitin 2015.
o Bushat, mos u merr me ata qe ndezën qirinj, por shiko ku çalon turizmi dhe organizimi i tij, rendi, siguria etj,. Edhe ti duhet te kishe organizuar një proteste të tille me qëllime të tjera, mbi gjendjen e sigurisë ne ven dhe gjendjen e turizmit, me që je me i ditur se populli i zakonshëm. Te tilla marshime paqësore , kur ndodhin ngjarje të tilla, ka ngado. ti e di me mire se kushdo ketë. I bie qe edhe ata janë hipokrite ???. Kështu qe i dashur mos bej th&th për njerëzit por shkruaj ndonjë gjë me vlerë duke kritikuar ashpër qeverinë kudo ku ajo çalon pasi kështu ndikon ne përmirësimin e jetës së njerëzve, të cilët nuk kane fuqi te ngrihen se janë për bukën e gojës dhe te paditur. Dhe ti e di bushat qe rinia aktive dhe e ditur, ka ikur nga ky vend. Këtu kane ngelur ata te këputurit, ata qe nuk kane pasur mundësi shkollimi jashtë, dhe fëmijët e rrabes se politikaneve te cilët i fitojnë gjerat shume lehte dhe nuk kane pse te ikin jashtë. Këta nuk përbejnë force për ndrynim Bushat.
I vetmi shkrim me vlere deri me tani ka qene ai e Meros, konkret, realist dhe alternative për qeverinë e mbushur me militante partiake.
te tjerat janë k…….
Bekimi
Aspak bravo Bushat ! Ti nuk e njeh shpirtin e ketij populli, i cili vertete eshte i indinjuar e turperuar per ate qe ndodhi, pa u justifikuar per tragjedine e pabesine. Populli yne thote – ” Cdo fos e ka nje pis”” dhe ” Cdo shtepi e ka nje HALE ” . Po nje komb a nuk ka pisa dhe halera ? Sigurisht qe po !
Kur nje ceke qe banon ne ate zone,duke denuar me te drejte krimin, thote qe populli shqiptar nuk duhet te dekurajohet nga raste te vecanta se jeto bdidhin dhe ne vende te thera. Ky popull vazhdon ajo ka vlera dhe nuk duhet dekurajuar. Cekja, motra Mikaela ka shume te drejte duke na dale ne mbrojtje jo pr oportunizem,por per drejtesi se nje popull nuk perfaqesohet nga pisat dhe halete.
Sigurisht qe be duhet te punojme shume per shkollimin e fshatit dhe iluminimin e popullsive be zonat e thella, por edhe duke financuar projekte qeveritare te prmiresimit te kushteve te jeteses se tyre,por edhe duke rrityr nasat e sigurise me polici e sidomos reformimin real te gjykatave e prokurorive qe nuk denojne sa e si duhet kriminelet. Te shohim cdo ndodhe ne gjygjtaret qe denuan lehte kriminelin Mjacaj.
Qeverite duhet te permiresojne performancen e tyre jo vetem pasi ndodhin gjemat,por ti parandalojbe .
Keto jane problemet dhe jo fyerja qe ti i ben njerezve te ndershem qe e ndjejne dhe veten e tyre fajtore pa qene te tille. Ketu nuk ka hipokrizi por pergjegjesi qytetare dhe kombetare. Per plehrat pergjegjesia ne radhe te pare eshte e qeverive qe nuk vene kosha ne vende te caktuara, dhe nuk ushtrojne kontroll dhe te vene gjoba te majme per ndotesit e mjedisit.
shqiptaret do te ndergjegjsohen vetem athere kur ligji dhe sistemi gjyqesor do ti japi denimin ne maksimum dhe pa kompromise cdo kimineli qe guxon te thyej ligjet, vetekuptohet se jo cdo doktor qe vesh bluzen e bardhe eshte doktor i afte, ose cdo gazetar qe shkruan nje artikull ja vlen ta lexosh, ne si kombe kemi nje semundje unike qe eshte veshtire se e gjen ne ndonje vend tjeter.
Ne me perpara lavderojme te huajt sesa veten tone sikur ne te ishim plehrat e fundit,dihet qe vendi yne ka shume probleme dhe keto vijne si pasoj e nje politike te deshtur, por nuk zgjidhen problemet kur mediat ne pergjithsi rezatojne energji negative.
Ore mik!!!!! Po keto i dime. Ti more honorarin me keto ”shashkat,, qe hedh aty ketu. Ideja eshte cfare do bejme.behuni nje me pushtet dhe opozite dhe hahde ta rregullojme. Shpirti dhe trupi kane nevoje per optimizem. Por ti nuk degjon nga ai vesh.
Reagim komplet idiot i Bushatit. Ne cofte se ka dicka civilizuese ne kete ngjarje tragjike eshte sjellja egzemplare e shoqerise shqiptare dhe reagim tejet efikas i forcave te rendit. Askush nuk mund te bente me shume.
Vrasesit kan harruar të karbonizojn trupat.
Bushat! Une jam nje admirues I mendimit tend te pamvarur por ketu ia ke fut kot..
Nuk e ke pare ne kendveshtrimin e duhur ..
E lexova shkrimin dhe ne te vertete prisja te thoje dicka tjeter dhe pikerisht te lidhje lehtesine e te berit vrases ne nje ambient shqipetar ku etalioni I ketij injoranti te malesise eshte ne parlament e qeveri e gjetke
Ky kend veshtrim do ishte interesant pasi ndroja per te treguar coshkat e shtepise eshte normale ne te gjithe boten dhe jo vetem tek ne. Une e pergezoj reagimin e shqiptareve dhe kjo eshte vecse positive dhe asgje me shume…
Lereni Bushat komunistin te flase se e dini ai eshte kundra cdo gjeje dhe kunder cdo mendimi tjeter qe nuk eshte i njejte me mendimin e tij.
Gjynah se gjysherit i ka pasur komuniste dhe byroiste dhe nuk ka pjekurine e duhur per moshen qe ka , eshte ende i papjekur vetem bertet dhe duket sikur ben interesantin dhe te diturin ,por eshte nje njeri i vogel ne cdo aspekt,te gjithe kur komenton ai ne ndonje emision te FEVZOS e perqeshin per pozat qe merr dhe brockullat qe nxjerr nga goja !