Fiksimi gjerman i Syrizës?

8 Korrik 2015, 21:30Blog TEMA

Nga Nikolaos Papadogiannis  

Që prej ardhjes në pushtet në janar, Syriza ka luftuar për të ruajtur balancën e nevojshme për të arritur një marrëveshje për borxhin grek me premtimin e fushatës për të mos firmosur asnjë marrëveshje që do të fuste më thellë vendin në recesion. Vendimi i kryeministrit Alexis Tsipras për ta nxitur publikun të votojë “jo” në referendum për ofertën e fundit të kreditorëve të vendit sugjeron se kjo e fundit ka marrë përparësi. Nuk është çudi, që lëvizja u prit përqeshje të zemëruara nga liderët e eurozonës.

Sipas qeverisë greke, marrëveshja aktuale jo vetëm transformoi Greqinë në një koloni borxhit, por kërcënon edhe dinjitetin e grekëve. Për Tsipras, dinjiteti kombëtar është suprem, siç dha shembullin në vizitën e tij, disa orë pasi u betua si kryeministër në janar, në një memorial lufte në Kaisariani, një distrikt në Athinë, ku 200 shtetas grekë u ekzekutuan nga forcat pushtuese naziste në vitin 1944.

Disa vëzhgues interpretuan vizitën si një përpjekje e shpenguar për të ngacmuar Gjermaninë, të cilën Syriza e sheh si forcën drejtuese pas marrëveshjeve të borxhit. Në fakt, pelegrinazhi i Tsipras foli për një trashëgimi të gjatë rezistence brenda lëvizjeve që përbëjnë partinën e tij – një trashëgimi që mund të ndërlikojë çdo përpjekje që ai bën për të arritur një marrëveshje.

Syriza – që përbëhet nga grupe të ndryshme të krahut të majtë, nga ato të së majtës ekstreme deri te social demokratët më të moderuar – ka rrënjë në Partinë Komuniste Greke, që luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse organizatat e rezistencës së qendrës dhe krahut të djathtë ekzistonin, ato ishin të pakrahasueshme me homologët e tyre komunistë të së majtës, si në kuptimin e numrave ashtu dhe të ndikimit. Forcat e krahut të majtë e provuan forcën e tyre më 5 mars 1943, kur paralizuan Athinën me një grevë masive.

Por, në luftën civile që ndodhi në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore mes forcave qeveritare dhe degës ushtarake të Partisë Komuniste, kjo e fundit u thye dhe anëtarët e partisë u etiketuan si tradhtarë. Ky refuzim në përgjithësi i komunizmit mbeti një përbërës kryesor i ideologjisë zyrtare greke derisa ra diktatura në vend në vitin 1974, kur organizatat komuniste u bënë sërish të ligjshme.

Edhe gjatë asaj periudhe të gjatë persekutimi, forcat e ekstremit të majtë në Greqi mbetën krenare për rolin e paraardhsëve të tyre në luftimin e okupimit gjerman-italian-bullgar, duke përmendur përpjekjet e tyre heroike për të shpëtuar territorin grek nga shfrytëzimi i huaj. Pas vitit 1974, komunistët mbajtën disa ngjarje kulturore ku theksuan këtë heroizëm dhe klube të vogla muzikore shpesh kënduan këngë të së majtës së viteve ’40. Edhe sot, komunistët grekë, përfshirë disa kuadro të Syrizës, e portretizojnë veten si trashëgimtarë të luftës së krahut të majtë kundër okupimit nazist dhe fashist.

Kjo nuk do të thotë se organizata të lidhura me të majtën komuniste të Greqisë besojnë se të gjithë gjermanët kanë një brendësi naziste. Përkundrazi, grupe të krahut të majtë në Greqi, përfshirë Syrizën, kanë shprehur rrallë ndjenja anti-gjermane (të paktën jo zyrtarisht). Ata kërkojnë të krijojnë lidhje me “Gjermaninë tjetër” atë që shpreh solidaritet me njerëzit grekë.

Syriza, nga ana e saj, ruan kontakt të ngushtë me Partinë e Majtë Gjermane (die Linke). Formuar në 2007, Partia e Majtë përfshin ish-anëtarë të Partisë Komuniste që qeverisë Gjermaninë Lindore, si dhe majtistë që u ndanë nga Partia Social Demokrate. Syriza dhe Partia e Majtë bashkëpunuan në Parlamentin Europian, ku të dyja marrin pjesë në grupin E Majta e Bashkuar Europiane/E Majta e Gjelbër Nordike.

Por ende, ligjërata anti-gjermane nuk është eleminuar plotësisht. Një poster i Giorgos Pantzas, një kandidat i Syrizës në zgjedhjet parlamentare të 2012, që shpallte “Jo Rajhut të Katërt” dhe “ne nuk i trembemi plumbave të gjermanëve” e ndihmoi atë të zgjidhej. Për më tepër, disa anëtarë të Syrizës kanë lidhur politikanët gjermanë të Kristian Demokratëve, veçanërisht kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e financave Wolfgang Schauble, me nazistët.

Sigurisht, nuk është një pozicion zyrtar i Syrizës. Tsipras, për shembull, ka kritikuar haptazi një karikaturë që e shfaqte Schaublen në uniformë naziste. Dhe, dy muaj më parë, pas një takimi me Merkelin, Tsipras e përjashtoi idenë se gjermanët duhet të jenë përgjegjës për gjendjen aktuale të Greqisë. Kjo sjellje tregon për një gatishmëri për të arritur atë që Syriza e quan një kompromis dinjitoz me partnerët europianë.

Arritja e një marrëveshje të tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi kërkon që Tsipras jo vetëm të kalojë rezistencën e anëtarëve radikalë të Syrizës në parlament, por edhe të mbrojë pozicionin e kreditorëve të vendit të tij.

Project Syndicate-BIRN

7 komente në “Fiksimi gjerman i Syrizës?”

  1. HAJDUTI says:

    giasu vre megale alexi…jihadi foli greqisht…

  2. I Larguari says:

    Ja si e komenton Greqine Europiane David A. Graham ne kete artikull ne “The Atlantic”

    http://www.theatlantic.com/international/archive/2015/07/is-greece-a-part-of-europe/397796/?UTM_SOURCE=yahoo

    1. komunal says:

      Artikulli i link-ut eshte shume objektiv. Tregon qarte mentalitetin e jevgjiteve: dembela dhe gënjeshtarë legjendarë!

  3. Gjin says:

    Sado qe eshte perpjekur te mos fusi ne nje “thes nazist” te gjithe gjermanet, autori pasqyron ne kete shkrim qartas mendesine dhe njekohesisht e vjeter greke te te qenurit ende dikush ne kete Europe kaq industriale dhe moderne. Per te qene te sakte rrymat politike greke nuk e kan rrenjen tek vitet 40 te shekullit te kaluar, por ato shtrihen thelle para se kjo Greqi te krijohej gati dy shekuj e gjysem perpara kur grupi i mbeshtetur nga Filohelenet Europian me ne krye Angline luftonte heshturazi me Heteristet orthodokse te mbeshtetur nga Perandoria Ruse, ne dukje te dyja kampet te vendosura per te bere shtet por gjithsekush per hesap te vet. Mjerisht kane kaluar 200 vjet dhe ende Greqi ka ngelur Lindje e Afert. Interesante eshte fakti qe edhe para dyqind vjetesh Gjermanet u perdoren ne te njejten menyre si sot. Kur mbreti Otto projektonte Athinen moderne nuk ja merrte mendja se intrigate e ketyre dy kampeve do ta flaknin jashte. Ironikisht e njejta gje po riperseritet sot. Do ta flakin perseri Gjermanin? Prandaj kemi marre te gjithe nga nje karrige dhe po bejme sehir. Le ta shohim.

  4. tfgs manakiri says:

    Kokemykur te pabese ! Evropia me ne ktye gjermanin i ushqen me evro, te pabeset duan ti kafshojne doren !
    Plehraaaaaaaaaa qe e keni vendin ne afrike !

    1. ad says:

      eshte e cuditshme kush flet per pabesi?

      greket nuk di te kene ndruar fe per nje kacidhe. dhe pae asnje kacidhe

      greket nuk fyejne denigrojne figurat historike megjithse kane me shumice

      greket nuk shajne flamurin e tyre.

      greket nuk bene kryengritje per tu ribashkuar me turqine ose me ndonje turqi tjeter. perkundrazi 100 vjet me shpejt se te tjeret ne ballkan

      greket e paguajne perqindjen e interesit 3 here me shume se cpaguan nje gjerman.

      greket kane bythe te perballen te vetem me gjithe europen

      ah sikur shqiptaret e mi mos te ishin kaq shume turq

      ah sikur shqiptaret e mi te ishin pak grek!!!!!!

  5. ylli polar says:

    GREKET VUAJNE NGA NJE SEMUNDJE E RREZIKESHME :URREJNE TE GJITHE ATA QE JANE ME MIRE NGA GREKET .JU LUTEM SI QUHET KJO SEMUNDJE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje