Përse mungojne lekë nga portofoli?

8 Gusht 2015, 09:24Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Morem vesh duke ikur me pushime, si nje shuplake pas qafe kur qethesh, se nga doganat dhe nga taksat na mungojne miliarda leke.

E dha media.

Ore a ka ndonje ekonomist ne media? Po te Instituti i Statistikave a ka ndonje financier?

Se nuk mjafton te japesh shifren totale, as te thuash ububu na mungojne leke…

Duhet analizuar ne hollesi, por mediat flene.

Me vjen keq sepse gazetaret e rinj dalin sot nga shkolla edhe me shume lende ekonomie dhe finance.

Mungojne leket nga doganat. Ne cfare mallrash te importuara eshte deficiti ne krahasim ta zeme me nje vit me pare?

Duhen pare zerat nje per nje.

Nese mungojne ato mallra ne treg dhe po te matet tvsh e munguar e ardhur nga mosshitja e tyre del se vjen andej, atehere kemi nje problem dhe jo dy.

Por, nese kemi deficite ne dogana ne disa zera dhe mungese mbledhje taksash ne sektore te tjere te ekonomise, atehere kemi dy probleme dhe jo nje me dy pamje te ndryshme. Po te kemi dy probleme atehere jemi drejt shkoqitjes administrative.

Pastaj duhet pare nese ka edhe ne qarkullimin e lekut deficite ne tregun e brendshem.

Nese ka atehere mund te supozohet se mosardhja e mallrave nga jashte eshte shoqeruar edhe me boshatisje te tregut te brendshem, pra edhe me pengesa ne qarkullimin e parase. Por, nese kjo nuk ka ndodhur, dhe sasia e shitje blerjeve ne tregun e brendshem nuk ka rene, mund te supozohet se mallart e pacdoganuara jane futur ilegalisht ne tregun e brendshem dhe parate e cdoganimit i ka fut dikush ne xhep.

Duhen pare se perse ka me pak te ardhura nga doganat. Se mos vlera financiare e mallrave te importuara eshte me e ulet sepse jane ulur cmimet e mallrave ne tregun boteror? Se neqofte keshtu atehere nuk ka faj njeri, ama nese nuk eshte keshtu atehere kjo pune le per te deshiruar.

Cfare jane mallrat qe nuk jane cdoganuar? Mallra konsumi apo mallra prodhimi??? Sepse duhet pare se mos tregu i brendshem ka zevendesuar nje pjese te mallrave te importuara ne rruge te zeze apo legjitime? A ka rritje te prodhimit te brendshem ne sektoret e mallrave qe figurojne te cdoganuara me pak? Nese po duhen te jene rritur te ardhurat nga tvsh e brendshme, kurse nese kjo nuk eshte rritur atehere njera nga te dyja, ose kemi prodhim ilegal, ose mallrat kane hyre ilegalisht dhe te pacdoganuara.

Mos ka rene vlefta e lekur ne krahasim me euron dhe dollarin? Nese po atehere porblemi eshte strukturor, nese jo atehere gjetiu fle lepuri dhe nuk ka te beje me kursin e shkembimit te lekut me monedhat e tjera.

A ka rene prodhimi i brendshem ose eksporti i produkteve shqiptare? Nese po ka shume mundesi qe nje prodhim ne renie kerkon me pak lende nga importi, kurse nese produkti i brendshem eshte ne rritje ne sektoret qe kerkon mbeshtetje nga importet atehere duhet menduar per ilegalitet hyrjesh mallrash.

Po magazinat e e tregtareve jane plot apo jane bosh sepse edhe ky eshte nje parameter qe na ndihmon te arsyetojme.

Do te ulet buxheti dhe shpenzimet e tij?

Nuk eshte zgjidhje fare kjo. Me mire merrni hua tjeter sesa ta perballoni krizen me ulje te shpenzimeve te buxhetit publik.

Dy rruge ka. Ose do te ulen shpenzimet e sherbimeve sociale dhe kriza do te ndihet afatagjate pra do te kete me shume te semure, njerez me shpejt te vdekur, me pak lindje, shqiptare me injorante e padije, konsum ilacesh edhe me te skaduara, etj.

Ose do te perkeqesohen kushtet e prodhimit dhe keshtu prodhimi dhe fuqia blerese do te bjere, tregtia do te bjere edhe me keq, dhe vitin tjeter do te kemi renie edhe me te madhe ne taksat e grumbulluara dhe ne te ardhurat nga dogana.

Ckoqitja do te vazhdoje, pra duhet ndalur.

Cfare kuptimi ka te kemi tarifa doganore ose taksa te larta kur ato nuk mblidhen? Mos valle nuk mblidhen sepse pikerisht jane shume te larta?

Se kjo do te thote qe disa nuk paguajne dhe ate qe nuk e paguajne mashtruesit e paguajne te ndershmit, cka do te thote se jemi ne nje ekonomi qe favorizon sektoret qe operohen nga tregtare dhe biznese te pandershme. Te ndershmit i krruset shpina nga barra e fiskut.

Duhet bere ky studim.

Do thoni ju, perse nuk e ben vete?

Kam vape…

Po nuk eshte puna ime mo… Ju e dini une s’e kam qejf punen vullnetare…

24 komente në “Përse mungojne lekë nga portofoli?”

  1. blendi ...ziu says:

    Lajm i mire: FUGA ESHTE DUKE IKUR ME PUSHIME !!!

    1. Argita_B says:

      Fuga ndofta ka shume te meta, po te pakten mundohet me kete artikull te hapi syte e popullit, te sensibilizoje opinionin publik e ate mediatik, te “ngacmoje” pergjegjesit kesaj situate.

      1. Alberti says:

        P.Sh ç’fare të metash mund të ketë ky Fuga?

    2. E ke thene drejt says:

      Eshte shkrim i sakte. Informacioni eshte shume i mjegullt. Ndoshta qeveria ka lejuar kontrabanden para zgjedhjeve si perhere. Duhet pare ky muhabet.

  2. filani says:

    Jane me pushime plako, ose jane nje tufe trapash qe marrin rrogen sa per te thene.

  3. Lloji says:

    Je be i bajatshem boll o burr se na plase!

  4. leci says:

    Profesor te lutem! E kuptoni qe keto qe thoni jane nje ngarkese shume e madhe per trurin e tyre shume te vogel? Mos i merr ne qafe se jane gjynah. Kane familje per te mbajtur dhe kane sakrifikuar shumre para partise per te kapur ate vend pune.

  5. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Prapë foli ky rroçka i Myqos!

  6. v.duka says:

    Shume mire i thua gjerat. Po “ME REFORMEN ARSIMORE C’PATE”? Pse nuk i bere verejtjet ne kohen e duhur qe te ndihmonit ne pergatitjen e dukumentave ku u pasqyrua institucionalisht reforma e re arsimore? Pse e le per “pas te vjelave”.
    Megjitheate ju dini qe edhe KOHEN ta afroni nga vetja per te kontrubuar venien ne jete te Reformes se Madherishme.

    Me rspekt, V.Duka.

  7. Populli says:

    Artan, kujt i flet!?

    Këtu gjithëshka po shkon për lesh!

  8. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    E ke trajtuar holle shume more profesor per koketrashet komentues.
    Ajo qe ti thua eshte qe ska deficit por genjeshtra te qeverise per te trembur popullin per te pranuar reformat.
    Shkurtimin e administrates shteterore
    Pra me shume te papune.
    Strukturimin e pensioneve.
    Pra njeriu kurre sdo kete fat te dal ne pension.
    Dhe taximin e fukarait dhe pensionistit.
    Pra qeveria do nxjerre dhjam nga pleshti.
    Lodra e qelbur e palloshit ver llapa nuk kuptohet nga injorantet me lap top dap dup.

  9. si gjithe te tjeret says:

    vetem njerez intelektuale me vlera si blushi i kuptojne, te tjeret shtojne kuletat,dhe rrisin taksimin e rroges,psh te ushtarakut rroga 30000 leke,paguan qirane e hajde te krijoje familje,
    e mimi merr 162000leke, djeta jashte vendit 1200 euro, ne borde ,pedagoge,si antare keshilli bashkiak.keshtu jane keta rilindasit, nga bashkia ku u pasuruan u bene ministra dhe tani quhen rilindase pasurise se tyre.

  10. Gysi says:

    Profesor komplimente se je i rralle ne mendimet qe ke.Nese ke deshire degjoje nje keshille “Comorra ose nuk lexon se s ka kohe,ose nuk degjon se s ka veshe ose eshte duke t, pregatit ndonje surpriz te flliqur qe sdo dish nga t shkoshe!”Ti flet por askush nga qindra mijra doktoret ,profesoret apo akademiket e tjere nuk te ndjek por flene, dremisin dhe shajne me vete vendin ku jetojme.Kur s te duartrokasin ato “mendjet e ndritura” c pret nga disa komentues te Meros ,Bolinos,zyrave te shtypit te qeversi , apo atyre deklaratave me tre rreshta te foleseve nga selia e PD!
    Zoti te ruajtet Profesor e kurr te mos tu lodhte goja dhe mendja juaj pozitive dhe e shendosh.

  11. Mentari says:

    Po pse nuk flet per paaftesine e kesaj administrade o zoti Fuga? ne administraden e Edvinit jane hajdutet dhe te paafte shkurt eshte nje qeveri antishqiptare sepse largoi nga puna te gjith specialistet e edukuar me shpenximet e shtetit dhe futi te gjith hajdutet e injorante sic beri me policine e Tepelenes dhe sot tepelena eshte mbjelle e gjitha me droge sepse ka mbeshtetjen e policise se Ditit dhe Tahirit

  12. Studiues says:

    INSITUTI I STATISTIKAVE FLE GJUME. JANE 200 VETA .PSE NUK JAPIN SHPJEGUME KU ESHTE DEFICITI DOGANOR DHE TATIMOR.ME CILAT ARTIKUJ DHE ZERA

  13. Studiues says:

    I N S I T U T I I STATISTIKAVA NUK E K Z I S T O N . ANALIZA TE TILLA ELEMENTARE I BEN CDO BIZNES KUR KA MOSREALIZIM. KY INSITUT NUK I BEN DOT . TE PAAFTE . FLENE GJUME. PYET CDO KOMPANI SOT DHE TI JEP NE MINUTE ANALIZAT KRAHASIMORE.
    KETA NUK I KANE. E KANE MENDJEN PER RRUGE JASHTE

  14. Studiues says:

    I N S I T I STATISTIKAVE NUK E K Z I S T O N . ANALIZA TE TILLA ELEMENTARE I BEN CDO BIZNES KUR KA MOSREALIZIM. KY INSITUT NUK I BEN DOT . TE PAAFTE . FLENE GJUME. PYET CDO KOMPANI SOT DHE TI JEP NE MINUTE ANALIZAT KRAHASIMORE.
    KETA NUK I KANE. E KANE MENDJEN PER RRUGE JASHTE

  15. sit.. back and relaks → says:

    Foli murit se ben vaki ai te degjon mor zoteri, militantet nuk degjojne nga ai vesh

  16. Tema says:

    Dhe sa koh do ket lek?

  17. afrimi says:

    Profesor Fuga eshte bere komendian. Ka humbur çdo lloj orjentimi. Ai ben qejfin e tij duke shkruar budallalleqe, ashtu si po shkruaj une komente ketu se s’kam se çfare te bej tani. Shtyp kohen, por Fuga eshte profesor komunikimi, si thote vete, por me sa kam pare, s’ka mundur te komunikoje me njerezit, ndoshta me akienet po dhe me ata qe s’duan ate qe duan shumica.

  18. kusari hajn says:

    haa!!!
    shqipetaret!
    hajdute qytetare,
    hajna katnaret!
    te mjeret
    te ngratet
    vjedh socjalistet
    vidh demokratet
    shqipetare
    kokekare..
    te palare
    bythecare
    si gomare
    pellimtare
    rrac e dhire
    dhe e qire
    e peshtire
    qe pa gdhire
    ne errsire
    mugetire
    lageshtire
    e shkerdhyer
    kapercyer

  19. shqipe says:

    “soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.

    Ç’me ngrifesh si gjeli maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
    Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “profesor” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.

    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.

    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(nipi i hysni Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju. Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni lirite e demokracise si dhurate te çmuar per ju!

    Bejani kete te mire shqiptareve durim

  20. plaku dhe deti says:

    Ironi fine, nuk ben ta nuhatin gomeret

  21. qemal says:

    Shkrimi me duket shume i sakte, por Zoti Fuga eshte kujtuar vonë. Ka patur edhe me pare mmundesi per te shkruar per te njejtin problem, ….por atehere ka qene nen hijen e molles dhe i binin kokrrat e saj ne preher. Sidoqofte, me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje