Misionarët politik te Arsimit

1 Gusht 2015, 19:17Blog TEMA
Misionarët politik te Arsimit

Kastriot KOTONI

Një grup akademikësh e pedagogësh u pritën nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, në një takim në të cilin ky grup i lutej kreut të shtetit të mos e dekretonte ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, të votuar me votat e mazhorancës në Kuvend.

Në rrjedhën normale të marrëdhënieve të kreut të shtetit me grupet e ndryshme të interesit, për ligje të miratuara nga parlamenti para dekretimit, dukuritë janë brenda kornizës ligjore.

Praktikisht kreu i shtetit ka në dorë mjetin e tij juridik për të mos e dekretuar ligjin dhe kthyer atë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend. Problemi qëndron krejt ndryshe, në formatin e këtij presidenti dhe provat e performancës së tij në kryerjen e detyrës.

Presidenti nuk është shkëputur nga fryma e partisë e cila e ka zgjedhur. Me veprimet e tija ka treguar se nuk ka demostruar asnjë frymë bashkëpunimi apo kompromisi me mazhorancën, ka qenë nga presidentët më të paragjykuar e nga më të kontestuarit për nga asnjëanësia dhe pavarësia mbi palët politike.

Ndaj dhe grupi apo delegacioni që po shkonte në Presidencë për ligjin e arsimit të lartë, ishte më tepër se një i tillë, dukej si një grup misionar me të gjitha elementet e performancës mediatike për të marrë maksimumin në audiencën televizive dhe në mediat e shkruara apo online.

Portretizimi i sikronit të fjalës së çdo folësi në aq pak imazhe duket ishte meraku i medias, por jo i zgjidhjes së problemit. Këtu ky grup është në lartësinë e profesionit të vet , sepse folësit i përkasin fushave të komunikimit dhe shkencave humane. Karakteri politik i këtij takimi sado të ambalazhohet me gjoja një forum për liritë akademike është i qartë si drita e diellit.

Fakti që shkojnë të takojnë Kreun e Shtetit me marrëdhënie absurde me mazhorancën qeverisëse , përbën dëshminë më flagrante , sepse përpara lirisë akademike ky forum misionarësh politikë ka një detyrë tjetër të përparësisë së dytë apo të tretë e më gjerë, atë për t’u testuar në opinion publik shqiptar e veçanërisht faktorit ndërkombëtar në Shqipëri.

Terreni politik e favorizon këtë aksion politik të tyre. Stina e re politike në shtator fillon me ligje të tjera për të pastruar politkën shqiptare nga njerëz me precedente të rënda penale. Ligji për hapjen e dosjeve fillon të aplikohet .

Vakumi i figurave plotësohet si në një lojë pazëlli për fëmijë nga misionarët(politikë të arsimit). Debati i politikës shqiptare ka futur në fjalorin politik edhe terma të tillë si trafikantë prostitutash, trafikantë droge, trafikantë votash, deputetë të trafikuar ose trafiku i deputetëve, trafiku i influencës nga(i biri ose e bija tek babai), trafiku i këshilltarëve në bashki, por nuk do jetë e largët dita kur të shkruhet edhe trafiku i akademikëve dhe profesorëve apo (misionarëve të arsimit të lartë) nga një forum i pavarur në një parti politike , siç edhe ka ndodhur rëndom në këto 24 vjet.

Kredibiliteti dhe integriteti i këtyre profesorëve do të binte si në një greminë në sytë e publikut dhe orteku i harresës për ta do të kishte marrëzisht një shpejtësi sa të dritës. Do të humbasim të gjithë si shoqëri e do ta kemi kohën kundra derisa të krijohen breza akademikësh e profesorësh me integritet e liri akademike, të cilëve politika t’u përulet me respekt si në të gjithë botën perëndimore. Shembuj të kohës së hershme e të kohës së sotme ka me bollëk.

Greqia, Italia, tash po i kërkojnë me qiri akademikët të cilët kanë mbaruar në universitetet më të mira të botës e ku janë edhe lektorë me emër të klasit botëror. Ka treg edhe për dijen në këtë botë, dihet, por niveli shkencor dhe karizma intelektuale nuk bien në batakun e politikës së ditës , apo pragmatizmin anadollak shqiptar.

Shembuj kur shkencëtarët i kanë sfiduar shtetarët dhe politikanët ka qysh nga lashtësia e deri në ditët tona. Ata ose kanë sakrifikuar jetën për shkencën dhe të vërtetat e saj, ose nuk kanë pranuar ofiqet e mbretërve apo qeverive, ose janë sikterrisur nëpër burgje, a janë varur e pushkatuar ose janë surgjynosur në Siberi apo Matauzen apo kanë lënë atdheun e tyre për të mirën e njerëzimit. Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë kaq shumë konflikt edhe me botën akademike.

Qeveritë e mëparshme i kanë pasur frikë protestat dhe me mendësinë bolshevike të bjerrjes së elektoratit i kanë trajtuar ato si forma të marrjes së pushtetit. (Misionarët e arsimit) do të kishin më shumë kredibilitet me organizimin e formave të protestës edhe në mendësi krejt ndryshe nga organizimet e partive poltike e bazuar mbase edhe në atë mprehtësi profesionale si njerëz të fushave të shkencës së komunikimit, apo shkencave psikosociale, apo marrëdhënieve me publikun. Këta menaxherë të shoqërisë, si ekspertë mund të kishin sukses të paparë edhe në gjetjen e një gjuhe tjetër me publikun shqiptar e do të përfitonim një standart të ri vlerash si shoqëri.

Kur të beson publiku edhe si njeri i shkencës i pavarur dhe me integritet të lartë moral e profesional nuk do ish e udhës të fotografoheshe me opozitën e po aq me presidentin e zgjedhur prej saj, e cila në betejën e afërt politike kish humbur (referendumin) kundër mazhorancës.

Ofshamat e kujtesës historike shqiptare se Noli apo Konica nuk ishin politikanë apo se u shfaqën në politikën shqiptare në një terren politik të pafavorshëm e shumë të prapambetur e me andrralla e intriga të pashtershme, nuk qëndrojnë sepse fati i përkëdheli këta njerëz të ndritur nga dituria si askush tjetër në memorjen kombëtare.

Thonë se vendet në panteonin e njerëzve të shquar të kombit janë rralluar, por edhe në qoftë kështu mjerimi është i yni si popull. Rrisku i të vegjetuarit si shoqëri është më i lartë kur humb besimin tek e ardhmja të cilën mirë apo keq e projektojnë këta akademikë e profesorë duam apo s’duam ne. Ne si shoqëri kemi veç ca kordinata virtuale për ta thënë çdo minutë e orë, se po shkojmë në Evropë sikur të ecnim me këmbë e jo me mend drejt saj, fal edhe leksioneve të vyera të këtyre mendjendriturve, padyshim edhe shkrimeve apo kontakteve mediatike të këtyre profesorëve të cilët qahen, se nuk i kupton njeri.

E çuditshme, se si po i kuptojnë tani! Në fakt moskuptimi është kuptimi metaforik i akademikut i cili nuk bëhet si bluzat Nike e Adidas, të cilat po të jenë origjinale e të kapin një treg me popullsi si në Kinë apo Amerikë e Evropë, fitojnë miliarda kompanitë e industrisë së argëtimit të sportit. Kudo ku japin mësim akademikët rritet numri i studentëve njësoj si me veshjet sportive të Mesit apo Ibrahimoviçit.

Të mos e banalizojmë klikimin me “like”, se pastaj do bëhemi si këngëtaret tona të famshme, të cilat blejnë fansa apo like me miliona e dërdëllisin se ia pëlqejnë këngën edhe në Kenia. Kursejeni modestinë edhe në këtë fushën e globalizmit në internet se ushqehet apo dëfrehet ky grup (misionarësh të arsimit të lartë) a se harrova a notojnë se është dhe kohë plazhi. Jo mor jo se këtyre rrezik ua administrojnë faqen e internetit partitë opozitare.

Shtatori i parë do të vijë shpejt e natyrisht edhe shtator të tjerë do të duan e do vijnë, por edhe pse debatet për arsimin e lartë nuk mbarojnë me muaj e me vite, fundja të ketë një ditë të enjte ky grup misionarësh me konferenca shtypi e ta lehtësojë sadopak veshin e syrin e shqiptarit nga zëri e figura e deputetit Sali Berisha i cili për nga audienca po ja kalon edhe filmit turk “Lugina e ujqërve, Kurthi”. Presidentit më kot iu lutët të mos e firmosë dekretin. Ai sakrifikoi plazhin për (misionarët e arsimit), por edhe mundësinë e ndërrimit të kursit, ia dhatë.

Ai do të kishte në krahë të ardhmen e politikës shqiptare, mbase më pak të përfolur e të përlyer e padyshim më dinjitoze se opozita e sotme. Po nëse makina e së vërtetës do fuksiononte e të testoheshin krerët e opozitëz për kundërvënien e ligjit të arsimit, e kur t’u dilte e vërteta sa një mal, se ky ligj është bërë në kohën kur në Shqipëri qeveriste e djathta.

Janë aty shkresat e projektligjeve të vitit 2007 dhe të vitit 2013. Çfarë do ti ngelej këtij grupimi apo forumi, a do kishte më vullnete të lira brenda tij e t’i thoshin opozitës me gojën plot “Ndal”, ti japim Çezarit çfarë i takon Çezarit e të mos ngelemi peng i ndereve dhe historive të së shkuarës me opozitën. Nëse do të kishim shpresë tek thënia Sokratike: “Mik kam Platonin por më shumë dua të vërtetën” shoqëria shqiptare do zgjidhte forumin për të vërtetën e do ti lutej presidentit të ishte po aq i vërtet si më parë,opozitës të vazhdojë kalendarin politik me gjykatën kushtetuese .

7 komente në “Misionarët politik te Arsimit”

  1. afrimi says:

    Ne e dime se çfare do dekretoje presidenti, ne e dime se çfare vendimi do te marre gjykata, ne e dime se ç’qendrim do te mbaje opozita. Problemi eshte do vazhdojne ta diskretitojne me shume veten dhe banalizojne çdo veprim te tyre? Besoj, se emra nuk permenden, se keta “akademike” i udheheq i palekunduri akademiku profesor Fuga. Ai eshte shembulli i pedagout te komunikimit banal dhe shkencor, eshte i vendosur kundra te gjitheve. Eshte bere bajat dhe ankohet edhe neper facebook se pse te gjithe e kundershtojne dhe e ofendojne. E po, po te iku mendja s’ke se çfare ben. Dy shikoj une ne dy fusha qe mendja i ka lene: Sali Berishen dhe Artan Fugen, po i pari ka shume kusure ne hajduteri, kriminalistike, tradheti kombtare etj, ndersa ky lumemadhi do kete marre ndonje dore para ose i eshte premtuar ndonje post i larte per zgjedhjet e vitit 2029. Pedagogu komunikimit qe nuk di te komunikoje!

  2. Fshatari says:

    Pse cfare prisni nga bujari ju? Te miratoje ligjin per Arsimin e Larte bujari,me arsim partiak.

  3. Ky Fuga eshte bere nje plak zevzek qe do medoemos te jete ne qender te vemendjes,sikur po merr shume nga huqet e Saliut.Sa per Nishanlliun lereni te shkretin kapter,urdhrat e gjeneral Saliut do zbatoj deri ne vdekje.

  4. Gjon Gjini says:

    “Akademikët”!… Një pjesë e mirë e këtyre janë bërë aq llafazanë e aq të rëndomtë në reagime aq të dendura sa duhet të mendohesh mirë nëse do ia vlejë kësaj here për ta lexuar apo dëgjuar atë çfarë shkruajnë apo thonë herën e fundit. Epo, si dhelpra pas koqeve të dashit, të shpresosh se mos dikur do thonë ndonjë gjë me vlerë-shprësë që lind nga titulli akademik-!… Dhe e bukura është, se janë aq të bindur në vlerat e titullit që kanë saqë s’kanë për ta kuptuar kurrë se sa qesharakë janë bërë.

  5. plasi says:

    Nuk ka shkrim të Bazes që të mos përmendet emri i Sali Berishës! Po ç’ke o Baze që e ke kaq inat Saliun?! Edhe këtu në këtë shkrim!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. kiu says:

    Z.Kotoni shkrimi eshte mjaft i qarte dhe i thuket.
    Ne tavolinen e “akademikeve” te thirrur nga Ju i thoni presidenti,une nuk mund ta emeroj president nje manekin te kryekriminelit te te gjithe kohes se shtetit shqiptar,Sali Berisha,vetem se Ai ulet ne kolltukun e presidentit ishte edhe Z.Fuga.Kaq poshte ka rene ky njeri,ky akademik.Kaq shume i nevoitet reklamimi ne ekranet e Tv-rave shqiptare qe jane kthyer ne TV-verra.Ky njeri rrjedh nga familjet me fisnike te Shqiperise,vete eshte i arsimuar i nderuar per punen e bere.Atij nuk i mungon intelekti per te kuptuar se manekini eshte nje batall i politikes destruktive shqiptare.Ai mendimet e tij i ka dhene gjate gjithe diskutimit te ligjit per arsimin e larte dhe punen shkencore.A eshte i mendimit z.Artan qe universitetet pa mbarim te Shqiperise te vazhdojne ende te shesin diplloma.Z.Fuga eshte ne dijeni se ne politiken,administraten shqiptare (perfshi edhe private),institucionet arsimore,kulturore,shkencore etj militante te partive politike me arsim 9 vjecar te dyshimte jane paisur me dy-tre diplloma universitare,diplloma masteri madje edhe me grada shkencore.
    Dje z.Fuga i drejtohej manekinit se Ai do te pranoi vendimin e tij edhe po te jete i kundert me opinjonin e tij.
    Une kete veprim te tij e shoh ne dy aspekte.
    Aspekti i pare qe shpresoj te jete i vertete pra z.Fuga po i kerkon mumjes qe te dekretoi ligjin.Duket se ka reflektuar ne sjelljen e vet.”Me mire vone se kurre”.
    Aspekti i dyte z. Fuga ka shkuar ne ate tavoline i detyruar nga kontrata e firmosur me AGON-Tv e italianit Becheti i zhdukur pa adrese pasi kerkohet nga drejtesia per tu gjykuar si fallsifikator e krime te
    tjera fiskale.Turp,turp,turp per vete dhe po turperon te gjithe brezat nga rrjedh dhe te gjithe ata qe te kane dhene tituj,grada shkencore deri akademik.
    Vetem nje gje te ngushullon pasi nuk jeni i pari qe shiteni e denigeoni veten.Po ju kujtoj nje shprehje te filosofise popullore “Nuk me vjen keq se kaloi miu neper mustaqe por me vjen keq se behet rruge”

  7. kastriot kotoni says:

    Une nuk mburrem se shkruajta te verteten,por bera nje shkrim fare te zakonshem e mu hodhen qindra çakenj me doktoratura e me mastera te cilet ishin me te rendomte se çdo kriminel ne bote…..ata veç një gjë më mësuan se ishin adhuruesit e diktatorëve dje edhe sot e kjo tregon se demokracia është një rrugë e gjatë.Gëzuar vitin e ri 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje