A po ngrenë krye turmat?

2 Gusht 2015, 13:36Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.

Që turma shqiptare është jashtë kontrolli, kjo nuk do shumë logjikë, pasi këtë e shikon në reagimet e ndryshme të saj në terren, grafitet, komentet, rrjetet sociale dhe sloganet. “E keni vendin në Aushvic…”, shpreheshin ultrasët e një klubi kryeqytetas, që i kundërpërgjigjeshin reagimit të bashkëqytetarëve të tyre, që i quanin krejt të pavlerë.

Logjika e turmave, sipas shkollarëve, nuk duhet të nënvlerësohet, për arsyen e thjeshtë sepse ajo përbën në një farë mënyre dhe sjelljen tonë kolektive. E në rast se kjo nuk trajtohet si duhet apo edhe nuk merret seriozisht, brenda një periudhe të shkurtër mund ta dominojë jetën tonë, shtojnë sociologët. Çdo të thotë: turma vepron me instinkt dhe jo me arsye, që arsyeton sot faktin se problemi i madh ekonomik që rëndon  mbi supet e njerëzve, mungesa e shprehjes, mungesa e të ardhmes, kërkon gjetkë valvula shkarkimi. Nuk ka më mirë sesa sporti, që këtë instinkt urrejtje e derdh të mbështjellë me një motiv të frymës nacionaliste, justifikim dhe motivim të kohës së humbur, ‘padrejtësisë’, por edhe shpjegim të gjithë humbjeve, duke faturuar të  keqin apo përgjegjësin diku gjetkë. Asnjëherë, realisht, atje ku duhet.

Në rastin tonë, shprehja e dhunës së turmave, edhe pse konsiderohet ende si sporadike, ndodhi me ndeshjen e pak ditëve më parë: “Fundi i lojës do të jetë fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav, unë jam shqiptar”. Duke shfrytëzuar një frymë nacionaliste dhe një fabul, që s’kishte fare lidhje me ndeshjen,  ultrasët shqiptarë goditën ata polakë. Kjo nuk është se do të thotë diçka specifike, por parandjell një situatë jo të mirë nga turmat tona.

Në kohën e vet, një njohës i mirë i turmës dhe i racave, Le Bon, tejet i anatemuar duke u marrë me turmat besonte në brishtësinë in-extremis të arsyes, me të cilën në kohën e vet po merreshin shumë, ndryshe nga instinkti (që dominon sot shumë) e që konsiderohej një karakteristikë e përhershme dhe e qëndrueshme e qenieve njerëzore, në çdo kohë.

Në një farë mënyre, përballja e vështirë me problemet bazike të  vendit, ka bërë që edhe shfryrja të jetë me instinktet e turmave në sport, reagimet në mitingje dhe sidomos shprehjet në median sociale. Problemi nuk është se lidhet shumë me sportin.

Nëse do të ndjekësh realisht reagimin e turmës në Shqipëri, mundohu të bësh diçka publike: do të thotë një artikull apo të aktivizohesh në veprime publike; kur shprehesh për diçka; apo kur ke një funksion . Vetëm pak herë publiku të ndjekë me arsye dhe të le të artikulosh, pasi menjëherë mbytesh instinktivisht nga ofendimet. Humbja e arsyes prej masës, për psikologun francez Le Bon, ishte tregues i humbjes akoma më të madhe: shkrirjen e një identiteti individual në një identitet kolektiv. Njeriu kthehet pas në gjendjen e kafshës dhe në natyrë, qeniet e të njëjtës specie i ngjajnë gjithmonë e më shumë njëra-tjetrës: kështu, në turmë, njeriu bëhet “kafshë” dhe instinktet e tij primitive e bëjnë praktikisht identik me ata që ndajnë të njëjtën eksperiencë grupi, e mbyllte ai shpjegimin.

Dhe, pasoja dihet, objekti duhet të shfryjë. Për fat, nuk ka vend më të mirë se sporti, ku turma mund të shfryhet në kohë paqe. Kuptohet janë dhe koncertet, por radhësia e tyre nuk e justifikon dot adrenalinën që të jep sporti.

Kurse shkaku që i jep jetë urrejtjes së turmave dihet: Në Shqipëri mungojnë vendet e punës; burokracia është e frikshme dhe e papërballueshme; duhet të jesh anëtar i një force politike në fuqi të fitosh një vend pune; dhe mbi të gjitha je në çdo moment i përballur me padrejtësinë. Kjo e bën sportin, mbushur me sloganet e lejueshme, që njerëzit të shfryjnë atë që nuk e bëjnë dot në jetën e përditshme. Aty mund të shash, aty mund të ofendosh, aty mund të godasësh dhe të çirresh e të vishesh si të duash, pa u përballur direkt me sistemin që të mbyt.

Mesazhi për politikën ka kohë që jepet prej turmës në drejtime  të ndryshme, por kjo e sportit është më evidentja. Në këtë vazhdë, si një masë paraprake lehtësuese,  mund të ishte ndoshta reagimi i organizmave të të drejtave të njeriut. Por, asnjë nga këto organizma  nuk shprehet. Të gjithë strukturat që merren me të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, jo vetëm që janë në gjumë letargjik, por synimin e kanë në marrjen e fondeve, që i ka pasuruar, për të promovuar aktivitete, rëndësia e të cilave, pothuaj është krejt e pavlerë.

Turma,  në ditët tona është e keqpërdorur aq keq,  madje dhe nga televizionet publike tek ne, saqë nuk e kupton se mbart në zemërimin e saj një ngarkesë të tërë negative. Kjo derdhet frikshëm, duke bërë ato që po ndodhin.

Ndaj, debati dhe vëmendja nuk duhet të shkojë vetëm me sigurinë e mjediseve tona sportive, sidomos në ndeshje ndërkombëtare, por edhe me atë se ku po shkon turma jonë. Çfarë janë këta: Plisa, Ballista, Ultras ’86, që asnjëherë nuk dinë të përcjellin mesazhe sportive por veçse urrejtje? A u duhet shpjeguar që të merren më shumë me sport sesa me sqetullat dhe nacionalizimin e tyre kallp? Mbase nuk mjafton vetëm rregulli në stadiumet tona, por duhet edhe pak më shumë dritë tek këta të ngratë që mbushin stadiumet dhe betohen për flamur dhe atdhe, se fajin nuk ua kanë një grusht tifozësh kundërshtarë, por skamja dhe padrejtësia e vendit të tyre, që ata e shfrehin me slogane, grushta kundërshtarit dhe urrejtje.

 

 

 

 

15 komente në “A po ngrenë krye turmat?”

  1. uci vete says:

    Mire e ke ti zoteri qe perdor fjalen turme.
    Vetem se ke nje gabim,se kujt ja drejton kete fjale.
    Turma e vertete ne Shqiperi je ti me gjithe turmen e gazetareve qe jeni larger nga realiteti dhe jeni kthyer ne mercenare te politikes.
    Turme Jane politikanet qe blejne vota,qe shesin tendera,turme jane pedagoget universiteteve qe shesin provime e diploma dhe jane pergjegjes per daljen e intelektualeve fallco.
    Turme jeni ju,politikane,gazetare,annalista fallco,pedagoge, qe i jeni mveshur si parazita turmes qe ti “analizon”.

    1. krysho ludovik says:

      Si e keni lene qirje Andoni, do e dhisni edhe ndeshjen me serbine.
      Se fajin e keni vete, e ngrefet karrin e nazionalizmit edhe do u derdhet ne surratin e rilindjes se sorosit edhe g99 tani.
      Kujt do ja lini fajin ne dere tani me shkrime e emisione?

  2. Lili says:

    ‘Turmat’ déri sot po kufizohen ne sport edhe ‘euforia’ sportive po kanalizon mllefin e akumuluar nga problème e perditshmerise!
    Po sikur ekipet te humbin e tifozet te zgenjehen ,ate here do fillojne remujet…

  3. dr says:

    o ben turmat shqiptare nuk bejne as 10 perqindshin nga turmat e disa shteteve me te medha e perparuar europiane te shikosh turmat e shteteve et europes kane vrare edhe njerez apo sherre pa fund e thjeshte fare futu te hsikosh ca bejne turmat polkae ruse gjermane angleze franceze si rrihen midis tyre ne qytete apo pyll ne grupe apo si shahen edh e kupton vete nuk eshte vetem puna po shumica jane nazista ne gjak

  4. Gjon Gjini says:

    Drejtë, po kujt i thuhen të gjitha këto? Cilët janë prodhuesit e turmës (të psikologjisë së turmës)? Diku në shkrim del që është burokracia. Po burokracia prej kujt prodhohet apo prej kujt nxitet apo lejohet? Cilët janë ata që edhe kanë nevojë që njerëzit të katandisen në turmë por edhe që rrezikohen prej saj? Gjithçka mbetet brenda rrethit vicioz. Ata që duhet të dëgjojnë nuk kanë interes të tanishëm dhe meqë interesat e çastit s’i lejojnë të kuptojnë ndonjë gjë rreth pasojave vijojnë të mbeten antishqiptarë- prodhues të hapur e udhëheqës disi të fshehtë turmash…

  5. Zigur Qarri says:

    Nuk besoj se,”shkrirja e indetitetit individual ne ate kolektiv,eshte humbje e arsyes”,ndoshta humbje e personalitetit.Dikur shkruanin dhe diskutonin profesionistet.Sot eshte koha internetit,koha kur edhe me vulgari ka akses ne rrjetet sociale,mundesi qe e perdor ne te shumten e rasteve per te shfryre histerine vulgare.Nese pranon te diskutosh me kete shtrese,do te pranosh edhe pasojat.Nese luan me femijet,do behesh pis me kos.Le Bon ka jetuar nje periudhe krejt ndryshe nga kjo e jona,prandaj nuk mund te merret sot si pike referimi.Nje militant idealist i Gjermanise
    naziste(eshte ndryshe nga naziskinet e sotem gjerman),esht krejt ndryshe nga habitati i militantit hipokrit dhe interesexhi ne Shqiperine e sotme
    “Demokratike”.Sa per tifozat e semure te futbollit,jan vulgare,sepse jan me te perjashtuarit,me te lene pas dore nga çdo shoqeri.Ballkani ashtu si vendet orientale,Afrika dhe India,kan edhe nje fenomen te veçante,ate te debilave te semure fetare,qe i kemi me bollek si komntues edhe ketu tek Tema,te prekur pa perjashtim nga demenc syndrom.
    Koha e Le Bon ishte koha e ndryshimeve te medha,kurse sot e zhgenjimeve dhe depresionit te madh,megjithese standarti i jeteses eshte shume here me i madh.Njeriu eshte qenie sociale,dhe vetem duke u shkrire ne nje indetitet kolektiv e sheh veten dikushi,ndjehet i mbrojtur.Gjenite jan ndividualiste, sepse kan personalitet te fuqishem,nuk kan nevoje per turmen,por e kunderta.Edhe ne Boten shtazore,Ariu eshte individualist,
    ndersa milingonat kan qendrim teper social,ashtu si kinezet.Fenomeni”i turmave” te sotme,ka te beje me indetitetin,aq sa edhe me statusin social ne shoqeri,te nje brezi te humbur,qe nuk don ti nenshtrohet rregullave te shoqerise,te familjes konservatore.Nje femini e padisiplinuar,ka pasojat e veta ne rini,zerro deshire per te mesuar dhe punuar,por vetem per te denigruar dhe shkatrruar gjithshka qe e shohin te pamundur te ndertojn vete.Pergjigjet ofenduese te tifozave,te militanteve fetare apo partiake,
    tregojn inferioritet intelektual,pamundesi per tu perballur me te verteten
    Militantizmi fetar dhe ai partiak jan gangrena te shoqerise se sotme shqiptare,ndersa fenomeni i tifozllekut te semure,eshte nje fenomen qe ka prekur me shume shoqerite moderne.Ndoshta,ky fenomen tolerohet me qellim nga keto shtete!

  6. .komiti i fushes says:

    e mor e!
    futi hurin enverhoxhist dy tre gangove te turmes kur t shofsh ti turmen e zogjve qe s do cicnojn mo!

  7. Tema says:

    Sejcili mbron detyrën.

  8. zoro. vlonjati says:

    vdekje kosovareve , e keqja vin nga kosova. te tjerat komente jane asgje. qeveria jone do dhe i le keta islamista qe perdorin urejtje ndaj evropianeve. ata duan vetem turqin . turqiiiiiiiin .

    1. Zigur Qarri says:

      “vdekje kosovareve”ne nje Gazete shqiptare!!!Si ka mundesi???
      Ne cilin vend te Botes do te toleroheshin thirrje te tilla naziste?-thirrje qe te kujtojn progromet e para naziste kundra hebrejve.
      Ne çdo vend te Botes,mbrenda 24 oreve,plehra te tilla dhe moderatorit te Gazetes,do ti viheshin prangat,dhe Gazeta do te mbyllej mbas nje gjobe te larte.Te tolerosh thirrje urrejtjeje ndaj shqiptareve ne nje Gazete shqiptare,eshte e pabesueshme,kjo ndodh vetem ne Shqiperi.
      Dhe kur mendon,kjo Gazete qe censuron shkrime mbrenda etikes qe mund te lejohet ne nje shkrim,vetem sepse nuk i shkon pershtat militantizmit te Temes,atehere bindesh se rasti nuk eshte nje lapsus.
      Grij sallate Zoti Andoni!!!

    2. Tironsja says:

      O Gazeta TEMA, a jeni ne vete? A eshte e llogjikshme te lejohen keto maskaralliqe ketu… “vdekje kosovareve”. Ore mjaft, se na shpifet, po na largoni nga Atdheu me mangesine tuaj humane. MJAFT!

  9. oldman says:

    Turmat ne stadiumet shqiptare nuk eshte se jane me te rrezikshme per shoqerine tone se sa ne stadiumet e Anglise, Italise, etj. Tek e fundit veprimet e tyre “te demshme” gjykohen dhe denohen nga te huajt. Duam apo nuk duam masat e tyre disiplinore dhe ndeshkuese japin efektin e tyre sipas normave te qyteteruara.
    Rreziku me i madh ne na vjen nga turmat ne jeten sociale dhe politike.
    Kjo ka te beje me kulturen tone si popull, por me shume nxitet nga klasa jone politike, e cila per te justifikuar dhe fshehur veprimet e saj kriminale, eshte e interesuar te kete nje popull te percare dhe ne anarki.
    Egersia dhe armiqesia mes nesh por dhe me faktore te jashtem qe cfaqet ne jeten tone te perditshme, nxitet nga politika e cila kujdeset shume qe turma e egersuar te mos i preke nje qime parise por ta cfryje mllefin mes vedit.

    Turmat e egersuara dhe te percara (sikurse ketu ne Shqiperi) zakonisht te keqen ja bejne vetes. Paria ne cdo rrotacion i ka punet e saj ne rregull.

  10. Berlin says:

    Sa ke ardh nga irani rri merresh me turmat nderkohe qe gazetaret e mirfillte specialiste te tipit perendimor e demokrat e me moral merren me individet e politikes!

  11. "BALASHI" says:

    Uci Vete! Te gjithe brockullisin kot. Diskutimet per kete shkrim te Andonit duhet te ishin mbyllur me fjalet e komentin tend…

  12. Tironsja says:

    1. Me duket ironike qe ky artikull ne rradhe te pare eshte botuar ne kete gazete, qe lejon botimin e komenteve me ofenduese ne internet. Ne do komente anti shoqerore, anti kombetare dhe anti kulturore kjo gazete i boton te gjitha. Prandaj, Ben Andoni here tjeter uroj mos te biesh pre e kesaj kontradite…

    2. Sqarim Ben Andonit per parrullen “Per ju hapim Aushvicin”, sepse e kuptoj qe o nuk e dika historine e vertete, ose i leverdis ta fshehi. Ditet para derbit lagjet e vjetra te Tiranes u zgjuan me shkrime te shkruara neper mure te tipit “Te vrasesh nje tirons eshte mire” ose “Nje tirons i vdekur eshte nje tirons i mire” etj banalitete. Kur sulmohesh ne prag te shtepise, normale qe do t’kete dhe kunderpergjigje. Prandaj, Ben sqaroje opinionin me mire here tjeter.

    3. Ben Andonin e ftoj te shkoi te ndjeki Ultrasit ne Itali, qe edhe vrasje kane ndermjet tyre. Ultrasit ne Poloni, Greqi etj sepse keta tanet mepastaj do t’i duken lule. Mendesimi i Ultrasit te terbuar duhet luftuar si dicka anti humane, pra pa nacionalitet, Krimi eshte krim dhe s’ka as komb as ngjyre, duhet luftuar si krim, edhe jo si dicka qe gjasme e paskan tani se fundmi vetem shqiptaret.

    4. Jam totalisht kundrra te berit tifozllek me nje nacionalizem te dhunshem, te pa llogjikshem. Futbolli ne Evrope vete u zhvillua per te zbutur mardheniet midis popullatave. Ne Gjermani futbollin e zhvilluan Anglezet. Ne Shqiperi futbollin e zhvilloi Rexhep Jella qe mbas studimeve ne Kembrixh erdhi e krijoi Kampionatin Shqiptare. Pra, futbolli ne thelb ka per qellim frymen e solidaritetit dhe zhvillimit duke u argetuar. Problemi i ultrasve nuk eshte vetem ne Shqiperi o Ben, por ne te gjithe boten. Ne Argjentine ne derbin e Buenes Aires vdesin me dhjetra persona vit per vit. Cmenduri!

    5. Prandaj, mendoj se behet gabim te ngaterrohen turmat e mitingjeve politike (militantet) me turmat e tifozeve. Turmat e mitingjeve prej militantesh te terbuar jane fale nje 50 vjecari ku sistemi qoftlargut e vrau individin dhe krijoi kolektivin. Mendo dhe bej sic thote Partia. Iu ka ngulitur ne mendje keq shqiptareve kjo mendesi. Kurse turmat e tifozeve me duket disi e pakuptimte te futen gjithe tifozet ne nje thes. Thua se nuk ka tifoza Plisa qe s’kane berre kurre akte dhune, apo tifoza te Ultras ’86. Keta te fundit ne vitet ’80-te dhunoheshin deri me burgime vetem pse i perkisnin atij ekipi, pa bere asgje anti ligj. Ne 1986 kane qene me dhjetra tifozet e Tiranes qe kane bere burg pse ne stadium bertisnin “Tirona” dhe kurre asnjehere “17 Nentori”.

    6. Nje te drejte ke Ben ne kete artikull, kur thua se problemet sociale duhen gjetur nga rrenjet. Rinia shqiptare eshte e papune, e pa shprese, nje rini parazite. Te qenurit pjese e nje turme, e nje aktiviteti sic eshte “te berin Ultras” eshte nje metode e re me vra kohen. Pse nuk ka me ne Angli huliganizem te terbuar ne perqindje sic i kishin para 20-30vitesh? Sepse ekonomia u rrit ne Angli, mirqenia sociale u rrit, shkollimi nder angleze u rrit, rrjedhimisht dhe huliganizmi ra. Tek ne rinia shperthen ne dhune duke u fshehur mbas identitetit ultras, per te shfryre dufet e jetes. Tirana eshte nje milon banoreshe tashme, sa parqe ka per aktivitete sportive? Sa salla, sa fusha, sa teatro, sa kinema? Ose 0 ose 1. Ama sa pube, klube ka? Me qindra. Mjerim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje