Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë, dorën tuaj të shtrirë të miqësisë

8 Korrik 2015, 20:23Blog TEMA

Nga Edi Rama*

Mirëdita. I jam shumë mirënjohës Kancelares Merkel që është këtu, sot, me ne, në vizitën e parë dypalëshe të një kancelari gjerman në Shqipëri.

E dinë të gjithë se sa shumë çështje dhe se sa shumë njerëz kërkojnë kohë nga e saja; Kriza e thellë në Greqi dhe sfidat e mëdha brenda për brenda Bashkimit Europian; Problematika e emigracionit që po merr trajtën e diçkaje që kërkon një përgjigje europiane dhe globale; Marrëdhëniet e Europës me Rusinë; Kërcënimi terrorist, ngrohja globale dhe me radhë, cilado qoftë çështja apo madhësia e një problemi, të gjithë duan të dinë opinionin e kancelares gjermane. Sepse ka rëndësi të dorës së parë.

Natyrshëm ka një vlerë shumë të madhe për ne, që, mes gjitha këtyre, ajo vijon të tregojë jo vetëm një vëmendje të veçantë, po mbi të gjitha, një kuptim të thellë të rëndësisë së rajonit tonë mbi çështje gjeopolitikisht më të gjera. Dhe po ashtu ka rëndësi të madhe për ne, që kancelarja, për vetë historinë e saj jetësore, i kupton thelbësisht përpjekjet e vështirësitë tona për të sjellë ndryshimet e dëshiruara, në rrugën nga kohët e zymta të diktaturës komuniste drejt një demokracie europiane.

Ne patëm përsëri sot, një diskutim të shkëlqyer, në atmosferën e miqësisë e të mirëbesimit, të cilën Kancelarja Merkel ka aftësinë të krijojë duke na mundësuar të flasim hapur dhe me vështrimin përpara mbi të ardhmen e përbashkët. Kjo ishte herë e tretë, brenda më pak se një viti, që mua më jepet kjo mundësi dhe besoj se ky fakt është kuptimplotë, për cilësinë e lartë të bashkëpunimit, si edhe për vullnetin e dyanshëm për të forcuar vazhdimisht partneritetin mes nesh.

Kancelare,

në emër të të gjithë shqiptarëve, unë dua t’ju them një faleminderit të megjithëzemërt, për mbështetjen e pandërprerë që Ju dhe Gjermania i jepni përpjekjes së Shqipërisë për të qenë pjesë e një Europe të fortë financiarisht; e një Europe të lidhur fizikisht; e një Europe të bashkuar politikisht, si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave që kontinenti ynë ka parë. E në këto ditë të trazuara, sidomos, ka shumë rëndësi ta mbajmë fort parasysh rëndësinë jetike të Bashkimit Europian për paqen, sigurinë, mirëqenien e popujve të Europës.

Kancelarja Merkel ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme, për ta ngritur në një nivel të ri, rëndësinë e projektit të madh të Bashkimit Europian, si një projekt stimulues për paqen, sigurinë, mirëqenien e popujve të rajonit tonë.

Lidershipi i saj në ndërmarrjen e Procesit të Berlinit, që për herë të parë në historinë e vendeve të këtij rajoni i uli liderët e Ballkanit të gjithë së bashku, fundgushtin e shkuar, në tryezën e kancelerisë, përshpejtoi çeljen e një epoke të re bashkëpunimi në një zonë në mes të Europës, ku e ardhmja ka qenë historikisht peng i të shkuarës.

Takimi i radhës në këtë proces, që ka sjellë në rajonin tonë shpresë dhe komunikim si asnjëherë më parë, do të mbahet në Vjenë, në fundin e gushtit të ardhshëm. Nga ana jonë, këtu në rajon, ne kemi bërë dhe parë brenda më pak se një viti, një progres që deri një vit më parë ishte e vështirë të imagjinohej edhe nga më optimistët.

Kemi këmbyer dy vizitat e para në rang kryeministrash në historinë tonë me Serbinë dhe jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët serbë, nën shembullin frymëzues të Gjermanisë e të Francës pas Luftës së Dytë Botërore, duke e forcuar marrëdhënien mes nesh përmes një bashkëpunimi gjithnjë e më intensiv, qoftë në planin dypalësh, qoftë në planin rajonal.

Modeli franko-gjerman i programit të shkëmbimeve rinore përmes një veprimi të dakordësuar së bashku me Serbinë, në funksion të krijimit të një perspektive krejt të re marrëdhëniesh mes djemve e vajzave tona dhe djemve e vajzave të fqinjëve tanë, është jo vetëm një shprehje kuptimplotë e dëshirës së përbashkët për t’i dhënë fund, përcjelljes brez pas brezi të trashëgimisë së rëndë të urrejtjes në emër të së shkuarës, por edhe e aspiratës sonë për të bërë në  të ardhmen e rajonit dhe për të ardhmen e rajonit, atë që Gjermania dhe Franca bënë për të ardhmen e Europës. 

Në Vjenë, ne do të shkojmë me një bilanc inkurajues për të gjithë dhe jemi shpresëplotë për hapat e mëtejshëm të procesit, në radhë të parë sepse besojmë fort në mbështetjen e Kancelares Merkes dhe të Gjermanisë përgjatë të gjithë këtij procesi të iniciuar po prej saj. Por s’ka dyshim se siç është jetike mbështetja e Gjermanisë, është e domosdoshme që i gjithë Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian të bëjnë pjesën e tyre.

Bashkimi Europian është krijuar mbi premisën se integrimi ekonomik dhe politik është alternativa më e sigurt e luftës dhe e konfliktit. I gjithë rajoni ynë është sot një dëshmitar i gjallë i fuqisë tërheqëse të BE-së si rruga e të ardhmes sonë të përbashkët, në të cilën po ecim përmes reformash transformuese për shtetet e shoqëritë tona. Por sot është e qartë po ashtu, se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin po aq saç ka nevojë Ballkani për Bashkimin Europian. Pa fuqinë tërheqëse të Bashkimit Europian, ëndrrat tona rrezikojnë të kthehen në një boshllëk për makthet e të shkuarës, ndërsa shtysa për reforma e për bashkëpunim mes nesh rrezikon t’i lerë vendin tundimeve nacionaliste dhe ekstremiste. Një mundësi e tillë do të ishte tragjike jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vetë Europën.

Paqja që kemi arritur deri këtu, duke kapërcyer lumenj gjaku dhe vite të tëra konfliktesh sfilitëse mes nesh, ka një fjalë çelës: Europa!

Është një paqe europiane mes popujsh të dalë nga luftëra e konflikte ballkanike, të cilët përmes reformave të vështira, por jetike të integrimit dhe projektit të përbashkët të paqes, këmbëngulin në përkatësinë e tyre tek projekti i madh i Bashkimit Europian.

Ne e dimë mirë më mirë se askush tjetër, se askush përveç nesh nuk do t’i bëjë reformat dhe hapat e nevojshëm, për t’u bërë më në fund, pjesë e Bashkimit Europian. Por edhe Europa duhet të bëjë pjesën e saj në këtë udhëkryq të historisë sonë të përbashkët, duke mos e trajtuar procesin e integrimit tonë në Bashkimin Europian si business as usual. Sepse koha jo e lehtë që kalojmë, për arsye të ndryshme vetëm në dukje, nuk na lejon të shikojmë fatin tonë të përbashkët si diçka që është e ndarë sot dhe që i takon vetëm të ardhmes.

Së fundi, për problemin e migrimit ndamë të njëjtin shqetësim serioz. Ne e dimë fare mirë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Bashkimin Europian. Por kjo është një çështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, gjë për të cilën bashkëpunimi ynë me Gjermaninë dhe me vendet e BE-së ka qenë e mbetet në nivelin më të lartë, po edhe si një problem social që mund të lehtësohet ndjeshëm përmes mbështetjes ekonomike dhe politike të BE-së ndaj vendit tonë. Shpresa për punësim real dhe mirëqenie është një shtysë e fortë në këtë drejtim dhe konfirmimi nga ana e Bashkimit Europian, i progresit të bërë nga vendi ynë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, përmes çeljes së fazës tjetër të procesit të integrimit, do të fuqizonte shumë solidaritetin në Shqipëri dhe mes Shqipërisë e Bashkimit Europian.

Shqipëria sot është e vendosur më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e reformave reale të modernizimit të shtetit, për të cilat vendi ynë ka merituar përgëzimet e Komisionit Europian dhe respektin e rritur të vendeve të Bashkimit Europian. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë, apo asnjë reduktim bujar kërkesash për  ne, jo vetëm sepse jemi plotësisht të vetëdijshëm që për çdo hap drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit në rrugën e përmbushjes së standardeve të BE-së, por sepse, mbi të gjitha, ne jemi plotësisht të bindur se ky i integrimit, nuk është një proces që Shqipëria duhet ta përmbushë me sukses në çdo aspekt sepse e kërkon Brukseli, po sepse e imponon e ardhmja e fëmijëve tanë.

Kancelare, pamja e dorështrëngimit në sfondin e kësaj konference është vepra e një bashkëkohësi të madh gjerman, Thomas Demand. Ai bujarisht pranoi të ekspozonte veprat e tij në këtë sallë, e cila do të jetë salla e ekspozitave të Qendrës për Hapje dhe Dialog, një hapësirë e re kulture dhe komunikimi, që shtrihet në gjithë katin e parë të godinës dhe do të jetë në dispozicion të publikut.

Kjo vepër, që ekspozohet për herë të parë në Shqipëri, quhet “Sign” dhe rikthen skenën e një workshop-i ku është duke u prodhuar një shenjë, për Panairin Botëror të Nju Jorkut të vitit 1939, që titullohej “Building The World of Tomorrow”. Duarshtrëngimi simbolizon ende sot “partneritetin mes popujve të botës përmes konsumit” dhe e portretizuar këtu, në këtë stad, shenja duket se është  ende e pambaruar dhe  vazhdon flet për vijimin, moszgjidhjen, sëkëlldinë, por edhe për shpresën që provkojnë të njëjtat gjëra që e krijuan.

Unë dua t’ju falenderoj edhe njëherë me mirënjohje të thellë, për dorështrëngimin e partneritetit të Gjermanisë si donatori numër në Shqipëri, përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të mundimshëm nga komunizmi deri sot. Ashtu sikundër dua t’Ju siguroj se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë, dorën Tuaj të shtrirë të miqësisë e të partneritetit, në këtë kohë kaq komplekse për Europën, teksa Shqipëria gjendet në një moment kaq vendimtar të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.

*Fjala e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel në Tiranë më 8 korrik 2015.

20 komente në “Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë, dorën tuaj të shtrirë të miqësisë”

  1. SB says:

    Lexoni FB tem shka kam shkrue per Viziten e te madhes Markel. Do te kenqeni. Obobobo sa po me pelqen vetja sa i zgjuar jam. Dora vete SB.

    1. lere mos e pyet says:

      O Edi,,
      “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI”
      “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI”
      “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI” “REFORMEN NE DREJTESI”

      te gjith po e thojne, kurse ti hesht.

  2. HAJDUTI says:

    E ca beri merkel mor matufa….larg duart nga evropa…nqse evropa don le te vije te ne…nuk kemi pse i lepihemi evropes si korraket grek…ka dhe portokalle te tjera ..mjaft mo me ket evrope qe eshte nje grope me probleme….ne nuk jemi grek qe duam te behemi evropiane ne lindem evropiane….shqiptar lind nuk bohesh….

    1. El Comandante Che GueRama says:

      @Dekari,,,,me fal, Detari

      Faleminderit per fjalen e mire!

      1. El Komande…..

        nuk e di nese e di ti reagimin tim per qurraveca si ti
        aaate mmmooootren me te mire.
        [nuk te ofendova,vete ma kerkove nji gje te tille]

        faleminderit nga …[email protected]…..

  3. tfgs says:

    Merkel-in e falenderon per doren e shtrire[!!!] ndersa Ergaganin e falenderove per bithen e servirur suniteve per big xhamine………….

    1. Aleksander says:

      tfgs,mund te hash turq edhe duke qene shqiptar !-Vetem kujdes se ne vend te turkut kullufit ndonje qe te duket si turk e …shqiptaret te ngecin ne grike mavriii se s’i dallon mire ti !-Ta thom meqe Greqia vate, e ti, nje kembe e nje si ketej i ke .

  4. Azio says:

    Edi Rama je vertete I pa arritshem.
    Ti shpresa e Shqiperise per te ardhmen e shkelqyer qe na pret.
    Te lumte I dashur shoku im.Shqiptaret dhe Shqiperia kane nevoje per lider te tille qe po ja ngrene koken lart e po na bejne krenar ne Ballkan,Europe e ne Bote.
    Suksese z.Kryeminister.

  5. Aldo says:

    Shqiptaret nuk do harrojne kurre qe ne saje te kompanise gjermane qe menaxhon aeroportin sot shqiptaret paguajne 150% me te shtrenjta se ne Europe. Te thuash qe Gjermanet na duan per dashuri eshte nje utopi piktoresh.

    1. Pelasgian says:

      Mos e detyroi valle kompania Gjermane Tos Nanon qe te pranonte kushtet e kontrates?

      Pse vende si Slovenia,Kroacia,Cekia nuk kan pare asnje te keqe nga investimet gjermane?

      Sepse qeverite e tyre kan respekt per veten si fillim,per qytetaret e tyre,per votuesit e tyre.

      Fajin s’ta ka Gjermani por qeveria jote!

      Gjermani si cdo investues kerkon fitim,nuk kerkon humbje dhe as nuk vjen per bamirsi!

    2. Para Laci says:

      E drejte aldo…. Tani na ndaluan dhe azilin barbaret!!!

  6. Uji i ftohte says:

    H.Klinton,M.Olbrajt dhe A.Merkel jane tre motrat e perjetshme te shqiptareve,ato simbolizojne tre popujt e shenjte te shqiptareve,pra amerikanet,izraelitet dhe gjermanet.

  7. ENVERI nuk e ndante Memetin nga vetja kurre, ti pse e ndave KOQON sot?
    Kjo asht TRADHTI burra

  8. zoro says:

    ikor idiot. ti nuk di se c besim ke. nhehere na thua se je vaftisur katolik kur dihet qe je orthoks .per mua je nje injorant si shumica e shqiptareve. dhe mos krahaso veten me alexander vucic , je zero. je kukull si basha. politikan ahuresh. i cmendur. je i rezikshem per ballkanin. po na sjell islamin kosovare dhe ndikimin turke. poshtersire otomane.

    1. 007 says:

      Eshte ekonomia ajo qe ushqen stomakun dhe jo,
      besimi fetar!

  9. Servilizmi i tepriar eshte helmi dhe kurtha e humneres!!!
    Po,gjermania eshte ajo qe i hapi deren e ambasades ne vitin e mbrapshte 1990,dhe tani po te ishte vertet dashamire e popullit ton,qysh kah moti e kishte nxjer nga humnera qe e futi,ne korik te vitit 1990,por nuk eshte ashtu sic mendon rama,berisha apo ndonji pseudopolitikan qeter ne shqipri e kosov.Po,a mundni te thoni ju servila se cili vende apo shtet ju dha,ndihma pas 1990,ma shum apo spaku sa kina kur ishte sistemi i republikes socialste e shqipris?Q`treegoni sot sesa e keni ushtrin e fort apo armatimet apo bombarduset raketat aniet luftarake apo nendetset ku i keni a tregoni,apo mos vall i shitet dhe leket e ndat me amerikanet dhe gjermanet e serbet??!!!Ju,jeni te pakurizor dhe jeni pa fijen e krenaris more,po vet Angela Merkel vjen nga GJERMANIA DEMOKRATIKE LINDORE,por ajo kuri nuk e shan sistemin e kaluar dhe nuk miret me ERICH HONECKERIN,edhe pse eshte partia e djathte,por nuk eshte si EDVIN RAMA,gjoja socialist por hedh mut e balt kunder socializmit dhe ENVER MALIT.Pra,ju matrapaz te politikes karakurv te shiptarellave,ju jeni hijenat e popullit,ju nuk jeni politikan por jeni matrapaz,ju vetem per te vjedh jeni te afte e jo per te perparuar shtetin apo popullin.Cfar,ju dha gjermania po lexoi nga berisha se qe nga viti 1984,e deri sot nji miliarde euro ka dhan apo ndihmue gjermania shqipris.Ndoshta po,por kush jua ka pare hajrin atyre nji miliard euos pervec politiknve hajdut dhe te koroptuar,populli hajrin sja ka pare.Prandaj nuk vlen ajo ndihm dhe nuk na duhen ato ndihma nese nuk ka populli,punsime,ndertime,te fabrikave qe i prishen demokratet,pra te hapen vende pune nga gjermanet per popullin qe nuk ka pun,atehere thot njeriu po na ka ndihmue gjermania.

  10. Ledio says:

    Zoti Rama: Shqiptaret jane lodhur me vizita dhe shance “Historike”.
    1- Te tilla kishte Enveri pas clirimit dhe pas ndarjes me Sovjetiket.
    2-Te tilla kishte Ramiz Alia.
    3-Te tilla kishte Serbi Sali Berisha.
    4-Te tilla kishte pijaneci Fatos Nano.

    Te tilla shance dhe si te gjithe keta do perfundosh edhe ti zoti Rama nqs nuk do te:
    1-Nuk do besh reformat ne Drejtes, Arsim, Ushtri, Sherbim Informativ, Shendetsi.
    2-Nqs nuk do ti hapesh rruge dhe te sjellesh investitoret me serioz ne Shqiperi.
    3-Nqs nuk do kalosh ne filter te gjithe ata jane zgjedhur dhe do te zgjidhen per te perfaqesuar Shtetin Shqiptar, brenda
    dhe jashte vendit.
    4-Nqs nuk do krijosh ambjentin dhe legjislacionin per te patur zgjedhje shembullore ne vazhdimesi ne Shqiperi.
    5- Nqs nuk respekton si gjene me te shenjte pronen , si ate te prekshme ashtu edhe intelektuale.
    6-Nqs nuk shqelmon monopolet e lidhura nga gangsteret e meparshem.

    Dua qe te jem gabim ne parashikimin tim, por pervojat e hidhura te meparshme me japin shume pak shprese per optimizem.

  11. Akilis says:

    E si mund ta harroj doren e “Miqesise”ky edhe fatkeqesisht pjesa dermuese e te ashtuquajtur Shqipetar te Albanistanit per Gjermanet, Turqit, Amerikanet, Italianet!
    Mjafton te jesj antigreke dhe kjo pune eshte e mbaruar, se edhe kur shkon nga malet, I paftuar, zbathur, I urritur, kriminel per mikpritjen dhe zemergjeresine qe tjetri te hap deren ty thua qe vete me djerse jam ulur ne kanapene tende!
    Kurse per komentin hajduti me larte, qe nga koha e majmunit ke qene pjese e Perandorise Helene per nja dytre mije vjete,700 te Romes,1000 vjet Bizant prape Greke,500 vjet Turqi dhe 100 vjet Albanistane.

  12. Maria says:

    Pershendetje o popul kur do e merni vesh. qe duhet hequr renjet atij injoranti qe i vene pas nuk kam gje me krahinat apo qytete e vendet e Shqiperise ,vendi jone eshte i bukur i nje vend i begate i kan te gjitha por do tju citoj dicka qe eshte thene nga te tjere jo nga une por qe na ka rene per shtat .
    AMAN O ZOT PSE JE KAQ I PADREJTE SHQIPERISE I KA RENE PER RISK MAL,DETI, LIQENI E FUSHA DIELL E BORE PA FUND ,HEEEEE I PERGJIGJET ZOTI EH EH JA DHASHE POR KUJT JA DHASHE NJE PIS MILETI QE SDI TA MBAJ TAAAMAM .por mos u kaqpni pas poitikaneve meruni me ate qe ecen perpara dhe e zhvilon kete vend por duhet kohe per ne su be kete e dime por te pakten per femijet tane bravoooo dhe nje bravoooo te madhe Edi ti je nga ata qe pyet 100 vete me sa te kam kuptuar dhe ben si di vete mos u mer me me te shkuaren
    pershendetje e suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje