Del profecia e Nazarkos, Shqipëria merr tre pikët

10 Korrik 2015, 11:35Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko    

(Besoj që Shqipëria do marrë tre pikët)

Në një përkthim të drejpërdrejtë vendimit mbi ndeshjen, mund të themi me gjuhën e UEFA-s: “Ju zotërinj shqiptarë humbisni tre pikë në tavolinë, se nuk ju bindët gjyqtarit. Do të gjobiteni po ashtu si dhe serbët, se keni marrë pjesë bashkë me ta në prishjen e ndeshjes nëpërmjet dronit që hodhët në fushë”.

Tani le të kthehemi te serbët. UEFA thotë: “Këto tre pikë natyrisht që nuk do t’i merrni ju, sepse së pari keni prishur ndeshjen dhe së dyti nuk keni asnjë meritë që të quheni të fituar. Pra, nuk mund të fitoni me dhunë një gjë që nuk u përket”.

Vendimi në thelbin e tij është një tallje e hollë alla Platini për serbët, por po ashtu edhe për shqiptarët. Pasi të mendohen gjatë tifozët e mëdhenj të të dy kampeve, besoj që mund të venë në përfundime të ngjajshme, që në fund të fundit thonë: Kur shkoni për të luajtur futboll, luani me këmbë, por mendoni me kokë.

Nuk e di sa të lumtur do të ndihen tifozët serbë nga ky vendim, që në thelb i bën akoma më qesharakë se sa u sollën para dhe pas ndeshjes.

Në të vërtetë, beteja sapo ka nisur dhe se pikërisht tani do të shohim pjesën e ndërprerë të saj, pra gjykimin përfundimtar mbi të.

Po çfarë është ky gjykim?

Për pjesën që shqiptarët dhunuan ndeshjen, u ndëshkuan me të njëjtën monedhë, po ashtu si serbët. Ajo që ngelet për t’u diskutuar është pse duhet humbur në tavolinë?

Pikërisht kjo është pika ku dhe çështja duket në favor të Shqipërisë.

Ja pse.

Nuk është e vështirë të kuptohet, se kur gjyqtari, bashkë me delegatin e UEFA-s, në raport kanë shkruar frazën fatale … “ne kishim vullnetin ta vazhdonim ndeshjen, por shqiptarët nuk e shihnin të mundur ta bënin këtë ..” Praktikisht kanë hedhur topin në tavolinën e UEFA-s.

Vendimi për të shkruar këtë frazë duket sa oportunist, po aq dhe i çuditshëm. Kur gjyqtari mendon se duhet të vazhdosh ndeshjen, ai ka forma të qarta apo strikte, sipas rregullores teknike, të materializojë vullnetin e tij. Ta zëmë, ai del në mes të fushës, të pret të dalësh nga dhomat, e nëse nuk del, i bie bilbilit dhe kështu ndeshja mbaron.

Pse nuk e bëri këtë arbitri? Nga kush kishte frikë? Nga serbët apo shqiptarët?

Serbët do të lumturoheshin nga një vendim i tillë dhe shqiptarët do të mbeteshin të humbur. Po a ishte i mundur ky skenar i tillë nga arbitri, kur gjithë bota po shikonte një masakër të udhëhequr nga një turmë e çmendur tridhjetë mijëshe?

Duke e hedhur topin, pra vendimin në fushën e UEFA-s, arbitri, që normalisht duhet dënuar për mosmaterializim të vullnetit për të vazhduar ndeshjen, praktikisht i ka shpëtuar faqen futbollit dhe ndërkohë, respektuar udhëheqjen e tij.

Pikërisht kjo pikë e diskutuar në apel, nxjerr të qartë çështjen e cila mbaron me pyetjen e thjeshtë:

“Kur ju zotëri arbitër, bashkë me delegatin e UEFA-s dëshironit ta vazhdonit ndeshjen, si e materializuat tekinikisht këtë dëshirë? Pra, si e zbatuat rregulloren, që besoj flet qartë në këto raste?”

Unë besoj që në apel çështja e zhvilluar rreth kësaj pike duhet dhe do të mbarojë thjesht me tre pikët për Shqipërinë. Të rrojmë e të shohim !

Ndërkaq, para se të ulërijmë etj etj, ndoshta edhe ndaj këtyre radhëve, duhet të kuptojmë se përtej makiavelizmit të Europës qëndron edhe urtësia e saj e vjetër, që për të zgjidhur një sherr, duhet përdorur deri në fund logjika e ftohtë.

*Shkrim i botuar më 24 tetor të vitit të kaluar tek TemA  

5 komente në “Del profecia e Nazarkos, Shqipëria merr tre pikët”

  1. Lani says:

    Po ju lutem te gjitheve qe e lexoni dhe ta shperndani
    Te hapi shteti shqiptar nje llogari bankare qe ne vet shqiptaret te regullojme stadjumin Qemal Stafa te gjith nga pak aq sa kane mundesi Ju lutem se vetem banjat e sadjumit dhe lyerje e jashme duhet bere
    Amon ju lutem me thene dhe Serbit ketu ne Tirone
    Serbo Serbo ule koken se shqiptari te q. motre
    E kuptoj qe Elbasanllite nuk do mirkuptoj por eshte stadium i vogel e sna ze gjithve Bravo Dixhitalbi qe ka 2 ore qe jep vetem kenge Kuq e zi
    Bravo bravo Te regullojme vete stadiumin qe te festojme te gjithe❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

    1. Kopaçe says:

      I madhi NAZARKO:::::Profet je.

  2. dajti says:

    Kur i jep te tre opsionet patjeter qe njeri do te dale. Hajde lajm hajde! Aty e kemi patur mendjen ne, tek profetesite e Nazarit.

  3. fieraku nga ferrasi says:

    Aman vetem ky MOS ta
    kishte parashiku
    Kush e duron te can trapin.

  4. riti says:

    Nazarko ,te lumte e gjete ,Un megjithse e dija se kishim te drejte mendoja se te gjitha gjykatat e Europes ashtu si dhe tonat shiten per 5 leke dhe ne nuk do te fitonim, bravo,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje