Dr. Gafur Muka
Ligji për arsimin e lartë u miratua nga Parlamenti Shqiptar si produkt i Qeverisë Shqiptare. Edhe këtë rradhë ai nuk mori mbështetjen e opozitës por, mori edhe një mospranim publik nga ekipe profesorësh dhe, por kjo nuk dihet saktë, edhe mospëlqim të studentëve. Personalisht nuk doja të bëja as pohimin e parë, edhe pse do fitoja simpatinë e madhe të pozitës, as pohimin e dytë, edhe pse do fitoja simpatinë po të madhe të opozitës dhe kundërshtarëve të tjerë të ligjit. Thjesht unë mendoj që kemi të bëjmë me një ligj, i cili, po të huazoja gjetjen e Nazarkos, gjithsesi i trazon gjërat në mjedisin e arsimit të lartë në Shqipëri.
Nuk mendoj vërtet se Qeveria ka dashur të bëjë një ligj kundër të varfërve, as një ligj kundër universiteteve shtetërore, as një ligj për të futur krejt në dorë arsimin e lartë. Por gjithashtu mendoj që Qeveria nuk ka bërë një ligj për të vënë me këmbë në tokë universitetet private apo edhe ato shtetërore, për të mos kontrolluar “me tepricë” zhvillimet në arsimin e lartë, për të mos fituar pikë (politikisht) edhe pse luga që ofron nuk është plot. Të gjitha këto thuhen sot nga shumica e atyre që e njohin problematikën e arsimit të lartë në Shqipëri.
Le ta fillojmë me cilësinë. Për mendimin tim ajo ka filluar të bjerret herët, që kur u fut mesatarja si kriter për të vazhduar studimet në universitete. Në vitin e largët 1974, fituan të drejtën për të shkuar direkt në universitete të gjithë ata që e kishin mesataren mbi 8 (pati edhe përjashtime) dhe, natyrisht biografinë aq të mirë sa e kërkonte sistemi. Të tjerët duhej të bënin një vit stazh në prodhim. Pastaj, nëse plotësohej kriteri i biografisë, stazhierët kishin shanse të bëheshin studentë.
Ky kriter çoi në një përmirësim të dukshëm të kontigjentit. Staticienët, por edhe dëshmitarët, mund të konfirmojnë se shumica e pedagogëve të sotëm i kanë përfunduar studimet rreth fillimviteve 80, kohë kur mesatarja pasqyronte realisht dijen dhe ndikimi mbi të “post faktum” ishte i pamundur. Kështu, kaloi një kohë “boll e mirë”, që mesatarja prodhoi vlera reale edhe pse prania e subjektivitetit në të nuk mund të përjashtohej plotësisht. Ishte pikërisht vetëdija e pranisë së subjektivitetit tek notat, ajo që mobilizoi grupe të caktuar individësh për t’ia rritur dozën atij subjektiviteti. Dhe, në atë kohë, këta ishin njerzit me pushtet.
Ata filluan t’u “qepeshin” e t’u punonin “qindin” mësuesve dhe pedagogëve për të siguruar për fëmijët apo të afërmit e tyre notën e lartë me ndikim në mesatare. Dhe në këtë betejë pati shumë të dorëzuar dhe pak qëndrestarë. Ky raport jo vetëm nuk ka ndryshuar sot, por armata e përfituesve është shtuar frikshëm edhe me parellinjtë, të cilët kur blejnë pushtetin si mund të mos i blejnë edhe mësuesit e pedagogët?! E pra në ligj kërkohet të rritet pesha e mesatares që, për fat të keq, do të përkthehet në presion të shtuar mbi mësuesit dhe pedagogët dhe, po për fat të keq, në një dorzim akoma më të shtuar të këtyre të fundit. Rezultati?
Bariera e mesatares ashtu si dhe barierat e konkursit apo maturës shtetërore janë të kapërcyeshme në çdo rrethanë përveç asaj kur ligjin do ta bëjë konkurenca e vërtetë në tregun e punës, kur administrata të humbasë ngjyrën politike dhe ekonomisë t’i dhembë çdo qindarkë e shkuar dëm. Deri atëhere, për pranimet në universitete do rekomandoja modelin gjerman të kolegjit të studimeve (Studienkolleg), ku të synohet jo vetëm testimi i njohurive të marra por edhe ekuivalentimi i tyre për një periudhë 1 vjeçare. Përgatitja të orientohej në grup degësh (inxhinieri, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, ekonomi, mjeksi etj) ndërkohë që numri i lëndëve, sipas specifikave, të mos ishte më i madh se 5. Kjo është një përvojë e njohur në Gjermani prandaj sendërtimi i saj, nuk do të përbënte problem. Përveç dobive të tjera, ngritja dhe funksionimi i kësaj strukture do minimizonte përpjekjet për të rritur artificialisht mesataren gjatë gjithë shkollimit parauniversitar.
Një dyshim tjetër për ligjin lidhet me ekzistencën e frymëzimit klientelist. Edhe për mendimin tim ligji nuk është zhveshur nga ky frymëzim. Pse e them këtë?. Do përpiqem ta shpjegoj me ecurinë e arsimit privat. Arsimi privat ka lindur si konkurencë ndaj arsimit shtetëror. Kjo konstatohet lehtë, ama lehtë fare, po të konsultohesh, sado përciptazi, me historinë e lindjes së tij. Dhe konkurenca ka nisur, fillimisht në disfavor të arsimit privat. Sidoqoftë, duke rritur cilësinë e ofertës dhe, duke prenotuar kontigjente të spikatura, kryesisht nga shtresat me para dhe, jashtë çdo dyshimi, me interesa, ata ia kanë arritur të dominojnë, sidomos në pejzazhin anglo-sakson. Para kësaj historie suksesi askush nuk mund t’i mbyllë sytë. Po si është zhvilluar situata në vendin tonë? Nuk po ndalem këtu në trajtimin e kësaj historie por, po paraqes ato që unë i quaj “marifete” gjatë zhvillimit të kësaj alternative. Marifeti kryesor lidhet me personelin akademik. Realisht ata nuk angazhuan personel me kohë të plotë në plotësim të standarteve të kërkuara. Pothuajse të gjithë universitetet private punësuan pensionistët dhe dy- apo trepunësuan pedagogët e universiteteve shtetërore. Të parët ishin të ndershëm por hallexhinj ndërsa të dytët ishin të aftë por ndjeheshin jo krejt të vlerësuar. Të dyja këto kategori u “akomoduan” në çadrën e pronarëve, të cilët më së shumti lakmonin fitimin, por edhe emrin e mirë si mbështetës të dijes. Për këtë personel akademik pronarët u bënë “bamirës” dhe “vlerësues”, të cilët nuk kërkonin ndonjë “haraç të madh” vetëm të mos ishin dorështërnguar në vlerësim. Nëse nuk do ta pranonin këtë haraç humbiste edhe bamirësia edhe vlerësimi. Kjo sjellje trupëzoi në kohë traditën e “diplomimit të lehtë” dhe imazhin e diplomës së siguruar me para. Pronarët ia arritën që ta “bindnin” shtetin për të bërë “një sy qorr” e “një vesh shurdh” ndaj plotësimit të detyrueshëm të standarteve dhe e detyruan cilësinë, në shumicën e rasteve, “të shkonte për lesh”. Ata nuk i kërkuan shtetit tolerime në infrastrukturë, pasi e dinin që infrastukura demonstronte fuqi dhe, në çfarëdo situate, përveç asaj të konfiskimit, të gjitha objektet mbeteshin pronë e tyre. Nëpërmjet shpenzimeve jo të pakta në reklama, hapur apo fshehur, ato u bënë faktorë në ofertën e kampuseve mbresëlënëse, ambienteve të mirëmobiluar e pothuajse mirëpaisur, larminë marramendëse të degëve e specialiteteve edhe pse nuk arritën ta mbulonin krejt “me shoshë” pavlerën e diplomave të dhëna.
Në këtë situatë i gjeti ato viti 2014 kur qeveria vendosi të hartojë ligjin për arsimin e lartë, si elementi bazë i reformës arsimore. Me një ndërhyrje energjike nga ana e qeverisë, në këtë vit u mbyllën disa nga universitetet kioska dhe, me një ndërhyrje po kaq energjike nga pala e interesuar (universitetet private të mbetura) u kërkua një zgjidhje për fatin e tyre. Sidoqë përpiqet të shitet angazhimi i tyre në hartimin e ligjit, nuk mund të përjashtohet lobingu i tyre me të gjitha mjetet që dispononin.
Unë mendoj që suksesi i tyre i parë ishte zgjedhja e modelit. Modeli anglo sakson, siç e përmendëm, është modeli i suksesit të arsimit të lartë privat. Është një sukses i arritur në vite. Lobistët e arsimit të lartë privat tek ne janë të interesuar për ruajtje apo rritje të tarifave të studimit. Bukur mirë. Ky model e ka në bazë këtë parim. Ai inkurajon studentët e talentuar me mbështetje financiare. Bukur mirë. Kjo nuk ka të sharë parimisht. Po si do realizohen këto në kushtet e vendit tonë? Futja e mundësisë së kreditimeve…
Rekomandim që u zgjidh përkohësisht problemin hallexhinjve. Por jo vetëm kaq kanë dashur lobistët . Kushti tjetër që ua garanton ligji është aksesi i njëjtë tek financat publike. Për këtë është përdorur marifeti i njehsimit të emërtimit: Institucione të arsimit të lartë publik. Asocimi financa publike-arsim i lartë publik funksionon mirë si sipërmarrje neutrale në terma konkurence.
Atëhere çfarë? Nuk merren në konsideratë asetet infrastrukturore që disa universitete, deri më tani private, i kanë në kushte shumë më të mira se universitetet, deri më tani shtetërore. Për studentët, nqs tarifat nuk kanë ndryshim të madh, zgjedhja do jetë infrastruktura më e mirë. Meqë kushtet për kreditim, falë infrastrukturës më të mirë, do i plotësojnë më mirë universitetet deri më tani private, kreditimi do jetë më favorizues për ta, kështu që edhe përmirësimi me mjete didaktike dhe laboratorike do jetë më i shpejtë dhe më i plotë për ta. Pastaj vjen në ndihmë reklama. Dhe studentët nuk do hezitojnë t’i kenë zgjedhje ato.
Në këto kushte universitetet deri më tani shtetërore, me borde administrimi nga qeveria dhe ekonomia, për fat të keq e para me imazhin e përfaqësuesve të korruptuar dhe e dyta me imazhin e prapambetjes, do shkojnë të sigurtë drejt përkeqësimit financiar. Qeveria, cilado qoftë ajo, do ta klasifikojë gjendjen si paaftësi të këtyre institucioneve për të përballuar konkurencën. Pedagogët, pa asnjë rol në menaxhim, do shpallen të paaftë. Në përpjekjen për ta tejkaluar situatën me mbyllje degësh studimi jo rentabël apo rrtije të tarifave të studimit, do ketë përballje me revoltën studentore, e cila në çdo rast dëmton cilësinë e studimeve.
Në kushtet e kredimarrjes dhe një tregu të deformuar të punës, presioni mbi pedagogët për të qenë më dorëlëshuar në notë do rritet së tepërmi, pasi në rast mosklasifikimi, shanset për shlyerjen e kredive shkojnë drejt zeros. Është e pamundur që, në rastet e falimentimit, institucionet e arsimit të lartë të mos futen në kolaps, pasi procesi duhet të vazhdojë derisa edhe studenti i fundit të përfundojë diplomimin. Transferimet në institucione të tjera do kenë kosto të rënda jo vetëm financiare por edhe në cilësinë e studimeve. Ligji, në këtë rast, i jep një distancë më të madhe qeverisë nga përgjegjësia. Mbase është lënë që në mënyrë më të detajuar këto situata të zgjidhen me akte nënligjore?!
Sa i përket ndikimit që mund të ketë qeveria në arsimin e lartë unë mendoj se ai është thjesht çështje e vullnetit të qeverisë. -Nuk është ligji ai që e realizon këtë ndikim- thotë një miku im pedagog. Janë aktet nënligjore ato që i venë vulën. Me kompozimin e bordeve administrative në funksion të kontributeve, ne pedagogët, sidomos në degët me rëndësi strategjike për zhvillimin e ekonomisë kombëtare, siç është rasti i gjeologjisë dhe minierave, kuptojmë që po përgatitet terreni për një ndikim më të madh, pasi të ardhurat në nivelin që kërkon ligji për të patur në borde shumicë akademike mund t’i sigurojmë ose duke caktuar tarifa të larta studimi ose duke i “bindur” parauniversitarët se pa u bërë gjeologë nuk mund të kenë të ardhme profesionale!!!! Lidhur me perspektivën e premtuar, që me zbatimin e këtij ligji do kemi situatë të tjetërsuar në arsimin e lartë unë jam skeptik, edhe pse i djegur nga “qulli” është e vështirë të mos i frysh “kosit” por edhe sepse mendoj se jemi akoma larg të qenurit anglo saksonë. Kaq.
O Gafurr, si nuk mund te rrini ju te PD pa kundershtuar gjthcka qe ben Edi Rama? Ju vetem Saliu u pelqen, pasi e beri rrumpalle kete vend, ku mbizoteronte krimi, rryshfeti e informaliteti. Mjaft o Gafurr; nuk te priten me banderola o Gafurr.
Zotni Gafur.
Ti per vete vjen nga shtresat e varfna njisoj si Sal Berisha dhe fal vullnetit arrite te behesh nje burre intelektual.
Por problemi asht se ti zoti Gafur u zgjodhe nga Berisha dhe te dergoi Ambasador ne Gjermani.Pra te boni diplomat ne nje nga vendet ma te fuqishme dhe me ndikim te madh ne Evrop.
Pra nga çfar kriteresh te perzgjodhi Berisha tyne zoti Gafur??
Ndersa per shkrimin tuaj du me te than se nuk asht as Fisch as Fleisch(as mish as peshk siç thuhet ne Shqypni.
Shkrim juaj mundohet me tregue te mirat dhe te kqijat e Ligjit te arsimit te larte,ose siç kerkoni ta propagandoni ju se asht i mire por do bohet i keq rruges…Pra ta provojm njiher.
Jo zotni keshtu nuk flet nje intelektual,ju i keni mundesit te flisni me hapur.larg qefprishjes se Berishes qe te boni Ambasador dhe Rames qe tash ka pushtetin.
Fol hapun dhe shtruar siç i ka hije dibranve.
Po te jet se ligji ka me shume deme se te mira ather kundershtoje,po qe se asht nji ligj qe e kan shume vende evropiane ather jep rekomandime qe te jet ma i pershtatshem per Shqypnin.
Grüße aus Deutschland.
Katherina die Große
ose siç me thot nji simpatizat i jemi Careshe e Rusise imperjale.
Tung.
PS shkrimin tuej e lexova dy here qe te isha ma e sigurt ?
Zoti doktor, ai titull mund te shkruhej edhe me thjeshte: Ligji per arsimin e larte? Shume i mire dhe shume i keq.
Paske qene dobet ne algjeber.
Profesor,
Analiza juaj qe ne titull eshte si i themi ne dibranet “nder dy leshnash” dhe ju e kuptoni domethenien. Prita me shume prej jush, sidomos sepse keni pare arsim te larte ne vendet ku ka ligje shume rezultative por qe jane te suksesshme. Sukseset maten me profesionistet qe pergatitin universitetet, por dhe me ligje humane per ndjekjen e studimeve te studenteve ne nevoje.
Kontratat me bankat, me firmat e fuqishme qe kreditojne studentet sidomos ne deget prioritare, kane kohe atje ne Perendim qe jane pranuar dhe praktikuar e sistemuar. Por ama atje i thone Gjermani, SHBA, Belgjike etj. dhe jo Shqiperi. Sa per shembull: A mund te perfytyrohet qe ne Shqiperi te kete firma te tilla qe te japin 200 mije dollare kredi per ta punesuar x student me vone? Ja, keto kontraste duhej te shpjegoje, profesor, qe te na e “ftillkoje” disi nivelin e Ligjit e Arsimit te Larte. Por ama pa “ngjyra partiake” me shprehje evazive qe keni perdorur ne shkrimin tuaj.
A e pranoni se Ligji te pakten e te paktave do ta zhbeje kete gjendje te rende dhe mjaft te demshme ku e kanw sjelle qeverite e politikanet tane, por sidomos ca ministra Arsimi mizerje te Sali Berishes?
Ai nivel i larte qe u arrit nga ai qerrata monizem per 30 vjet, ka 25 vjet qe po shkaterrohet dhe duhet nje cerek shekulli tjeter qe te rirregullohet.
A ka ndonje profesor qe do te na e shpjegoje kete ligjin e Rames, se ministren e Arsimit as qe e mora vesh se ajo flet si ai qe thote: “Mire kosi, mire tamli!”, aq sa hyri ne “livadh te huaj” duke na e ngritur ne piedestal Berishen ate dite ne Kuvend!
Perse lodheni kot ju militante te Rilindjes dhe ju o te paditur(nuk eshte sharje- por jeni te painformuar, qe nuk e keni lexuar ligjin dhe nuk mund te kuptoni demin apo te miren e tij dhe ja fusni kot)
Shume thjeshteper ata qe nuk e kuptojne:
Ligjin e nisi saliu FIX FARE sipas modelit fashist te Pinochetit.
Ish Rilindja e refuzoi.
Rilindja sot ne pozite po e kalon
Per ata qe nuk duan ta kuptojne dhe jane ne sherbim le te vazhdojne se shoqeria do informohet me shume,Rinia qe e kane helmuar me shkuma party, me rekrutimin ne parti qe i mashtrojne se neser do i bejne deputete dhe ministra apo drejtore, do ndriçohet dhe do kuptoje çfare eshte reforma dhe..
Reforma do shkoje ne KOSH.
KAQ