Jakup Krasniqi flet për Kadarenë: Nuk pranoi të ishte lodër e klaneve politike

7 Gusht 2015, 10:36Blog TEMA

Nga Jakup Krasniqi

Këto ditë pat një seri reagimesh ndaj mendimit të lirë te Kryeambasadorit shqiptar të letrave shqipe, të intelektualit dhe mendimit të avancuar politik shqiptar, Ismail Kadaresë. Ismail Kadare, pa dyshim që është njëri nga shqiptarët e rrallë i cili i ka rezervuar veti të drejtën për të dhënë mendime e ide, për të shpalosur vizionin se nga duhet të eci kombi shqiptar. Pozicioni i kombit tonë sot në ketë katrahurë politike, ekonomike e morale, asnjë shqiptari me vizion nuk ia jep komoditetin e heshtjes. Në fund të fundit, ai ka shfaqur mendimin e tij autonom, ka shfaqur botërisht idenë e tij të shqiptarizmës dhe vendin e kombit shqiptar në Evropë. Secili nga ne duhet ta kuptojë se demokracia nuk ë shtë njëmendësi. Populli ynë e ka një shprehje e cila thotë: “ Pas atit të mirë çohet shumë pluhur”.

Të gjithë duhet ta kuptojmë se Ismail Kadare, është mbret i letrave shqipe dhe për të qenë mbret në mbretërinë e tij, ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e gëzhojës a e kornizës politike të asnjë ideologjie. Ai është nder intelektualet e lartë, nder më të rrallët jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje, ai nuk u rrëmbye as nga lakmia për të qenë i pari i shtetit. Kështu Ismail Kadare i ka rezervuar veti vendin që të jetë pjesë avancuar e mendimit politik shqiptar. Ai nuk u rrëmbye nga lakmia e pushtetit të parasë duke qenë në pozita publike. Kjo është një arsyeje shtesë, pse Kadare imponon e meriton respekt!

Ismail Kadare meriton dhe imponon respekt edhe atëherë kur mund të kesh arsyeje që të mos pajtohesh me mendimin e tij, të cilin, ai e shpërfaq me guxim e liri të mendimit e të shprehjes. Për mendimin e tij të lirë politik, ai ka investuar shumë dhe nuk i merr leje askujt, çka e kur ta e thotë botërisht bindjen, qëndrimin a pikëpamjet e tija. Respekt!

Zotërinj, mos kërkoni nga Ismail Kadare që ti shikon shqiptarët si numra e përqindje, ai e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Ashtu si e konceptuan edhe rilindësit tanë të lavdishëm! Kadare më të drejtë po e kërkon ngritjen e pozicionit te shqiptarëve në Kontinentin e tyre, në Evropë, për çka kombi ynë kanë investuar shumë. Kombi ynë, jo vetëm para Evropës, duhet që ti shpalos vlerat e kulturës e të traditës sonë nacionale, me çka edhe veçohet nga kombet e tjera. Kombi ynë nuk duhet të lejoj që t’i ikë ky rast për ti shpalosur vlerat e tija tradicionale shqiptare! Vlerat e kombit etnik. Koha është që t’i biem fortë këtij teli!

I thash këto fjalë, jo pse Kadare ka nevojë për mbrojtjen time a te dikujt tje tër, atë e mbron vepra e tij kolosale e shtrirë në të gjitha Kontinentet e banuara me njerëz dhe ku ne shqiptarëve na bënë nder. Kombi ynë e ka një yll që nuk guxon ta kontestoi apo t’ia errësoj shkëlqimin”.

6 komente në “Jakup Krasniqi flet për Kadarenë: Nuk pranoi të ishte lodër e klaneve politike”

  1. afrimi says:

    Fjalet mbret, yll e ku ta di une nuk duhet te zene vend ne publik. Mbaji ne tavolinen tende te shtepise apo zyres foton e tij po te pelqejne keto epitete, zoti Krasniqi. Mua nuk me pelqejne superlativat qe thoni per Kdarene. Une nuk e kam inat se s’me ka bere gje mua personalisht, por per te mos e zgjatur, se jemi mesuar te flasim shume e te mos themi asgje, Kadare eshte nje shkrimetar i niveleve me te mira tek ne, por nje njeri shpirtvogel i jetes qytetare. Edhe pa te, une dhe Shqiperia mund te jetojme normalisht, ndoshta dhe me mire. Kam parasysh degradimin njerezor te tij, nuk e di ne qoftese nuk e di ti, edhe gjate sistemit te meparshem edhe sot. Me mire te jeshe njeri se sa mbret apo yll.

  2. Tema says:

    Më duket se ka vdekur kadare

  3. katarakti says:

    Kadareja shpesh here flet fort, mire dhe bukur. Ne rrafshin kombetar, pra ne mbrojtjen e te drejtave te popullit shqiptar ne Ballkan eshte i paarritshem. Kadarene duhet ta degjojme me respekt kur flet per historine, kulturen, religjionin, etj etj. Dhe pavaresisht se eshte kollos i letrave dhe kultures shqiptare, Kadareja eshte po ashtu nje njeri si gjithe te tjeret. Me gabimet dhe te metat e tij. Ajo qe une nuk kam duruar dot tek Kadareja eshte marrja e pozave prej tij si disident. Ka bere çka pasur mundesi per te treguar se nuk e ka dashur regjimin komunist. Kjo mund te jete e vertete Por megjithese ndofta nuk e ka dashur ate regjim, prapeseprape i ka sherbyer. Dhe me shume zell dhe devotshmeri. Kjo eshte kritika e vetme qe une kam ndaj Kadarese.

  4. refugjati says:

    I nderuar Jakup krasniqi ky shkrimn i juaj eshte i pakuptimte ose nuk e njeh realitetin ose e ben me qellim perse?- ju thoni se ky fare “trimi” nuk i ka sherbyer politikes eshte krejtesisht e kunderta si ne kohen e komunizmit dhe ne kohen e fashizmit(te sali serbit). – Ju e krahasoni me rilindasit, eshte pak e teprume kjo Jakup… A eshte nje tipik by.. lepirs ne te gjitha sistemet. Njerz si puna e ketij lindeshin rralle dhe vdekshin shpesh.

  5. nora says:

    ky zoteria nuk e njeh mire kadarene

  6. eltoni says:

    kush du memedhene te degjoje Kadarene! por zuzaret tane politikane duan vetem xhepat e tyre, nga thaçi tek Berisha..! te shohim me Ramen, dhe shpresoj me Haradinaj nje dite kryeminister…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje