Ku po gabon PD-ja e Lulzim Bashës?

12 Korrik 2015, 20:28Blog TEMA
Ku po gabon PD-ja e Lulzim Bashës?

 

Nga Ferdinand Xhaferri

Misioni i vëzhguesve të ODHIR­it, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë grupime të shoqërisë civile, të angazhuara me votimet e fund qershorit, kanë prekur si duhet por jo sa duhet problematikën më të rëndë të shfaqur në këto votime: atë të përfshirjes së krimit për të kërcënuar dhe blerë vota.

Pra, ndërsa bëhen bashkë në ndarjen e shqetësimeve për blerjen e votës dhe presionet mbi votuesit, ata mbeten këtu dhe hezitojnë të shprehen se këto votime, që kishin brenda tyre edhe presionin mbi votuesit, edhe paratë për vota, nuk takohen kurrkund me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria, me Ramën të sikletosur nga raportet e vështira me Metën për pazaret e Roskovecit, foli më shumë me zërin e ministrit të Brendshëm që, duhet pranuar se, nuk i përzjeu duart e policisë në votime. Por uniformat blu, duke qenë prezente njësoj sikur të ishin të mbyllura në kazermë, nuk bënë asgjë për t’u shkuar nga pas, edhe atyre që blinin vota, edhe atyre që ushtronin presion mbi votuesit apo aktivistët e Partisë Demokratike. Drejtuesit e policisë ishin korrektë në marrjen e shqetësimeve të drejtuesve të PD­së për raste të lëvizjes të të fortëve me armë gjatë ditës së zgjedhjeve, sikurse ishin po njësoj korrektë me të fortët për të mos i ngacmuar. Në këtë mjedis tejet të ndotur, Partia Demokratike po konsideron si punë kryesore të saj paraqitjen e shqetësimeve, fokusuar mbi problemet e ndeshura nga Partia Demokratike dhe për llogari të Partisë Demokratike. Por, realiteti i këtyre votimeve ka ekspozuar një problematikë që shkon ndjeshëm përtej halleve të PDsë. Themi kështu, sepse opozita nuk duhet të konsiderojë si probleme madhore rastet e përdorimit në fushatë të infrastrukturës së qeverisë, sepse gjërat kanë degjeneruar shumë më tepër se kaq.

Për këto votime, është pretendim tejet luksoz të ngresh zërin nëse Edi Rama shkonte në Elbasan me makinë qeverie apo me makinë të marrë me qira, sepse para Edi Ramës ishte kujdesur jo vetëm Qazim Sejdini për t’u bërë turpërisht presion gazetarëve, por edhe bandat e krimit për të kërcënuar skandalisht me armë shtabet elektorale të PD­së. Të relativizosh si shqetësime të opozitës blerjen dhe dhunën për vota me rastet e përdorimit të burimeve të qeverisë në fushatë, është minimalisht paqartësi për vetë opozitën, ndërkohë kur përfaqësuesit e ODIHR­it dhe aktorët e tjerë janë në konsensus për shqetësimin në rritje për blerjen dhe presionin për vota. Të paktën për Elbasanin, Durrësin, Shijakun, Krujën dhe Kavajën pushteti i bërë një me paratë e krimit dhe bashkë me krimin shkeli çdo princip dhe ishte i papërballueshëm për çdo lloj opozite që beson te sistemi demokratik. Sa më lart, nuk nënkupton shfajësimin e opozitës për punë të bëra keq nga ana e saj.

Partia Demokratike, dobësisht arkivoi blerjen e votës gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë në shtator të 2013­ës. Më tej, PD­ja braktisi drejtuesit e saj vendorë me qëndrimet e dyzuara për reformën territoriale. Për më keq, procesi i ristrukturimit të PD­së i mundësuar sipas principit që baza vendos me votë, por i realizuar edhe nga përfituesit e paskrupullt gjatë qeverisjes së PD­së, prodhoi një lidership lokal që u testua se mbartte shumë probleme. Pra, PD­ja e Lulzim Bashës ka gabuar dhe vazhdon të gabojë, sepse nuk ka kuptuar si domosdoshmëri themelore të saj zbatimin e principit hegeljan, që na bën me dije se nuk mund të konsolidohet një komunitet politik pa ndërtuar më parë një komunitet moral. Brenda këtij moraliteti, PD­ja duhej të ishte më objektive dhe të ngrihej në nivelin e kandidatëve të saj për të pranuar se në Tiranë, Fier apo diku tjetër u mbajtën zgjedhje. Por, në bashkitë ku kandidatët e qeverisë nuk ndiheshin të sigurt, pushteti u tregua shumë pusht, duke instaluar një mekanizëm kriminal që bëri si deshi dhe çfarë deshi në këto votime.

Të gjitha këto dëshmojnë qartësisht se qeveria nuk do ta ketë të vështirë që në të gjitha zgjedhjet që do mbahen në Shqipëri të paracaktojë me sa i duhet dhe si i duhet rezultatin. E thënë më troç, edhe nëse Basha ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për ta paraqitur PD­në si ofertën më të mirë qeverisëse, përsëri, me ato që pamë në votimet e fundit, nuk do arrinte të fitonte. Pra, problemi më madhor për opozitën nuk janë tre kryetarë bashkie më shumë apo tre më pak nga procesi elektoral i qershorit, por kthimi i besimit te vetvetja dhe shoqëria se në të ardhmen mund të kemi besim te sistemi demokratik. Çështja është tejet serioze, sepse kjo qeveri nuk ka kushtëzimet e qeverive të mëparshme, që lidheshin diku më herët me Marrëveshjen e Stabilizim­Asocimit dhe diku më vonë me anëtarësimin në NATO apo liberalizimin e vizave. Pra, e vetmja shpresë për të bërë të përgjegjshme këtë qeveri është një raport përfundimtar i ODHIR­it që do prekte pa doreza problematikën e rënduar të blerjes apo presionit për votën. Ky raport do të shërbente si baza e formësimit të një pakete kushtesh nga aktorët euroatlantikë që merren me Shqipërinë, për të garantuar zgjedhje dhe jo votime në 2017­-ën e më tej.

35 komente në “Ku po gabon PD-ja e Lulzim Bashës?”

  1. Hajri Qili says:

    ketij mikut i ka mbet sahati ne 1997.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Pa fol, pa qesh
      Pa shaka, pa rrena
      Ky shkrim
      e kishte vendin
      Ke Antena!

  2. gorezi says:

    Ky miku eshte nje idjot qe se ka shokun.Na shkruan ne shqiptareve per drejtesi e demokrazi,nga llogorja e Sali Berishes,andej nga del gjithe pislliku,manipulimi,korrupsioni dhe krimi.Eshte per tu habitur se si nuk u lodhen keta legena duke mashtruar ,genjyer e duke bere pis ,gjtkend qe i degjon,shikon .!!

  3. N... says:

    Ferdinand Xhaferri eshte nje nga investitoret kryesore qe e ka transformuar PD ne nje Formacion Politik teper qesharak.Ferdinandi nuk eshte sulmuar apo aksidentuar nga askush ne karieren e tij politike,eshte per te qeshur por eshte e vertete,ky eshte armiku me i madh i vetevetes.Ka banalizuar veten me gafat qe ka bere,ka depersonalizuar po vetveten me perdorimin qe i kan bere dhe ky i qan keto te dyja.Fakti qe ka folur publikisht te tremb,sepse ky njeri shkelqen veten ne ato raste kur PD pothuajse eshte e shperbere.Imagjinoni kush flet per moral dhe kthim besimi?!Pikerisht nje nga investitoret kryesor qe e prune PD ne kete munges morali dhe krize besimi.Megjithate nga ky shkrim nje gje del teper qarte,ne farsen e re zgjedhore qe mund te ndodhe seshpejti brenda PD,e vetmja gje qe ne nuk dime me siguri eshte se cilen karte do luaj Berisha,rikonfirmimin e Lulit si kryetar apo karten e re Jamarberin,nderkoh qe gjeja qe dim tashme me siguri eshte se Ferdinandi po vetofrohet si konkurenti i te dy kartave qe do luaj Berisha.Nese ndodh,ne do dime se nga kush e kemi kete dhurate,derrmimin e PD moralisht dhe humbjen perfundimtare te besimit.

  4. Il corvo says:

    Ky eshte nje super bolevici. Ne ka burre me idiot mbi dhe, eshte ky bajga I Durresit.. Me kete fshin by… Edhe Nard Ndoka.

  5. sokrati says:

    ohoooooooo me ne fund foli dhe kuzhineta. Po ku ishe deri tani ,mor i uruar? Ohoooooo me fal se ishe per te rrugulluar diellin ,reren ,apo ne Itali per te prure eshtrat e Ismail Qmalit? PO ku goje te flasesh ti mor qyqar qe as te pshurren e as te dhjen fare si Saliu dhe Basha. E kush do japi mend? Ky qe qante ne foltore per Saliun…..e Saliu i beri kakalicen……..

  6. "BALASHI" says:

    Ah i shkreti karabush…, kinse hiqet si i mencur. Harron se cdo poshtersi ne kete vend e ka prodhuar palaco si puna e ketij te udhehequr nga AI … dhe qe e vazhdon me devotshmeri Luli.

  7. Erion Ahmadinejad says:

    Pas rritjes së cilësisë së diellit tani po merret me rritjen e cilësisë së zgjedhjeve me filozofinë e Hegelit.Ja pra teza-antiteza-sinteza që na shpjegon misterin Xhaferian të Ferdinantit.Produkt besnik i edukimit marksist-leninist i dalë jashtë orbite mendore dhe kohore.Zoti e mëshiroftë.

  8. foti says:

    ky eshte njeriu me i ndyre qe ka patur PD

    Kur humbi ne durres iku menjehere fshehurazi me gjithe gruan ne oher te maqedonise ( qe ate nate ), e kam pare me syte e mi.

    pala maqedonase e ktheu se nuk kishte marre vule tek dogana jone.

    pra donte te ikte pa lene gjurme

    e shikoni cfare burri eshte

  9. daklea says:

    E permiresoi cilesine e diellit ky mooo?

  10. petro says:

    Akoma ky do jap mend? Nje humbes i papare ne Shijak.S duhet te dilte me ne skene.S e do me njeri ne Durres.Eshte bere objekt barceletash neper kafene.Ajo puna e cilesiise se diellit nuk eshte e vetme.Konsiderohet si bashkpuntor interesash me Dakon e te tjere ne shkaterrimin skandaloz te lulishtes 1 Maji.E tani deklaron pa teklif PD e Lulezim Bashes, sikur PD nuk ishte dhe e tij.PD eshte parti e endrrave te Dhjetorit,emrat vene e vine.Endrra ka mbetur gjalle sado qe keta plehera ben c eshte e mundur ta vdesin.

  11. mireli n says:

    Po ku je o miku i I.Qemalit?.Ke humbur fare,na ka pre malli fort per tej.
    Zotnia juaj je i madh fare,je i mencur.E rregullove ate problemin e Diellit a te Henes.JO OR JO,nuk jane keto zgjedhje te manipuluara,as te blera.Domosdo politikane te fandaksur si kallepi yt duan zgjedhjet e Majit te 1996-es.Kurre nuk vini ne pushtet me justifikime te tilla bajate.Do ta lini PD gjate ne opzite sepse edhe kur humbni ju fajin ja hidhni kundershtarit.Ti je i papame fare.Ja ku po ta them une bashkeqytetari juaj:TI DHE FAMILJA JOTE KE VOTUAR PER VANGJUSH DAKON.Sepse PD e L.Bashes te vari teneqene.dhe ta beri shume mire.
    PD do te kethehet ne pushtet kur te analizoje me pergjegjesi humbjen,te nxjerre shkaqet,te njerre pergjegjesite dhe te dale nga bunkerizimi i SHQUPIT qe e grabiti padrejtesisht.
    Epoka e SALI BERISHES perfundoi mire apo keq sovrani e vulosi ne 2013,ne 2015 dhe ka gjasa se po vazhdoi keshtu ne 2017 PD do te dale ke ara e Tares.

  12. niki says:

    ky zoteria i perket koke e kembe PD, dhe nuk eshte real.harroj vjedhjet e votave qe bente PD-ja ,si dhe blerjet .

