Berisha si fisheku në pajë

24 Korrik 2015, 19:17Blog TEMA
Berisha si fisheku në pajë

 

Brizida Gjikondi

Kompleksimi ndaj Berishës flet shumë më shumë se një inferioritet, flet qartazi për një kapje të mirëfilltë reciproke, ku gjithësesi gurat e shahut i luan ai, Berisha.

Ulja dhe dhe shkrirja si akullore e Ministres së Arsimit në krah të Berishës personalisht mendoj se ishte skandaloz, poshtërues, jo shumë për të pasi dihet që për atë punë janë aty ku janë për të qënë Rozafa vetëflijuese të burrave të pushtetit, por për dërguesin e saj.  Dërgues i cili vërtetoi se i vlen më shumë pushteti se morali, sidomos tani që kaloi lumin.

Fjalimet helmuese, denigruese të Berishës pa limit kohor, pa kod etik, moral, në kundërshtim me moralin e një kombi, me kushtetutën, ligjet dhe vetë rregulloren e Kuvëndit, vërtetojnë gjithashtu se sa e kapur në mënyrë reciproke është klasa politike shqiptare. Sa e neveritshëme është tragjikomedia që shfaqin para shqiptarve paturpësisht cdo të enjte.

Personazhi Berisha, kompleksiteti i figurës së tij makiaveliste nuk mund të zbërthehet me një shkrim, historiku i tij prej cerek shekulli, do mbetet një ndër periudhat më të zymta, antishqiptare, shkatërruese, vëllavrasëse për shqiptarët.

Mosndëshkimit të Berishës si fenomen tashmë i ka dalë boja.

Mosndëshkimi i tij 25 vjecar, vërteton rezultatin e lojës së tij diabolike, ai edhe kur nuk është faktor viziv i lojës politike, është fishek në pajë i pushtetit, pasi ka ditur, ka mundur ti bëjë të gjithë pis, ose ti sodisë e kundrojë me regjistrues ne dorë në pislliqet e tyre. Mëkatar nuk lind, bëhesh.

Shqipëri, 2015, një epokë që sdo doja ti përkisja.

12 komente në “Berisha si fisheku në pajë”

  1. TJ says:

    Berisha eshte krimineli i shqiptareve!Deri kur?!

  2. Daja says:

    Kesaj kohe do donin ti perkisnin vetem ata qe jane zhytur ne pisllek nga keto pislliqe te pafundme por cti besh koha ecen dhe nuk kthehet mbas qe ti fshije keto vite.
    Tranzicion I gjate I hajnave, I krimineleve, I hajduteve, I atyre qe bosht orientues kane te zhvasin sa me shume dhe ta hipotekojne copat e pafajshme te asaj shqiperie qe eshte nuse e pa nuseruar qe eshte NENE me djem e vajza te ikur nga tmerri e kusaria, Nene plot mall e shprese se nje dite do shohe dite te mira , plot shprese se nje dite do veshe rroba te pastra e rrudhat ne ball do I kene hije, Nene qe femijet si zogj do I qendrojne perrreth e nuk do I largohen sikur te ishte nje gjallese pa kuptim (me vjen zor te them ndonje flale tjeter )
    E kam thene dhe po e them prape;
    HAJNAT QE ZIHEN E KACAFYTEN PER TE COPETUAR KETE VEND NE MOS I VRAFTE NDERGJEGJA TA DINE MIRE SE DUHET TE KENE FRIKE . FRIKE NGA ZGJIMI, FRIKE NGA HARAMI, FRIKE NGA URAGANI I MADH QE DO I PERFSHIJE NJE DITE DHE SDO DINE KU TE FUTEN… TA DINE SE KJO DITE SA VJEN DHE AFRON . VETE HAJNAT E AFROJNE ATE ME PANGOPESINE E TYRE.

  3. Labi Vlore says:

    Ministrja Lindita Nikolla duhet shkarkuar urgjentisht.Nese Rama heziton ta shkarkoje,do jete shume vone.Jam plotesisht i bindur per kete.Rama duhet urgjentisht ti therrase mendjes.Nese Rama dhe Ministrat e tij jane te kapur nga Berisha,duhet urgjentisht te jape dorheqjen,perndryshe do te perfundoje shume me keq se Fatos Nano.

  4. Arber says:

    Bravo Brizida! Fjala me e goditur ne kete shkrim eshte -fisheku ne paje- por ne Shqiperi kane vdekur burrat e zakonit.

    1. Kritiku i pa varur says:

      Te lumte bukur ja ke thane !!! Turp njeqind here turp per Edi Ramen se minstrja s’mund ta kete bere me koken e saj, sa nje dardhe, pa bekimin e ustait te saje.

  5. rasputini says:

    o katnar!
    ne c epok njerzimi
    do donte njeriu te ishte shqiptar?
    pyeti nonqimi.
    ne epoken e majmunit !
    tha darwini,
    po pse?
    u hodh nje djalosh gazmend
    sepse atehere s kishte parlament
    tha nji levend.

  6. latif says:

    Shume poshteruese.Mu duk kjo Nikolla si gruaja Rames,qe i lutet Berishes t`i fale burrin.

  7. afrimi says:

    Shkurt dhe sakte. Por per Berishen duhen te kene mbaruar shkrimet. Ai tani eshte jashtenjerezor, por jo kafshe se i merr te keqen maces time qe kam ne shtepi e qe kenaqem me te dhe nuk e shkembej as me nje gje. Duhet ta bojkotoni Berishen, te dashur gazetare te shkrimit e te medias vizive. Duhet ta bojkotoni. Lereni mediat e Bexhetit italian te flasin per te dhe gazeta e Fahri Balliut. Bejeni prove se kjo eshte protesta kunder kesaj te keqje e shtypit dhe medias. Ja leni dores tij ta trumbetoje ca kohe sa te mbaroje reforma ne drejtesi.

  8. Socialisti bythpambuk says:

    Shume sakte Brizita , vetem shkruaj me shpesh deri sa njerezit ta njohin se kush eshte Edi Rama.
    Edi Rama eshte fatekeqesia me e madhe e ketij vendi (kuptohet pas Sali Berishes )

  9. timo says:

    Me sa duket nuk do të ketë më të majtë e të djathtë por vetëm politikanë të pështirë.

  10. LORA says:

    Pertej tragjikomedise se te enjteve dhe kalimit te sukses-shem te lindita nikolles ne breket e dhjera te dr.tritolit,une shoh e dashur Brizide rritjen progresive te kontove te pushtetareve,ne mbulimin e te cilave po luhet cdo kurvllik ,ne kurrizin,nderin dhe xhepin e shqiptareve.

  11. Laja says:

    Brizida, ka ardhur koha qe Lindita te quhet si meriton : Laje,

    Por edhe Laja ishte shume me lart se Lindita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje