Nga: Xhovani SHYTI
Edhe votimi i tretë, nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH, të po të njejtave kandidatura: Thoma Gëllçi e Petrit Malaj, nuk ka sjellë rezultat. As njeri e as tjetri nuk kanë marrë 2/3 e votave të anëtarëve dhe, si pasojë, procesi për zgjedhjen e njerit prej tyre Drejtor i Përgjithshëm i RTSH ka dështuar.
Ndërkohë që në votimin e parë kandidati Gëllçi arriti të fitoj pesë vota, kundrejt pesë votave të kandidatit rival Malaj, në votimin e të enjtes ndodhi e kundërta. Pra ndodhi që kandidati Petrit Malaj të fitonte pesë vota “pro” përkundër rivalit të tij Gëllçi, i cili morri gjashtë vota, gjithsesi të pamjaftueshme për ta shpallur atë fitues të garës për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH, por të mjaftueshme për të rikonfirmuar ngërçin institucional.
Handikapin e stimuluar nga mosqënia i plotë i ligjit “Për Radio Televizionin Publik Shqiptar”, i cili në nenin 11 përcakton procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, duke mos diktuar mbylljen e proçedurës në rastet kur gara midis kandidatëve rivalë ecën “rrotë më rrotë”, pra kur asnjëri prej tyre nuk arrin të marrë shtatë votat e duhura.
Si në rastin konkret, kur edhe pse janë votuar tre herë nga Këshilli Drejtues i RTSH, as kandidati Malaj e as kandidati konkurent i tij Gëllçi nuk kanë arritur të fitojnë numrin e duhur të votave ligjore për tu zgjedhur në krye të drejtimit të RTSH-së.
Kështu që edhe seanca e tretë, po aq absurd sa edhe votimi paraardhës, që i ndau votat për dy kandidatët pesë me pesë, jo vetëm nuk arriti të prodhojë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por e futi problemin në një labirinth.
Në një ngrëç për daljen nga i cili propozohen zgjidhje të ndryshme, ndër të cilat ajo e ekspertëve jurisprudentë e mbështetur në sentencën juridike: Atje ku ligji nuk përcakton zgjidhje nuk e ndal inisiativën e organit ligjor përgjegjës të jap zgjidhjen më të arsyeshme,- duket se është më efikasja.
Çka presupozon faktin se, në situatën e vërshimit të propozimeve dhe urdhrave të tillë si: ndryshimi i ligjit për mediat audiovizive, zgjedhja me çdo kusht e njerit nga dy kandidatët në garë Gëllçi e Malaj, në të kundërt do të shkrihet Këshilli i RTSH, apo votimi për herë të katërt, të pestë, të gjashtë etj., e zgjedhja e njerit prej tyre me votat e thjeshta të anëtarëve të Këshillit, në rast dështimi,- që është shkelje flagrante e ligjit në fuqi 97/2013 “Për mediat audiovizive”,- e vetmja rrugëdalje ligjore për zgjidhjen e ngërçit mbetet rihapja e konkursit nga e para.
Me iniciativën dhe vendimarrje të Këshillit Drejtues, që ligjërisht është i vetmi organizëm që vendos zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, konkursi i derisotëm duhet të shpallet zyrtarisht i dështuar, ndërkohë që duhet ti kërkohet Parlamentit të votojë një amendament shtesë që të përmbyll nenin 11 të Ligjit, i cili në formulimin ekzistencial e lë të hapur procesin që, edhe pas tre herë votimesh, nuk ja doli të prodhojë një drejtues të publikut për institucionin më të rendësishëm mediatik të vendit.
“ Në kushtet kur neni 11 i ligjit: “ Për miratimin e statutit te Radio Televizionit shqiptar (RTSH)” nuk e përcakton daljen nga situata ku është futur aktualisht procesi i zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, nuk ka asnjë pengesë ligjore që Këshilli ti kërkojë Parlamentit miratimin e një amendamenti që ta shpall të dështuar konkursin në fuqi dhe të lejoj rihapjen e konkursit për pranimin e kandidaturave të reja nga jashtë. E arsyetoj këtë pasi në dy pikat 5 dhe 6, që janë të fundit e nenit që përcakton zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, citohet:
Pavaresisht kompetences juridike te Xh. Shytit qe me gjysem zeri i referohet eksperteve anonime…te dy kandidaturat , per mua jane te papershtatshme….Une do votoja Artur Zheji .
U be drejtori RTSH ceshtje dite,kur eshte thjeshte nje pazar i felliqur mes Gellcit te LSI dhe PS.Zbato ligjin u votua tre here nuk fitoi emero Mero Bazen atje se menjehere gjysma e punonjesve japin doreheqjen me kete rast behet dhe reforma.
S.h. mos u merr me xhovin por me shkrimin trap. Eshte i share me liber shpie kush shan patriotin tone.
Fiks fare Mond, hiqi qafe ata dy qafiret e partive dhe emero menjehere drejtor Mero Bazen ose të varurin prej topave prej partisë Fahri Balliun pasi tia kesh hequr ato gungat e fytyres dhe te ballit dhe lyren.