Grekët ta drejtojnë gishtin edhe nga vetja

9 Korrik 2015, 17:13Blog TEMA

Nga Enver Robelli*

Sjellja racionale ndaj kritikës nuk ka qenë kurrë shkathtësi e Yanis Varoufakisit. Si të gjithë ideologët, të majtë apo të djathtë, edhe ky profesor ekonomie nga Athina përherë ishte i bindur se të vërtetat e tij janë absolute. Nëse grekët i pranojnë kushtet e vendeve të eurozonës për kursime e reforma të mëtutjeshme, atëherë ai kishte paralajmëruar dorëheqjen. Rezultati doli ndryshe, Greqia tha “jo”, ashtu siç dëshironte Varoufakis, por motoçiklisti prapëseprapë u largua nga posti i ministrit të Financave. Duket se që nga ardhja në pushtet grupi i djemve të aleancës majtiste Syriza nuk e ka mësuar një gjë: se politika është art i së mundshmes. Edhe këtë e ka thënë një gjerman: Otto von Bismarck.

Me refuzimin e tij të pandërprerë ndaj çdo propozimi nga Brukseli, Varoufakis humbi besimin te vendet e eurozonës, dorëheqja e tij është një akt dëshpërimi në çastin e triumfit. Çfarë mbetet nga ky politikan? Ndoshta vetëm fotografitë e botuara në “Paris Match”: Varoufakis në ballkon mbi pullazet e Athinës, Varoufakis në bibliotekën e tij, Varoufakis pranë pianos.

Si më tutje? Kjo është një pyetje me peshë prej disa miliarda euro. Liderët e BE-së do të diskutojnë në ditët në vijim nëse do ta shtyjnë Greqinë në “grexit” – dalje nga eurozona apo do të krijohet një bosht jugor i prirë nga Franca e Italia për të ndërmjetësuar mes Greqisë në njërën anë dhe vendeve që e kanë humbur durimin me taktikat politike të politikanëve grekë. Nuk është vetëm Gjermania këmbëngulëse që Greqia t’i kthejë borxhet – edhe shtete të tjera si Sllovenia e Sllovakia, të cilat i kanë kryer disa nga detyrat e tyre të vështira, nuk duan të lëshojnë pe dhe t’ia falin Greqisë miliardat e veta. Por edhe ky qëndrim i pakompromis është pjesë e një mashtrimi evropian, i cili është kultivuar prej vitesh. Mjerimin grek e kanë shkaktuar edhe bankat evropiane me kredi të lira. Pastaj me këto para grekët kanë blerë prodhime perëndimore, sidomos gjermane.

Megjithatë, fajin kryesor për tragjedinë greke e bartin, në radhë të parë, elitat politike greke – të cilat kanë ndjekur strategji aventuriere sa i përket buxhetit të vendit, kanë mundësuar fundosjen në korrupsion, kanë mbajtur një administratë larg përtej nevojave të shtetit dhe kanë krijuar iluzionin se në Greqi duhet të punosh vetëm 15 vjet për t’u pensionuar përgjithmonë. Pra, grekët duhet ta drejtojnë gishtin edhe nga vetja.

Në të njëjtën kohë njerëz racionalë si ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt po bëjnë thirrje për të rimenduar politikën e vendeve të eurozonës ndaj Greqisë: “Ne duhet ta kuptojmë se një pjesë e borxheve greke duhet të shlyhen. Këto para nuk do të kthehen kurrë. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm, ndonëse e kemi vështirë. Në aspektin psikologjik nuk mund të merret me mend themelimi një plani Marshall evropian dhe njëkohësisht të mos preken të gjitha ato borxhe fantastike të Greqisë, të cilat gjenden vetëm në letër dhe nuk do të paguhen kurrë. Të thuhet diçka tjetër për këtë është marrëzi”.

Po aq marrëzi e madhe është kur ideologët e Syrizas ekzaltohen që një komb i vogël fitoi kundër kapitalizmit të egër. Ideologjia është e tmerrshme si dashuria: të verbon plotësisht! Kolumnistja kroate, proserbe, antiamerikane dhe antikapitaliste Vedrana Rudan, për shembull, të hënën, shkroi: “Grekët për gjermanët janë ata që kanë qenë dikur hebrenjtë”. Pjesa tjetër e tekstit të Rudanit është një hedhje e gurëve kundër shkrimtares së njohur Slavenka Drakuliq, e cila në një koment për “Jutarnji list” shkruan mbi ngjashmëritë mes kroatëve dhe grekëve: “Grinden, të gjithë janë kundër tyre, jetojnë mbi mundësitë e tyre, nuk i duan të huajt”.

Ka mendimtarë origjinalë grekë që problemin e krizës në vendin e tyre nuk e shohin vetëm nga aspekti financiar. Autori dhe filozofi Nikos Dimou thotë se grekët, para së gjithash, kanë problem me identitetin. Jetojnë mes Lindjes dhe Perëndimit, lavdisë së vjetër dhe varfërisë së re. Problemi i parë është besimi se grekët rrjedhin drejtpërdrejt nga grekët e vjetër, nga Aristoteli, Platoni, Sokrati e Perikleu dhe kështu e vënë veten në situatë të pamundshme të krahasimit me majat e civilizimit klasik grek. Sipas tyre, është krejt e vetëkuptueshme që ata si “pasardhës” të grekëve të vjetër në asnjë mënyrë nuk mund të jenë katundarë të urbanizuar ballkanikë – çka në fakt janë. “Ne nuk jemi njerëz që mendojmë në mënyrë racionale, por emocionale”, thotë Nikos Dimou. Ky autor në vitet ‘70 ka shkruar një libër me titullin “Fatkeqësia e të qenit grek”. Pas shpërthimit të krizës greke libri u bë aktual dhe bestseller në hapësirën gjermanofone.

Dimou është një provokator mendjemprehtë. Ai e thotë hapur se e pëlqen përkushtimin gjerman për punë dhe kritikon mungesën e përkushtimit për punë, rend dhe shtet funksional në Greqi. Me qëndrime të tilla, kuptohet, nuk krijoni miq në Greqi, sidomos jo në kohëra krize. Por Dimou duket se është mësuar me rolin e plangprishësit.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Die Welt” në fillim të vitit ai thoshte: “Me grekët dhe Evropën është çmenduri. Shumica e grekëve flasin për Evropën thua se nuk i përkasin asaj. Këtu mund të dëgjoni fjali si kjo: ‘Po udhëtojmë në Evropë’ ose ‘Kam studiuar në Evropë’ – thua se Greqia gjendet në një kontinent tjetër! Por, i mjeri unë nëse them Greqia s’ka ç’kërkon në Evropë. Atëherë njerëzit këtu zemërohen tmerrësisht dhe bërtasin: natyrisht ne i takojmë Evropës, ne ia kemi shpikur emrin dhe demokracinë! Por e saktë është se ky vend nuk ka qenë pjesë e zhvillimeve vendimtare të cilat Evropën e kanë bërë Evropë. Greqia nuk e ka përjetuar renesancën, reformizmin, revolucionin industrial dhe iluminizmin. Grekët kanë jetuar një mijë vjet nën Bizantin feudal, pastaj pasuan 400 vjet sundim osman. Kur Greqia rrëshqiti në kohën moderne, ky ishte shok kulturor”. Mbase ky sfond historik e shpjegon më mirë tragjedinë më të re greke.

*Koha Ditore

12 komente në “Grekët ta drejtojnë gishtin edhe nga vetja”

    1. Pelasgian says:

      Cfare do t’i thuash me kte foto?

      A nuk e lexon qe vet ai “shkruan” (PERCJELL) faktin qe Italia dhe Franca po mundohen te bejne ndermjetesin mes vendeve te merzitura dhe Greqise?

  1. tfgs says:

    te besueshme keto pordhe me rigone,sidomos kur keto i thote nje turkoshak i Erdoganit…….yyyyyyyyyshhhhhhhhtttttttt,palikaragiozi!

    1. Pelasgian says:

      File …nuk po shkruan Robelli…po te percjell shkrimet e te tjerve dhe midis tyre ke Arvanitasin Dimou!

      Nese ke argumente per te kundershtuar kte qe “shkruan” Robelli ,”bujrum”,ja ku e ke “mejdanin”,luftó!

    2. berti says:

      Edhe miku yne Turkofagos, sapo u kthye nga bankomati me 50 eurot e sotem ne xhep, vertetoi menjehere ate qe ka shkruar Nikos Dimou. Ben edhe vape tani, i falet

  2. Pelasgian says:

    Sipas meje problemi nuk qendron te kriza identitetit,nuk eshte se po t’jesh apo po te mendosh qe je pasardhes i Platonit,Aristotelit apo Perikliut te jep ty te drejten te jesh “superiore” apo “europian”! Se dhe vet ata nuk e kishin konceptin e Europes si nje ideal. “Europa” e tyre ishte shume e vogel .

    Ajo Greqia e lashte ka ikur pergjithmon ,nuk iku me ardhjen e Osmaneve por kishte ikur kohe me pare.
    Ashtu sic shkruhet edhe ktu,ajo Greqi u shkatrrua me ardhjen e Romakve dhe u zhduk definitivisht me ardhjen e Krishterimit dhe me ardhjen e Osmaneve.

    Me te drejte thuhet qe nuk ka dhene asnje kontribut ne zhvillimet historike te Europes moderne,perkundrazi,fale ksaj Europe u be shtet dhe u Helenizua!

    Greket nuk kan krize identiteti ,ata nuk e thone kot “po shkojme ne europe”,ata e dine mire qe jan europe vetem nga ana gjeografike . Nga ana kulturore ata jan ottoman ,fatkeqsisht edhe ne bashke me ta!

    Thjeshte bejne DINAKUN!

  3. abdylmutalip dardani says:

    Robel ,ms u mer me gjera qe nuk te takojne ,ti ke pas respektin tim por kur ben nga keto shkrime ,futesh ne rangun e turkomongoleve,qe sic thote nje miku im ketu me lart bishti i qenit bisht qeni mbetet.

  4. mal says:

    Grekët morrën Trojën me kalin e famshëm, po tani kohët janë të tjera dhe kali nuk u shkon më në urë. Nuk kanë faj grekët e thjeshtë, por agamemnonët modernë të tipit Cipras me shokë. Edhe Tersiti është figurë mitologjike greke. Nga emri i tij vjen edhe epiteti “ters”, i prapë. Të prapë kanë qenë dhe janë politikanët grekë jo vetëm me ne, po me të gjithë fqinjët. Fajin nuk e ka as sundimi otoman, as Evropa e sotme, fajin e ka mëndjemadhësia greke, gjoja si pasardhës të Aristotelit, Sokratit e filozofëve të vjetër grekë

  5. Claus says:

    I nderuar Robelli,

    i kam lexuar shkrimet e tua, i lexoj dhe do ti lexoj pa asnje medyshje. Shkurt, me pelqen arsyeja, argumenti, stili i larte gazetaresk, te cilen e kam theksuar dhe e theksoj se ben diferencen me gazetaret e shtypit shqiptarofoles.

    Sot dua te debatoj dhe nese me lexon, nese ke kohe dhe mundesi une te lutem per nje reagim, sidoqeofte qe te jete ai.

    Po e filloj nga fundi kete reagim dhe pikerisht nga ajo qe ka shkruar liberalja “die Welt” qe greket thone ” se po shkojme ne Europe”!!!!

    E njoh fare mire “die Welt” dhe per mua shembullin qe ke marre nga ajo gazete me duket jo shume i pershtatshem, ndoshta pak cinik.
    Por le ta marrim si te mireqene, pa ulur vlerat e “die Welt”.

    Sic e dini dhe Ju fare mire, kete vit me 29 maj 2015 u perkujtua renia e Perandorise 1 mije vjecare Bizantine, date qe lidhet me renien e Konstandinopojes pikerisht me 29 maj 1453 ne duart e turqve.

    Te them te drejten nuk kam ditur aq shume per kete Perandori, per vete kushtet, por ja qe ne kushtet e reja, kemi filluar te marrim informacione qe me pare nuk e kemi patur.

    Te thuash se kam mbetur i cuditur eshte pak, kam mbetur i ekzaltuar. POLIS quhej dikur, me duket se keni shkruar edhe Ju disa kohe me pare mbi kete teme, pra quhej “Qytet”, i themeluar nga perandori romak Konstantin duke marre nje lavdi te shkelqyer ne ate kohe dhe duke qene, sic e kane shprehur vete historianet gjermane, Perandori qe dha shkendijat e para te Rilindjes Europiane.

    E c`kishte qene ne ate kohe Europa? E pra ne Europe kishin mbetur germadhat e Perandorise Romake e ndare ne principata duke bere luftera te pergjakshme midis vetes.

    Aq larg kishte shkuar kultura bizantine sa ne kishen e Perandorit Fridrich IV ne kupolen e saj shkelqente me madheshti nje veper murale e stilit bizantin e marre dikur nga Republika e Venedigut.

    E pra, me thelle nuk dua te hyj, por kjo eshte histori qe padyshim cdo komb mund ta beje krenar.
    Krahasime nuk dua te bej, por per mua nje gje e ligjshme. Le te jete kjo nje krenari e shendoshe, jo nacionaliste dhe fundja fundit “die Welt” duhet ta kishte lene kete retorike, sepse e tregon veten teper te njeansheme.

    Sa per ceshtjet ekonomike edhe ne kete pike nuk jam aspak dakort duke dhene arguemntet e mia si me poshte:

    Varufakis ka shkruar nje liber, me teper pak faqe, qe nuk dua ta shtjelloj ketu.
    “Disa propozime modeste per zgjidhjen e krizes” quhet.
    Ma rekomanduan dhe e lexova me shume kenaqesi. Ishte liber me vlera qe ja vlen te lexohet, aq me shume kur vjen nga nje profesor i formuar ne USA dhe Australi, me Greqine ka fare pak te beje ky njeri.

    Propozimet e tij nuk ishin as te majta dhe as komuniste. Po te sjell ne vija te trasha keto pika:

    Ndryshimin e strukturave europiane si p.sh. 1. BQE, 2.Banken Europiane te Investimeve, 3.Fondin Europian te Inevstimeve dhe 4.Mekanizmin Europian te Stabilitetit (ESM)

    Keto propozime ndiqeshin me strategjite qe duhej te ndiqnin institucionet europiane per te evituar krizat dhe demet sociale ne te ardhmen ne kurriz te popujve dhe te vete Europes.

    Po perse duhen marre si mendjemadhesi keto ide nga koleget e tij, kur ke nje Europe qe po kalbet nen frymen neoliberale?

    Perse duhen marre si ideologjike keto propozime kur sheh fare mire qe ministra financash jane njerez qe kane qene politikane dhe ish-ministra te brendshem, si Schäuble?

    Po a nuk ka nevoje Europa per ndryshime 70 vjet pas luftes?
    Por ndryshime ne te mire te saj, ndryshime strukturore dhe sociale dhe jo per reforma, qe vetem nenkuptojme shtrengim rripi per masat e gjera.

    Nuk eshte ndonje zotesi te shkurtosh pensione dhe rroga, se per kete nuk kemi nevoje per shkencetare, ajo eshte gjeja me e thjeshte, por kemi nevoje per reforma qe te mbajne ritmin e ekonomise sociale te tregut dhe perse jo dhe rritjen e saj. Per nje New Deal.

    Keta politkane si Schäuble dhe te tjere me duken si byroistet e sistemeve komuniste qe u plaken ne pushtet duke mos patur asnje ide.
    Nje Manush Myfti, nje Honecker, nje Zhivkov a ku ta di une.

    Varufakis duhet ti jemi mirenjohes qe del me ide te tjera dhe te reja, qe ne vertete jane mbeshtetur edhe nga ekonimiste te njohur i Krugmann dhe Stieglitz.

    Nuk kemi nevoje per shkurtime, kemi nevoje ndryshime ne politikat ekonomike, sistemi ka nevoje imediate per keto dhe Varufakis i pati dhene.

    “Kapitalizmi eshte varremihesi i vetes” ka thene Marksi (edhe ky gjerman) dhe si po duken bathet aty po shkojme. Varufakis kerkon ta shpetoje ate, por si gjithmone do te kete Manush Myftira qe zor se i kuptojne situatat.
    Eshte cilesi e sistemit si duket qe nuk mund te kuptoje edhe pas revolucioneve dhe lufterave gjakderdhese.

    Ju pershendes!

    P.S. Ata qe duan te replikojne i lut me perulje qe vetem te replikojne. I falenderoj paraprakisht.

    1. Pelasgian says:

      Mos valle rreshtat e fundit jan nje paralajmerim per mua?

      Nejse , do te replikoj pa ofendime!

      Me “Bizanti” nenkupto “Kostandinopoja” qe ishte si nje metropol sot ,ku popuj te ndryshem zhvilluan nje kulture qe ishte si drita e nje fundtuneli ,(tuneli=Roma).

      Por kjo rreze drite nuk i kalonte muret e Polis dhe Greqia ishte thjesht nje fshat i prapambetur,biles ne at kohe edhe Arberia ishte me rendesishme se Greqia.

      Me renjen ne dore te Osmaneve ajo rreze drite iku pergjithmon nga Polis .

      Dha kontributin e saj ne Rilindjen Fiorentine ,ktu na duhet te korrigjohemi,si un,po ashtu edhe Dimou,besoj qe po e mendon kte gje!

      Por un besoj qe Dimou me Polis nuk ka identifikuar Greqine por dicka jasht trupit saj! Un per vete kte mendim kam,ndoshta gabohem!

      Tani kalojme tek ekonomia .

      Nuk dua te flas per librin e Varoufakis,nuk e kam lexuar. Dua thjesht te pyes pse Spanja,Irlanda,Portugalia e kaluan uren siper gremines ne te cilen ka mbetur Greqia?

      Dhe 2) – Mbas referendumit grek a kan te drejte gjermanet dhe popujt e tjere huadhenes te bejne nje referendum per dhenjen e metejshme te parave?

      1. tfgs says:

        lajm i fundi,BE i ofron Greqise 80 miliard evro…………

        1. Pelasgian says:

          Un nuk po shikoj oferta file…

          ….ne mesnate pritet marreveshja dhe po del qe referendumi ishte Bllof i Ciprasit,
          Ai po pranon masat e shtrengimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje