Përse i zhgënjeu shqiptarët Merkel?

10 Korrik 2015, 18:00Blog TEMA

Janë tri arsye përse kancelarja gjermane nuk tha diçka thelbësore gjatë vizitës në Tiranë. Së pari: nuk është në natyrën e saj të bëjë premtime të mëdha, së dyti: klasat politike shqiptare (në Shqipëri e Kosovë) janë të korruptuara dhe pengje të grupeve kriminale, andaj s’gëzojnë asnjë respekt, së treti: derisa shqiptarët u duartrokasin politikanëve të huaj dhe pinë çaj e duhan në shtëpi, ata do të shikohen si kombi në naiv në Europë.

 

Nga Enver Robelli

Si mbeti puna? A do të bëhet Edi Rama lider i Ballkanit? Sa shumë është shpifur e spekuluar muajve të fundit mbi këtë mundësi joreale. Dhe këtë e kanë bërë mediumet shqiptare, në fakt kooperativat e internetit, që punojnë e funksionojnë 24 orë – duke vjedhur lajme, duke manipuluar informata, duke postuar tituj bombastikë. S’ishte befasi kur në konferencën për shtyp të kancelares gjermane dhe kryeministrit që luan me ngjyra nga turma e kalemxhinjve me ngulm u shtrua pyetja nëse «zonja Merkel» e sheh Edi Ramën si lider të Ballkanit. Fizikania nga Berlini u përgjigj ftohtë dhe ashpër: «Nuk ka dikush që është përgjegjës dhe që ka kompetencë për gjithë rajonin». Megjithatë, spekulimet do të vazhdojnë, kooperativat virtuale do të gjejnë edhe një bjerrakohës të huaj, «ndërkombëtar», i cili mund t’u kallëzojë ndonjë përrallë në stilin: «Na ishte një piktor që u bë lider i Ballkanit…».

Ishte naive të pritej që Merkel t’ia vendoste kurorën Edi Ramës si lider i Ballkanit, kur pala gjermane e di mirë nivelin e zhytjes së Shqipërisë në krim e korrupsion. Para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri Ambasada e Shteteve të Bashkuara kishte kërkuar nga zgjedhësit shqiptarë të mos ua japin votën kandidatëve me dosje kriminale. Disa prej tyre janë zgjedhur krerë të bashkive në Shqipëri. Ambasadori gjerman në Tiranë muajve të fundit disa herë publikisht ka protestuar për shkak se në Shqipëri nuk largohen gjyqtarët e korruptuar, ai ka thënë se shifrat e korrupsionit mbesin të larta në këtë vend. Merkel foli mbi domosdoshmërinë e sundimit të ligjit dhe i ndëshkoi me injorim Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për shkak se gjatë sundimit të tyre Shqipërinë e trajtuan si kooperativë familjare. Siç e ndëshkoi edhe diktatorin e vogël maqedonas Nikolla Gruevski: atje Merkel nuk shkoi fare. Berisha, Gruevski dhe Basha e quajnë veten politikanë të djathtë, pra të afërt me partinë demokristiane të kancelares Merkel. Por u pa se «vëllzëria partiake» nuk bën punë kur vlon korrupsioni.

Kancelarja gjermane e tha qartë dhe gjermanisht se asnjë shtetas shqiptar nuk ka shans të fitojë azil në Gjermani. Mijëra shqiptarë po ikin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, larg oligarkisë së Ilir Metës, Edi Ramës e Sali Berishës. Deklaratat e zbehta të Angela Merkel në Tiranë ishin në fakt qortim i rreptë i klasës politike për shkak të dështimit për të ecur përpara duke lënë anash demonët e së kaluarës dhe polarizimin e tmerrshëm.

