Nji letër e pashkrueme për teta edukatoren
E kam të vështirë me të thirrë me këtë emër. Jo ma shumë prej dhimbjeve fizike që më ke shkaktu herë pas here sesa për dhimjen që më shkakton në zemër sa herë të shoh. Desha me të pyet a i mban mend ditët kur ishe e vogël sa unë? Cfarë të pëlqente me ba, me çfarë të pëlqente me lujtë. Cfarë të pëlqente me hangër? A t’i blijshin nana e baba ato që dojshe?
Kur semureshe kush të rrinte te kryt! Kush t’i mlonte kamtë natën kur u shtrijshe me fjetë?
Si të pëlqeshe më të thirrë, zemra e nanës, princesha e babës? Kur të tjerët të binin në qafë kush të dilte zot? Ma merr mendja që ti u thoshe që tash po i kallxoj babës.
E pra unë tash i vogël sa ti dikur nuk u jap përgjigje dot këtyne pyetjeve.
Në fakt as nuk i baj? Hera herës guxoj me i menue por sa të shof ty mendimi më kthehet mas kreje. Kambët nuk më binden. Fryma më ngashrehet.
Shumë ditë më bahen natë e shumë netë janë ditë. Ndërsa për ty asht vec turni i punës për mua ky shtë turni më i vështirë i jetës. Shpesh ka zgjatë për javë të tana dhimbja të kofshët e mija të brishta të shtypuna prej bëths tande. Do kisha me e quajte bethen indiferente por nuk e di a ka ajo mend sa me e fajesu kaq rande. Në stomakun tem të vogël ka pasë luftë të zhurmshe sic bajnë retë e zeza mi` tarabosh në fund të gushtit. Shpesh teshat e mija kanë pasë ma shumë ere jashtqitje se sa kanë qënë të pastra.
Ka pasë netë që në mendjen time të vogël është rrokullisë një mendim që ma mirë mos me celë dita. Se e dijsha që dita kishte më të pru prapë ty në jetimore.
Por unë jam jetim, unë s’kam në dorë gjana ma të vogla e jo ma ciklin e ditës e të natës.
Më vjen me thirrë oj nanë, por një si tullë në grykë si buka e ngurtsume që hamë këtu ma mbyll zanin. Noshta nana jeme nuk jeton! Noshta jeton por nuk do t`ia di për mue. Noshta do t`ja dijë por nuk mundet. Noshta….
Ka ditë që urrejtja m’i ban sytë kaf si të kuq ka ditë që nuk të shof me sy. Ka ditë që nuk më bjen ndërmend për ty me gjithë kujtimet e lëndimeve që me ke shkaktu.
Një ditë do jem sa ty e ti do të jesh sa unë. Jo ma në moshë por në pamundësi fizike. Nana e baba do të kenë vdekë. Bethet do të thahen nga lëngu i rinisë e do e kesh vështirë me shtyp kënd vec ujit të hollë a të trashë që kanë me t’u derdhë pa leje nga mosha e vjetër.
Teta, ti mbase mendon që unë e dishroj atë ditë. Por unë që tash nuk e duroj dot erën e keqe të pisllëkut dhe aromen e randë të mosdashtunisë.
E kam vështirë me thanë fjalën T’kam falë. Por boll kam vujtë fizikisht, boll shpirtërisht. Urrejtjen nuk e përballoj dot. Kam qejf edhe me jetu naj ditë. Andaj më bjen ma leverdi me të fal.
Në fund të fundit dicka mësova prej teje mos me u ba kurrë si ti.
Si ma tha zemra,
Unë jetimi
P.S Ka ditë që e ndjej veten jetim. E ndjej veten vetëm.Jo jetim prej babit e mamit. I kam të dy. Por jetim prej botës. Prej mos dashurisë, prej indiferencës, prej padrejtsisë, prej ajrit të randuem. Prej të gjallëve të vdekun që takoj.
Migjeniane, e shkodres e shkodraneve i takon ter reagojne keshtu!
Brravo!
Kryeveper.
Autorit , Respekt!!!
Uroj që dikush nga qeveria të kujdeset për jetimët !!!
Bravo Agustin!Per keto shkrime kemi nevoje ne si shoqeri qe nuk po dalim dot nga tranzicioni.Nga emri duhet te jesh Shkodran ose Mireditor per te cilet kam shume respekt pasi i kam njohtur nge afer pasi ka punuar e jetuar me ta.Edhe njehere te uroje gjithe te mirat dhe do te deshiroja tju shohim me shpesh ne medjan e shkruar !
O Tema, une e kuptoj lirine tuaj, por ai komenti i Lonit nuk ka asnje lidhje me shkrimin. Eshte turp dhe me keto komente qe publikoni here pas here, po na beni te heqim dore nga gazeta… Ne cdo lajm del nje Lon qe vec vrer vjell. Eshte turp!
o lono per prengen si vjen keq kujt por per ate femij te pakten te vije po ti si duket nuk ke femij me e shumta do kesh ndonje kurve a lope ne shtepi
I turpshem dhe i neveritshem komenti i LONIT.Une jam jugore,por u ndjeva sikur ato fjale ti kishe thene dhe per mua.Loni,cfare shqiptari je ti kur kerkon shfarosjen e verioreve.Fund emaje nji ashte Shqipnia enji gjuhe te gjithe na bashkon=thote nje poet
Me shkuan lot……
Te lumte Agustin e placshin jihadistet e lazaratit qe e mbajn veten per te qyteteruar.
Loni pej betoni, te kujtohet 97-ta? Ja sa te qyteteruar jane mocalet…
Ti qenke nje super i degjeneruar si shkruan ne ate menyre. Kujton ti se je me me kulture se verioret? Cdo njeri ka kulturen e vet e pastaj themi ne qe italianet e veriut jane rracista. Ku ka me rracista se shqiptaret? Te vije turp me ate aresyetim qe i jep ti shkrimit e ato fjale qe perdore. Aq eshte kultura jote. Injorant i pa kulture e pa shkolle.
Eshte per ionin o loni nuk di si mund te quhet ai injorant komenti siper.
kryeveper e Agustinit!
atij lonit i them qe me erdhi me te dhjere ne koke per fjalet qe ke shkru me siper, lexo e lexo lonin e del vet rezultati se kush eshte rrac muti!
o lon para se te shkruash here tjeter vere nje kove ne koke e mbyt veten, injorant!
Nje shkrim qe me ka bo me qajt. Bravo autorit.
Ishalla nuk mbaron vetem me zhurem kjo ceshtje, se mjer ata femije me ato “kujdestare”.
Vetem kamera vezhguese gjate 24 oreve e zgjidh problemin per keta femije ne jetimore. Ka plot njerez te papergjegjshem, apo edukatore qe ju eshte bere rutine te shikojne femije duke vuajtur dhe sju bene me peshtypje ti dhunojne dhe keqtrajtojne. Ju duhen vene kamera si dhe u duhet bere me dije qe vezhgohen ne cdo veprim ne institucion me jetimet sepse eshte gjynah per ata femije qe s’dine kujt ti ankohen dhe s’dine te ankohen por rriten ne mizerje dhe ne dhune nga ato kujdestare kafshe dhe te pashpirte
Po ku eshte ky loni . Se une nuk e gjej dot. Mos me la e site, amani bre.
E laska hequr tema komentin e tij si duket.
Jete ne ndikim! Never stop my friend. ?
Shkrimi i jashtezakonshem, ne gjinine time te preferuar.
Brilant.
Eshte nder ato shkrime qe te con gjoksin perpjete prej gulcesh emocionale dhe kur je gati me shperthy ne lot.
Rradhe kisha provu emocione kaq te forta prej nje shkrimi por duket se nuk asht shkrim por kushtrim i shuem zemrave te lendueme.
E dashur edukatore….E di qe sot po vuan pasojat e nje sjellje jo te mire nga ana jote.Mbase jo te vetdijshme.Shoqeria ku u rite lundron mbi krimin.Thone se po qendrove maje plehut se ndjen eren e tij.Ne fakt era eshte aty,po ti fiton “imunitet” ndaj eres.E di e dashur edukatore:Dikur kur ishe e vogel te kane dhene nje dacke prinderit,mbas kane perdorur e ndonje thuper apo shkarpe qe kishin ne dore.U rite dhe edukatorja,mesusja e klases se pare te bertiste godiste sa here gaboje.E ti rriteshe mes dhunes.U bere adolishente e nje “I vdekur per seks” te detyronte te shkoje ne shtrat me dhune,te ndalte ne mes te rruges te godiste “prape shuplake” se rezistoje,dhe polici aty prane shikonte e s bente ze…S te erdhi njeri te te ndihmonte e dashur edukatore.U rrite mes dhunes ,mes paligjshmerise.Qendrove te semafori per te pritur driten jeshile te kalosh kryqezimin por…nje autobus linje kalon me te kuqe e te pret rrugen.Polici eshte aty,ti e terrorizuar bere hapa prapa ,e polici dordolec dukej sikur thoshte ku vete gje e shastisur?.S te mbron njeri e dashur.Vajte ne gjyq po gjykatesi ia dha te drejten tjeterit se kish paguar me shume…Po po,gjykatesi te dhunoi me paligjshmeri,sepse mori parate e fituar nga nje person qe kish vrare,shitur droge apo kish vjdhur shtetin me tender te paligjshem.U rrite e dashuer edukatore,u rrite mes dhunes ,e fitove imunitet.Sot se di c eshte e ligjshme apo e paligjshme.Sot “plehu I paligjshmerise” nuk te mban ere.E dashur edukatore e di qe ke bere nje krim kur ulesh ne gjynjet e nje femije te mitur?Pa diskutim qe e di.Po kur ty te dhunuan prinderit,mesuesit,ai I forti I lagjes,shoferi I autobusit,polici dordolec e gjykatesi I paligjshem,perse te jete anormale ajo c ka bere ti.Perse e keqje e gabuara,krimi mer kete emer kur e ben ti dhe jo kur e ben gjithe bota?Pse krimi yt “mban ere” po ai I te tjereve qe te rrethojne “s mban ere”.
I ke pare ?Kane mare gozhdet,kane ngritur kryqin.Do te te kryqezojne e dashur educatore.Gjithe bota eshte engjej ,ti je djalli.Jane engjej e dashur,kane mare gozhdet te kryqezojne si krishtin.E di e dashur edukatore do thuash po engjejt s gozhdojne njeri.Epo Shqiperi hesapi ,edhe engjejt notojne ne paligjshmeri.Engjejt nuk mendojne se ke nevoje per dashuri,se ke perjetuar strese qe duhen mjekuar e trajtuar me dashuri.Kane mare litarin te te varin.Gezoju se ne fund te fundit engjejt po te vrasin.Sepse kur engjejt vrasin ,vrasja s quhet me vrasje.Te vrane gjith jeten e dashur edukatore,po s te kallen ne dhe.Tani te jane turrur te te rivrasin e te kallin pergjithmone nen dhe.
Gabove e dashur dhe ti e di: engjejt s dine te falin,ata s japing dashuri ,ata ndeshkojne te pambrojturit,po po bejne te njejtin gabim qe bere dhe ti .I vetmi ndruyshim eshte qe ata s ka kush ti ndeshkoje.Fati yt I keq qe rritesh mes engjesh vrases.
Shkrim shum prekes dhe me nje stil shum orgjinal i te shkruarit,bravo Agustin Prenga
Sa shkrim i bukur! Te lumte Gusti! E ke sjelle kaq bukur kete problematike te rradhes dhe kaq te dhimbshme! Na bere per te qare! I vleresoj te gjitha shkrimet e tua!
Gusto te lumte pena ,shume bukur shkrimi.
hej o njerez kush eshte ky loni e cfare ka shkruar , e pse merreni me nje njeri qe ithote vetes Shqiptar , po ky vetem shqiptar gjake prishur mundete te jete.
Vetem Besimi ne Zote e ndryshone kete vende.
Ne kjoftese ka Zot (AJO E PA SHPIRTE) do ta vuajne nje dite ate shemtine sjelljet (KAFSHERI).Pra ky voglush(SHPIRT) ,din me fale.Xhest i bukur.