Çudirat ndodhin! Dhe mrekullitë gjithashtu! E fakti që ndodhin dhe çudirat, edhe mrekullitë, në të vërtetë nuk dimë të themi në përbën më çudi.
Është e zakonshme, dhe e urueshme, që kur një forcë politike dështon dhe vijon të dështojë në vazhdimësi, zërat kritikë brenda saj të zgjohen dhe kërkesa për reformim të bëhen më insistuese. Ky fakt, pra, nuk përbën më çudi!
Çka është çudi janë emrat që rradhiten në bllokun e lëvizjes “të opozitarëve të opozitës”. Çudi është deri diku sepse gjithsesi dikush do të duhej ta bënte dhe këtë punë. Interesant është fakti që në këtë lëvizje mund të përfshihen me soj e sorollop personazhe “të spikatur” të maxhorancës së djeshme, sot opozitë. Po pse jo xhanëm?! Pse jo kur soji dhe sorollopi gjendet i përfshirë si në privelegjet e pushtetit të djeshëm, ashtu si dhe në vështirësitë e jetës opozitare sot, pse të mos përfshihet sidomos kur dhe e tregojnë me gisht.
Një e vërtetë është thënë në debakllin e këtyre ditëve breda opozitës! Një e vërtetë që vjen prej gjirit të opozitarëve të opozitës. Kjo e vërtetë qëndron në pohimin mbi pamundësinë për të reformuar të djathtën shqiptare, ose e thënë ndryshe, pareformueshmërinë si karakter gjenetik i forcës kryesore të së djathtës shqiptare.
Prej më shumë se çerek shekulli në krye të kësaj force vazhdon të qëndrojë po i njëjti personazh. Po ai si personazh, person dhe simbol. E prej më shumë se çerek shekulli e djathta vazhdon të tregojë dobësinë, plogështinë e saj gjenetike për të bërë përpara, për ta tejkaluar të kaluarën e saj, për t’u reformuar. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. E kaluara e saj, që është dhe e tashmja e saj, i ka rrënjët të hedhura në thellësitë e errëta të 50 vjeçarit të diktaturës. Është e kaluar e hershme, si ato që rrëfehen përrallash të moçme me bajloz e heronj.
Shumë e vërtetë është! E djathta shqiptare, kështu siç është, kështu dhe do të mbetet. E ky pohim nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se pranimi i një dështimi të madh. Ky pohim nuk ka pra forcën të përfaqësojë pikënisjen e ndryshimit por është dhe mbetet pranimi i dështimit. Të mos ndihen krenar! Askush, as nga ata në rradhët e opozitës ndaj opozitës, të mos ndihet krenar për këtë pohim.
Ky pohim i heq veç perden formales dhe e shfaq për atë që dhe është. Nëse Diktatori ishte tragjik, dhe Berisha tragji-komik, ju të dashur do të jeni veç komik nëse Gënjeshtrën e madhe në krye të Opozitës e zhvishni thjesht e vetëm për ta bërë më të pranueshme për të gjithë.
Jo se jam i shqetësuar veçanërisht e personalisht për fatin e opozitës së sotme. Ajo fatin e ka të shkruar në gen që në ngjizjen e saj dhe do të ndjekë fatin e “udhëheqësit” të saj shpirtëror, këtij shtataniku historik. Por dua të them që çuditë ndodhin, ashtu si dhe mrekullitë.
Gjithashtu, dua të theksoj që nuk e kam me ju! Thjesht më çuditi thjeshtësia e këtij pohimi dhe pamundësia e mrekullimit të veprimit tuaj përpara vërtetësisë së thjeshtë të kësaj të vërtete kaq tragjike për ju dhe për vendin.
Po shok! Birr besnik i Parrtise e I Popullit!
Cfar shkrimi idiot. Ka harxhu nja tre ore nga jeta e vet dhe ca minuta nga dita e te gjith atyre qe lexojn (lexojn faqen e Meros dhe perfiton edhe ky). Po pse mor ti akadamik, nga pret te dalin zerat kunder? Nga ca analista si ty qe shkrujn kot me shty kohen? Se jan analistet si ty qe nuk evidentuan kurr dikur kur pd ishte dhe ne pushtet dhe as sot qofte edhe ndonje shkendije te ish deputetve qe kishin qendrim kunder. Asnjehere. Dhe jeni aq te pabu
Ythe sa nuk i kujtoni dot as sot se sua mban. Sa fliste ndonjeri i linit rrugen hapur sulmeve qe organizonte saliu me analistat e vet. Capacul qe vazhdoni hani buk me shkronja te rreshtuara kuturu.
Sa te jete ne kembe Berisha jo PD Qe nuk reformohet por dhe Shqiperija nuk ecen perpara sepse ai nuk e do kete perparim..Ai do te sundoj vetem anarshia ,sepse ashtu i ven punet vaj .” Ujku mjergull kerkon ” thot nje fjal popullore.
Ju kane thene qe po te beni nga nje shkrim kunder opozites do vazhdoni te mbani postet pavarsisht pa/aftesise qe keni?!
Shkrim pa lidhje totalisht.
Tani ta ndaje ciK mendjen ky analisti me foto qe shikon lart. Te flasin aspo mos flasin. Se saliu do qe mos flasin. Ky qeka kunder saliut po si duket ngaqe shef shum lart nuk shef dot hic. Shkrim torollak. Jo opozita e opozites. Jo po folen po kot qe folen edhe kur folen se ky si paska degju fare as kur folen. Jo saliu jo as kta po ca qe ky i shef ne hava. Pfffff
Opoziten e mban peng Berisha. Berisha ka kopjet e Dosjeve te ish sigurimit te shtetit dhe i perdor ato ndaj atyre qe mund te ngrihen. Ai fillon dhe i ben biografine e te jatit dhe te gjyshit se kane qene komuniste , ndersa vete Berisha nuk ka qene komunist dhe as sekretar partie.
Edvini !
Ne vitin 1991 Sali Berisha firmosi nje projekt ligj te hartuar nga Ramiz Alia , i famshmi 7501. Kjo ishte Reforma e vertete Agrare dhe per rrjedhoje ky ligj nuk ishte i djathte. Me kete ligj Berisha sanksionoi te drejten mbi pronen te te gjithe popullsise fshatare e cila perbente rreth 70% te popullsise. Kjo popullsi pasi mori pronen ne fshat e braktisi ate dhe u largua drejt qytetit e perkrahur nga Berisha dhe filloi zaptimin e prones ne qytet.Pasi u stabilizua per nje periudhe ne qytet gati 10 vjecare ishte po kjo popullsi e cila perfitoi nga ligji i legalizimeve dhe u autoktonizua.Edhe ky ligj nuk ishte i djathte sepse i sherbeu perseri te majtes.Ndertimi i Rruges se Kombit i shebeu nje pjese te popullsise e cila kishte krijuar kapitale politike ne Shqiperi dhe Kosove dhe kapitalet plitike ne trevat tona krijohen gjithnje pasi jane krijuar kapitale ekonomike. Ne momentin kur filloi mdertimi i rruges se Kombit asnje i djathte nuk kishte kapital ekonomik pasi ata vinin nga nje opozite e vuajtur 8 vjecare.Keshtu qe nuk mund te ndikonin ose te perfitonin nga nje investim kaq i madh por u detyruan te gelltisin ne heshtje edhe kete vendim te liderit te tyre historik . Aleanca e Berishes me LSI e cila e mbajti ate ne pushtet u be per krijimin e aseteve ekonomike te majtes nuk mund te jete nje vendim i Djathte. LSI nuk e prishi kualicionin me PD pasi nuk ka pasur asnjehere nje kualicion LSI PD por ishte Berisha qe mori vendimin per te larguar LSI. Dhe ne kete menyre ai i dha pushtetin te majtes. Edhe ky nuk eshte nje vendim i Djathte. Mund te numuroj shume e shume vendime te tjera por eshte e kote. Asnjehere e majta Shqiptare nu ka pasur nje lider me te spikatur se Sali Berisha.Asnjehere e majta nuk do te gjeje nje lider me te afte qe ta udheheqi kete te majte drejt pushtetit me aftesi si Sali Berisha . Por Berisha po del nga skena edhe per shkak te moshes edhe sepse te djathtet po e kuptojne se kujt i sherbejne vendimet e tij . Dalja e tij nga skena eshte nje problem shume i madh per te majten pasi do ti duhet te zevendesoje Liderin Suprem dhe me beso mua Edvin . Nuk eshte e lehte.