Edi Rama u përpoq ta entuziazmojë kancelaren gjermane me banalitete artistike. Ishte një përpjekje e dëshpëruar. Siç ishte edhe tentimi i tij (dhe i Hashim Thaçit) për t’i bërë përshtypje Gjermanisë me parullën: «Po nuk na pranuat në BE, do të na marrë ‹Shteti Islamik›». Angela Merkel, e cila ka thënë «islami është pjesë e Gjermanisë» dhe para ardhjes në Tiranë kishte shtruar iftar për agjëruesit myslimanë, në kryeqytetin e Shqipërisë deklaroi se nuk është e vërtetë që Bashkimi Europian po e bllokon integrimin e vendit të shqipeve për shkak se shumica e popullsisë është myslimane. Askush të mos bëhet merak për këtë, tha Merkel, në Gjermani «i kemi më shumë se katër milionë myslimanë».

Në këtë kontekst Edi Rama nuk duhet të lodhet me pozat e tij se tani «ndihet katolik», sepse kjo është çështje e tij private. Shqiptarët historikisht kanë pasur një raport shumë pragmatik ndaj religjioneve dhe nuk do të bëhen merak për fe(të) e Ramës, aq më pak do të bëhet merak Europa. Berlinin, Brukselin, mbarë Europën perëndimore e shqetësojnë probleme të tjera. Njëra nga pyetjet që portali «Der Spiegel Online» para disa ditësh ia bëri Hashim Thaçit ishte kjo: «Ju ngarkoheni për krimet më të rënda: vrasje me porosi, tregti me drogë, reket, madje edhe tregti të paskrupullt me organe të të burgosurve serbë. A jeni i sigurt se mund të pranoni një gjykatë të pavarur?» Përgjigjja e Thaçit është historike: ai e demantoi vetëm tregtinë me organe.

Duke e pasur parasysh se klasat politike shqiptare janë të përziera thellë në krim, pala gjermane kufizohet vetëm në fjalë kurtoazie pa obligime. Me vite të tëra Berlini është përpjekur të stabilizojë furnizimin me energji elektrike të Kosovës duke mundësuar bashkimin energjetik të Kosovës me Shqipërinë. Interesat personale të krerëve të qeverisë së kaluar të ashtuquajtur demokrate në Tiranë kanë pamundësuar këtë, sepse në rast të bashkimit energjetik do të prisheshin shumë biznese me mafien energjetike serbe të rajonit.

Prej vitesh gjermanët po interesohen për sanimin e termocentraleve në Obiliq. Gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Berlin, kancelarja Merkel publikisht njoftoi se një firmë gjermane ka bërë ofertë për të investuar në sistemin energjetik të Kosovës, në mënyrë që vendi të bëhet zot i vetes në këtë sektor. Një punëtor i firmës Bilfinger tha se oferta gjermane peshonte 800 milionë euro. Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ofertë.

Nuk është në natyrën e Merkel të bëjë premtime të mëdha, të flasë fjalë të mëdha, ajo është brutalisht e përkushtuar ndaj fakteve. Kur Merkel zbriti nga vetura para kryeministrisë shqiptare të shëmtuar nga Edi Rama me fantazitë e tij pseudoartistike qindra qytetarë filluan të duartrokasin. Nga këto duartrokitje jehonte thirrja për një politikane racionale si Merkel edhe në Shqipëri! Jo për politikanë mesjetarë dhe artistë as mesatarë. Pjesa tjetër e së vërtetës është edhe më brutale: derisa shqiptarët u duartrokasin politikanëve të huaj dhe pinë çaj e duhan në shtëpi, ata do të shikohen si kombi në naiv në Europë.

Në çerekshekullin e fundit shqiptarët në Ballkan kanë pasur shumë shanse për t’u bërë me shtete përparimtare dhe prijëse sidomos në ekonomi. Kjo nuk u arrit për shkak se triumfoi damari i primitivizmit dhe distancës ndaj shtetit funksional. Shqiptarët kanë qasje në dy dete, popullojnë Kosovën, një trevë qendrore të Ballkanit, janë të pranishëm buzë luginës së Vardarit – krejt ky potencial do të duhej të shfrytëzohej dhe materializohej, gjithsesi jo në dëm të fqinjëve. Kur s’ke potencial ekonomik, kur eksporton ilegalisht vetëm të rinj pa zanat, atëherë nuk duhet të presësh peshqeshe nga Gjermania.

Një dallim nga Shqipëria u pa në Serbi – gjatë vizitës së Merkel. Ajo nuk u ankua se Serbia po eksporton refugjatë në Gjermani si Shqipëria, por u zotua se do t’i ndihmojë këtij vendi, Serbisë, në përballimin e krizës së refugjatëve që vijnë nga Siria dhe Afrika në përpjekje për t’u futur në territorin e BE-së. Në Serbi Gjermania ka investuar mbi 1,5 miliardë euro – derisa në viset shqiptare investimet mbesin modeste për shkak se klasa politike bashkëpunon me oligarkë serbë për të penguar firmat gjermane.

Ndikimi i Tiranës dhe Prishtinës në Berlin është minimal. Rrjedhimisht, kancelarja Merkel në Beograd e lavdëroi «nivelin e lartë të gatishmërisë së qeverisë serbe për kompromise» në çështjen e Kosovës. Ndoshta këtë lavdërim krejtësisht të pavend e kanë dëgjuar edhe familja e doganierit të EULEX-it dhe familja e policit kosovar të vrarë në veri të Kosovës nga bandat kriminale serbe. Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq nuk i mbeti gjë tjetër veçse të tregojë se në kabinetin e tij ka edhe dy këshilltarë gjermanë. Dallimi me Thaçin e Kosovës është i madh: ky gjashtë muaj pas pavarësisë së Kosovës i pati arrestuar në Prishtinë tre agjentë gjermanë dhe televizioni i tij personal-publik i shfaqte atëbotë pamjet e tyre sikur të ishin terroristë të al-Kaidës. Çmimin e kësaj marrëzie e paguan edhe sot Kosova.

Stacioni i fundit i turneut ballkanik të Angela Merkel ishte Sarajeva. Atje kancelarja gjermane u takua me tre anëtarë të presidencës së Bosnjës, premtoi se ky vend ndoshta në vitet në vijim mund të bëhet kandidat për anëtarësim në BE dhe, sipas gazetës «Süddeutsche Zeitung», Merkel nuk ishte e entuziazmuar me nismën e britanikëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Srebrenica të klasifikohet si gjenocid. Nëse ky interpretim është i saktë, atëherë në shesh del edhe një cinizëm politik gjerman. Sepse nëse instanca më e lartë juridike e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka konstatuar se në Srebrenicë trupat serbe kanë kryer gjenocid, atëherë edhe Angela Merkel do të duhej të mbështeste rezolutën britanike. Kjo rezolutë dështoi për shkak të vetos ruse. Me udhëtimin e saj në Ballkan Merkel zhgënjeu shumë udhëheqje politike – ndonëse për arsye krejtësisht të ndryshme.

Si mbeti puna? A do të bëhet Edi Rama lider i Ballkanit? Patjetër! Me defilime artistike.

26 komente në “Përse i zhgënjeu shqiptarët Merkel?”

  1. Olti says:

    Per te tille analiste ka nevoje shtypi shqiptar. Bravo Enver Robelli !Duke ju lexuar ju “zbret nga rete” dhe je me kembe ne toke ,i largohesh elozheve idjote, i largohesh edhe mocalit te shpifjeve dhe spekullimeve.

    1. Dreni says:

      Per ata qe nuk e din se kush esht Gazetari Enver Robelli aje jeton prej dekadash ne Zvicerr.

      Enver Robelli, Esht redaktor në gazetën ”Tages Anzeiger” dhe korrespondent i saj në Ballkan dhe gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

      Pra gazetare i kalibrit te larte Evropian.

    2. Jimmy Gorreja says:

      Mu duke shume prane se vertetes ky artikull. Congratulations autorit!!

    3. durrsi says:

      Shpresojme se gjerat po behen mire ne Shqiperi dhe te jemi ne drejtimin e duhur. Por nuk i shoh mire ato investime qe u bene ne prag te zgjedhjeve duke u perqendruar ne qendrat e qyteteve dhe ndofta me para borxh nga banka boterore ose FMN. Me mire te kishin filluar nga periferia dhe nga nevojat reale qe kane qytetet dhe i gjitha vendi. U bene shume punime ne te gjithe vendin por a ishin prioritete per te zhvilluar ekonomine e prapambetur? Nje problem qe e shoh si bumerang per te ardhmen eshte se a do ti perballojne shpenzimet per mirembajtjen e ketyre rrugeve, sheshe , parqe etj te gjitha prona publike. Problem tjeter qe ne kemi eshte me kryeministrat. Ish kryeministri ishte shume aktiv ne inagurimet ndersa kryeministri eshte shume aktiv ne ideimin dhe perfundimin e veprave. Keto megjith respektin qe kam per figurat qeveritare sidomos kur punojne me ndershmeri nuk me duket e mbeshtetur mire nje ide e nje njeriu ose nje grupi te vogel njerezish. Idete duan kohen e tyre te maturohen dhe forma te pjesemarrjes sa me masive per ti rezistuar me mire kohes. etj etj etj. Veprat qe ndertohen nuk duhet te jene vetem te bukura e aparishente por edhe te dobishme, te thjeshta,te lira e te plotesojne ne maksimum nevojat e jetes se perditshme.

  2. falcon says:

    Hm, ,,, not bad at all, disa te vërteta të hidhura nga ky shkrim. Ne presim shume nga te huajt, pa përveshur mënget, shtërnguar rripin e pa e pare veten mire ne pasqyre me një dozë realiteti , ne s’mund te ecim para. Nuk eshte nevoja ti biem ne gjunje Evropes.
    Kur ne te jemi gati ajo do na “lutet” ti bashkohemi.

    1. Toni KS says:

      Kemi ecur ngadale por shihet drita ne fund te tunelit. Anetaresimi ne NATO,Gazsjellsi TAP, dhe Autostrada Adriatiko-Joniane (qe do financohet nga BE) jane gjera qe ankorojne fuqishem Shqiperine ne Perendim. Une verej nje momentum te qytetarise shqiptare qe te mbizoteroj mbi te keqen ne shoqeri. Reagimi gjithekombetar ndaj vrasjes se turisteve cek dhe kapja eksprese nga policia, tregon se qytetari shqiptar nuk do te toleroj keqberesit aq lehte si me pari. Jane fitoret e vogla si ajo ne gjykaten e CAS sot, qe rrisin vetebesimin per te shkuar edhe me lart deri sa te kapim plotesisht standardet europiane.

  3. Azio says:

    Cfare eshre ky komentues ?
    Ky duhet te jete nje nihilist i klasit te pare.
    Si na e ditka ky pseokomentator qe Merkel i zhgenjeu shqiptaret?
    Perkundrazi ajo ishte optimiste per pranimin e Shqiperise neBE dhe inkuraroje qeverine te bejne reformat me guxim e me shpejtesi.Ajo shprehu konsiderata perEdi Ramen dhe per qeverine qe ai kryeson.
    Ajo mohoi figura te tilla qe dhe pjesa me e madhe e shqiptareve i kane denuar dy here ne 2013 dhe2015

    1. Dreni says:

      Azio. Enver Robelli nuk eshte komentus por gazetare i shquar qe punon per dy gazetat te rendesishme ne dy shtete gjermanofone ne Zvicerr dhe Gjermani, Dhe njohesi me i mire shqiptare i politikes dhe mentalitetit gjerman.

      Ajo qe shkruan Enver Robelli duhet te analizohet me kujdes nga politikanet shqiptare.

      Per ata qe nuk e din se kush esht Gazetari Enver Robelli aje jeton prej dekadash ne Zvicerr.

      Enver Robelli, Esht redaktor në gazetën ”Tages Anzeiger” dhe korrespondent i saj në Ballkan dhe gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

      Pra gazetare i kalibrit te larte Evropian.

  4. gegetoske says:

    Ja edhe nje tjeter ANAL IST qe jep interpretime sipas radakes se tij!
    Ne te tjeret, cfare duhet te bejme???????
    A duhet qe edhe ne te dergojme opinionet tona dhe ANAL IZAT ne ndonje blog dhe te tjereve tu mbushim mendjen se jemi ne ATA qe japim mendimet dhe perkufizimet me te qarta per publikun!?
    ANAL ISTAT jane bere neper blegje e emisione televizive tamam si rriqnat ne bythe te lopes !

  5. albani says:

    Enver Robelli
    Lexova vetem parathenjen e shkrimit tend,mua me mjafton kjo parathenje per te te vleresuar pozitivisht ne kete teme,por po te kujtoj qe ne shkrimet dhe temat qe analizon jeni i suksesshem ne nje nga tre apo kater temat qe analizon,mund ta marresh dhe per kompliment kete vleresimin tim,kompliment qe njerezve te pakte ua bej.
    Nuk e lexova te tere shkrimin duke qene i sigurte qe ne qofte se e beja nuk do te me linte pershtypje qe te te vleresoja pozitivisht.
    Ke thene tre te verteta;
    Per Merkelin
    Per klasen politike Shqipetare mbarekombetare
    Per naivitetin.
    Naiviteti,naiviteti eshte nje veti e Shqipetareve ne pergjithesi dhe e politikaneve Shqipetare ne vecanti.
    Burimi i naivitetit eshte krenaria,besimi dhe vete-pelqimi i popullit Shqipetar,por dhe trashesia,vulgariteti dhe budallalleku i tij.
    NAIVITETI ESHTE GJEJA ME E RREZIKSHME QE E KA DEMTUAR KOMBIN TONE,POR QE E RREZIKON AKOMA ME SHUME.
    NAIVITETI ESHTE TOLERANCA QE TREGOJME NDAJ TE TJEREVE TE NA DEMTOJNE DHE TE NA THYEJNE DUKE MENDUAR QE JEMI TE FORTE DHE TE PATHYESHEM,NAIVITETI NA KA KATANDISUR NGA NJE KOMB TE MADH NE NJE SHTET TE VOGEL.
    JEMI NAIVE,U JAPIM TE TJEREVE DHE TOLEROJME MUNDESI QE TE NA ZVOGELOJNE,TE NA TKURRIN,TE NA SHUAJNE,.
    KETO MUNDESI UA JAPIM NE ME NAIVITETIN TONE.
    I LEJOJME TE NDERTOJNE VARREZA,TE JAPIN PENSIONE,TE NDERHYJNE NE PUNET TONA,SEPSE JEMI NAIVE DHE MENDOJME QE NUK NA MUNDIN DOT,VETEPELQEHEMI SI TE PAMPOSHTUR.
    jEMI NAIVE SI POPULL NE PERGJITHESI DHE SI POLITIKANE DHE UDHEHEQES NE VECANTI,SEPSE ATA DUKE QENE DHE ME TE PASUR JANE DHE ME NAIVE DHE BUDALLENJ,MENDOJNE SE JEMI TE MEDHENJ DHE NUK NA RREZOJNE DOT DHE PO TE NA GERMOJNE NEN KEMBE.
    U DHUROJME SHEN STEFANIN SLLAVEVE
    U DHUROJME DETIN GREKEVE,NATYRISH DIKUSH I MBUSHI XHEPAT,APO SEPSE JEMI NJE SHTET I MADH DHE KEMI MILIONA KILOMETRA KATRORE DET DHE TOKE?
    JEMI NAIVE SEPSE I TOLEROJME TE TJERET QE TE GERRYEJNE NEN KEMBET TONA,POR JEMI THELLESISHT NAIVE SEPSE MENDOJME QE JEMI TE PARREZUESHEM.
    DHE NJE MILINGONE TE NA GERRMOJE NEN KEMBE,,,,,,,,,,,,,NA RREZON DHE FUT NE GROPE…….
    NJE LIBER TE TERE KAM SHKRUAJTUR PER NAIVITETIN OSE SHPERFILLJEN NDAJ SE KEQES,NDAJ ARMIKUT,NJE KARAKTERISTIKE DHE VETI QE E KA DEMTUAR CESHTJEN DHE TKURRUR KOMBIN SHQIPETAR NDER SHEKUJ.
    BURIMET E NAIVITETIT DHE TE KEQIAT QE SJELL JANE TE SHUMTA DHE NUK E RISHKRUAJ DOT PER SE DYTI LIBRIN,PER ATA QE DO TE DONIN TA LEXONIN……………….

  6. Tili says:

    Mirë Vero mirë po ja psh të na tregoje një rast flagrant korrupsioni. Po çflet mor djalë kryetari i parlamentit Ilir Meta akuzohet nga një parlamentar se ka planifikuar vrasje dhe prokuroria tregon vidion per të thënë ja si ta gjeja unë ky deputeti bashkëpunoj me ne dhe nuk arritëm gjë ( deputeti idiot i theksuar) nuk kishte pse të hynte te loja hetimore. Njeri prej tyre duhet të rri në burg ose minimumi dorëheqje ose zgjedhje të parakohshme. Për të shpëtuar Ilir Metën i lihet dhe gjysma e administratës që të figuroj si rritje reputacioni i LSI së . Ti Vero e di sikur Merkeli nuk di gjë apo ja hodhi Edi me piktura??? Vero e di ti sa kompani gjermane gjënden nën tollovin e treshes Rama Meta Berisha?? Pse u lodhe kot për shkrimin këtu do vazhdoj të pihet kafe dhe të thuhet : Shumë i zoti, sa birë kurve ky Ilir Meta, sa bukur e dredh gjithmon.

  7. petrit zela says:

    Z Robelli keni shum nevoi te thelloheni,ne boten pafund te politikes.
    Por duhet ta prezantoni veten si nje qytetar I thjesht,por me njohuri te thella,te etapave te ndryshme te qytetrimit,qe kan kaluar popujt e
    ballkanit nder shekuj.Mundohu zoteri qe ne shkrimet tuaja ta prezantoni
    veten si qytetar “model” i kohes moderrne..Dhe jo si qytetar I [trash] I formuar me botkuptime tipike,i natyrave te bajraktarizmit…

    1. Dreni says:

      Petrit zela. Meso pak kush jan ata para se ti etiketosh nga ndonje qebaptore e ballkanit.

      Enver Robelli, Esht redaktor në gazetën ”Tages Anzeiger” dhe korrespondent i saj në Ballkan dhe gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

      Pra gazetare i kalibrit te larte Evropian.

      1. petrit zela says:

        Do te ishte me mire zoteri per ju.te mos I vlersoni njerzit,kush
        eshte,kush ka qene,dhe cfar kostumi mundet te veshi ne te ardhmen..Mendoi se sot,nuk I interesojn shqiptareve analizat e
        RRobellit,deri sa ato atakohen direct me interesat tona te momentit,por aq te domosdoshem sot per kombin shqiptar ne pergjithesi..

  8. Dreni says:

    Gazetari me i mire shqiptare i te gjitha kohrav.

    1. Toni KS says:

      Robelli eshte OK. Por “i te gjitha koherave” eshte teprim.

  9. rilindja e sdjathtes says:

    Ja ke fut kot or taj.Mos u nis nga premisa qe jemi te gjithe te njejte.Mrkeli foli si cdo gjerman tjeter ,rama u soll dhe foli sic do fliste cdo shqiptar.Shume prej jush opinionistoanalisteve vihet re se po zvogeloni mundesine e radikalizmit duke folur nga qendra e tiranes dhe duke qene totalisht qorra per hapesiren mbareshqiptare.

  10. orion says:

    Rama kerkon te rroke suksese pa punuar por me efekte speciale. Me Gjermanine keto brockulla ( alla italiana ) nuk shkojne. Kur i ben komplimente nje gjermani ka shume te ngjare te kesh efekt te kundert nga cfare pret.

    1. Dreni says:

      Orion. Shum e vertet gjermanet nuk jan njerze tallava si Italianet, Shqiperia dhe kryeministri Edi Rama duhet te ket shum kujdes se si sillet dhe si vepron me gjermanet ndoshta esht mir te ket nje keshilltar gjerman perderisa serbia ka dy te tille. Gjermanet jan njerze shum te sinqerte te drejte nuk genjejne dhe po imgenjeve njeher hum gjithe besimin. Nuk durojn pordha ne qielle te hapur. Ne menyre apsolute nuk e pranojn korrupsionin mashtrimin dhe haraqin. Per gjermanin zote eshte ligji dhe shteti ligjor.

      Enver Robelli me shum dashamirsi i ka piketuar disa nga rregullat dhe principet strikte qe duhet ti ndjekin shqiptaret per te perfituar nga superfuqia ekonomike botrore gjermania,

      Edhe njher Enver Robelli eshte njohes brilant i politikes dhe mentalitetit gjerman prandaj politikanet shqiptare duhet talexojn me shum kujdes ket shkrim apostolat dhe gjithe perfshires te gazetarit te shquar Enver Robelli pasi aty gjejn te shkuaren te tashmen dhe te ardhmen se si duhet te sillemi per te pas nje bashkpunim te fuqishem me gjermanin

  11. Kol kosa says:

    Markel me te vertet na zhgenjeu pse nuk na i solli ja 3 avjona me evro se populli gjerman punon shume Ne nuk na e ka qefi shum punen se duhet mu fale ka 5 here ne dit

  12. demi says:

    Edi rama po e tregon veten dita dites se nuk eshte per ate poste por per nje post nderi I nje piktori oksi oriental ne nje kohe te avancuar virtuale hapsinore , qe nuk perputhet me realitetin e sotem, shkurt muhabetit I zoti per te picturar nje kopshte femijesh , dhe me merit mendoj se I takon tenderi per ti zbukuruar te gjitha kopshtet e shqiperis duke qene si kryeminister , por me nje kusht kryeministrin ti a lere atij NIKO peleshit se duket si I ZOTI I PUNES

  13. Rina says:

    Eshte nje nga gazetaret me te mire te Kosoves ,te kishim nja dy te tille ne Tirane nuk do te ishte keq ,por sidoqofte kemi Robellin .
    Fr. Merkel ka informacione te sakta per vendet e ballkanit ,situaten e njeh mire sikur te jetoje ne Tirane ,i vijne te fresketa lajmet ,kush eshte njeri apo tjetri.
    Mendoj qe jo vetem Shqiperia eshte larg reformave te saj ,por dhe Europa ka shume probleme , prandaj ajo nuk premton shume , sepse e din qe ka te beje me nje ballkan te varfer,te cilet mund te perfundojne nje dite si Greqia

  14. MERKEL nuk e don Ramen.
    Ne vend te tij do veme KOQON.
    I vetmi qe mund ta shpetoje vendin.( sekretar AGRONIN )

  15. semanjaku says:

    Ky torrobelli ngrenka buken gjermanoaustriako,,,jeton ai andej ne perendimin modern,,dhe si duket nga shkrimi nuk e njeh fare realitetin Shqiptar,,,nuk njeh nga erdhem para 25 vjetesh,,,nuk di gjendjen ekonomike,,kulturen dhe traditen tone dhe me kryesorja nevojen qe ka populli dhe shteti jone per ndihmen e ekonomive te fuqishme sic eshte Gjermania.Ky del me dashje kunder opinioneve te disa gazetave gjermene te cilat shkruajten pozitivisht per viziten. Ose ky bene lojen e ndyre te ndonje poloitikani keqdashes te Shqiperise.

  16. Sirotica says:

    Robelli!
    E mbështes analizën tënde ,bravo të qoftë !

  17. totoja says:

    Merkeli foli si gjermane: shkurt, qartë dhe me logjikën e një politikaneje të zgjuar. Do kohë ta kuptojnë politikanët tanë. Ajo tha atë që duhet t’u thoshte këtyre tanëve, po varet sa e kuptuan ata. Tri gjëra ajo i theksoi qartë: ligji, korrupsioni, azili. Te ne ligji e Maliqi janë një, korrupsioni është i shumëllojshëm, azilantë plot. Të rregullojmë këto dhe atëhere të mendojmë për statusin. Kur? Kur do të jemi ne gati?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje