Ballisti i Beogradit, hero apo aventurier?

14 Korrik 2015, 14:21Blog TEMA

 Nga Andi Bushati

Shumë nga mediat e sotme i kanë kushtuar një vend të madh një interviste të gjatë që gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i ka bërë Ismail Morinës, njeriut që u bë i famshëm, sepse ngriti dronin me flamurin Autochthonus në Beograd. Nuk ka dyshim që ky qe një scoop mediatik. Shakohoxha arriti atë që nuk e kanë bërë dot shumë TV të tjera në vend që e kanë lutur për intervista të gjata Morinën. Nga pikpamja gazetareske intervista ishte gjithashtu interesante.

Ky akt i “Ballistit” (nofka e Morinës), ndërpreu ndeshjen e Beogradit, ai u shndërrua në një incident diplomatik mes dy vendeve, ai nxiti deklaratat e ashpra mes Ramës dhe Vuçiçit, jehona e të cilave shkoi deri në Bruksel e Berlin dhe tani së fundi ai u bë shkaku kryesor, se përse Shqipëria i fitoi pas shumë e shumë mundimesh tre pikët e asaj ndeshjeje nervshkatërruese.

Pra, çdo gazetar do ta kishte ëndërr të rëfente historinë personale të një njeriu që ndikon kaq shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve, që shndërohet papritmas nga një anonim në një personazh tek i cili kthehet e gjithë vëmendja e publikut. Si fat njerzor, si donkishotizëm personal, si pjesë e nje drame individuale që luhet në sfondin e një drame shumë më të madhe, ajo është një histori ekselente për t’u rrëfyer. Por ajo që më la një shije të keqe në këtë intervistë, e sidomos në komentet online që e pasuan atë, ishte trajtimi Ismail Morinës si një patriot i dorës së parë.

Të marrurit seriozisht të deklaratave të tij se babai e kish rritur me ndjenjën që t’i ngjante Ismail Qemalit, konceptimi i aktit të tij si një kulminacion i vetëdijes kombëtare. Unë kam qenë vetë në stadiumin e Armatës Popullore në Beograd. Dhe i kam dëgjuar “live” koret e tmershme të ultrasve serbë me thirrjet: “vdekje vdekje shqipëtarëve”. I kam dëgjuar gjithashtu edhe ata dhjetëra bashkëpatriotë të mij që shfrynë të lehtësuar: “Ahhhh kjo duhej tani”, kur panë dronin e Morinës të ngrihej mbi fushën e blertë. Megjithatë këto ishin reagime emocionale.

Thirrje lehtësimi të njerëzve të ndjerë nën presion. Ai dron në qiell u duk si një filizë shpëtimi për ata pak tifozë të margjinalizuar dhe të kërcënuar në atë stadium, por edhe për qindramijëra telespektatorë të tjerë në të gjitha trojet shqiptare që e shihnin atë dramë në TV, pa pasur mundësinë më minimale për të reaguar.

E megjithatë, megjithëatë, vendimi për ta ngritur atë mjet fluturues në qiell, nuk qe as një akt heroik , as një vepër patriotike dhe as një shembull për tu marrë. Sado kokëkrisur, ‘Ballisti” ynë nuk qe as një Ismail Qemal (ashtu sikurse i kishte profetizuar i ati) dhe as një Isa Boletin. Duke parë intervistën e tij të detajuar, mënyrën si kish ndejtur për 17 orë i fshehur në fera, si ish ngjitur në fasadën e akademisë ushtarake, si kish vepruar në konspiracion të plotë të krijohet përshtypja se ai është më tepër një aventurier.

Duke parë edhe njëherë paralajmërimet që ai kish bërë në Facebook, videoselfiet që ai i kish bërë vetes për të dokumentuar aktin e tij, të lënë të mendosh se ai ka profilin e një njeriut në kërkim të famës. Ky shqiptar nga Kukësi, që kish punuar për vite të tëra si vinçier në Itali, ka dashur të bjerë në sy në Beograd, pak a shumë me të njëjtën mënyrë që tentoi ta bënte edhe në Slloveni, ku një foto tashmë e famshme e ka fiksuar të ngjitur mbi një rrjetë mbi 20 metra lart me flamur në dorë. Të gjitha këto, mund ta bëjnë Morinën një personazh romanesk, tek i cili mania e protagonizmit e mposht ndjenjën e frikës, tek i cili ndjenja e aventurës mbizotëron mbi shumë të tjera. Dhe nga pikpamja e rrëfimit gazetaresk ato janë tejet interesante.

Por nga këtu e deri tek paraqitja si një vazhdues i veprës së adashit të tij të një shekulli më parë, qëndron një hendek i madh. Patriotizmi shkon shumë pak me spektalin, ndaj “Ballisti” ynë do ta ketë të vështirë të hyjë në librat e historisë. Ai mund të synojë më lehtë ato të rekordeve Gines.

Lapsi.al

65 komente në “Ballisti i Beogradit, hero apo aventurier?”

  1. – jooooooo or tej ,

    o nji Kamerjer si ty , qe servir plehra opinionit .

    1. me thene te drejten says:

      Pavaresisht se ndjesia e flamurit dhe e krenarise eshte shume e bukur,ajo qe nuk duhet te harrojme ne shqiptaret eshte qe PATRIOTIZMIN NUK DUHET TA LEME NE DORE TE INJORANTEVE!
      (me thene te drejten ky copa e injorantit, Katunar Morina,na e turperon “pak” patriotizmin ? )

    2. sit.. back....and relaks → says:

      Bushat e ka inatin me ket ballistin se prej dronit te ketij qene tu e lone me barre ne beograd.

  2. Taulant says:

    Bushat,ke qene shok kursi me Blushin,Blendin dhe te kane marre ata prej dore per te sjelle ketu dhe per te na care by…n neve.Degjon te tjeret dhe jem mendimin e kundert dhe bravo te qofte se je pa asnje ide por ke care duke zgjedhur mendimin “kondrapedal”.Ky eshte “mendimi” yt,mos te flasim per te foluren tende zvarranike qe duket si e doktorave hipnotizues qe e perdorin per te vene pacientet ne gjume.
    “Idete” e tua jane kundershtimi I ideve te te tjereve. Qellon ndonje here qe godet ne shenje pa dashje,po rralle,si rezultat iteorise se probabilitetit.Kete here je ne idiotesine tende,si zakonisht.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ☆☆☆
      Shtrembër të rrimë
      Po drejtë ta themi;
      Hero është Ballisti
      E jo këpucar Azemi ?
      ☆☆☆

    2. Tasim says:

      Te përshendes Taulant për komentin.
      Ky gjithologu na ishte ekspert edhe për krizen Greke dhe tashmë qenka ba ekspert edhe për “ismailmorinizmin”.
      Nuk mund ti heq asnje presje asaj cfarë tha për ket peshen e lehte gjithologun sum*im Bushatin.

    3. beni says:

      Bushati eshte perfaqesuesi me dinjitoz i mendimit gazetaresk ne shqiperi. I vetmi gazetar me pak i perlyer dhe qe ben opozite edhe me poziten por edhe me opoziten. Nuk ka njeri me te sinqerte perballe realtetit te njelmet shqipetar. Ti taulant mundohe me pak emocional sepse ska pike rendesi blushi apo fevziu. bushati eshte gazetar elite ne shqiperi te pelqen ty apo ndonje tjetri. persa i perket ballistit po ta them une se ne mos qofte provokator serb qe po ben rolin e dronistit vincier eshte koqja e koqes se legenit dhe katunarit. Deshiar dhe identifikimi yt dhe i ballisterve me intiktin primitiv te turmes eshte per te ardhur keq. Bushati eshte individ par se te jete shqiptar dhe kesisoji eshe 100 here me shume patriot se ti dhe ballisterit. Fuck ballistin me gjith flamuri prej ballisti dhe me gjithe dron. Pers hqiperine derdh edhe gjakun ndersa per mendimet tuaja kam ndot te derdh edhe shurren…

  3. Kol Tivari says:

    Ma ha mëndja, që ky “ballisti” do të jetë me ndonjë “dërrasë” mangut…!

    1. sit.. back....and relaks → says:

      kol, prape i ke harru dritat nez?

  4. Bimi says:

    Zoti Bushati nuk sqaron ne kete shkrim se kush e ka monopolin mbi patriotizmin ne kete vend qe qytetareve te thjeshte si Ballisti nuk u lejohet te leshojne drone me flamur apo te ngrejne flamurin ne maje te vincave…

  5. Koala says:

    Bravo AB, je nje analist i shkeldhyer. Ne ka nje gje qe vleresohet nga Ballisti eshte qe shyqyr na doli nje fytyr e re, shyqyr qe eshte ende QYTETARI SHQIPTAR qe i ben balle represionit sllav, antishqiptarizmit ne rrajon qe ne bashkepunim me politikanet dhe anal istet shqiptar kane vite qe e shesin veten e kombin, pa te ishte per ju sot Shqiperi nuk do kishte. Mund mos te jete Ismail Qemali, por as nje gazetar i rendomte qe ka vite qe shkruan nuk eshte. Ka per tu kujtuar me shume me dashamiresi Ismail Morina, se sa moria e pallavesheve qe pontifikojne ne gazetat Shqiptare dhe i duket vetja sikur cfare po bejne. Ndryshe nga vendet e tjera qe kane rene pre e konsensusit te pergjithshem politik, Shqiptari fatmiresisht mbetet i pavarur ne mendimin e tij, dhe di te gjykoj drejt figurat per tu rrespektuar, dhe Morina eshte nje nga ata.

  6. un says:

    sa antipatik eshte ky loqja qe e ka shkruar kete artikull….

    Nuk shkoi me kallash ne dore qe te quhet hero..

    Ballisti mund te futet tek patriotet aventurier…. thjesht per pordhe e beri….

    Beri mire apo keq… ashtu ia morri mendja ashtu e beri…. I lumte

    Tani mirren i madh e i vogel me historine e tij…. ai trapi shakohoxha shkon e i ben interviste…. Ajo qe ka bere ai nuk ka lidhje fare me sportin qe shkon e i ben interviste nje gazetar sportiv….

    Mua me ka pelqyer idea, pa mare parasysh pasojat….. e vetmja kritike qe mund te kem do te ishte se ai flamur i ngjasonte flamurit te ISIS me sfond te zi……

    Heren tjeter ta beje me sfond te kuq. lol

    PS. te na falni nese ky komenti nuk ka lidhje me shkrimin pasi une vetem titullin i lexova

  7. grameno says:

    O Bushat o injorant gazetar,pse ti ske ndjenja ndja flamurit ndaj veprave qe skan te bejn me avanturizem por me veper,qe tronditi serbin ,kjo te jet ne dnergjegjejen tende,ne shqipetaret nen okupimin e ish jug,qe ishim,ndjenjat,veprimet,organizimet i benim,po te keti lloji,i tregonim serbis se shqipetari ska vdekur,dhe kto aventura,qe benim ne jan te njejta qe beri morina,te rrezikosh jeten,te besh gjithe ate rruge me mund dhe ndjerse indivduale dhe te tronditesh tere serbin ,kjoi tejkalon kug´fijete e aventures,dhe kjo tregon se ai djali nga ai fshat i vogel u kukesit ka zemer te madhe,dhe prej asaj dite ai eshte simboli i nje projekti qe shqipetaret kurr skan per te hequr mendjen.une indinjohem me opinonista si ti pseudoopinonista.pseudogazetar,pseudointelkteual,nuk do thote se te ke shkolle me shum se morina je ma patriot,ti je nje hiq gje,edhe adem jashari na ishte i pa njohur si figur publike gjer sa i dha fam UQKja,por ai doli te ishte nje njeri i pa zavendesueshem,sigurisht qe shqipetaret kur vjen pune kombit sakrifikojne shum,por te jesh i sigurt se ti nuk hyn tek kjo kategori,ti hyn tek kategoria e fatos ljuboviqit e nexhmedin spahiut ,e negjmedin kelmendit,por jeni shum pak per fat te mire,ti flet paqavura,ti flet me te thene te drejten me shum per ta qmoralizuar shoqerin se sa per ti dhene njohuri publikut,ti je mistrec ti je injorant i llojit te vete,asgje me shum,une qe e njof ne gjene mentalitetin e serbeve,uuretjen qe kan daj ngjyres kuq e zi,kam perjetuar dhe hdunen e tyre,per nje flamur kuq e zi,unenuk pendohem siq nuk pendohet dhe morina edhe pse atije i sjelli pasoja ky veprim kombetar,por ky se qan hallin e pasoijave eshte krenare,ISMAJL MORINA TI JE KOSOVA TI JE SHQIPERIA;TI JE AI QE PER HERE TE PARE I NGRITE 7 milon shqipetar ne kembe dhe i bere te ndihen SHQIPETAR,Te lumt burre e trim se jo mahi.te pershendet mergimtari nga gjermania shqipetari nga kosova.

  8. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Ballisti ka nje te mire.
    Ai asht TRIM dhe e don Shqypnin dhe Token e te parve.
    Por a duke u munue me ba politik,çon uje ne lumejt e Antishqiptarimit.
    Pafatesia apo mungesa e shijeve te tij artistike-kulturore ka bo te mundun qi ai te zgjedh nji Flamur qi te ngjason me ate te ISIS.
    Nji Flamur i Zi,si helmi qi hidhet tash e 600 vjet mbi kombin ton.
    Do te mjaftonte Flamuri Kuq e Zi dhe ai do ta bente ate te pavdekshem,por jo ai Flamur i Zi.

    1. Ardi says:

      Ose ta kishte bere me fushe te kuqe me mire, por sic edhe the, “mungese e shijeve artistike-kulturore”, e megjithate ideja e tij ka qene per te mire ne pergjithesi, nuk ma merr mendja ka pasur ne mendje ndonje dogme fetare.

    1. ftrgs says:

      ndeshja ishte barazim ndersa merren tri pike…
      hajde kuptoje
      Ja dhe u kualifikove,
      nuk ngopet barku me pike
      thjesht flete nderi

  9. zhaku i pamposhtur says:

    or ti z bushati perse tentoni ti ulni dhe ta nenvleresoni veprimin heroik te morines? ai eshte simboli itrimerisr dhe patriotizmit te shqiptarit te ndershe
    m e ne krenohemi me te..tju vije turp qe vini ne dyshim nje akt kaq te pastert patriotik te nje personi qe vuri jeten e tij ne rrezik per ti dhene sadopak krenari te gjithe shqipzareve anembane botes…

  10. xoni says:

    Harruat faktin qe per hir te Morines fituam 3-pikeshin me Serbet ne tavoline.. Nqs kualifikohemi per ne France, Ismail Morina duhet te nete pjese e delegacionit sportiv shqiptar.

  11. xoni says:

    Harruat faktin qe per hir te Morines fituam 3-pikeshin me Serbet ne tavoline.. Nqs kualifikohemi per ne France, Ismail Morina duhet te jete pjese e delegacionit sportiv shqiptar.

  12. akrepi says:

    AI ESHTE NJE HERO QE TI BUSHATI JE SHUME I VOGEL PARA TIJ, QE E VE NE DYSHIM HEROIZMIN E TIJ, DUKE SHKRUAR NGA NDOJNE ZYRE ME AJER TE KONDICJONUAR DHE KURRE NUK DO TE HARRIJE TE VIJE JETEN TENDE NE RREZIK PER NJE AKT TE TILLE PATRIOTIK SIC E VURI KY DJALE ME NOFKEN BALLIST,PER TE PERFAQESUAR KOMBIN SHQIPTAR NE NDESHJEN SERBI- SHQIPERI PERFAQESIM QE I ISHTE MOHUAR.

  13. Feritis says:

    O Bushat si shume here te tjera, ja ke fut kot plako.

    Ti quaje si te duash por ai gezon simpatine shqiptareve ane e mbane botes.
    Ty mund te duket si aventurier, por ai deshironte nepermjet aktit te tij te guxinshem te kenaqte mijera tifoze.
    Me te vertete nuk krahasohet me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin por dije qe eshte shume here me patriot se ty dhe trim gjithashtu. Ju patet frike nga droni qe doli papritmas ne fushe, imagjino te tjerat. Keshtu qe nuk ja zbeh dot vlerat, mos u mundo kot, se me shume te bien vlerat ty si gazetar a analist qofshe.

    Ndaj plako ja ke fut kot. Ai do mbahet mend gjate, sa per histori si dihet rrjedhin gjerat.

  14. ky ballisti esht nji tip tipik shqiptar
    aventurjer.
    madje ai esht personifikim i kombit shqiptar
    po te shofesh historin dhe politiken shqiptare del se ato kan nji doz te madhe aventure.
    shtet aventurjer.
    bejn aventura si komb.
    a nuk ishte aventur “lufta parimore kundra imperializmie revizjonizmit” kundra gjith botes pra.
    a nuk ishte aventur politika shqiptare e vetizolimit
    po 2 korriku aventuror?
    po tash shteti aventur i aventurjerve shqiptare qe mbushen boten me aventura refugjatesh me skafe maune e mushka nga mali e gomone aventure nga deti.
    po aventura e vizave fallco
    po aventura piramidat ’97?
    po zgjedhjet me votime aventur
    po qeverit aventur
    po kryeministrat aventur si sala me te tjer>?
    dhe tash i kan hy aventyres europse por me duket se do perfundoj keq se do hyjn ne europ kur europa te shperbehet.
    vari kart!

  15. z says:

    Beri cberi ballisti ujin e pruri ne mullirin ton ti ca ke ber o i zgjuti analist , paskemi me shumic ne , per kete vend pervec ca analizave qe na trullosin koken. 1+1=2 kaq thjesht jan gjerat sjan aq te koklavitura sa i paraqisni. Ideja e ballistit ishte gjeniale ne nje stadium qe slejohet asnje shqipe vjen flsmuri shqipeve nga lart. Shum e thjesht gjeniale patriotike te gjitha te mirat i kishte. Ballisti do mbahet mend gjat o bushati ti po sshkrove me brockulla do harroesh qe neser tung

  16. Flamur_Vlore says:

    SHARLATAN GAZETAR SIMOTRA JOTE HENRI CILI DO ISHTE ME I THELLE NE KETE DISKUTIM DHE JO KAQ I PERCIPT O I PACIP!!!

  17. Marku says:

    Heren e pare patriotizmi i “Ballistit ” na kushtoi 100 mije euro (aq e gjobiten FSHF-ne.Kkam frike se heren tjeter do te na kushtoje me shume dhe nga nje patriot i madh ,ne moment perfundon ne krahun e kundert.Keshtu po i ndodh dhe Ivanovicit serb qe hyri ne fushe,po e akuzojne si spiun dhe si shkaktar i humbjes se Serbise ! Prandaj duhet patur kujdes ne shpalosjen e patriotizmit !

    1. Flamur_Vlore says:

      KRAHASON NJE DHUNUES NJE SHKATRRUES NJE BARBAR SERV ME NJE TRIM INTELIGJENT QE BERI VEPRIMIN ME ELEGANT TE MUNDSHEM MES NJE TURRME PREHITOSIKESH QE I TMERRON JU VESH SYTE NJE FLAMUR QE VALVITET—-ALBANOFOBIA KA THEN SALI RAM BERISHA DHE PASKA QENE E VETMJA FJALE ME MEND QE KA THENE KETO 25 VJET AI SRB

  18. Dritëroi says:

    Sidoqoftë zoti Bushati,

    Ai djali kuksian, Isamail ‘Ballist’ Morina, që ngriti në mes të Beogradit dronin me simbole shqiptare, patriot në shpirt apo aventurier në sjellje, siç po do që ta etiketosh ti, do të mbetet në historinë e Shqipërisë për një kohë bukur të gjatë, edhe shumë e shumë vite pasi ti zoti Bushati, do të jesh harruar tërësisht edhe si njeri, edhe si gazetar apo opinionist mistrec dhe mburravec.

    Po tani për tani, mund të konstatohet me siguri se, është e mjerueshme dhe qesharake nga ana jote, zoti Bushati, që të ndohtësh aktin me fraza si, “kishte ndënjur 17 orë i fshehur në ferra”, para se të lëshohej droni.

    Edhe komandot speciale amerikane që eliminuan Bin Ladenin, nuk kishin dalë duke bërtitur nëpër Pakistan se kemi ardhur me këtë mision, por rrinin fshehurazi dhe vepruan natën për të zbatuar detyrën e tyre.

    Më së paku, ti vetë atje në Beograd, ku kishe shkuar zyrtarisht si mik dhe me mbrojtje institucionale, nuk na tregove ndonjë trimëri të madhe.
    Të kishin detyruar te mos mbaje as flamurë dhe as distinktiva me simbole shqiptare, të fërshëllenin dhe të shkërdhenin himnin kombëtar të thërrisnin korrazi, mu në surrat: Vdekje shqiptarëve!

    Dhe ti, o Bushatlli, rrije si mut dhe nuk bzajte, as protestove, as u ktheve përgjigje me të njëjtën monedhë, as me forma të tjera.

    Ah më fal, ti nuk i bëre këto, jo se nuk ishe trim e levend, por sepse nuk ishe aventurier!

    1. aristidh says:

      Te lumte Dritero! Eshte reagimi me i goditur e me i pjekur nga te gjithe.

  19. petraq says:

    ballisti nje intrigant provokator qe duhet te denohet per ate qe ka bere se nu e ka vene njeri dhe ka turperuar shqiperine

    1. Ardi says:

      Foli edhe petraqis!

  20. berti says:

    Aventurier dhe gomar. I mbertheu shqiptaret edhe njehere me diskutime bosh per flamur e patriotizem fals (se patriotizmi i vertete eshte ndertimi i dy shteteve moderne shqiptare, qe te jene shembull pozitiv ne Ballkan, te pakten) dhe e ktheu opinionin publik te pakten 25 vjet prapa. Na rrofte

  21. Para Laci says:

    Aventurier esht me profesion, O Bushat, por qe kte rradhe ka zgjedhur te perdori patriotizmin si shfaqje per publikun.

  22. populli says:

    per mua “ballisti” eshte nje Isa Buletin dhe Ismail Qemal sepse akti i tij beri Brukselin dhe Gjermanine te ulen ne tavolina dhe te bisedojne ku jo vetem aq por u mor nje vendim ne favor te shqiptareve!

  23. odysseus says:

    Ballisti eshte vetem nje scapegoat…ose sic i thone ne Sicili nje dele e urte (fshataret qe merrnin persiper krimet e boseve te Mafias/dhe benin burgun per keta)…serbet e dine prandaj nuk merren me me te…

  24. Isa Buletin/Qemal says:

    “ballisri” meriton nje perqafim te forte nga te gjtithe shqiptaret dhe kosovaret ane mbane …

    dhe ky gazetari tradhetari eshte nje qurrash!

  25. dikushi says:

    Pa aventuriere ( trimat) nuk do kishte Shqiperi sot mer mik. Ti rri meru me SB dhe ER, bej edhe no I shkrim

  26. Z/Kallami says:

    Mbas gjithe ketyre 25 vjet katrahur e shtetit te pa shtet shqiptare.Me vepren e Ballist Morines ndjeva krenari kombetare qe ia plasi zemren shkijeve te Beogradit bash ne voter pikue prej qiellit.
    Me vjen keq per ty Andi Bushati.
    Ke shpike e shtjerre gjithe langun e trunit po ne fund nuk na ke thane asgja.Mbasi Ti do te shkruash e do te shkruash ne gazeta dite e nate.Vala e historise nuk do te cilesoi si teper i zoti ne profesion e kalemit te gazetarise.Ndersa Ballist Morina do ngelin ne histori jo ma pak se Milosh Kopilici ne fushe betejen ne Kosove.
    Ti shkruaj si te vije per doresh e per mendesh per ballist Morinen.Aventurier,patriot.Ti vec mbush oreksin e te shkruarit.
    Morina do ngelin jo vetem si Miloshi.Po edhe si Isa boletini me allti qe edhe ne Londer nuk u dorezue ne zyren e diplomatit Anglez.Edhe si Ded Gjo Luli,qi i ktheu padishahut pergjigjen “Kurr bojen mos ta pafsha”.
    Sepse “Padishahu” i kishte ba thirje apo vjen.Ne mos ardhesh,une nuk do te vi tek Ti.
    Veprimet e dekikut te: Milosh kopilicit.Isa Boletinit,Dede Gjo Lulit dhe ne fund te Morines jane pika kyce kulminante te paperseritshme qe permbush patriotizmin dhe filozofin sa per 1000 biblioteka.

  27. bucko says:

    Po qe ja fusni pordhes te gjithe shqipetia provokoi ne serbi mendoni ca do bejne serbt ketu mos i fryni kot ballist e partizan

  28. bucko says:

    Ndaj kujdes se serbt kane te drejt

  29. maraku says:

    Nje aventurier qe fshihet mes ferrave si nje femije ters qe nuk mendon per asnje pasoje qe mund ti ndodhe te tjereve nga veprimet e tij , qe mund ti kushtonte edhe me jete atyre djemave qe luanin ne fushe dhe ky koke leshi na qenka patriot me nam !! Idiotizma qe ne shqiptaret i bejme dhe mburremi me to . Ky veprim eshte dhe do mbetet thjesht nje HAXHIQAMILIZEM I DITE VE TE SOTME .

  30. Flamur_Vlore says:

    KETU KENI PERGJIGJEN QE SI JEP DOTE MEDRIOKRITETIT DHE SHARLATANIZMIT TE TIJ KY ANDI NE KETE SHKRIM PROVOKATIV SI ATO PROSTITUTAT ME FOTOT E TYRE DOMETHENESE —KENGET I KENDOHEN TRIMAVE DHE NJEREZVE QE DIC BEJNE https://www.youtube.com/results?search_query=keng+per+flamurin+beograd+

  31. Kujtimi says:

    Bushati ka pjerdh o shoku

  32. jim Lazy says:

    ”Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve.”(ku e fut veten ti zuzar apo kombetar????)
    Faik Konica,

  33. A.R says:

    Dy mundesi ka:
    1) Eshte IDIOT i pashoq te cilit i ka ngecur mosha ne vitin e peste.
    2) Eshte nje mashe e qarqeve ultra-nacionaliste serbe qe u mundua te na demtonte. Por ja qe zjarri ndonjehere djeg doren qe e ve.

    Sidoqofte, perpara se te brohorisni me patriotizem, shihni sfondin e flamurit etnik: SFONDI STERR I ZI! Kur flamuri shqiptar e ka te kuq.
    Ky flamur me teper se tonit i ngjan flamujve qe valeviten ne tokat ku sundon terrorizmi vehabist i seres saudito-katariote; ngjyren e zeze te te cileve shume shqipfoles te Republikes se Kosoves dhe asaj te Maqedonise – madje dhe te Shqiperise se Mesme; e tundin ne ere me ngazellim injorantesh.

    Me pak fjale, as hero e as aventurier, por keqeberes, perçares, demtues i kombit te lashte shqiptar!

    Andrea Radi

    1. Knida says:

      Te 2 mundesite jane te sakta.

  34. mistomame says:

    po ju harruat qe do te paguajme 100mije euro per dronin. dhe nuk do ti paguaje ismaili por neve, nga xhepat tane. dhe pse? sepse ismailit iu tek te behet hero e deshiron te hyje ne histori. cfare heroi more, ai eshte thjeshte nje katunar qe do me hy ne histori. e per kete duhet te paguajme 100mije euro. po sikur ti teket te gjithe katunareve shqiptare te hyjne ne histori e dini sa shkon pagesa?? dhe kemi pak katunare ne shqiperi ne.

    1. grameno says:

      O Mistomame,ne gjermani mistomame o thone bagles se vjeteruar.pra ashtu edhe nga mendimi na qenke,i bej thirrje federates se futbollit,te hape nje gjirollogari per kto 100,000 euro ne gurbetqaret do jemi ne gjndje ta heqim ket hargjim,vetum mbylleni ate hale te ffliqur se na bet hore,per para nuk shitet nderi o i mjere o mistmama(o bagel e vjeter)

  35. lulzullap bin bela al bashar says:

    Respekt andi. Je djale me kulture. Djale tirane.
    Besoj edhe ti nese i lexon keto komente tmerrohesh nga niveli ulet i shoqerise shqiptare. Eshte e tmerrshme tejetosh me nje turme parahistorike ne te njejten kohe. E meritojne kur thone jemi pellazg. Pellazg jane akoma.
    Mendo kultura jote qe eshte e detyruar te jetoje e rrethuar nga kultura e morinave dhe ketyre shtazeve qe komentojne. Sa ta shikosh foton e morines te krijon pershtypjen qe eshte autik.
    Dhe une besoj qe ai vincier qe i hyfte vinci atij dhe ketyre e mos u dalte nuk ka pare kurre nje dron me pare.
    Te keshilloj te ikesh nga ky vend me njerez prehistorik qe vertetojne prejardhjen e majmunit. Nje komb qe krenohet me idiotsira.
    Nje komb qe kerkon te jetoje ne vjedhje e vrasje.
    Nuk e di se si kemi qelluar te jemi ne evrope. Habitem.
    Ptuuuuu. Rrace e felliqur qe krenoheni me njerez te cmendur.
    Prandaj kemi lene nam ne gjith boten.

  36. 14072015 says:

    ky bushati eshte totalisht nje komunist prosllav, dhe pse nuk me pelqen sala.. ja vlen te thuash qe jane bijte e eterve te tyre.

  37. Arber1468 says:

    Të jesh pak nacionalist nuk është turp. Morina me insiativë të vet bëri diçka si sfidë ndaj Serbisë që nuk lejoi tifozë shqiptarë në Beograd: e shoqëroi autobusin e ekipit kombëtar me policë me maska sikur gjoja po I mbronin: që bërtisnin në kor në stadium si kafshë prehistorike. E pra ai bëri diçka për hir të dinjitetit. Mjaft më kokulur po dinjitet. Po nuk respektoje vetveten sado modern të hiqesh të tjerët vetëm tallesh. Morina ashtu mendoi ashtu veproi. Po ju në ato momente a do veproni ashtu? Përgjigje pa hipokrizi pls.

  38. sokol says:

    O Bushat i ngrat!
    Shko e piqu me Karstriot Mutfarin dhe bani nje dore thashetheme bashke, por mos shkruni budalleqe, me te vetmin qellim, qe me ra ne sy gjasme se po bani ndonje analize.
    Ne fakt kjo qe po ban ti ashte aventure koti, jo ajo e Islam Morines.

  39. semanjaku says:

    Dhe ky ballisti trim priti e priti me ore te tera pas nje ferre per te bere aktin sublim per atdheun e tije,,,,dhe forcat e policise dhe te sigurise Serbe kalonin aty pari por ballistin e fshehur pas ferres nuk e vinin re,,,ai ishte strukur si nje lepur dhe priti momentin te leshonte kryevepren e tije,,,nje ballon me nje cop beze qe me shume anonte nga e zeza,,,per cudi kur ballona ishte mbi stadium ne njekend te tije pati shperthime te forta,,sigurisht ishte rastesi qe ato ,,,ballona dhe shperthimet ishin ne sinkron,,,dhe ballisti yne trim sic kane qene gjithmon ballistet,,gjysem i kerrusur i shpeton policise dhe sigurimit Serb,.Sna ngelet gje tjeter vetem te pershendesim ballistin patriot njekohesisht dhe forcat e siguris Serbe qe nuk e kapen dote.

  40. andrea says:

    Mund ta shohe gjithsekush ne kendveshtrimin qe do…fakti qe je njeri njeri publik dhe je analist nuk do te thite qe ke te drejte….e rendesishme per ne qe ndjekim kombetaren ne te gjitha aktivitetet e saj eshte qe tu tregojme te tjerve qe nuk jemi inferiore ne asgje…perkundrazi….ai flamur ne beograd ka bere shume te rinj per vete….shpresoj te jete vetem follimi i dickaje qe e gjith bota do n ket zili per menyren se si e duam vendi tone dhe kombetaren tone….te duam shqiperi…me ty perjet…

  41. Dibrani says:

    Hero apo aventurjer,…..c’rendesi ka ko lloj analize

    E rendesishme eshte , qe ate qe beri Imail Morina nuk e ka ber kush

    Edhe vet lufta e Kosoves apo ngjarjet ne Kumanove nuk ka be kaq shum buje sa ajo e Ismail Morines

    Ismail Morina dergoi nje mesazh qe ka nje pesh per nje Popull dhe si vend

    1)I tregoi botes harten , qe keto jan trojet etnike shqiptare

    2) Jemi popull Atokton

    2) I tregoi Botes se edhe pse jan munduar dhe mundohen me na mohuar lirin ,..ne rifitojme ate
    3) Na jep vlera si popull i zgjuar,…jo shum veta e kan prit ate qe ndodhi

    Me pak fjal ai beri dicka qe po ta analizosh thell situaten Shqiperi Serbi dhe zgjedhjen e tij, ndeshjen per kualifikim ne Europjan eshte gjeniale

    Hero apo aventurjer tregon llogjik te dobet si analist ,..Shum nga ju analistat e perdorni temen per pak publicitet per vete

    Ismail Morinen e keni smir per faktin se eshte nga Kuksi ,..dhe malsoret doni ti shikoni si malok ,.apo si te trashe,apo thjesht si shoqeri e len menjan

    Raliteti eshte Ismail Morina beri buje dhe i vuri Shqiperin ne syrin botror me mencuri

    Vetem mendo nje moment kush e merr nje aksion te till dhe te dal pa lagur ,…duke shpenzuar leket e veta

    Mund ti them me plot bindje patriot ,…dhe do ngelet ne histori ,..si’c dhe vet flamuri qe po behet trend

    Zemroi Serbot me aq keq sa nuk dishin c’fer te beshin ne sy te botes,..ne mes te Beogradit

  42. Dibrani says:

    Ismail Morina do futet ne librat e historis jo vetem ne Shqiperi ,..por ne rang Botror

    Dhe vet kryeminstri Rama nuk eshte kaq i famshem sa Ismail Morina

    Andi Bushati smir ,smir ,smir ,…ti je nje hic

    Te kam ven re kur jep opinion ,..dhe s’me ke pelqyer kurr,…perkundrrazi te iriton

    Nga qe analizat e tua jan pa pesh dhe thelb,….flet per momentin ne ate boten tende te cudirave

    Ti do harrohesh si hici ,…dhe emrin nuk ta dija e mesova nga Tema

    nga qe je person i degjuar shum!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  43. england says:

    Hyn apo jo ne histori kjo nuk besoj se eshte ceshtja,por qe te shtosh para ne banken tende o Bushat duke share Ballist Morinen,kjo pritet vetem nga nje rrace gazetaresh si ty,qe do i kishe mbushur breket ta shihje live Morinen ne ate kathedralen duke ngrit dronin,e jo me ta coje neper mend te bashkepunoje me te.

  44. unë says:

    Duket me shume si perralla me mbret! Nese vertete do te ishte ai, te ruante provat dhe tu shfaqej pas finalizimit te rezultatit dhe jo duke i prish pune e harxhuar leket e federates.

  45. Z/Kallami says:

    Jo,qe te bindet Bushati sa i vlene lekura te paraqiten te dy tek Serbi me Morinen dhe te shofin cilin po e bajne ferlig.Rri o Bushat e mos u ndiej.Me kete shkrim tregon veten se sa i pa formuem je edhe ne profesionin e gazetarit.Nuk ke bosht krijimtari mbi rrealitetin dhe vertetesin e shpirtit shqiptare patriot.

  46. evgjitngrenesi says:

    analistet ne shqiperi jane katandisur me keq se politikanet. njerez te shkombetarizuar,qe nenshrimin dhe legenlekun duan ta shesin si sjellje siperore. qenie te mjera qe shqiptaret po i lene pas. fryma kombetare qe po lind perseri,do na beje evropiane. inferioriteti dhe klientelizmi i politikaneve dhe gazetareve shqiptare vetem me uganden mund te krahasohet.
    te lumte ballist. shqiptaret jane me ty.

  47. Shkupi says:

    Qe ne titull nuk shkon, si mund te behet nje njeri hero, pa qene aventurier njekohesisht. E dyta edhe sikur te jete ne kerkim te fames ca problemi ka, ka njerez qe e kerkojne famen duke u shitur si shkerdhata, kurse ky rrezikon jeten. Shko vizito Beogradin per nje kafe shiko a ta mban, e le me ne naten e lojes. Respekte Ballistit nga Shkupi.

  48. Tirana says:

    ja me ne Funde edhe @ Andi Bushati..na doli me “Analizat” e tije..dhe perkufizimet e tije..si dhe na sjelle Paralele ndermjet Ismail Qemalit dhe Ismail Morines….
    Nje Pyetje ;pse nuk shkove ti Andi Bushati apo Fatos Lubonja..apo ndonje Llapaqene tjeter kafenesh qe te beje “Aventuren” e Beogradit??
    Ju jeni Putana Kafenesh..qe kerkoni te nxirrni Buken me Heroizmin e te tjereve…iko Pirdhuni…ja kur te na dali edhe @Halil matoshi “Analisti” Kosovare dhe do te na rrefej “Analizat” e Aventures se Ismail Morines…
    Akoma edhe nese do ta Quanit “Aventure”..ajo nuk eshte e tille @Andi Bushati..ketu kemi te Bejme me Inicjalet KOmbetare..dhe jo “Egon” Personale..more vesh???Duket se ti Andi bushati e kishe Menduar, por kishe “Frike” se Mose Ndotje Kostumin,,pastaj te pengonte edhe “Kullaroja” qe te Zvarriteshe ne bare…Zvarranik i merzitshem…A nuk eshte me mire qe ta Vulosni Kamaren…por vetem blla ..blla…??Respekt per ISMAIL MORINEN:::

  49. pali prej Shen Pali says:

    Per ç’ka ka ba ky Morina duhet fute ne burg dhe pse? .Ka shkaktue nderprerjen e nji ndeshje futbolli ,e cila duhej te ishte nji çfaqje e tolerances dhe bashkepunimit ndermjet popujve,siç asht futbolli dhe jo nji arene lufte apo mosmarreveshje.Nepermes atij droni jane nxite urrejtjet nacionaliste mes dy popujve dhe per kete ai duhet denue,por siç duket keto fakte nuk i mjaftojne prokurorise . Pavaresisht se kush dhe si e fitoi ndeshjen.Vendimi i Gjykates se Federates per mue ishte i drejte ,mbasi e drejta qendronte me futbollistet tone,por precedenti ,shkaktari i tij duhet denue qi te tilla nxitje nacionaliste te mos çfaqen ma ne sportin tone.

  50. xhateli says:

    sa i ngjan fatos lubonjes ky BYTHATI, VEC ME SERBET E KANE MIRE. SIC DUKET PAGUHEN TE DY AKOMA ME DINARE, E VERTETOJNE SE ASNJEHERE NUK KANE QENE E NUK JANE SHQIPTARE, POR SHERBETORE TE UDB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje