Berisha-Tahiri, pse urrehen kaq fort?

24 Korrik 2015, 19:15Blog TEMA
Berisha-Tahiri, pse urrehen kaq fort?

 

Ose prindërit e fëmijëve dhe fëmijët e prindërve

Lorenc Vangjeli

Që Sali Berisha dhe Saimir Tahiri janë njohur për herë të parë nën një hënë të keqe, kjo është një gjë që e di edhe Doktori, edhe ministri. Që kanë alergji dhe antipati të plotë, të thellë, jo vetëm politike, por dhe personale, kjo është një shfaqje që shqiptarët e shohin sa herë ata të dy janë pranë njëri-tjetrit ose sa herë ata janë larg dhe kujtohen për njëri-tjetrin.

Konflikti mes tyre është si dikur në Luftën e Ftohtë: konflikt total dhe një ndarje totale e asgjesuese mbas një perdeje të hekurt, mosbesuese dhe mohuese të gjithçkaje të njërit tek tjetri.

Në fakt, në vështrim të parë këto dy personazhe janë shumë larg dhe teorikisht duhet të kishin shumë pak hapësirë për t’u kryqëzuar me një urrejtje kaq të thellë dhe dërmuese. Kanë shumë diferencë moshe, kanë diferencë në formim dhe në mënyrën e ardhjes në politikë. Sipas bindjes që prologu të kushtëzon edhe epilogun.

Megjithatë, së paku nga njëra anë, pakkush nga socialistët mund t’i errë aq shumë sytë Doktorit sa Tahiri. Dhe së paku nga ana tjetër, Tahiri është nga të vetmit vijimëtarë si dje edhe sot, në të njëjtin stil betejash kundër Doktorit.

Sherri mes tyre ka vite që ndodh. Duke nisur prej gjashtë vjetësh kur Tahiri morri mandatin e parë si deputet dhe u bë një nga opozitarët më të zëshëm kundër Doktorit, atëherë në mandatin e tij të dytë. Tahiri u identifikua fort fillimisht sepse ishte nga të rrallët deputetë socialistë që nuk përtonte të dërgonte kurajon e tij politike nga ekrani në ekran e nga studioja në studio për hir të bindjes politike. Për më shumë, kjo ndodhte në kohën kur një pjesë jo e vogël e deputetëve socialistë, ose shanin pas shpine kryetarin e tyre Rama, ose merreshin me punët e tyre vetjake që përfshinin edhe flirtin në distancë apo në afërsi e fshehtësi me Doktorin.

Në atë kohë, Tahiri ishte nga të rrallët e sojit të tij që i përmendte Akilit thembrën, domethënë, i përmendte Doktorit dy fëmijët e tij. Kjo ndeshje e vazhdueshme e kishte tërhequr zvarrë më shumë se njëherë deputetin socialist në dyert e gjykatave, aty ku hija e Doktorit ishte shumë e fortë dhe basti i deputetit me fëmijët e Doktorit ndahej shpejt e thjesht: njëri shpifës, të tjerët viktima të shpifjes që duheshin dëmshpërblyer.

Rotacioni i solli socialistët në pushtet dhe rolet u ndryshuan. Tashmë ishin gjithë të tjerët që donin të ishin sa më pranë e më poshtë hijes së gjatë të Ramës, të shndërruar në kryeministër dhe sa më larg ish-kryeministrit. “Ish-i”, sipas traditës që tregon se çfarë ndodh me kalin mbas kalimit të lumit, ishte shndërruar në një tabelë të mrekullueshme qitjeje, që kur goditet, dëshmon besnikëri dhe aftësi për të shërbyer. Dhe socialistët e bëjnë sot të gjithë e pa përjashtim.

Ndeshja me Doktorin shërben edhe si alibi për çdo mosrealizim të mundshëm të të majtëve. Sepse sipas zakonit shumë të vjetër në Shqipëri dhe sërish sipas traditës për të krahasuar “dje me sot-et” dhe për të dëshmuar diferencat e progresin, Doktori vlen edhe në një plan tjetër. Ai është gjithmonë pika e krahasimit për të treguar çfarë bëhet mirë sot sepse dje ishte bërë keq ose që çfarë do që të ndodhë sot, nuk mund të jetë më keq se dje.

Njëlloj siç ishte dikur Ahmet Zogu për komunistët e Hoxhës.

Një nga të vetmit që nuk ka ndryshuar në këtë ripozicionim sherresh është çifti problematik Berisha-Tahiri. Por me role të ndryshuara. I dyti përdor të njëjtin regjistër opozitar si dje, por me kostumin e rëndë të ministrit të brendshëm që tregon çfarë po bëhet mirë sot duke dëshmuar edhe se çfarë është bërë keq dje. Dhe mbi të gjitha, kur vjen momenti apo më saktë kur e kërkon momentin, e trajton sërish Doktorin si Akilin sepse e di ku i çalon thembra. I përmend fëmijët dhe kaq mjafton që lufta mes tyre vetëm të vazhdojë. E egër dhe pa kompromis. Por nuk ka ndryshuar as Doktori. Me siguri do të donte ta bënte fiks të njëjtën gjë si Tahiri, doemthënë të kishte “prova, fakte dhe grupfakte” që djali i ministrit, sa për të marrë një shembull, është bandit e trafikant. Por ai i shpëton nga radari dhe i rri larg nga goja sepse është fare i mitur dhe vetë Tahiri është ende një burrë i ri në moshë. Por në luftën dhëmb për dhëmb të “çiftit” asnjë armë nuk është e pistë. Dhe Doktori nuk përton të kacaviret tek gjyshërit e të miturit, tek prindërit e ministrit. I quan trafikantë e grabitës. I përmend me emër e mbiemër në parlament dhe nuk lë fjalë të ligë të fjalorit pa jua veshur si këmishë force. Bëmë baba të të ngjaj, kësaj here quhet politikë! Ose vazhdon të jetë politikë qarku i mbyllur mes prindërve të fëmijëve dhe fëmijëve të prindërve. Por nëse një prind ka gjithmonë përgjegjësi për fëmijën e tij, një fëmijë thjesht mund të nderohet apo të poshtërohet nga emri që i kanë dhënë prindërit.

Vetëm komunistët dje mendonin si Berisha sot!

Por dhe ky nuk ishte kulmi i të enjteve normale të parlamentit. Sepse u tha edhe që punonjësi i policisë në Lazarat është ekzekutuar nga “miqtë e partisë”. Çfarë mund të ketë pas saj? Politika shqiptare ka dëshmuar se asnjë kulm i saj nuk është përfundimtari sepse vazhdimisht e vazhdimisht prodhon të njëjtin bulmet të helmatisur me kulme që ndjekin njëri-tjetrin.

Në parlament u përmend droga, paratë e pista, u përmendën edhe vrimat e dukshme dhe ato që njeriu i fsheh nga sytë e dynjasë edhe pse i ka gjithmonë me vete.

Vetë kryeministri Edi Rama foli disa herë. Ai përdori shumë shpesh një togfjalësh: spital psikiatrik. Duket se është deklaratë dëshpërimi. Sepse nuk ka Doktor që do ta shpëtonte parlamentin e sotëm shqiptar, me atë çfarë ndodh brenda gardhit të tij. Madje as nuk është punë doktorësh, sa kohë që një Doktor e solli virusin e kësaj mynxyre. Ka vetëm një zgjidhje: sëmundje si kjo nuk merren seriozisht; ato kalohen me të qeshur. Edhe nëse ky spital psikiatrik, siç thotë kryeministri, është duke jetuar nën një hënë të keqe. Si ajo hëna nën të cilën u panë dikur Doktor Berisha me Saimir Tahirin. Siç janë parë gjithë armiqësi kundërshtarët politikë në këtë vend që nga koha kur ky vend u bë shtet.

19 komente në “Berisha-Tahiri, pse urrehen kaq fort?”

  1. sit.. back....and relaks → says:

    Lenci, nqs tahiri ja fut pordhes pa fakte apo grupfakte per femijet e saliut ath dhe saliut i lind e njejta e drejte apo jo? ti thua pse merret saliu me prinderit dhe gjysherit e tahirit, dakort, por pse tahiri merret me femijet e berishes dhe jo me berishen. Berisha te rrime shtrember e te flasim drejt po ia kthene kusurin tahirit me te njejten monedhe, tahiri i akuzon familjen edhe berisha pergjigjet po njesoj. ti thua berisha nuk ka fakte, ok, por edhe tahiri nuk ka fakte per ato qe akuzon, sepse po te kishte sot do ishin femijet e berishes ne burg dhe tahiri zotni burre. por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhe as ne te ardhmen e larget. fakti eshte qe berisha gjithmone ka reaguar kur tahiri e ka provokuar, nuk ka ndodhur asnjehere e kunderta midis te dyve. nqs tahiri ka gje me femijet e berishes te sillet institucionalisht pasi eshte minister ne pushtet e jo ne opozite qe ben gam gam. berisha ia tha troc, nqs femijet e tij kane shkelur ligjin te shkojne ne burg. tahiri te gjeje provat dhe ti coje ne burg. gjithe pjesa tjeter e debatit eshte leng groshe per konsum politik per te bere sikur zihen e shahen nderkohe qe ketej puthen.

    P.S
    Mero gjej naj foto tjeter te ketij lencit per ilustrim artikujsh, nuk e dija qe e kishe kaq inat po te pakten na kete na e kurse se sa here shikoj foton me perzihet. nqs ske foto tjeter te pakten sfumoja qe te duket enigmatik.

    1. da italia says:

      o te qifsha robt ty ene saliut
      po t’dhimset sali berisha ty kurv mediatike ,qe ka vra njerez te pafajshem ?
      ju duhet me ju shkerdhy robt te tanve kurva mediash
      yt tq rbt

      1. Zogu, vazhdo shtyp kastravec me bythe se ate pune e ben mire.

  2. Dibrani says:

    doli ky flliqesira,…i mungon vemendja morrit

  3. Bishop says:

    Filma me bojra theshin te moçmit

  4. arben says:

    Përsiaje me zë të ngjirur në zagushi!

  5. Artur says:

    Lorenco, eshte perballja e te bardhes me te zezen, e te mires me te keqen, rrugacit me te ndershmin, vagabondit te droguar, me ate qe pi vetem nje birre, bastardhit me seriozin, banditit me ligjin, kontrabandistit dhe shtetarin, hajdutit me patriotin, etj etj. Kjo perballje do vazhdoje deri sa limoni-kamikaz Tahiri do perfundoje viktime e atyre qe e fryen si tullumbace, te cilet do e leshojne ne drejtim te paditur derisa ti mbarohet ai pak “shpirt” qe ka. As ju gazetaret nuk do e mbroni me.

    1. Klaus says:

      Të q…derri nënen o Artur…

  6. Besim says:

    Lorenc mos i bej me keto pamflete afer akshamit se truri te eshte lodhur, mendja e topitur, shpirti i shkalafitur.Nje gje nuk arij te kuptoj pse keta rilindasit ariten para zgjedhjeve kur ishin edhe ne opozite te realizonin nje video-konference me ate arabo-indianin qe donte te investonte ne Porto Romano dhe i kerkeuan % e fitimit, dhe zot qe i kane te gjitha pse nuk mundin ta sjellin te flase live dhe bile ti japin mundesi te investoje ne shqiperi ate qe nuk realizoi dikur? Qe Xeni nen udheheqjen e te jatit ja luajti fene kemi degjuar pa fund, po rilindasit qe kane 2 vjet ne qeveri dhe nuk pushonin se akuzuari a nuk po mundin dot te pakten ta conin nje dosje ne prokurori dhe te dilnin para popullit qe ne e beme punen tone, tani te veproje drejtesia. Po na cane bythen dite per dite Xeni Gita, vodhen, vrane e prape hic sikur te jene akoma ne opozite.

  7. latif says:

    Sigurisht doktorri ka plasje,qe Sajmir Tahiri beri karjere me paudhesite e femijeve te Berishes.Ai kerkon te barazohet duke i permendur prindet,por femija nuk i pjell prindet,si rrjedhem nuk ka pergjegjesi.Vetem enverizmi i denonte femijet per shkak te prindeve.

  8. GAMORI says:

    SALA DO FITET NE BURG PRANDAJ NUK E DON TAHIRIN

  9. qazimi says:

    Per deri sa nuk jeni te zote’ qe t’i coni ne gjyq per te gjitha AKUZAT KRIMINALE qe i beni,atehere hani …MUT…kot!!!

  10. saimir says:

    Berisha urren emrin Saimir qe NE 1992

  11. ADRENALIN says:

    Kemi 100 vjet shtet, po nderojme diktatore dhe horra.

    Nuk lane gje pa vjedhur,pa grabitur, te gjitha poshtersit i bene, shahen e cirren per nenat,motrat e femijet e tyre dhe ne fund pergjerohen e flasin ne emer te ketij populli. Ne mengjes i shikon rrugeve te tiranes me makina lluksoze, neper televizione i nderojne robat me shume se kurvat,e darkave numerojne parat mos ju del ndonje poshtersi mangut.

    MIRE SE ERDHET NE 2015.

    A DO TE BEHET SHQIPERIA NDONJEHERE?

  12. Mark Gjonaj says:

    Replike me komentuesin “BESIM”

    Sinoptika artistike e shkrimit te Lorencit per perplasjen e ministrit Tahiri me te merzitshmin Berisha, ne fund te fundit pikerisht parashtron ate qe thoni ne fund te komentit. Por te mos harrojme se te dy jane shqiptare; Tahiri po bene maksimalen per te kryer detyrat, ndersa edhe i dyti po kete bene, por per te sabotuar, per te percmuar, ulur dhe pse jo dhe per t’u mbrojtur, sepse Berisha eshte dhelper e dine fundin e tij, me miratimin e plote te kuadrit ligjore nga mesi i vjeshtes, qe me i shumepritur po behet per nderkombetaret se per shqiptaret. Berisha deri dje i ankoheshe Europes se nuk na lene komunistat te vime tek ju, por tani eshte Europa dhe Perendimi qe me padurim kerkojne ndeshkimin e ish kryeministrit komunist shqiptare dhe kete Rama duhet ta beje me dokumenta e prova qe i gjene kudo ministri Tahiri dhe s’ka nevoje fare t’i thote qe ngreje koken dhe me shiko ne sy! Nuk eshte vetem Berisha qe e ka kercenuar ministrin, eshte dhe Mesila Doda, kur i ka thene se do te varim te palmat! Por ministri duhet te gjeje provat kush fshihet mbas gjithe atij diversioni, mbi shtyllat e tensionit, mbi hedhjen ne ere te objekteve private, per vrasjen me terror te subjekteve e biznesmeneve te ndryshem; kush qendron mbas grupimeve, kultivimit te droges, kush ju bene thirrje qe keto qendra te paralizuara nga Rilindja, te rikthehen perseri ne kushtet e perparshme, kush fshihet mbas aksionit te banditeve te Lazaratit qe hapen zjarre dhe vrane punonjesin e RENEAS! Besim, mos u nxito, dite te mira pasketaj vine!

  13. Ah mor Lorenc says:

    Po si mund te krahasosh nje doktor I njohur dhe I respektuar ne tere Europen, me nje drogaxhi, I semure mendor, kriminel dhe I shpifur. Nese femijet e berishes Kane vjedhur-FUSNI NE BURG, o sot o kurre. Po me gjase ata jane ne rregull me ligjin dhe keta pushtetaret jane te inkriminuar sene kohen e hoxhes, andaj z vangjeli mos e perlyej inteligjencen tende duke sulmuar berishen kur nuk e meriton Pasi ai eshte thjeshte Deputet

  14. beth says:

    Lorenc,do te jepja nje keshille meqe jam pak me e madhe nga ti.-Mos e lodh shume veten me stile te tilla te shkruari ku here pas here bije ne kundershtim me veten .Do ishte me vlere te na kishe shkruar fjala vjen-kush eshte debuteti qe ka porosit vrasjen e gjyqtarit?Pse krye-polici Didi ka bere presjon per te heshtur Julian Sinani?Per ne qe nuk jetojme ne shqiperi keto jane ngjarje qe do trondisin boten.Ju si gazetare pse nuk u interesojne keto “thagma”?Le te flasim per Berishen kur tja vleje te flasim per te.Tani do donim te degjonim-kush debutet urdheron vrasje gjyqtaresh?Vertet ti gazetar nuk kupton se cka percjelle telefonata e Julian Sinanit?Thua vertet qe ti te kesh humbur ndjeshmerine ndaj krimit deri ne kete pike sa te merresh me pyetjen pse zihet tahiri me berishen kur nje debutet ka urdheruar vrasje gjyqtari?Eshte turpi i te gjithe gazetarve te shqiperise ne se ju nuk trajtoni kete ze qe mezi theu hekurat e burgut per te denancuar.Provo lorenc te gjesh kush eshte debuteti-kriminel.Provo dhe mbase do jesh me fat te zbulosh qe ai nuk i perket pjeses tende te preferuar.Pastaj ,pastaj po deshe na shkruaj edhe perralla po deshe,edhe poezi.Misjoni juaj eshte te zbuloni dhe jepni fakte,komentet jemi ne gjendje 3-4 miljone qe ti bejme.Kujdes gazetar ,keni misjon,misjonin e te vertetes,qe ne e pranojme edhe pa komentet tuaja.NE KEMI NEVOJE PER TE VERTETAT QE JU NUK PO NA I THONI.E VERTETA ESHTE MISJONI JUAJ.

  15. Dukes Vapa ndikon shume ,sidomos krahasimi me zogun. Nivel I dobet shkaravinash.

  16. psy says:

    Kur do kuptoni se Sali Berishes nuk ka doktor qe i ben derman…as psikiatrit…ka personalitetin me te poshter qe ekziston ne te gjitha klasifikimet nderkombetare te semundjeve psikiatrike..;e vetmja gje qe i ben derman eshte ligji.Ligji,pasi keta tipa mendojne se jane ata ligji dhe per rrjedhoje bejne shkelje te renda ligjore!
    Beni reformen ne drejtesi dhe paditeni,futeni brenda dhe lereni te kalbet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje