Marrja e sportistëve kosovarë nuk është më zgjidhje!

8 Gusht 2015, 18:55Blog TEMA
Marrja e sportistëve kosovarë nuk është më zgjidhje!

Nga Ben Andoni

Këtë herë do apo s’do Federata jonë e Futbollit, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka të drejtë dhe duhet vlerësuar plotësisht. Fabula është e thjeshtë: zëvendëssekretari i përgjithshëm i FSHF-së, në një dalje për shtyp e ka anatemuar dikasterin sepse nuk i dha nënshtetësinë shqiptare 9 lojtarëve të propozuar për ekipet kombëtare të moshave. Konform ligjit, dikasteri u ka bërë me dije se pajisja e tyre me pasaporta është e pamundur pasi procedura bie ndesh me ligjin aktual.

Larg kleçkave të ligjit, para të cilit, duhet të ulim kokën dhe të dëgjojmë, gjë që është e pamundur dhe për FSHF-në (!!!), një akt më i madh, tashmë gjendet para dikasterit ku punon zyrtari i njohur Besnik Çela i FSHF-së, që është ankuar publikisht. Ai lidhet me të ardhmen e Kosovës dhe mundësinë e afërt që ajo të anëtarësohet me të drejta të plota në sportin e futbollit, ç’ka do të thotë se e privon atë së pari nga talentet, por e dyta dhe ndoshta e para për ne është se janë një brez i tërë shqiptarësh të rinj, që mbase nuk i kanë mundësitë e kosovarëve (lexo financiare) dhe po digjen. Po digjen sepse Federata jonë e Futbollit e ka më të lehtë të marrë talente të gatshme sesa t’i përgatisë vetë dhe t’i bëjë të aftë deri në ekipet elitare.

Sot, jemi dëshmitarë, që Kosova nga dita në ditë po dihat shumë afër anëtarësimit në FIFA, një akt, që do ta ndihmojë shumë dhe drejt aderimit në struktura të tjera, për t’i hapur udhë vendimit final të pranimit në OKB me të drejta të plota. Që do të thotë se të gjithë energjitë, kapacitetet dhe mundësitë duhet t’i derdhë për identifikimin e vet. Kurse Federata shqiptare ka ardhur koha që projektet afatgjata, që në këtë rast duken hapur se janë afatshkurtëra t’i mendojë për të rinjtë shqiptarë, që s’kanë hapësira, që s’kanë terrene sportive, që s’kanë mundësi financiare dhe mbi të gjitha që as nuk subvencionohen nga shteti i tyre.

Nuk do jetë e largët dita kur Shqipëria të luajë ndoshta kundër Kosovës në ndeshje ndërkombëtare dhe me gjithë dashurinë për flamurin dhe patetizmin klasik nga të dy anët, seicili nga ne do bëjë tifo për përfaqësuesen e vet.

Koha do të tregojë shumë gjëra, por këtë herë Ministria e Arsimit ka vepruar drejt, për arsyen e thjeshtë sepse të rinjtë kosovarë së pari duhet të kenë dokumentacionin e duhur, por mbi të gjitha, atë që nuk thuhet se është një brez i tërë shqiptarësh të vegjël e të rinj, që e kanë ëndërr të veshin fanellën e përfaqësimit të atdheut të tyre.

25 komente në “Marrja e sportistëve kosovarë nuk është më zgjidhje!”

  1. mario duni says:

    e drejte. federata e shqiperise duhet te punoje me shqiptaret dhe ti lere kosovaret. boll me.

    1. andi says:

      Kosovaret japin pare me shume per tu aktivizu ne sportet e ndryshme ne Shqiperi, Federates dhe Dukes me kompani u interesojne me shume per xhepin e tyre, njelloj si ne Fifa korrupsioni eshte kembe kryq ne federaten shqiptare.

      1. Pelasgian says:

        Ehe …edhe ne Zvicerr Kosovaret japin pare per me u bo kampiona boksi e futbolli…..

        Yyyyyyyyyyyyy shipeca te shpif….pranojeni qe s’boni per kurrgjo…

        Kosovaret kan nxjerr talente dhe fale tyre po ju japin shancin Juve te shikon kombtaren Shqiptare ne Europian!

        70 vjete federate = ZERO SUKSESE!

        Do ta shikoni mjerimin tuj kur Kosova te pranohet ne OKB!

        BEN andonovic …po turqve pse ju jepet kaq lehte pashaporta shqipKare?

        Me duket se ne kohe te Enverit i kishit strukturat sportive po prap ZERO SUKSESE ne sport!!!!!

        1. ad says:

          cdo kombetare.

          ka zezaket e vet

          shikoni angline ,francen.

          p ela

          ke te drejte zoti nuk i beri te gjithe njesoj

          juve ju dha talentet qe nuk kane nevoje per koke.

          ke degjuar ne zvicer gjermani france angli itali ndonje doktor,profesor,inxhinier kosovar???????

          a e di qe shqiptare te tille jane me mijra.

          e sigurt qe nuk e di. se jane jashte sferes se inteligjences qe zoti percaktoi per ju.

          sa per mjerimin kur kosova te pranohet ne okb te jesh i sigurt se shumica e shqiptareve e dine qe shumica juaj eshte turke e si te tille jeni te pabese.prandaj nuk eshte se cudit njeri ne shqiperi per sa kohe ne senduket dhe odat kosovare ka me shume flamure te isis se te shqiperise!!!!!!!!

    2. Dreni says:

      Shqiperia duhet ta zhvilloje sportin duhet tu jap perparsi edhe te rive nga shqiperia etj, Por nuk ka azgje te keqe ne qofte se mer lojtare talente shqiptare nga kosova, zvicrra i ka pes te tille. Kosova ka shum talente gjithandej botes ne qofte se shqiperia ka nevoje per ta pse mos ti mare fundi ata jan djem shqiptare ,

      Ju te shqiperis duhet te mesohi te mendoni globalishte e kombetarisht e jo lokalishte, si disa pseudo gazetare e anal-ista ne shqiperi,

      Ne jemi kombe i vogel dhe kemi nevoje per njeri tjetrin si kosova qe ka nevoje per shqiperin ne disa fusha ashtu edhe shqiperia ka nevoje per kosoven,

      Ky ben andoni per te ra ne sy ben tema idiote.

  2. xxx says:

    perse paska te drejte ministria e arsimit???? po e di ben andoni qe ne vitin 2013 moren pashaporten shqiptare mbi 1000 shtetas turq.gati cdo vit mbi 1000 turq marrin pashaporten shqiptare. shikojini satistikat tmerr me lehte e merr pashaporten shqiptare nje truk se sa shqiptar i kosoves. tani u be nami se do jepeshin 9 pashaporta per shqiptaret e kosoves.keni vendosur te turqizoni kete vend pthuuuuuuuuuuuu vend muti..
    na tregon ligjin ben andoni po ke mbi 10.000 shtetas turq qe kane pashaporten shqiptare mos te flas per arab e kinez per keta nuk qenka shkelur ligji

  3. Hasan says:

    Ben! Do ti fusim dhe nje dru te mire Serbise, duke i marre tre pike dhe pastaj ta mendojme. Se ty ste ha fort malli per ekipin shqiptar te futbollit, por si serbofil i deklaruar qe je, te ka dhembur shume gjendja aktuale e ekipit kombetar serb te futbollit!

  4. Gjergj Kastrioti says:

    NUK DUAM MUSLIMANE FUTBOLLISTE NE NGA KOSOVA !!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ore dakord jam me ty un por ata ortodokset e jugut me mire preferojne te luajne nganje ndeshje me greqine e te digjen sesa te luajn per shqiperine(nini,kone,tato,kapino..)…madje edhe ty nuk te njohin per gjergj kastrioti por si jorgos kastriotis..’mire’ veproi ministria e arsimit dhe e sportit qe nuk ua dha nenshtetesine shqiptare ketyre shqiptareve te kosoves(hapu dhe e futuuuu),madje teper strategjike ishte pajisja me pashaporte shqiptare e hiresise ‘J’sepse ai eshte njesh si ne diplomaci ashtu edhe ne sporte,me miqesite e ngushta qe ai ka me irineun e beogradit mund te na sjelli ndonje lojtar klasi serb e tu japim pashaporta shqiptare e keshtu mund te bejme nje ekip dinjitoz pa ‘sunite’te albanistanit e te kosoves por me ortodoks ‘me gjak te kulluar’ serb e greke…

    2. XhungëlHesapi says:

      NUK DUAM KOMENTE NGA TRUSHKULUR SI TI !!

    3. Hamdiu/Tirane says:

      Po ne myslimanet ketu ne Shqiperi?E di ti qe jemi 70%???
      Nuk duhet ti ndajme shqiptaret nga feja.Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  5. Tema says:

    Dhe në eurovision s’do të ndodh

  6. shqiptar says:

    kosova njihet ne UEFA fifa okb pastaj me te pare edhe te bere do e gjejme zgjidhjen pastaj kosova eshte e lire te beje cte doje.edhe bashkimi si dy shtete si skocia me angline eshte i mundur.

  7. Nostalgji Sportive says:

    Projektet per zhvillimin e futbollit,jane afat gjate,ku drejtuesit e Ministrise dhe Federata e futbollit,kane zene postet drjtuese pa “projekte”.
    Pashaportat duhet te jepen,per ate kontigjent te rinjesh te talentuar,qe gradualisht,me projekte te mire paguara,te punohet per mbeshtetjen dhe zhvillimin e futbollit.
    Nuk duhet ngaterruar,”pislleku” I ndonje punonjesi te federates,per te nxjerre perfitime ekonomike,me domosdoshmerine!
    Ligjin e bejne deputetet,kur ai bie ne kundershtim me interest,duhet te rishikohet.

  8. Tasim says:

    Është fatkeqsi e madhe niveli shume i ulet i argumenteve qe perdoren nga personazhe publike per te justifikur deshirat e veta ne lidhje me ekipin kombetar e me tutje.
    Deshira e ketij Ben Andonit duket qarte se eshte qe ekipi i Shqipnise te mos kete lojtare Prishtine, Prizreni, Peje, Gjakove, Mitrovice a Ferizaji.
    Tani kte deshire qe i vjen nga trysnia e madhe qe i sjell bashkimi kombetar e shpreh duke e kamuflue me faktin se nuk po u jepen hapsira futbollistave qe vijne nga Tirana, Fieri, Vlora, Gjirokastra a Elbasani e Shkodra. Pra ky po thote qe po investohet ne talente te “jashtëm”. Nderkohe qe eshte totalisht e kunderta. Talentet e “jashtem” po investohen per kombetaren e tyre.
    Ky ose nuk merr vesh fare nga funksionimi i futbollit sot ose po luan budallain. Ekipi kombetar o ti Ben eshte vetem nje qender ku grumbullohen dhe kordinohen talentet me te mira. Aty nuk krijohen keto talente.
    Kshu qe here tjeter kur ke dicka per te thene mos përdor argumenta te tille pa snje lidhje.
    Thjesht thuaj ate qe te frikson “you son of a bitch”

    1. Toni KS says:

      Per kombetaret europiane luajne arab, nigeriane, ganez, turq etj. Vete i ftojne dhe luftojne per ta. Ndersa per zoteriun qenka problem qe shqiptaret luajne ne kombtaren shqiptare, edhe ate luajne me zemer dhe cuan kombetaren ne vendin e 22-te te rangimit te FIFAs, si kurre me pare ne histori.
      Ne sport vlen rregulli “Ekipin qe fiton mos e ndysho”. Kaq do te mjaftonte per te mbyllur kete debat kot. Lereni njerezit e futbollit te bejne punen e tyre siq dine dhe munden.

  9. ben says:

    Ben, shqetesimi qe shtron per te mbeshtetur talentet e qyteteve te shqiperise brenda kufirit institucional dhe per te lene outside ata qe kane lind ne tetove, presheve, malisheve eshte I pa drejte dhe diskriminuese si teze. Per ngritjen e akademive te mirefillta dhe financimin e sportit ne shqiperi jam me ty. Eshte prioritet kombetar. Per te tjerat pastaj nuk je ne ” sinkron”. Te rinjte e gjakoves, pejes, prizrenit…perballen me te njejtat veshtiresi per tu bere futbollist. Ti thua ti ndalim endrren talentit shqiptar te nje fshati nga kosova dhe japim mundesi ketij me pak te talentuarit qe jeton ne tirane, fier…

  10. Taulant/Tirane says:

    Ben,nuk ke marre ne konsiderate nje nje diskutim te miredegjuar tejembane trojeve tona:ate te bashkimit te dy federative pas njohjes se Kosoves nga FIFA!
    Pasi te japesh nje konluzion te sakte per variantin e mosbashkimit te federatave,atehere te lind e drejta te shtosh kete artikull.
    Mendoj qe federatat kane plan bashkimin dhe indirekt kete e kane thene te presidentet e federative perkatese.Ne kete rast,ky artikull behete qesharak!

  11. ATENTI says:

    Po ikni more patriote te medhenj. Mund te ndodhe qe vitin tjeter Kosova pranohet ne FIFA dhe UEFA dhe befasisht Shqiperia mbetet pa kombetare.
    Ja qe Beni ka te drejte.

  12. XhungëlHesapi says:

    Një sqarimin për Ben Andonin dhe të tjerët që mendojnë si ai;
    Kjo Kombëtare nuk quhet Kombëtarja e Futbollit të Shqipërisë, por Kombëtarja Shqiptare e Futbollit. Çdokujt që i vlon gjaku i shqiptarit në deje dhe ka nivelin e nevoshëm, është i mirëpritur pak rëndësi ka ku ka lind dhe ku është rrit.
    Një Komb një Kombëtare !!!.

  13. 99 says:

    Amerika I ka lojtaret te rritur ne Gjermani,Italia ka marre argjentinas me origjine italiane,Gjermania po ashtu etj

    1. loni says:

      Keto jane udhezime te “partnereve” tane nderkombetare te cilet kushtezojne me ligj te vecante mosbashkimin ndershqiptar

  14. Mali says:

    Ide e mire kjo. Kosovaret ju duhen, preshke se jeni akoma ne moshe te re dhe patjeter duam te ju mbajm per dore… 2050 mendoj qe duhet tua japim ni autonomi te gjer, e pastaj shofim dhe diskutojm per pavarsin, ama kujdes 2100!

  15. shqiptar says:

    cdo popull ne bote ka te drejte te bashkohet vetem shqiptaret jo sepse keshtu duan te huajt apo europianet sepse bashkimi shqiptareve nuk eshte i mire per europen ndesra anglezet francezet italianet gjermnaet kane te drejte te bashkohen.

  16. tfgs bithekiri says:

    Ketu ia ka fut kot fare. Sipas ketij duhesh marre nje lojtar i paafte e i patalentuar nga Tirana sesa nje i afte nga Zvicra. Pse? Keshtu rritet niveli i futbollit vendas?

    Mos duhet edhe De Biasin ta heqim si trajner sipas ketij?
    Te veme nje te paafte shqiptar shqiperie? Ku do shkojme me kete filozofi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje