Ku dallon demokracia qytetare nga demokracia militante

27 Korrik 2015, 12:33Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Ka shume tregues, por kryesori eshte debati, sa pushtet kane partite dhe anetaret e tyre?

A pranojnë partitë të bëjnë ndarjen e shtetit me pushtetin, postet civile me postet politike? Shqipëria është një shembull negativ dhe me kontrast të thellë.

Tabela ilustruese e raporteve midis anëtarëve zyrtarë të partive politike, numrit të votave dhe përqindjes në vendimmarrje tregon diferencë të thellë midis modelit thellësisht militant e partiak shqiptar me modelet e vendeve demokratike evropiane (Gjermani, Britani, Itali e Francë).

Në Shqipëri dy partitë e mëdha deklarojnë 206 mijë anëtarë por marrin vetëm 731 mijë vota, së bashku me LSI raportin shkon, – 3.6 vota për cdo anëtarë partie! Nëse supozohet se një anëtar përfaqëson një familje, atëherë partitë marrin vetëm votat e anëtarëve/familjeve militantë, asgjë më shumë. Në rastin shqiptar tri partitë kanë 273 mijë anëtarë, morën 990 mijë vota dhe në përqindje, 61% të votace në proporcional.

Nëse i referohemi modeleve perëndimore diferenca është e dukshme, madje në kontrast të thellë. Rekord është diferenca midis numrit minimal të anëtarëve dhe numrit të votave kombëtare të Partisë Socialiste në Francë, e cila është në pushtet.

Imagjinoni, ajo ka 7 mijë anëtarë më pak sesa LSI në Shqipëri, por merr 9.4 milion vota nga 258 mijë të LSI dhe drejton Francën me 66 milionë banorë nga 2.8 milion efektivë që kemi ne në Shqipëri. Referimi në rastin britanik, gjerman apo italian është gjithashtu i njëjtë, – kontrast i thellë midis demokracisë militante në Shqipëri dhe demokracisë qytetare në perëndim! Në Gjermani 1 anëtarë partie është baras me 40 vota (CDU), në Britani është baras me 75 vota (Cons), në Itali është baras me 93 vota (Forza Italia).

Analiza të tilla duken demode në Shqipëri. Shumica mendon se janë të panevojshme, skolareske dhe se ne që i bëjmë, jemi jashtë realitetit.

Me këtë kriter, e pranoj, unë jam dhe preferoj të jem jashtë realitetit shqiptar sepse e refuzoj këtë realitet, këtë sistem turme dhe antivlerë, ku ca grupe klienteliste në parti politike dhe militantë mbështetës partiakë kanë marrë peng Shqipërinë politike dhe përmes saj, institucionet, vendimmarrjen, qeverisjen lokale, administratën publike, dhe bashkë me to edhe pronat, jetën publike, median dhe shoqërinë civile.

Ky nuk është modeli për të cilin aspiruam 25 vjet më parë. Është model i një demokracie të deformuar dhe merita për këtë u përket udhëheqësve tanë politikë, atyre që sundojnë me konsensus e rotacion, që jetojnë në luks në vendin më të varfër evropian, që zihen gjithë ditën për vilat e pushimit dhe që në vend të reflektojnë, duan ta forcojnë më shumë komponentin militant partiak në shoqëri, shtet dhe jetën publike.

Eshte modeli i partive te forta ne vend te institucioneve te forta, i personalizimit te vendimmarrjes ne vend te vendimmarrjes perfaqesuese, konkurruese dhe cilesore. Natyrisht, ata bëjnë kështu sepse lejohen e mbështeten nga turmat militante në bazë, ata që shërbimin ndaj shefit dhe partisë e përkthejnë në aset për më shumë fitim, më shumë pushtet dhe më shumë kontribut denigrues ndaj kritikës apo Tjetrit, – një mentalitet dominues dhe shpjegues për krizën e thellë të vlerave dhe përfaqësimit ku ndodhet prej vitesh Shqipëria!

 

4 komente në “Ku dallon demokracia qytetare nga demokracia militante”

  1. sit.. back....and relaks → says:

    nuk eshte nje anetar 3.5 vota, eshte 3.5 vota sot nje vend pune neser, nje tender neser, nje kamion ne dogane neser etj etj.

  2. Lazjon Petri says:

    Të lumtë Afrim!

    Në ka një gjë që ja vlen të na bashkojë të bëhemi “turmë” është shkërmoqja e pikërisht kësaj për të cilën ju shkruani. Lazjon Petri, Korçë.

  3. Demokratia qytetare dallon nga ajo e e militanteve ,

    ne kulturen qytetare -mbi Konceptin Demoktaci,

    dhe asaj te shoqerise turmave histerike te nji kulture xerro ,

    te cilet e shikojn militantizmin ,si nji shanc per te mbijetuar

    epokes kapitalizmit ,Or Tej !!!

    Demokracia nuk eshte nji sistem i pranushem per shtete qe ne perbejrjen e vet ka shoqeri qe i ngjajn turmave histerike islame ,

    Demokracia eshte nji sisitem i cili funxionon vetem ne shtete te qyteteruara , ne nji shoqeri e cila i qendron rregullave te lojes strikt ,
    dhe rrespekton ligjin ,mbi gjithcka ,pra qe e orienton e bazon zhvillimin e jetes ne rregullat e shoqerise e ligjin e shtetit dhe kushtetutes se saj .

    Demokracine e lene ne dor te njerezve ardhur nga nji mentalitet myslyman ,
    joqytetare ,me nji kulture prej province ,qe s’ka c’ti japi ,ti tregoj nji qytetari e kontriboje me kulutren e tij , si ne rastin e shqiperise ,qe beri gafen e jetes se saj ,kur vendosi ne kry te politikes te timonierit te demoracise nji injorant e primitiv si sali berisha me cubat e shpelles se tij ,eshte nji Vetvrasje per shtetin dhe popullin e tij.

    Pra shkurt Demokracia per popujt injorante dhe mosnjohes te rregullave qytetare dhe ligjit te shtetit eshte katastrofale .
    Pra ajo qe ne shofim sot ne Shqiperi .

    1. Ilir Hoti says:

      Kam vetem nje pyetje po pate mundesi; Cilit popull i takon ? Deri dje A Krasniqi i ka thure Lavdi udheheqesit S berrisha.. Tani ..kurre nuk eshte vone te korigjohesh, i ka ikur frika dhe kritikon te gjithe.Pra demokracia po ecen…apo jo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje