Ua morën frymën burrat o gra!

31 Korrik 2015, 20:41Blog TEMA

 

E shtuna kontraverse nga Bledi Mane 

Shqi-pë-ri-a, Shqipëria. Emër i përveçëm, numuri njëjës, gjinia femërore.

Shqipëria është një vend ballkanas-mesdhetar me një popullsi rreth 3.2 milionë banorësh ku shumica janë femra.

Shqipëria ndër shekuj dhe vite u pushtua nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Austro-Hungaria, Greqia, Italia, Gjermania dhe ende vazhdon të jetë e sunduar nga anarkia. Pra me një fjalë, historia dhe kjo fjalë e gjinisë femërore e ka devijuar qëllimisht vendin tonë që tingëllon shumë femëror në një luftë brenda llojit, pra brenda gjinisë. E thënë më shqiptarçe femrat nuk ngopen së urryeri njera-tjetrën. Madje jo vetëm frymoret por edhe feminiteti abstrakt.

Shqipëria, vazhdon prudencën e gjinisë edhe me kryeqytetin e saj po të së njëjtës gjini. Pra Tirana, metropoli ku sërish vajzat dhe gratë janë numër më i madh se meshkujt dominohet nga meshkujt në të gjitha kahet.

Si për të freskuar fundjavën me lajme të lehta, lexoni me kujdes zbulimin tim të rradhës.

Sot nuk do flasim as për Bujarin, as për Ilirin e as për Edin. Sot kam zgjedhur emra të tjerë interesantë të cilët ndryshe nga tre të parët janë më me fat në kujtesën kolektive.

-Abdualla Keta

-Aleks Buda

-Andon Zako Çajupi

-Arben Broci

-Asim Vokshi

-Besnik Sykja

-Eqerem Çabej

-Gjergji Canco

-Ismail Qemali

-Jordan Misja

-Karl Gega

-Loro Borçi

-Muslim Keta

-Partizani

-Petro Nini Luarasi

-Qemal Stafa

-Sami Frashëri

-Sandër Prosi

-Sinan Tafaj

-Konstandin Kristoforidhi…

Listë e gjatë burrash për një kryeqytet të vogël si i yni. Shumica janë emra të nderuar por që fatkeqësisht kanë zaptuar pa të drejtë 100 për 100 emërtimin e të gjithë gjimnazeve publike të Tiranës. Emërtime të vjetra dhe të reja të cilat instiktivisht kanë përjashtuar qindra e mijëra femra shqiptare duke ua shumëzuar dhe shkumëzuar me zero kontributet e tyre gjurmëlënëse.

Mashkulliteti tribalist i kësaj ish kolonie osmane si Shqipëria ka depërtuar thellë edhe në dejet e iluminizmit. Sipas raporteve të ministrisë së Arsimit rreth 97% e emërtimeve të institucioneve paruniversitare mbajnë vetëm emra djemsh e burrash shumica e të cilëve megjithëse janë vrarë gjatë Luftës së Dytë botërore kanë qenë analfabetë klasikë dhe përveç njohurive agroblektorale ose ndonjë eksperience në bërje plaçke nuk kishin lidhje fare me kalemin apo qitapin ku shkruhej.

Qeveria e re e vjetër e Ramës duket sikur e ka ledhatuar duke e shkërfitur këtë poker otomano-bolsheviko-pellazgjik me emërimin e një femre të nderuar në krye të arsimit. Madje tingëllon edhe pakëz ironike se të gjitha gjimnazet e Tiranës drejtohen nga femra por gjithësesi unë nuk kam garanci se drejtoresha e Ismailit apo e Petro Ninit do të jenë titullare edhe në 2025 kur të lenë pushtetin të majtët.

Për ta zbutur këtë situatë e për ti dhënë arsimit të mesëm pak elegancë dhe feminitet, vendosni dorën në zemër dhe ndërrojani emrin gjimnazit legjendar nga “Partizani” në “Partizania”.

Mbajeni mend, do jetë më produktiv e më joshës. Do lexohen më shumë libra e do tymoset më pak hashash…

16 komente në “Ua morën frymën burrat o gra!”

  1. korabushi says:

    Paska qene esell Bled perversi kesaj here. Po ky shkrim me te zeza cne, kush vdiq?

    1. Loko-Loko says:

      E paske ulur PIACEN kaq shume sa te duhet te heqesh shkrimin qe neser,ndryshe do vesh ne dyshim “miellin” qe perdor!!!
      Nuk calon gomari nga veshet,o Bledi!

  2. a qerrata qerrata
    t paska shku mendja leq per femen dhe nxorre kalemin karandash dhe e punove ujite dher e vadite kte cope ar artikull…

  3. shvejk says:

    Po koqe ngele o Bledi, po pse ore ta paska fajin emri i shkolles ty qe nuk ke lene fije bari pa tymosur?

  4. mirel says:

    O zambak Permeti, sa here i them vetes mos e lexo idiotin por s’me le deshira per te qeshur.

  5. sit.. back....and relaks → says:

    e gjetem problemin ne arsim, emrat e shkollave. qe neser do ti ndryshojme ne emra femrash dhe problemi do zgjidhet

  6. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Injorant i mutit. Debil.
    Ky duhet te vizitohet. Te mare deshmi qe eshte normal.
    Psikopat social e ka diagnozen.
    Vetem urren, shan, persendyn. Debil.
    Ma shpifi

  7. Labëria... says:

    Lexoni këtë ligjëratë….”Shumica janë emra të nderuar por kanë zaptuar 100 për qind emërtimin e të gjithë gjimnazeve publikë të Tiranës..”-lexojeni..dhe nxirrni vetë një konkluzion..Çfarë do me thënë ky shkarra-shkrues me këtë fjali..???-Dmth..e pranon se janë emra të nderuar…por nuk pranon që në respekt të tyre të emërtohen edhe institucionet..e arsimit…Dhe,cila është arsyeja..?!-E çuditshme..vërtet..Vetëm sepse nuk na qenkan gra..por burra..Po deshët..vazhdoni të lexoni broçkullat e Blendit..Me sa duket i ka hipur vetja në qejf..dhe ..mendon se çfarëdo që të thotë e bëjë është e drejtë dhe e pranueshme nga të gjithë..Mendje madhësi e tepruar..kjo..Deri në 2025..thotë do qëndrojnë socialistët në pushtet..Nga e ka nxjerrë këtë përfundim kaq egzakt.. ky..Bledari…se nuk nuk e kuptoj dot..?Shkrim i dobët..nga një mendje e rrjedhur..!

  8. EN says:

    O Bled, po hashashit si thu a ja vejm hashasha, po loqe cfare eshte femer apo mashkullmashkull?…… Trap ti, trap kush te dha te drejten, sec po dukesh si transgjen.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    O Blendi, ku do te dalesh ?!?! Paska qene kualitet I dobet kete jave..

  10. sit.. back....and relaks → says:

    ne artikullin e fundit te manes morem vesh qe ishte njona qe nuk ja linte, sot morem vesh qe kjo njona punoka ne arsim. seriali vazhdon, na ndiqni cdo te premte mbrema, mbajini femijet larg ekranit. ju rikujtojme, te enjten eshte Berisha show ne parlament, ndiqet nga Mane show te premteve

  11. Tema says:

    Vetëm një gay mund të vë drit në artikull të till.

  12. Billy says:

    Pse, kur te vijne demokratet ne pushtet ne 2025 do t’i nderrojne drejtoreshat?

  13. afrimi says:

    Bledi me je dukur i zgjuar, por dhe i kenduar. “nderrojani emrin nga partizani ne partizania..” Fjala partizan ose partizania nuk eshte emer personal njeriu, por emer i pergjitheshem; emra te perveçem ishin ata qe ke radhitur ti me larte. Dikur jane quajtur si ndajshtim caktues: partizan, partizani; avokat avokatia; doktor, doktoresha etj… Por ne Europe ku do te futesh, Blend, nuk ka gjini per keta lloj emrash psh; thuhet avokat filani – qoftë mashkull qoftë femer; thuhet doktor, qoftë mashkull qoftë femer, thuhet baçevan, qoftë mashkull qoftë femer etj etj… Prandaj ai emri partizan{(i)-ja eshte trajte e shquar}, nenkupton te njejten gje. Te faleminderit per mirekuptimin.

    1. tironciii says:

      gjithmone ky bled mane e ka fajin e dhe me gjuhet e evropes.
      actor-actress, doctor-doctress

  14. Nardi says:

    Thame se kishe vdek nga ndonje overdoze more palle. Jo se na plasi trapi per ty po do te shenonim si deshmori i pare i Rilindjes. Kokrra e perversit dhe drogaxhiut na hiqesh si parimor dhe mendjendritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje