Parku ka vdekur prej kohësh, problemi është tjetër

8 Korrik 2015, 10:22Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Me rastin e këtij konkursit për ato karabinatë që duan të ndërtojnë midis Gardës dhe Universitetit Politeknik, përsëri shoh individë, urbanistë, qytetarë aktivë, që megjithë respektin, më duket se kanë dalë fare nga tema, na çojnë në rrugë pa krye, bëjnë show-n e radhës dhe nëpër televizione kanë kaluar në një rjedhje orale që vapa e bën të pandalueshme.

Nuk është çështje pallatesh, arkitekture, urbanizmi.

Pse o ke nostalgji se haje byrek aty dhe nuk duhen bërë ndërtime???

Bën vrap aty??? Ik o gremisur bridh andej nga Kopshti Zoologjik, pse pistë vrapimi është urbanizmi?

Paske kujtime nga ajo zonë???

Po kujtimet e tjera çfarë i bëre???

Jo po hajde kthehemi te shpellat e majmunëve për të ruajtur trashëgiminë e kujtesës tënde !

Nuk të pëlqen ajo arkitekturë???

Po mund të gjenden budallenj që u pëlqen. E cfarë do të thuash me këtë?

Prishet parku si mushkria e Tiranës.

Çfarë mushkrie mo, ato pemë janë tharë, vetëm ngjyrë të gjelbër kanë, as ujë, as oksigjen as gjë pe gjëje…

Problemi është tjetër, mo, futuni në ndonjë hije dhe arsyetoni pak.

Problemi në radhë të parë është politik.

Pse i bëjmë qytetarët budallenj???

Pse Bashkia e deritanishme nuk tha asnjë fjalë?

A ka marrëveshje qoftë edhe të heshtur mes Bashkisë dhe Qeverisë?

Zoti Peleshi frymëzonte shoqërinë civile për të protestuar kundër ndërtimeve te diga, tani qenka kryetar jurie për ndërtime te Garda.

Hahahaha, cfarë drame, komedie dhe tragjizmi!!!

Tallje me qytetarët.

Kjo ështe cështja.

Skandali është moral dhe politik.

Këtu duhet insistuar.

Si kandidati fitues i postit të kryetarit të Bashkisë nuk tha asnjë fjalë gjatë fushatës elektorale?

Kur u mor vendimi për ndërtime atje?

Cfarë janë këto kabinete të huaja mercenare arkitekture që i ftojnë sa herë duan të bëjnë ndonjë të pabërë?

Kush i organizon këto konkurse fshehurazi që na i plasin në mes të vapës?

Pse nuk na informojnë në momentin kur ne kemi votën në dorë, por atëhere na përkëdhelin dhe pasi hedhim votën na e fusin pas krahëve.

Si në kohën kur Partia e hapi ceshtjen e Mehmet Shehut pas kongresit, pasi delegatët shkuan në shtëpi.

Pse na ndodhin ngjarjet gjithmonë pas Kongreseve ne?

Këtu është problemi, lërini historitë me urbanizëm e arkitekturë! Ato janë krejt relative, nuk na cojnë kund.

Si mundet që kryetar jurie të jetë një pushtetar???

Apo vetë shkop vetë zot???

Di zoti Peleshi të jetë profesionist për të vlerësuar edhe arkitekturë???

Po këta i dinë të gjitha vetë, edhe pushtetar, edhe arkitekt, edhe orator, edhe gjithçka.

Pse tallen me ne???

Problemi është se ne nuk kemi pushtet si qytetarë, nuk ka demokraci lokale, ne na tallin si qytetarë tamam pas zgjedhjeve, nuk është problemi te arkitektura, me thënë të drejtën ajo nuk mu duk keq, as te ekologjia, Parku ka vdekur.

Pemë të lodhura gjithë sëmundje…

Qyteti është i sëmurë moralisht.

21 komente në “Parku ka vdekur prej kohësh, problemi është tjetër”

  1. petro says:

    Njelloj me peleshin, Dako, profesor.Specialist per gjithcka.Ata nga Durresi thone specialist speci.Mire e kane.I ngjajne Enverit qe kur thoshte ketu ka nafte, ec e mos e nxirre, te priste Spaci.Keta hedhin pogonishten e injoranteve, te mashtruesve dhe te makuterve.Mallkimin pacin!

    1. opa opa says:

      Petro mbaje ne goje,se Enveri thoshte ketu ka nafte pasi pyeste inxhinieret! Dhe e verteta eshte se vertete ka nafte,jo se e thoshte Enveri,por se e kishin studiuar inxhinieret e zote shqiptare! Hajt ne te sat’eme o Petro mavria ?

  2. pse says:

    O Artan Fuga,ti e ke djale apo nip Enri Fugen,krahun e djathte te Rames???Po thuaj ndonje fjale atij..se ka influence tek Rama! Haha!

  3. s.h. says:

    Vazhdon me brockulla ky….qe te sherohet ky socio-gazetar , duhet te krijoj nje parti politike… komplet ne stilin e saliut te shqup-it , shtro ceshtje apo kritika ne pergjithesi, pa u ndalur t’i analizoj nje e nga nje ….Kontigjent i Arjan Canit …!

    1. Bureto says:

      Jo dhe aq per ta kritikuar profesorin per problemin qe shtron, por nje pyetje shoqerore e kam. Mos ndoshta, si tendence, po bie ne grafomani? Populli thote ‘pak e sakte’. Qe te mbahesh mend, sepse edhe mend nuk eshte se s’ke.

  4. salem says:

    Te themi c’te duam ne,as Saleshi as Ramapiteku nuk pyesin per popull.
    Ata “i dine vet c’duket bere” dhe e bejne pa ua bere syri terrr.
    Demokracia eshte vetem nje sllogan,ne jete nuk ka demokraci tek ne.
    Keshtu ka qene e keshtu do jete !!!Une s’kam me besim.

  5. andi says:

    gjithe keta trima e filozofe, politikane qe flasin sot per hyrjen e liqenit, ku ishin dje qe nuk shikonin se si dilnin nga liqeni kamionet duke nxjerre dheun e germimeve per pallatet qe po ndertoheshin me vendim te Bashs?

    1. Gerti says:

      Duke protestu kane qene o zgjyre militante. Kane me shume se 6 muaj qe protesojne jave per jave nje grup te rinjsh te Diga dhe te kryeministria, dhe askush nuk pergjigjet. Mos llap kot kur nuk di gje.

  6. mimi says:

    Fuga flet pre gjendjen reale ne kete vend me keto qeveritare ,qe din vetem me ja fut popullit i cili eshte bere
    Trushpelare nga te futmet e cdo qeverie .Vazhdoni popull te beheni me leshko ,se keta mendojne si te rrdgullohen vete .

  7. leci says:

    Me vjen keq ju profesor qe jeni i detyruar tu flisni ca njerezve qe nuk kuptojne asgje perpos besnikerise ndaj partise e cila i ushqen nepermjet ndonje vendi pune. Per ta nuk ka rendesi se qyteti nuk do kete me mushkerine e tij. Nuk ka kurrefare rendesie se politika tallet me ta. Per ta nuk ka ideale. Per ta eshte e rendesishme qe te mbushin barkun me buke. Keta njerez i jane mirenjohes partise si ai qeni qe eshte mirenjohes te zotit per kocken qe i hedh perdite. Te kafshojne po ua ngacmove te zotin

  8. Fucik A. says:

    Njerez, jini vigjilente. Kush kerkon te fryje xhepat me poshtersite qe vetem mahisen dhe gjelberimin kerkojne te vrasin? Ngrehuni dhe bjeruni, edepsezve qe nuk sosin,hileqareve, matrapazve, qe Tiranen po baltosin. Mbyllini neper cmendina apo zbritini nga froni, keta rezile keta katili, njerez si mund ti duroni? Qofshin Rame, qofshin Pelesher dhe kushdo qe eshte pas tyre, jepuni fshesen ne dore dhe nje dacke per fytyre.

  9. klodeta1 says:

    Profesor, lereni qeverine te qete, e kuptove levizjen mbreme? Per te mos pasur protesta sepse do te duket para Europianeve e lidereve Europiane si Merkel, si nje politikan qe ka popullin mbrapa, me shtyrjen ne shtator nuk anulloi vendimin por parandaloi nje proteste nga qytetaret. Pra eshte po ai qe eshte i keqi i shtepise dhe i miri i te huajve. Te tille njerez, qe ndryshe sillen ne komunitetin e tyre, ne shtepine e tyre, dhe ndryshe me te huajt, nuk jane gje tjeter vecse njerez me probleme dhe skizofrenike, te cmendur dhe te paturpshem.

    Nje rast i tille eshte studiuar ne Gjermani, ku nje profesor arkitekture me origjine Afrikane, ne Gjermani me koleget, miqte e huaj etj, ishte njeriu me i nderuar dhe teper korrekt e te impononte respekt. Kur miqte e tij shkuan ne vendlindje ku ai kishte familjen dhe te afermit ne Namibi, pane se jeta e tij dhe sjellja e tij atje ishet krejt ndryshe dhe ai ishte tjeter njeri, ai i shkelte me kembe te afermit, asgje nuk behej pa lejen e tij, ai sillej si nje mbret i vertete dhe nuk guxonte askush ne familje te merrte vendim pa pyetur ate. Koleget e tij me pas thane se ky njeri i till me dy fyrtyra nuk eshte gje tjeter vecse nje skizofren, nje i shtirur dhe nje njeri i pakarakter. Ndaj ndonjehere te tille njerez nuk duhen gjykuar vetem si sillen me lideret apo me te huajt, por ato duhen gjykuar mbi sjelljen qe ata kane ne perditshmeri, me nje qytetar, me nje te moshuar, me nje shqiptare e nje te huaj, nese ai ndryshin atehere eshte i lig dhe vuan nga skizofrenia, te tille njerez mundohen qe kompleksin e te shtirurit dhe infrioritetin ndaj te huajve duan ta fitojne duke u bere protagoniste. Prandaj profesor, keni te drejte por ju jeni filozof dhe e dini se kush e ka drejtuar dhe kush e drejton kete vend. Respekte per ju dhe shpresoj qe shume shpejte te na besh nje pershkrim te drejtuesve tane nga 1912 deri me sot…

  10. Mali i Robit says:

    Pse po ta hapte çeshtjen e Mehmetit para Kongresit, çfare do ishte ndryshe?

  11. Opinionisti says:

    Prof futu ne hije por po te me degjosh hidhi dhe nje kove uje te ftohte kokes.

    Profesori i filozofise nuk e di me sa duket se ndryshimi konstant i ambientit qe na rrethon ndikon ne paqendrueshmerine psikike dhe agresivitetin.

  12. Eriona Shpiragu says:

    Faleminderit Fucik A. per vargjet trondites. Une po i sjell ato vargje te komenti im: ngrehuni dhe bjeruni, edepsezve qe nuk sosin, hileqarve, matrapazve, qe Tiranen po baltosin. Mbyllini neper cmendina apo zbritini nga froni, keta rezile, keta katile, njerez si mund ti duroni? Qofshin Rame, qofshin Pelesher dhe kushdo qe eshte pas tyre, jepuni fshesen ne dore dhe nje dacke per fytyre.

  13. Angela says:

    nuk e di se ku jetojn keta komentues po ne cdo vend te europes ne cdo park nacional ka hyrje dhe dalie te rregullt perkundrazi ju duhet te falenderoni qeverin se po ecen me zhvidhmin e vendit perpara respekt profesorit

    1. plaku i mocem says:

      “Angela”,hyrja ben pjese tek fasada,tek dukja, bejme dhe pa ‘to brenda brenda cfare ka?Ate thuaj!Ne vend qe te riperterijne dhe ujitin pemet,te pastrojne e pasurojne Liqenin,merren me fasada hyrjesh!Ka marrveshje te heshtur pozite-opozite,nuk e spjegoj ndryshe kete situate.Grupet e interest jane kaq te fuqishem sa kane gjunjezuar qeveritaret dhe opinionin qytetar.Ku jane ambjentalistet, ku jane ata te armeve kimike?Ka helm me te madh se sa te zhdukesh parkun me lloj lloj teorira mashtruse,thjesht per te ndertuar disa godina,te cilat do te behen burim lakmie per te zhdukur gjithcka ne te ardhmen e afet?A nuk e kuptoni se oreksi i ndertuesve u rrit kur ndertimet e para disa viteve ju afruan Liqenit?

  14. askushi says:

    Po te merte vesh na arkitektura Niko Peleshi sdo ndertonte ate vile aq te shemtuar e pa shije per vehte ne Korce.Parate e qylit jane derdhur lume,po vila ska as shije as karakter as ngjyra te hajrit.

  15. Muzapopullore says:

    Centrifuga manuale Fuga na bajgeloi nga hija ku vret miza me bishtin filozofik
    Problemi nuk qenka Parku I Tiranes I cili paska degraduar dhe duhet harruar, por perberja e Jurise qe duhet te vleresonte projektin qe do zvendesoje parkun me ndertim. Konkretisht I ka bere pershtypje qe kryetar eshte Peleshi dhe jo Fuga (qe njeh mire arkitekture dhe urbanistike sepse merr nje rroge nje Polis)
    Pra Fugetari manual, qe kujton se ka influence tek ” delet”, e paska marre nje rroge per te Na ndricuar, se ku qendron problemi. Qe mbas konkursit per “portikun” me mijra metro katrore ndertim, qe svendesojne nje park qe “sna duhet më”
    seshte problem se po humbim nje park por perberja e Jurise, procedurat e konkursit te Adelines, dhe se kush perfiton me shume Pe Leshi apo Pe Pambuku. Sna kish shkuar mendja per zotin. Na hapi syte. Kujtonim se ishte vetem problem urbanistike apo arkitekture. Parku Gazi ne Stamboll do jete feste nje krahasim me ate qe ka per te ndodhur nese pabythsat guxojne te vene qoftelarg edhe nje tabele aty.
    Dil nga hija o molusk I blere, dil nje diell rr….Jari

  16. Spiro Brumbulli says:

    meqe parku eshte ne dite te hallit ti veme dhe nje shqelm me ndertime thote fuga meqe se shqeteson uzurpimi i hyrjes. Profesori i gjithshkaje qe boten e njeh nga “studio” e tij se ze meraku i parkut por i prapaskenave a thua nuk e adhuron dhe voton kete parti si shumica e “intelektualeve” ne tirane bij te eterve qe bejne sikur bejne oponence por ne thelb jane adhurues te atij sistemi qe i ngriti nga te paafte ne profesore me pseudokomisione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje