Gre(o)qi!

7 Korrik 2015, 09:36Blog TEMA

Nga Sokol Balla

Grekët mburren se kanë shpikur demokracinë. Festimet në Syntagma dhe krenaria helene tregojne se OXI (OQI, apo jo në greqisht), i kanë dhënë një forcim moral, integritetit të lënduar prej gjashtë vjetësh, nga masa shtrënguese, akuza poshtëruese dhe llogari bankare në tharje të vazhdueshme. Grekët praktikisht votuan për një nonsens: ata refuzuan kolektivisht të paguajnë interesat e borxheve që kanë marrë vetë, ose më saktë refuzuan të mbledhin rripin të paktën që t’i paguajnë ato me këste. Eshtë njësoj sikur gjithë borxhlinjtë e një banke, të bëhen bashkë, të bien dakort të mos paguajnë kredinë dhe ta quajnë këtë festë të demokracisë. Për më tepër të shkojnë pastaj te banka, dhe t;i thonë asaj t’u falë borxhet. Një gjë që në fakt FMN apo institucione të tjera, nuk e kanë bërë as me vende të Botës së Tretë. Dhe duket nuk do ta bëjnë as me Greqinë.

Deklarata e mbrëmshme e Martin Shulc për një program ndihmash humanitare për grekët në ditët e vështira që do pasojnë, duhet të ishte një rrufe për të gjithë. Por grekët nuk e dëgjuan, pasi ishin rrugëve për të festuar rilindjen e demokracisë së tyre. I famshmi Varufakis, doli në shesh, por nuk harroi të hynte edhe në ekranet e huaja, duke deklaruar se qëndrimi i Trojkës ndaj Greqisë, mund të përkufizohej vetëm si terrorizëm. Sot për grekët ai është një hero, i ngjashëm me mbretin e Spartës, por beteja që pritet është shumë më e ashpër se ajo e Termopileve. Grekët sot votuan jo, për të gjetur simbolikisht në frigoriferët e tyre vetëm pak Varufakis, por shpejt do ta kuptojnë se fëmijët nuk ushqehen me propagandë. Të gjithë i urrejmë bankat, por a mund të jetojmë ne pa to? A mund të jetohet pa punuar? Një milion emigrantët tanë të thonë shpesh se në Greqi jetohet vetëm me punë. Ashtu si në fakt jeton edhe ai 40 perqindësh që i tha “Po” masave shtrenguese dhe që sot është i trembur e shqetësuar e nuk ka luksin të ketë kohë të dalë të festojë në Syntagma.

Cipras u votua nga grekët si alternativa e politikës së vjetër, por ai sot është zyrtarisht vazhduesi i saj më i mirë, pasi vjedhjet e kryeministrave dhe të qeverive para tij, ai me mjeshtëri i mbrojti pikërisht me atë që i hodhën ata në koshin e plehrave të historisë, me votën e grekëve të thjeshtë. Cipras sot ka afruar më shumë se kurrë Sirizën me Agimin e Artë, pasi të dyja partitë mendojnë se për çka shkon keq në Athinë, fajin e kanë të tjerët (ska rëndësi nëse janë shqiptarët apo gjermanët). Nuk thonë kot se ekstremet puqen.

Dhe kujtesa jonë është e shkurtër për të kujtuar se gati 80 vjet më parë, pikërisht nga pamundësia dhe urrejtja e gjermanëve për të paguar reparacionet e luftës së parë botërore, lindi Partia Nacional socialiste. Një parti socialdemokrate, që i bënte thirrje zemrave naive të gjermanëve, dhe që fajësonte për situatën ekonomike Reparacionet e luftës dhe të huajt (hebrenjtë).

Por askush nuk e kujton partinë e Hitlerit sot, si themeluese të socialdemokracisë moderne, por si folenë e errët ku lindi Nazismi. Nazismi lindi pikërisht tek vota e turmave të manipuluara.

Cipras është i vogël që të jetë kaq influencues në histori, por nëse shembullin e referendumit grek e ndjekin italianët, spanjollët, portugezët dhe irlandezët, Europa dhe me gjasë bota do futen në një krizë të rëndë. Tashmë nga sot, cdo kush ka të drejtë të shkojë në bankë, të marrë borxh dhe t’i tregojë asaj më vonë gishtin e mesit. Kjo nuk është fitore e demokracisë. Kjo është rilindje e Rajhut të katërt. Jo në Berlin, por në Athinë e Moskë. Kjo është lufta e vërtetë që askush nuk nuk e mendonte se do vinte nga ATM-të dhe nga një burrë i vogël, me këmishë të bardhë dhe pa kollare, që mendon se vendi i tij është qendra e botës dhe se Termopilet janë më të famshme se Vaterloja. Duke harruar se në fund të fundit, të dyja janë bërë të famshme si fitore, por në fakt kanë qënë thjesht disfata.

Javanews.al

14 komente në “Gre(o)qi!”

  1. mentori says:

    Bravo Sokol. Kjo eshte e verteta lakuriq e gjithe kesaj ndodhie. Une kam shkruar te njejten gje nje dite me pare ne nje koment timin tek rubrika e Gazetes Tema. “Greket jane ne delir,por cfare po festojne” Jam Plotesisht dakord, me ty , vetem @report.al mendon ndryshe… Shpresoj te kete lexuar edhe ai ,ty dhe mua bashke , dhe pse jo edhe disa te tjere qe jane kundra ketij mendimi.

    1. arbereshi says:

      Ku eshte ndryshimi i greqise nga Lazarati? Greket thone na lini te jetojme ne Europe simbas menyres tone.Na jepni pare borxh qe te behemi si ju por te mos jetojme si ju te hame te pime dhe te kercejme cifteteli si jevgjit se punojne gjithe Europa per ne.Kurse Lazarati produkti i Saliut dhe i te birit na lini te mbjellim droge dhe ju duhet ta jeni te gjithe perdoruse se kjo eshte demokracia e demokratit Sali se ne te kundert ne (lazarati) nuk jemi dakort me ju. Si perfundim te gjithe 18-21 vjecaret e lazaratit kuntigjent krimi me arme ( dhe familjaret e tyre nona, baba bojne sikur nuk dine gje per veprimtarine e 20 vjecareve). Kurse ne greqi 60% e njerezve mendojne se duhen lene te jetojne ne kuriz te popujve te europes sepse vetem ata e dine psene si jevgj qe jane

  2. de says:

    Europpa ka nevoje per nje ndryshim radikal.

  3. Rezi says:

    Dua me kersheri te shikoj se si ne fund te vitit qeveria Greke ka ndermend te financoje defiçitin e buxhetit (shpenzimet e parashikuara – te ardhurat e parashikuara). Besoj se ne kohe krize dhe ne nje shtet si Greqia, defiçiti ka gjasa te jete i larte dhe asnje nuk do te kete deshiren tja financoj. Aty dua ti shikoj Greket kur do te dalin ne shesh kunder shkurtimeve ne administrate dhe uljes se rrogave. Jo me shume dhe jo me pak, ate çfare kishte parashikuar plani i reformave. Ky Varoufakis po dhe Cipras, po ja le pataten e nxehte ne dore ndonje budallai qe do pranoj te ulet ne ate qeveri……..ka te drejte Balla kur thote se eshte nje rast manipulimi i turmave si ne Gjermanine naziste. Kur Greket te çohen nga gjumi do jete teper vone……

  4. Ana says:

    I dashur Sokol, qe nga titulli duket artikulli, si i thone duket dita kur lind dielli.
    Greket kane paguar borxhe sa asnje popull tjeter, kane paguar per bankat gjermane rreth 1 miliard e 200 milion euro. Kete nuk e thote askush,sepse sigurisht nuk i intereson, ti si gazetar duhet ta dish qe nga borxhi qe mor i greqia vetem 10% i shkoi pupullit dhe pjesa tjeter bankave gjermane. Duhet gjithashtu te dish qe Greqise ju dha borxhi me interesin me te larte se te gjitah vendeve te tjera te Eurozones, per kete nuk e ka fajin Europa sigurisht po lider te shitur e te kaur nga interesa si ne te gjitha vendet. Po kjo nuk do te thote qe duhet te sulmohet e te targetohet nje popull, dhe ti kete Koli duhetta dish.
    Duhet gjithashtu te degjojme edhe zera e ftohte dhe acional ne europe qe thone se tashme nuk eshte nje ceshtje ekonomie por ceshtje demokracie.
    Nderhyrjet ne punet e brendshme te te forteve te europes ne vendet me pak te pasura jane te papranueshme, me cfare tagri zoti Shulz, zonja Merkel e te tjere i tundin gishtin nje kryeminstri te sapo zgjedhur dhe i thone me ke duhet te beje kualicion dhe me ke jo.
    Dhe ne fund po te them qe mund te beje risi ne shqiperi dhe te mos renditeshe ne anen e te forteve sic ndodh rendom me shqiptaret sepse historia u ka dhene te drejte atyre qe kane forcen dhe kurajon te thone “Jo” ose “OXI”

  5. nji kafe me pak te lutem says:

    Te gjitha kan lindur ne greqi sipas thenies se disave ktu ne koment, por jo nga kjo popullsi qe nuk kan kurrfar lidhje me greqin e lasht greket e lasht nuk egzistojn me qe kur nuk mbahet mend jan popull i zhdukur, kta sot jan arvanitas çam dhe egjyptjan e turq te perzier me njeri tjetrin dhe i ven vetes mbi shpin vlerat e nje populli si greket e lasht qe vetem me kta nuk ka lidhje, gjera te shpieguara ne televizionet greke nga historianet me te degjuar te greqis,pra ksaj i thon kush pordhi dhe kushmori groshin, te tjeret ben diçka mijra vjet me par dhe na vjen nje popullsi me gjuh 250 vjeçare fare te re te vjedhur dhe mer atributet e nje populli qe vetem me kta nuk ka lidhje, kjo perzierje popullsie ne greqi me arvanitas çam egjyptjan dhe turq esht perzierja me e shemtuar qe nxier vetem mashtrus mostra dhe dembel.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Cdo shtet i periferise se BE-s,mund te futet ne krizen ekonomike (greke)
    Shtetet e varfera te BE-s,pervec kredive,kane nevoj per asistenc ekonomike,per larjen e borxheve ,dhe zhvillimin ekonomik te qendrushem.
    Larja e borxhit,duke marre borxhe te tjera,eshte katastrofe.
    UNE, JO-N E KUPTOJ,SI RRUGEN E PAPERSHTATSHME,SI PAMUNDESINE E DHENIES SE BORXHIT,SI NJE PROTESTE PER SHPETIM NGA FALIMENTIMI.
    Eshte rasti i pare,ku borxhliu ka te drejte,brenda nje unioni ekonomik,ku i forti te mbyt me kredi !

  7. adi says:

    Kultura jote si Grek eshte per tu admiruar.Besoj se rjedh nga Greqishtja e lashte kjo kulture me larmi sharjesh ofendimesh dhe genjeshtra as nuk e diskutoj

  8. xhemal says:

    sokol o djale greqia nuk eshte e perdale ,por me te vertete eshte simbol i demokracise jo pse eshte nje i majte ne pushtet por per njemije e nje arsye te tjera qe lidhen bashke qe nga lashtesia e deri sot ,vota jo nuk ishte per te mos paguar borxhin qe ne te vertete i kane konsumuar politikanet qe iken e super te pasurit dhe ushtria, por per te biseduar e vendosur rregulla te barabarta per gjithe komunitetin europian qe borxhet mos te kethehen neser per kedo vend nje skllaveri por nje istrument per zhvillim e prosperitet ,eshte e turpeshme te besh krahasime absurde sepse te majtet ne greqi nuk ben puc shteti por vajten ne menyre demokratike ne pushtet dhe tani e forcuan po prape ne menyren me demokratike u pelqejne apo jo kritizereve, e fundit sovrani nuk gjykohet .shqiperia eshte fqinji me i mire i greqise e do te jete per arsye thelbesore ne kemi marre na ata e ata kane marre nga ne.nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve

  9. Kris 1 says:

    populli grek I dha fund njehere e mire mafies politike duke shembur partite e rangallave.Ai nuk eshte ne gjendje te paguaje borxhet qe nuk kane mbrijtur tek ai por Kane mbushur gropat e FMN dhe europes.Po te llogaritesh investimet me greqi nuk justifikohet borxhi.FMN dhe Europa e dinin mire ku shkonin keto pare.Tani le ti gjeje!
    pershendes popullin grek per vendimin qe mori dhe per krenarine qe ka.
    ne nuk duhej te merremi me filozofi por te shikojme hallet tona.FMN qeveris me sore te hekurt shqiperne dhe investimet Jane per muzeume e zyra mashtrimi.Jemi popull I friksuar dhe kultura jone demokratiike dhe shpirtiI lirise na Kane lene shendene.

  10. anonim says:

    rreziku matej, dhe matej nga dokumentat qe dorezonte greku ne be (dhe greku i dorezoi sic donte jo sic duhej).

    edhe ne nuk kemi faj si popull se sala fali detin, pse e kerkojne greket tani dhe thone qe kemi bere marreveshje?! populli shqiptar nuk ka te njejten te drejte si populli grek?!

    PS: beje mire dallimin popull grek, qeveri greke. o jane bashe o nuk jane. sepse na del tani qe qeveria nuk ka perfaqesuar popullin.

  11. Illyrian says:

    Po mor zoteri, ti mire je ne llogjiken tende, POR, greket duan akoma edhe 29.1miliarde € nga Europa. Greket nuk duan te dalin nga euro zona. Ata duan qe te mos paguajne borxhin, dhe thone: europa nuk duhej te na kish dhene nje borxh qe nuk e shlyenim dot, tani kerkojne borxh tjeter. Me jep para ti mua, senuk kam as per te te kthyer borxhin as per te paguar rrogat dhe pensionet. Parate qe me ke dhene t’I harrosh, keto qe do mi japesh ti harrosh…. por po nuk mi dhe, shkaterrohet BE (sipas teje dhe “qendres se botes”)
    Po nese del Italia, Spanja, Portugalia ose Irlanda, nuk shkaterrohet BE (sipas te njejtes llogjike)? Atehere pse keto vende u dashka t’I paguajne borxhet dhe Greqia jo?

  12. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    E vertet borxhi borxh e lufta luft mirboll se bela po mbushet men europa se çfar fqinjit kena bennje esap na kan ba me nrrua emrin identitetin te gjith emigrateve qe kemi qen ne greqi edhe sot kur menoj per 1 vit qe kam qen greqi se imagjinoj dot se kam nderrua emrin bahet fjal vitin 93 nuk ja u fali jo vetem grekve pederasta por as vedit.

  13. Alex says:

    Zerva si greq qe je e dike mire shqipen o bukeshkale

Comments are closed.

Lini një Përgjigje