Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”?

6 Gusht 2015, 13:54Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”? Po, një traditë që ruhet, megjithëse retushimet dhe evoluimin 100 vjeçar të sistemit politik dhe zgjedhor.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet janë përfaqësuese dhe e drejtë kushtetuese për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Popullsia në Shqipëri ka ndarje thuajse të balancuar midis gjinive (meshkuj-femra), ndaj edhe zgjedhjet do duhet të ishin të balancuara në votimin gjinor! Në hartën elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit gjenden zona të disbalancimit të dukshëm: zona ku votueset femra (gra dhe vajza) janë shumicë, ose anasjelltas, ku ato janë pakicë. Natyrisht, kjo ndodh në çdo zgjedhje dhe në çdo vend, ndaj nuk përbën lajm. Lajm përbëjnë detajet, – përcaktimi i zonave me disbalancë të madhe ku vendimmarrja politike është në shumicë të dukshëm “çështje meshkujsh”.

Tabela bashkëngjitur tregon se kjo ka ndodhur në disa bashki, ku në krye të listës “mashkullore” janë Malësi e Madhe, Selenicë, Maliq, Përmet, Himarë, Prrenjas, Kamëz, Vorë, Mirditë, Fier, Gjirokastër, Gramsh, Rrogozhinë, Finiq, Shijak, Lushnje, etj. Në disa prej këtyre bashkive (Gjirokastër, Përrenjas, Gramsh) kontrasti është më i thellë kur mendon se në garë për kryetar bashkie kishte gra/vajza dhe ato rezultuan fituese. Ka bashki (Has, Klos apo Bulqizë) ku janë regjistruar më shumë votuese femra sesa meshkuj.

Interesant është edhe krahasimi tjetër: zakonisht, sipas studimeve politike dhe zgjedhore, femrat janë të pritura drejt politikave sociale, pra drejt platformave politike sociale që janë tipike për të majtën socialdemokrate dhe socialiste. Referuar rastit shqiptar kjo tezë klasike për vendet me ndërgjegje e kulturë politike, bie poshtë. Në njërën nga dy bashkitë me numrin më të lartë të femrave votuese ka fituar kandidati i djathtë, madje aty (Klos) megjithëse shumica votuese ishin femra, ka humbur kandidatja femër në garën për kryetare bashkie.

Në bashkinë me përqindjen më të lartë të votuesve meshkuj (Malësi e Madhe) ka fituar e majta, siç e majta ka fituar në 12 nga 15 bashkitë me disbalancën më të madhe gjinore, pra ku votuesit meshkujt kanë qenë përcaktues në raportet 2 -1 ndaj votës femërore. Interesant është edhe fakti se përqindjet e pjesëmarrjes gjinore nuk i përgjigjen përqindjes së femrave në këshillin e ri bashkiak, përkundrazi. Në bashkitë me diferencën më të ngushtë të votës gjinore ose të dominuara nga votuese femra, numri i femrave fituese në këshill është minimal, dukshëm në distancë të thellë me zona të tjera ku balancimi është kryer ose është përafruar.

Në Tiranë është interesante ndarja gjinore e vendimmarrjes sipas njësive të vogla lokale (ish minibashkitë dhe ish komunat). Brenda në qytet vetëm njësia bashkiake 3 dhe 7 kanë më shumë votuese femra sesa meshkuj, njësia 11 ka votë të balancuar, kurse distancën më të madhe e gjejmë tek njësia 10 me rreth 14% më shumë votues meshkuj sesa femra! Në ish komunat, të gjitha njësitë kanë diferencë mbi 10% midis votuesve meshkuj e femra, ku diferenca më e ulët gjendet në Kashar e Ndroq (10-12%) dhe më e larta në Baldushk, Shëngjergj e Petrelë (22-24%). Nëse krahasojmë rezultatin e votave gjinore me listën e administratorëve të emëruar në Tiranë duket se ka një përputhje negative: të gjitha ish komunat do të administrohen nga meshkuj!
Të dhënat janë teknike dhe vlejnë për të interesuarit në analiza e raportim politik. Janë pjesë e kërkimeve të ISP (www.isp.com.al) në bashkëpunim me UNWomen Albania.

6 komente në “Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”?”

  1. Besim says:

    Kurregje se ne kuptova e cfare do te thote?! Ketu tek ne zgjedhjet 70% eshte interes material dhe 30% por qe i perkasin se majtes (te brymosur dhe te kalitur me frymen dhe trashegimine komuniste) jane ne loje bindjet politike. Lufto te na tregosh heren tjeter sigurisht te ilustruar me grafik se cfare dhe nga vjen 70%.

  2. Votuesi says:

    Po i dashur, por ligji detyronte qe lista e kandidateve per keshill te ishte e kombinuar nji mashkull nje femer, ose anasjelltas.
    Dhe nga kjo, shko shiko perberjen e keshillave bashkiak ne rrethe si Fieri, Lushnja, Berati, por dhe ne gjithe Shqiperine. Femrat, ca kukulla te bukura barbi, qe do tua lidhin doren me spango, per tua ngritur sa here qe mendon partia, sepse nuk kane tru aq sa te kuptojne apo njohin problemet e verteta te komunitetit. As kane patur mundesi ti njohin hallet e njerezve, keto bijeza te llastuara te dikusheve te meparshem.
    Baballaret, ua lane vendin ne keshillin bashkiak vajzave apo grave te tyre dhe hajt te shohe zgjidhje qytetari.
    Per kete beni nje studim, ju i nderuar. Merini nje per nje, edhe meshkujt e femrat. Djali a vajza, apo nipi e mbesa e kujt eshte dhe do te bindeni per mediokritetin e ketyre femrave, por edhe te meshkujve.
    Respekte.

  3. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    Krasnic e paske perla ndonje $$ nga UN per te shkruar ndonje gje per grate, po e paske bere corap nga padurimi per ti marre leket…

  4. AB says:

    Besoj se keni bere nje gabim mes analizes per bashkine e Matit dhe ate Klosit. Ne te dyja bashkite eshte e vertete qe kandidatet gra te ASE humben, por pjesmarrja e grave ne votime sipas KQZ nuk ishte me e larte se e burrave :

    Klos

    http://results.cec.org.al/Turnout/Local?cs=sq-AL&r=t&rd=t4&eu=4&m=36&ps=All&vc=All

    Mat

    http://results.cec.org.al/Turnout/Local?cs=sq-AL&r=t&rd=t4&eu=4&m=51&ps=All&vc=All

  5. lluku-lluku says:

    Kur na u bo dhe ky nofull majmuni ,me bo politikat e shqipnise,
    obubujaaaaaa .
    Hik muslimut ,se nuk o politika e qytetrimi per myz llum mant ,
    Hiku ai i fillozofi lajthitur Fuga ,
    doli muzllumani radhes ta boj me qesh sh

  6. Tema says:

    Në pleqëri kuptojn politikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje