Shkenca e detajeve, ose, qëndrimi veprues i Bashkisë përkundrejt kërkesave të vogla që kanë banorët, është pjesë themelore e punës së mirë. Kjo shkencë u përbuz apostafat, për katër vite rresht, nga Lulzim Basha & Co., sepse ishte jofitmprurëse për mendjet e përkushtuara bizneseve vetiake, dhe korupsionit pasionant.
Ndërsa kortezhi i këshilltarëve të opozitës po largohej, me tone të buta dhe konfuze, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një i pranishëm, rastësisht, sikundër edhe unë në atë ceremoni, mu drejtua e tha: Nuk më hynë aspak në punë lidhjet që bën shteti shqiptar me shtetet e tjera; kemi apo nuk kemi një ushtri të madhe e të fortë – kur papastërtia, kaosi i trafikut, zhurmat e këllcaceve dhe qorrfishekëve në çdo cep pallati, apo restorant dasmash, ma bëjnë të stërqitur ndejtjen time në Tiranë; – kur nuk ka rrugë për biçikleta, për ambulancat e urgjencës, për autobusët urban, për të paaftët fizikisht; – kur këtu në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nuk ka këshilltarë të opozitës, ndonëse ata paguhen për të bërë këshilltarin. Punë për të cilën tiranasit i votuan në 23 qershor 2015! Shkurt – vazhdoi ai – sot u njoftuam zyrtarish, me pamje dhe me zë, se opozita e të zgj
edhurve vendorë u shua akoma palindur. Me një fjalë: nuk do të marin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës ata këshilltarë të cilët duhet “ti nxijnë jetën” shumicës në Këshillit Bashkiak, dhe gjithë nëpunësve, deri sa Bashkia të më sigurojnë mua rehatin dhe kënaqësinë e të jetuarit në këtë qytet, ku paguaj rregullisht të gjitha taksat, të cilat, kur i nxjer nga xhepi unë e di sa më “djeg” dora.
Zotrote e ke fare mirë – i’a mbajta llafin – sepse, edhe unë nuk kuptoj nga planet madhështore të Ministrisë të Ekonomisë e si motrave të asaj, lidhur me rilindjen ekonomike shqiptare. Edhe unë dua që këmbët mos më dhembin duke shkelur gropave; robat të mos më ndoten nga pluhuri; të mos eci skiç nëpër trotuare; e punët në zyra ti mbaroj fët e fët.
Ç’ të bësh – u fut në bisedë një tjetër – kështu janë kryeqytetasit. Vetëm gjërat e tyre të përditshme shohin të mbarojnë; egoistë e mosmirënjohës janë! E megjithatë – nuk pushoi ai – Bashkia duhet ti kënaqë. Kjo është detyra kryesore e asaj. Bashkia duhet të gjallojë ashtu siç gjallon biznesi privat, i cili bën “qindin” vetëm e vetëm ti kënaqë klientët. Pale do të më pyesni se: Bashkia e vjetër nuk i kënaqi tiranasit; i bëri ata ta urrejnë kryeqytetin; këshilltarët e djathtë nuk duhet të ndjekin shembullin e këshilltarëve, dhe drejtuesve të Bashkisë të vjetër?
Heshtje. Secili bluante “grurë” në mendjen e vet.
Mua, se ç’mu faneps në mendje një ishnënkryetar leshradredhur, i Bashkisë Tiranës. E kisha parë e dëgjuar, një a dy ditë më parë, në një kanal televiziv kombëtar, duke thënë se: kishte qindra projekte Bashkia që lidheshin me kërkesat e vogla të kryeqytetasve, po ato kanë mbetur në letër … !?.
Na duhet një qeverisje vendore – pa letra Bashallarësh e Bozgollarësh – ku edhe shkenca e detajeve ta civilizojë individin, komunitetin. Që fytyrat e qyteteve dhe fshatrave tona, të mos duken orientale