  13. fadi says:

    Ndrysho cilsin e djellit se vetem ti di ta ndryshosh, te tjerat lerja lulushit te qurraviset neperdyert e europes

  14. Treviso says:

    O zoti Xhaferri, po sivjet a e ke permirsuar djellin ne plazhin e Durresit?
    Kur je i zoti te permirsosh djellin dhe nuk qenke i zoti te permirsosh gjendjen e partise Demokratike? Lum ne qe te kemi qytetarin tone, se Durresi ka nevoje per ty!

  15. Tani.deutschland says:

    E rregullove cilesine e diellit mo apo ashtu e le si mos me keq?
    Jo per ndonje gje por po nuk folen ca tipa si puna jote, edhe dielli sdel ne mengjes po andej nga darka.

  16. semanjaku says:

    Keshtu si po I kerkon gabimet zoti Xhaferri nuk keni per te fituar kurre. Me keto qe shkruan tregon qe jo vetem nuk je politikan por je nje servile sahan lepires I Berishes. Sipas tejeshkaqet per humbjet radhazi te PDsej jane kudo po jo te partia juaj.Kthehu pak prapa ne kohe analizo zgjedhjet qe nga 96ta ngjarjet e 97tes 98tes Gerdecin 21 janarin korrupsionin galopant ne vdo qeliz te jetes,rolin e policise ne Kohen tuaj,pasurimin e pa skrupullt te pushtetareve tuaj,,diplomat universitare si shkollat e nates para 90tes etj etj se ti di shume me shume se une,,,ose te pakten degjo disa zera te dobet Brenda partise tende pastaj do kthjellohesh per gabimet e Bashes,,ose po bene me dashje lojen e kupoles ku je dhe ti dhe keshtu do shkaterroni partine e nuk keni per te ardhur ne pushtet per shume e shume vite.

  17. Ardiani cuni Bexhetit says:

    E permirsoj driten e diellit ky?

  18. Noli says:

    Me kete mendje qe i beni analize zgjedhjeve jeni jasht realitetit dhe nuk ju sjell asgje. Nuk doni te kuptoni se problemin e keni brenda vehtes. Dy here rradhazi nje shumice e madhe votusish nuk do tu votoje, ju tregoni perralla qe nuk bindin askend. Me kete mendje po shkoni edhe ne zgjedhjet 2017 kur do te humbni me keq akoma.

  19. Alma Mile says:

    Edhe Irfani jo me Panorama Group yne eshte me ekspert se ky…?!

  20. hipo says:

    Ik ore idiot,i vetmi minister kulture i RD qe ishte injorant fare,desh te binte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia kur ato ishin vendosur nga Zogu qe me 1930,as nuk e ka idene se cfare mbrockullash flet.

  21. latif says:

    Qekur do sillje eshtrat e Ismail Qemalit,ty te varen t.eneqen edhe PD-ja

  22. Era says:

    …..Ah po meqe ra fjala cu be eshtrat e I. Qemalit?

  23. akrepi says:

    A e rregullove cilesin e diellit apo mos kane paguar socialistet te fortet e tyre per te penguar.

  24. Fillori says:

    O Ferdinant iku koha jote.Do mbahesh mend si nje nga figurat me qesharake midis shume budallenjeve te diplomuar te hija e plepave te Durrsit, qe me kot priti driten e diellit qe u premtove.

  25. Devolliu says:

    Xhaferri e paska gjetur simiten këtë herë, lum PeDe-ja që e ka këtë xhevahir.

  26. 01vlora says:

    Ky eshte simboli i politikanve qe na kane udhehequr Ne prandaj jemi ne kete gjendje shpresoj te mos perseritet me .

  27. Orgest Tepshi says:

    SHUME DREJT ESHTE ARTIKULLI DHE TE GJITHE E DIME CFARE U BE NE DURRES

  28. Redi says:

    Shume qytetare komentet e temes. Artikulli qendron por shume militante te temes te dashuruar me mllefin nuk lexojne

  29. Kujtim says:

    Shume mire Fred. Duhet te shkruash me shpesh

  30. eda says:

    Ky eshte lënë si ai qeni ne cep te oborrit, e nuk ja var njeri fare. Nuk di as vete ai si te fitoje pak simpati nga Lulka, por harron qe vete Lulka nuk di ku ka koken. Nandi eshte komplet idiooooooot.

  31. Felix says:

    Ferdinand mos u dekurajo. Vazhdo dhe shkruaj mendimet e tua. Keshtu do te tregosh pjesen tende te mire qe nuk kane mundur ta shikojne shume njerez. Ti e di si eshte shqiperia dhe opinioni ketu. Ti bere nje gafe por fundja nje gafe ishte dhe te demtoi vetem ty. Dua te them se ishte nje gervizhdje e vogel po qe se llogarisim krimet e ish kryeministrit tend qe ka vrare dhe ka prere me shume se cfare ne dime. Fundja ai ben gafa perdite dhe 90% cfare thote jane shpifje trillime e sharje te denja per gjykaten e krimeve. Ti ske vrare njeri dhe nuk ke ofenduar njeri. Vazhdo shkruaj dhe tregou shqiptareve kush jane vlerat e tua te verteta dhe Nandi i vertete. Vleresimi i opinionit eshte me i cmuar se vleresimi qe te ben partia. Partia niset nga interesat e saj pragmatiste. Por nuk ka gje me te mire kur thone mendim origjina dhe propozim me vlere, bravo i qofte per shkrimin.

  32. Artan says:

    Po sikur PD te jete e perfshire ne keto blerjet e votive. Mua personalisht me kane derguar emaila perfaqesuesit e PD-se ne Itali qe te me blenin bilete udhetimi te votoja ne Shqiperi, kuptohet per ke.

    prandaj, ti zoteri I qelbur qe del e shkruan artikuj mbi blerjen e votive duhet tja fillosh me kete. PD eshte ajo qe ka future ne loje te gjithe mekanizmat e mundshem per te deformuar vullnetin e popullit -perdorimi I institucioneve te administrates, blerja e votave, perdorimi I listave sipas orekseve te saj, perdorimi I krimineleve, dhe ne fund perdorimi I KQZ-se per te dhene vendime ne linje me PD-ne. Te gjitha keto mekanizma ekzistojne se ne loje eshte akoma PDja dhe sherbetoret e saj. halli qe ka PD tani eshte se keta mekanizma nuk I perdor dot te gjitha, apo nuk ka monopolin e tyre sepse dhe partite e tjera I kane mesuar ca hile nga PD. Por ndryshimi kete rradhe eshte qe qeveria nuk I ka sherbyer parties ne fuqi per te gjitheve. Dhe ky eshte problem I madh per ju se ne kohe te PD-se qeveria funksiononte ne sherbim te PD-se, dhe servileve qe kishte zgjedhur plaku juaj I vrerosur qe tashme tremb dhe zogjte kur del per te folur.

  33. azem says:

    ferd xhaferi ndryshe flet ndryshe vepron u caktu kordinator i pd elbasan cberi foli per pastrim te pd te ish deputeteve drejtorve prefekteve te inkriminuar te keqqeverisjes se pd por kur beri zgjedhjet ne kryesi u futen ekzaktesisht keto llumra qe kudo qe shkonte demokratet e thjeshte idealist dhe te painkriminuar i thonin me emra per aurelin fytyren me te poshter te pd dhe behet kryetar i jep haracin ferdit se ka nje fason qe ben ca pare qe te genjej nandin zheni bebi gjergji mjekja me e korruptume qe ka dosje te hapur per kempet ne prokurori nje femer me moral te ulet dhe te dyshimte bruna dulja nokoment ceti ish prefekt 8 vjecar qe edhe sot ska nje shok legen pis burre burri i kurves djali i kurves disa ish drejtor plehra si mat cela pava jorgaqi fatos bajraktari dhe disa anonima qe i bene bashke ku kryetarin e pr ad madhi nje legen e futen te listat e pd futen nje femer ordinere lavire gojore te bijen e sabri sallakut dhe kryesori nje shkerllat burre ardian turku i njohur me parullen 12 vjecare ku ka qene 2 mandate deputet un jam i bam dhe humben 15 000 vota !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!keto jane njerzit qe i vuri dhe luftoj ferd xhaferi qe ne se pd nuk i heq do kthehet ne parti qe do konkuroj per vend te 4 gjynah te vritet shpirti demokrat qe edhe pse keto leqena jan aty nuk tradhtojn pd po deri kur ……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje